Korean

Shqip

Exodus

25

1여호와께서 모세에게 일러 가라사대
1Zoti i foli Moisiut duke thënë:
2이스라엘 자손에게 명하여 내게 예물을 가져오라 하고 무릇 즐거운 마음으로 내는 자에게서 내게 드리는 것을 너희는 받을지니라
2"U thuaj bijve të Izraelit që të më bëjnë një ofertë; do ta pranoni ofertën nga çdo njeri që e bën i shtyrë nga zemra e tij.
3너희가 그들에게서 받을 예물은 이러하니 금과 은과 놋과
3Dhe kjo është oferta që do të pranoni prej tyre: ar, argjend dhe bronz;
4청색, 자색, 홍색실과, 가는 베실과, 염소털과,
4stofa me ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë; li të hollë dhe lesh dhie;
5붉은 물 들인 수양의 가죽과, 해달의 가죽과, 조각목과,
5lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, lëkurë baldose dhe dru akacie;
6등유와 관유에 드는 향품과 분향할 향을 만들 향품과
6vaj për dritën e shandanit, aroma për vajin e vajosjes dhe për temianin erëmirë;
7호마노며 에봇과 흉패에 물릴 보석이니라
7gurë oniksi dhe gurë për të ngallmuar në petkun e priftërinjve dhe në gjoksore.
8내가 그들 중에 거할 성소를 그들을 시켜 나를 위하여 짓되
8Le të më bëjnë një shenjtërore, që unë të banoj në mes tyre.
9무릇 내가 네게 보이는대로 장막의 식양과 그 기구의 식양을 따라 지을지니라
9Ju do ta bëni atë sipas tërë asaj që unë do t'iu tregoj, si për modelin e tabernakullit ashtu edhe për modelin e të gjitha orendive.
10그들은 조각목으로 궤를 짓되 장이 이 규빗 반, 광이 일 규빗 반, 고가 일 규빗 반이 되게 하고
10Do të bëjnë, pra, një arkë prej druri të akacies, i gjatë dy kubitë e gjysmë, i gjërë një kubit e gjysmë dhe i lartë një kubit e gjysmë.
11너는 정금으로 그것을 싸되 그 안팎을 싸고 윗가로 돌아가며 금테를 두르고
11Do ta veshësh nga brenda dhe nga jashtë; me ar safi dhe sipër do t'i bësh një kurorë ari, që të sillet përqark.
12금고리 넷을 부어 만들어 그 네 발에 달되 이편에 두 고리요, 저편에 두 고리며
12Do të shkrish për të katër unaza ari dhe do t'i vësh në katër këmbët e saj: dy unaza nga një anë dhe dy unaza nga ana tjetër.
13조각목으로 채를 만들고 금으로 싸고
13Do të bësh edhe disa shtiza prej druri të akacies dhe do t'i veshësh me ar.
14그 채를 궤 양편 고리에 꿰어서 궤를 메게 하며
14Pastaj do t'i kalosh shtizat nëpër unazat e arkës, për ta mbajtur.
15채를 궤의 고리에 꿴대로 두고 빼어내지 말지며
15Shtizat do të qëndrojnë në unazat e arkës; nuk do të hiqen prej asaj.
16내가 네게 줄 증거판을 궤 속에 둘지며
16Dhe në arkë do të vësh Dëshminë që do të të jap.
17정금으로 속죄소를 만들되 장이 이 규빗 반,광이 일 규빗 반이 되게 하고
17Do të bësh edhe një pajtues prej ari safi; gjatësia e tij do të jetë dy kubitë e gjysmë, dhe gjerësia e tij një kubit e gjysmë.
18금으로 그룹 둘을 속죄소 두 끝에 쳐서 만들되
18Do të bësh pastaj dy kerubinë prej ari; këta do të punohen me çekiç në të dy skajet e pajtuesit;
19한 그룹은 이 끝에,한 그룹은 저 끝에 곧 속죄소 두 끝에 속죄소와 한 덩이로 연하게 할지며
19bëje një kerubin në një nga skajet dhe një kerubin në skajin tjetër; kerubinët do t'i bëni prej një cope të vetme me pajtuesin në skajet e tij.
20그룹들은 그 날개를 높이 펴서 그 날개로 속죄소를 덮으며 그 얼굴을 서로 대하여 속죄소를 향하게 하고
20Dhe kerubinët do t'i kenë krahët e hapura me drejtim lart, në mënyrë që të mbulojnë pajtuesin me krahët e tyre; do të kenë drejtim nga njëri tjetri, ndërsa fytyrat e kerubinëve do të jenë të kthyera në drejtim të pajtuesit.
21속죄소를 궤 위에 얹고 내가 네게 줄 증거판을 궤 속에 넣으라
21Do ta vësh pastaj pajtuesin lart, mbi arkën; dhe në arkë do të futësh Dëshminë që do të të jap.
22거기서 내가 너와 만나고 속죄소 위 곧 증거궤 위에 있는 두 그룹 사이에서 내가 이스라엘 자손을 위하여 네게 명할 모든 일을 네게 이르리라
