Korean

Shqip

Exodus

35

1모세가 이스라엘의 온 회중을 모으고 그들에게 이르되 `여호와께서 너희에게 명하사 행하게 하신 말씀이 이러하니라
1Moisiu thirri asamblenë e bijve të Izraelit dhe u tha atyre: "Këto janë gjërat që Zoti më ka urdhëruar të bëj.
2엿새 동안은 일하고 제 칠일은 너희에게 성일이니 여호와께 특별한 안식일이라 무릇 이날에 일하는 자를 죽일지니
2Do të punohet gjashtë ditë, por dita e shtatë do të jetë për ju një ditë e shenjtë, një e shtunë pushimi, e shenjtëruar ndaj Zotit. Kushdo që bën ndonjë punë atë ditë do të dënohet me vdekje.
3안식일에는 너희의 모든 처소에서 불도 피우지 말지니라 !'
3Nuk do të ndizni zjarr në asnjë prej banesave tuaja ditën e shtunë".
4모세가 이스라엘 자손의 온 회중에게 고하여 가로되 `여호와의 명하신 일이 이러하니라 이르시기를
4Pastaj Moisiu i foli tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe tha: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar, duke thënë:
5너희의 소유 중에서 너희는 여호와께 드릴 것을 취하되 무릇 마음에 원하는 자는 그것을 가져다가 여호와께 드릴지니 곧 금과 은과 놋과
5"Merrni ndërmjet jush një ofertë për Zotin; kushdo që ka zemër bujare do t'i çojë një ofertë Zotit: ar, argjend dhe bronz,
6청색, 자색, 홍색실과, 가는 베실과, 염소털과
6stofa ngjyrë vjollce, të purpurta ose flakë të kuqe, li të hollë dhe lesh dhie,
7붉은 물 들인 수양의 가죽과, 해달의 가죽과, 조각목과
7lëkura dashi të ngjyera në të kuq, lëkura baldose dhe dru të akacies,
8등유와, 및 관유에 드는 향품과, 분향할 향을 만드는 향품과
8vaj për ndriçim të shandanit dhe aroma për vajin e vajosjes dhe për temjanin aromatik,
9호마노며, 에봇과, 흉패에 물릴 보석이니라
9gurë oniksi dhe gurë për t'u ngallmuar mbi efodin dhe pektoralin.
10무릇 너희 중 마음이 지혜로운 자는 와서 여호와의 명하신 것을 다 만들지니
10Kushdo ndërmjet jush që është i aftë, le të vijë dhe të bëjë tërë ato gjëra që Zoti ka urdhëruar:
11곧 성막과, 그 막과, 그 덮개와, 그 갈고리와, 그 널판과, 그 띠와, 그 기둥과, 그 받침과,
11tabernakullin, çadrën e tij dhe mbulesën, kapëset, dërrasat, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,
12증거궤와, 그 채와, 속죄소와, 그 가리는 장과,
12arkën, shtizat e saj, pajtuesin dhe velin e mbulesës së arkës,
13상과, 그 채와, 그 모든 기구와, 진설병과,
13tryezën dhe shtizat e saj, tërë veglat e saj dhe bukën e paraqitjes;
14불 켜는 등대와, 그 기구와, 그 등잔과, 등유와,
14shandanin për dritë dhe veglat e tij, llambat e tij dhe vajin për ndriçim të shandanit;
15분향단과, 그 채와, 관유와, 분향할 향품과, 성막문의 장과,
15altarin e temjanit dhe shtizat e tij, vajin e vajosjes, temjanin aromatik dhe perden e hyrjes në tabernakull,
16번제단과, 그 놋 그물과, 그 채와, 그 모든 기구와, 물두멍과, 그 받침과,
16altarin e olokausteve me grilën e tij prej bronzi, shtizat dhe tërë veglat e tij, legenin dhe bazën e tij,
17뜰의 포장과, 그 기둥과, 그 받침과, 뜰문의 장과,
17perdet e oborrit, shtyllat e tij dhe bazat e tyre, dhe perdja e hyrjes në oborr;
18장막 말뚝과, 뜰의 포장 말뚝과, 그 줄과,
18kunjat e tabernakullit, kunjat e oborrit dhe litarët e tyre;
19성소에서 섬기기 위하여 공교히 만든 옷 곧 제사 직분을 행할 때에 입는 제사장 아론의 거룩한 옷과 그 아들들의 옷이니라
19rrobat e punuara hollë për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij që të shërbejnë si priftërinj"".
20이스라엘 자손의 온 회중이 모세 앞에서 물러갔더니
20Atëherë gjithë asambleja e bijve të Izraelit u largua nga prania e Moisiut.
21무릇 마음이 감동된 자와 무릇 자원하는 자가 와서 성막을 짓기 위하여 그 속에서 쓸 모든 것을 위하여, 거룩한 옷을 위하여 예물을 가져 여호와께 드렸으니
