Korean

Shqip

1 Kings

14

1그 때에 여로보암의 아들 아비야가 병든지라
1Në atë kohë Abijahu, bir i Jeroboamit, u sëmur.
2여로보암이 그 아내에게 이르되 `청컨대 일어나 변장하여 사람으로 그대가 여로보암의 아내임을 알지 못하게 하고 실로로 가라 거기 선지자 아히야가 있나니 저는 이전에 내가 이 백성의 왕이 될 것을 내게 고한 사람이니라
2Jeroboami i tha bashkëshortes së vet: "Çohu, të lutem, ndërro petkat që të mos dihet se je gruaja e Jeroboamit, dhe shko në Shiloh. Atje është profeti Ahijah, që ka parashikuar se unë do të bëhesha mbret e këtij populli.
3그대의 손에 떡 열과 과자와 꿀 한병을 가지고 그에게로 가라 저가 그대에게 이 아이의 어떻게 될 것을 알게 하리라'
3Merr me vete dhjetë bukë, disa kuleç dhe një enë me mjaltë dhe shko tek ai; ai do të të thotë se ç'ka për të ndodhur me fëmijën".
4여로보암의 아내가 그대로 하여 일어나 실로로 가서 아히야의 집에 이르니 아히야는 나이로 인하여 눈이 어두워 보지 못하더라
4Gruaja e Jeroboamit veproi në këtë mënyrë: u ngrit, shkoi në Shiloh dhe arriti në shtëpinë e Ahijahut. Ahijahu nuk shikonte dot sepse sytë i qenë errur nga pleqëria.
5여호와께서 아히야에게 이르시되 여로보암의 아내가 그 아들이 병듦을 인하여 네게 물으러 오나니 너는 이리이리 대답하라 저가 들어올때에 다른 사람인 체함이니라
5Zoti i kishte thënë Abijahut: "Ja, gruaja e Jeroboamit është duke ardhur për t'u këshilluar me ty për të birin që është i sëmurë. Ti do t'i thuash kështu e kështu. Kur do të hyjë, ajo do të shtihet se është një grua tjetër".
6저가 문으로 들어올 때에 아히야가 그 발소리를 듣고 말하되 여로보암의 처여 ! 들어오라 네가 어찌하여 다른 사람인 체하느뇨 내가 명령을 받아 흉한 일로 네게 고하리니
6Sapo Ahijahu dëgjoi zhurmën e hapave të saj kur po hynte nga porta, ai tha: "Hyr, o bashkëshorte e Jeroboamit. Pse bën sikur je një person tjetër? Unë duhet të të jap lajme të këqija.
7가서 여로보암에게 고하라 이스라엘 하나님 여호와의 말씀이 내가 너를 백성 중에서 들어 내 백성 이스라엘의 주권자가 되게 하고
7Shko dhe i thuaj Jeroboamit: "Kështu flet Zoti, Perëndia i Izraelit: Unë të kam ngritur nga gjiri i popullit dhe të kam bërë princ të popullit tim të Izraelit,
8나라를 다윗의 집에서 찢어 내어 네게 주었거늘 너는 내 종 다윗이 나의 명령을 지켜 전심으로 나를 좇으며 나 보기에 정직한 일만 행하였음과 같지 아니하고
8e rrëmbeva mbretërinë nga duart e shtëpisë së Davidit dhe ta dhashë ty, por ti nuk ke qenë si shërbëtori im Davidi që ka respektuar urdhërimet e mia dhe më ka ndjekur me gjithë zemër, duke bërë ato që ishin të drejta në sytë e mia;
9너의 이전 사람들보다도 악을 행하고 가서 너를 위하여 다른 신을 만들며 우상을 부어 만들어 나의 노를 격발하고 나를 네 등 뒤에 버렸도다
9ti ke vepruar më keq nga të gjithë ata që qenë para teje, sepse ke arritur të sajosh perëndi të tjera dhe shëmbëlltyra me derdhje për të provokuar zemërimin tim, dhe më ke hedhur prapa krahëve.