22Aty unë do të të takoj, nga lart, mbi pajtuesin, midis dy kerubinëve që janë mbi arkën e dëshmisë, do të të njoftoj tërë urdhërat që do të të jap për bijtë e Izraelit.
23너는 조각목으로 상을 만들되 장이 이 규빗, 광이 일 규빗, 고가 일 규빗 반이 되게 하고
23Do të bësh edhe një tryezë prej druri të akacies, e gjatë dy kubitë, e gjërë një kubit dhe e lartë një kubit e gjysmë.
24정금으로 싸고 주위에 금테를 두르고
24Do ta veshësh me ar safi dhe do t'i bësh rreth e qark një kurorë prej ari.
25그 사면에 손바닥 넓이만한 턱을 만들고 그 턱 주위에 금으로 테를 만들고
25Do t'i bësh rreth e përqark një buzë të lartë një pëllëmbë dore dhe rreth kësaj buze një kurorë prej ari.
26그것을 위하여 금고리 넷을 만들어 네 발위 네 모퉁이에 달되
26Do t'i bësh gjithashtu katër unaza ari dhe do t'i vësh unazat në katër qoshet, që ndodhen në katër këmbët e tryezës.
27턱 곁에 달라 이는 상 멜 채를 꿸 곳이며
27Unazat do të jenë pranë buzës për të kaluar shufrat e caktuara që do ta mbajnë tryezën.
28또 조각목으로 그 채를 만들고 금으로 싸라 상을 이것으로 멜 것이니라
28Shufrat do t'i bësh me dru të akacies dhe do t'i veshësh me ar; ato do të shërbejnë për të mbajtur tryezën.
29너는 대접과, 숟가락과, 병과 붓는 잔을 만들되 정금으로 만들지며
29Do të përgatisësh edhe pjatat e tij, gotat e tij, kupat e tij dhe filxhanët e tij me të cilët bëhen libacionet; dhe do t'i bësh me ar safi.
30상 위에 진설병을 두어 항상 내 앞에 있게 할지니라 !
30Dhe do të vësh mbi tryezë bukën e paraqitjes, që do të rrijë vazhdimisht para meje.
31너는 정금으로 등대를 쳐서 만들되 그 밑판과, 줄기와, 잔과, 꽃받침과, 꽃을 한 덩이로 연하게 하고
31Do të përgatisësh një shandan prej ari safi; shandani, këmba dhe trungu i tij do të punohen me çekiç; kupat, mollët dhe lulet e tij do të jenë një copë.
32가지 여섯을 등대 곁에서 나오게 하되 그 세 가지는 이편으로 나오고 그 세 가지는 저편으로 나오게 하며
32Nga anët e tij do të dalin gjashtë krahë: tre krahë nga njëra anë e shandanit dhe tre krahë nga ana tjetër e tij;
33이편 가지에 살구 꽃 형상의 잔 셋과 꽃받침과 꽃이 있게 하고 저편 가지에도 살구꽃 형상의 잔 셋과 꽃받침과 꽃이 있게 하여 등대에서 나온 여섯 가지를 같게 할지며
33mbi njerin krah do të modelohen tri kupa në formë të bajames, me një mollë dhe një lule, dhe mbi krahun tjetër tri kupa në formë të bajames, me një mollë dhe një lule. Kështu do të veprohet për gjashtë krahët që dalin nga shandani.
34등대 줄기에는 살구꽃 형상의 잔 넷과 꽃받침과 꽃이 있게 하고
34Në trungun e shandanit do të ketë katër kupa në formë të bajames, me mollët dhe lulet e tyre.
35등대에서 나온 여섯 가지를 위하여 꽃받침이 있게 하되 두 가지 아래 한 꽃받침이 있어 줄기와 연하게 하며 또 두 가지 아래 한 꽃받침이 있어 줄기와 연하게 하고
35Do të ketë një mollë poshtë dy krahëve të parë që dalin prej tij, një mollë poshtë dy krahëve të tjerë që dalin jashtë tij, dhe një mollë poshtë dy krahëve të fundit që dalin prej shandanit: kështu do të bëhet për të gjashtë krahët që dalin nga shandani.
36그 꽃받침과 가지를 줄기와 연하게 하여 전부를 정금으로 쳐 만들고
36Këto mollë dhe këta krahë, do të përbëjnë tërësinë, shandani do të jetë prej ari safi dhe i punuar me çekiç.
37등잔 일곱을 만들어 그 위에 두어 앞을 비추게 하며
37Do të bësh edhe shtatë llambat e tij, të cilat duhet të vendosen në mënyrë që të ndriçojnë pjesën e përparme të shandanit.
38그 불집게와 불똥 그릇도 정금으로 만들지니
38Dhe tërë veglat për të lëvizur qiririn dhe mbajtësin e tij do të jenë prej ari safi.
39등대와 이 모든 기구를 정금 한 달란트로 만들되
39Shandani dhe veglat e tij do të bëhen me një talent prej ari të papërzier.
40너는 삼가 이 산에서 네게 보인 식양대로 할지니라 !
40Dhe shiko të bësh çdo gjë simbas modelit që t'u tregua në mal".