21Kështu tërë ata që ishin të shtyrë nga zemra e tyre dhe tërë ata që ishin të shtyrë nga fryma e tyre, erdhën për t'i sjellë ofertën e tyre Zotit për veprën e çadrës së mbledhjes, për të gjitha shërbimet e tij dhe për rrobat e shenjta.
22곧 마음에 원하는 남녀가 와서 가슴 핀과, 귀고리와, 가락지와, 목거리와, 여러가지 금품을 가져 왔으되 사람마다 여호와께 금 예물을 드렸으며
22Erdhën burra dhe gra, ata që kishin zemër bujare, dhe sollën me vete kapëse, vathë, unaza me vulë dhe byzylykë, lloj lloj xhevahiresh prej ari; gjithkush i solli ndonjë ofertë prej ari Zotit.
23무릇 청색, 자색, 홍색실과, 가는 베실과, 염소털과, 붉은 물 들인 수양의 가죽과, 해달의 가죽이 있는 자도 가져 왔으며
23Dhe të gjithë ata që kishin stofa ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe, ose li të hollë, apo lesh dhie, ose lëkura dashi me ngjyrë të kuqe, ose lëkurë baldose, i sollën.
24무릇 은과 놋으로 예물을 삼는 자는 가져다가 여호와께 드렸으며 무릇 섬기는 일에 소용되는 조각목이 있는 자는 가져 왔으며
24Kushdo që mund të bënte një ofertë prej argjendi o prej bronzi, e solli ofertën e shenjtëruar për Zotin; dhe kushdo që kishte dru prej akacieje për ndonjë punë të caktuar për shërbimin, e solli.
25마음이 슬기로운 모든 여인은 손수 실을 낳고 그 낳은 청색, 자색, 홍색실과, 가는 베실을 가져 왔으며
25Të gjitha gratë e zonja torën me duart e tyre dhe prunë fillin ngjyrë vjollcë, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe li të hollë.
26마음에 감동을 받아 슬기로운 모든 여인은 염소털로 실을 낳았으며
26Dhe të gjitha gratë që ishin të shtyra nga zemra e tyre dhe kishin zhdërvjelltësi, torën lesh dhie.
27모든 족장은 호마노와 및 에봇과 흉패에 물릴 보석을 가져 왔으며
27Krerët e popullit sollën gurë oniksi dhe gurë për t'u ngallmuar në efodin dhe në pektoralin,
28등불과, 관유와, 분향할 향에 소용되는 기름과, 향품을 가져 왔으니
28aroma dhe vaj për ndriçim të shandanit, vaj për vajosjen dhe për temjanin aromatik.
29마음에 원하는 이스라엘 자손의 남녀마다 여호와께서 모세의 손을 빙자하여 명하신 모든 것을 만들기 위하여 물품을 가져다가 여호와께 즐거이 드림이 이러하였더라
29Të gjithë bijtë e Izraelit, burra e gra, që ishin të shtyrë nga zemra për t'i çuar diçka për tërë veprën që Zoti kishte urdhëruar të bënin me anë të Moisiut, i çuan Zotit oferta vullnetare.
30모세가 이스라엘 자손에게 이르되 `볼지어다 여호와께서 유다 지파 훌의 손자요 우리의 아들인 브사렐을 지명하여 부르시고
30Moisiu u tha bijve të Izraelit: "Shikoni, Zoti i thirri me emër Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judës,
31하나님의 신을 그에게 충만케 하여 지혜와 총명과 지식으로 여러가지 일을 하게 하시되
31dhe e mbushi me Frymën e Perëndisë, me dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe me gjithfarë aftësish,
32공교한 일을 연구하여 금과 은과 놋으로 일하게 하시며
32që të mund të krijojë vizatime artistike, të punojë arin, argjendin dhe bronzin,
33보석을 깎아 물리며 나무를 새기는 여러가지 공교한 일을 하게 하셨고
33të gdhendë gurë për t'u ngallmuar, për të punuar drurin dhe për të kryer çdo lloj punimi artistik.
34또 그와 단 지파 아히사막의 아들 오홀리압을 감동시키사 가르치게 하시며
34I ka shtënë gjithashtu në zemër aftësinë për të mësuar të tjerët, atij dhe Oholiabit, birit të Ahisamakut, nga fisi i Danve.
35지혜로운 마음을 그들에게 충만하게 하사 여러가지 일을 하게 하시되 조각하는 일과, 공교로운 일과, 청색, 자색, 홍색실과, 가는 베실로 수 놓은 일과 짜는 일과 그 외에 여러가지 일을 하게 하시고 공교로운 일을 연구하게 하셨나니
35I mbushi me diturinë e zemrës për të kryer gjithfarë punimesh të gdhendësit, të vizatuesit, të qëndistarit dhe të endësit, në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe, dhe prej liri të hollë, i aftë për të kryer çdo lloj punimi dhe për të krijuar vizatime artistike.