10그러므로 내가 여로보암의 집에 재앙을 내려 여로보암에게 속한 사내는 이스라엘 가운데 매인 자나 놓인 자나 다 끊어 버리되 거름을 쓸어 버림같이 여로보암의 집을 말갛게 쓸어 버릴지라
10Prandaj, ja, unë do të dërgoj fatkeqësinë mbi shtëpinë e Jeroboamit dhe do të shfaros nga shtëpia e tij çdo mashkull në Izrael, qoftë skllav apo i lirë, dhe do ta fshij plotësisht shtëpinë e Jeroboamit, ashtu si fshihen plehrat deri sa të zhduken tërësisht.
11여로보암에게 속한 자가 성에서 죽은즉 개가 먹고 들에서 죽은즉 공중의 새가 먹으리니 이는 여호와가 말하였음이니라 하셨나니
11Ata të shtëpisë së Jeroboamit që do të vdesin në qytet do t'i hanë qentë; dhe ata që do të vdesin nëpër ara, do t'i hanë shpendët e qiellit; sepse kështu ka folur Zoti.
12너는 일어나 네 집으로 가라 네 발이 성에 들어갈 때에 그 아이가 죽을지라
12Prandaj çohu dhe shko në shtëpinë tënde; sa të hysh në qytet, fëmija ka për të vdekur.
13온 이스라엘이 저를 위하여 슬퍼하며 장사하려니와 여로보암에게 속한 자는 오직 이 아이만 묘실에 들어가리니 이는 여로보암의 집 가운데서 저가 이스라엘 하나님 여호와를 향하여 선한 뜻을 품었음이니라`
13Tërë Izraeli do ta vajtojë dhe do ta varrosë. Ai do të jetë i vetmi nga shtëpia e Jeroboamit që do të varroset, sepse është i vetmi nga shtëpia e Jeroboamit tek i cili u gjet diçka e mirë dhe që i pëlqen Zotit, Perëndisë të Izraelit.
14여호와께서 이스라엘의 위에 한 왕을 일으키신즉 저가 그 날에 여로보암의 집을 끊어 버리리라 어느때냐 곧 이제라
14Zoti do të vendosë mbi Izraelin mbretin e tij, që po atë ditë do të shfarosë shtëpinë e Jeroboamit. Ç'po them kështu. Kjo po ndodh që tani.
15여호와께서 이스라엘을 쳐서 물에서 흔들리는 갈대 같이 되게 하시고 이스라엘을 그 열조에게 주신 이 좋은 땅에서 뽑아 저희를 하수밖으로 흩으시리니 저희가 아세라 목상을 만들어 여호와를 진노케 하였음이니라
15Zoti do të shfryjë mbi Izraelin si mbi kallamishtet e ujit, do ta shrrënjosë Izraelin nga kjo tokë e mirë që u kishte dhënë etërve të tij dhe do t'i shkoqë ata matanë Lumit, sepse kanë bërë Asherimët e tyre, duke shkaktuar zemërimin e Zotit.
16여호와께서 여로보암의 죄로 인하여 이스라엘을 버리시리니 이는 저도 범죄하고 이스라엘로 범죄케 하였음이니라'하니라
16Ai do ta braktisë Izraelin për shkak të mëkateve të Jeroboamit, sepse ai ka kryer mëkate dhe ka bërë që të mëkatojë edhe Izraeli"".
17여로보암의 처가 일어나 디르사로 돌아가서 집 문지방에 이를 때에 아이가 죽은지라
17Pastaj gruaja e Jeroboamit u ngrit dhe u nis, arriti në Tirtsah; me të arritur në pragun e shtëpisë, fëmija i vdiq.
18온 이스라엘이 저를 장사하고 저를 위하여 슬퍼하니 여호와께서 그 종 선지자 아히야로 하신 말씀과 같이 되었더라
18E varrosën dhe tërë Izraeli e qau, sipas fjalës që Zoti kishte thënë me anë të profetit Ahijah, shërbëtorit të tij.
19여로보암의 그 남은 행적 곧 저가 어떻게 싸운 것과 어떻게 다스린 것은 이스라엘 왕 역대지략에 기록되니라
19Bëmat e tjera të Jeroboamit, si luftoi dhe si mbretëroi, janë shkruar në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit.
20여로보암이 왕이 된 지 이십이년이라 저가 그 열조와 함께 자매 그 아들 나답이 대신하여 왕이 되니라
20Kohëvazhdimi i mbretërisë së Jeroboamit qe njëzet e dy vjet; pastaj atë e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe në vend të tij mbretëroi i biri, Nadabi.
21솔로몬의 아들 르호보암은 유다 왕이 되었으니 르호보암이 위에 나아갈 때에 나이 사십일세라 여호와께서 자기 이름을 두시려고 이스라엘 모든 지파 가운데서 빼신 성 예루살렘에서 십 칠년을 치리하니라 그 모친의 이름은 나아마라 암몬 사람이더라
21Roboami, bir i Salomonit, mbretëroi në Judë. Ai ishte dyzet e një vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi shtatëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem, në qytetin që Zoti kishte zgjedhur nga tërë fiset e Izraelit
22유다가 여호와 보시기에 악을 행하되 그 열조의 행한 모든 일보다 뛰어나게 하여 그 범한 죄로 여호와의 노를 격발하였으니
22Ata të Judës bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit; dhe me mëkatet që bënë shkaktuan xhelozinë e Zotit më tepër nga ç'kishin bërë etërit e tyre.
23이는 저희도 산 위에와 모든 푸른 나무 아래 산당과 우상과 아세라 목상을 세웠음이라
23Edhe ata ndërtuan vende të larta, shtylla dhe Asherime në të gjitha kodrat e larta dhe poshtë çdo druri të gjelbër.
24그 땅에 또 남색하는 자가 있었고 여호와께서 이스라엘 자손 앞에서 쫓아내신 국민의 모든 가증한 일을 무리가 본받아 행하였더라
24Përveç kësaj, kishte në vend njerëz që jepeshin mbas kurvërisë së shenjtë. Ata merreshin me të gjitha gjërat e neveritshme të kombeve që Zoti kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit.
25르호보암 왕 제 오년에 애굽 왕 시삭이 올라와서 예루살렘을 치고
25Në vitin e pestë të mbretit Roboam, mbreti i Egjiptit Sishak doli kundër Jeruzalemit,
26여호와의 전의 보물과 왕궁의 보물을 몰수히 빼앗고 또 솔로몬의 만든 금방패를 다 빼앗은지라
26dhe mori me vete thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror; mori me vete çdo gjë, duke përfshirë shqytat e arta që Salomoni kishte bërë.
27르호보암 왕이 그 대신 놋으로 방패를 만들어 왕궁 문을 지키는 시위대 장관의 손에 맡기매
27Në vend të tyre mbreti Roboam dha urdhër të bëheshin shqyta prej bronzi dhe ua dorëzoi komandantëve të rojeve që ruanin hyrjen e pallatit mbretëror.
28왕이 여호와의 전에 들어갈 때마다 시위하는 자가 그 방패를 들고 갔다가 시위소로 도로 가져갔더라
28Sa herë që mbreti hynte në shtëpinë e Zotit, rojet i çonin në sallën e rojeve.
29르호보암의 남은 사적과 무릇 그 행한 일이 유다 왕 역대지략에 기록되지 아니하였느냐
29Pjesa tjetër e bëmave të Roboamit dhe të gjitha ato që ai bëri a nuk janë të shkruara vallë në Kronikat e mbretërve të Judës?
30르호보암과 여로보암 사이에 항상 전쟁이 있으니라
30U bë një luftë e pandërprerë midis Roboamit dhe Jeroboamit.
31르호보암이 그 열조와 함께 자니 그 열조와 함께 다윗 성에 장사되니라 그 모친의 이름은 나아마라 암몬 사람이더라 그 아들 아비얌이 대신하여 왕이 되니라
31Pastaj Roboamin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros me ta në qytetin e Davidit. E ëma quhej Naamaha, ishte Amonite. Në vend të tij mbretëroi i biri, Abijami.