1여호와께서 모세에게 일러 가라사대
1Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke thënë:
2너는 정월 초일일에 성막 곧 회막을 세우고
2"Ditën e parë të muajit të parë do të ngresh tabernakullin, çadrën e mbledhjes.
3또 증거궤를 들여 놓고 또 장으로 그 궤를 가리우고
3Do të vendosësh atje arkën e dëshmisë dhe do ta fshehësh arkën me një vel.
4또 상을 들여 놓고 그 위에 물품을 진설하고 등대를 들여 놓고 불을 켜고
4Do të sjellësh brenda tryezën dhe do të vendosësh mbi të gjërat që duhen; do të sjellësh gjithashtu shandanin dhe do të ndezësh llambat e tij.
5또 금 향단을 증거궤 앞에 두고 성막 문에 장을 달고
5Do të vendosësh altarin e artë për temjanin përpara arkës së dëshmisë, dhe do të vësh perden në hyrje të tabernakullit.
6또 번제단을 회막의 성막 문 앞에 놓고
6Do ta vësh altarin e olokausteve para hyrjes së tabernakullit, të çadrës së mbledhjes.
7또 물두멍을 회막과 단 사이에 놓고 그 속에 물을 담고
7Do ta vendosësh legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe do të vësh ujë në të.
8또 뜰 주위에 포장을 치고 뜰 문에 장을 달고
8Do t'i vendosësh perdet e oborrit rreth e qark dhe do të vësh një perde në hyrje të oborrit.
9또 관유를 취하여 성막과 그 안에 있는 모든 것에 발라 그것과 그 모든 기구를 거룩하게 하라 ! 그것이 거룩하리라
9Pastaj do të marrësh vajin e vajosjes dhe do të vajosh tabernakullin dhe tërë gjërat që ndodhen aty, dhe do ta shenjtërosh me të gjitha veglat e tij; dhe do të jetë i shenjtë.
10너는 또 번제단과 그 모든 기구에 발라 그 안을 거룩하게 하라 ! 그 단이 지극히 거룩하리라
10Do të vajosh altarin e olokausteve dhe tërë orenditë e tij; do të shenjtërosh kështu altarin dhe altari do të jetë shumë i shenjtë.
11너는 또 물두멍과 그 받침에 발라 거룩하게 하고
11Do të vajosh edhe legenin me të gjithë bazën e tij dhe do ta shenjtërosh.
12또 아론과 그 아들들을 회막문으로 데려다가 물로 씻기고
12Pastaj do të afrosh Aaronin dhe bijtë e tij në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe do t'i lash me ujë.
13아론에게 거룩한 옷을 입히고 그에게 기름을 부어 거룩하게 하여 그로 내게 제사장의 직분을 행하게 하라
13Do ta veshësh Aaronin me rrobat e shenjta, do ta vajosh dhe do ta shenjtërosh, që të më shërbejë si prift.
14너는 또 그 아들들을 데려다가 그들에게 겉옷을 입히고
14Do të afrosh edhe bijtë e tij dhe do t'i veshësh me tunika,
15그 아비에게 기름을 부음 같이 그들에게도 부어서 그들로 내게 제사장 직분을 행하게 하라 그들이 기름 부음을 받았은즉 대대로 영영히 제사장이 되리라 하시매
15do t'i vajosh ashtu si do të kesh vajuar atin e tyre, që të më shërbejnë si priftërinj; vajisja e tyre do t'u japë priftëri përjetë, brez pas brezi".
16모세가 그같이 행하되 곧 여호와께서 자기에게 명하신대로 다 행하였더라
16Moisiu ashtu veproi; bëri pikërisht të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar.
17제 이년 정월 곧 그 달 초일일에 성막을 세우니라
17Kështu ditën e parë të muajit të parë të vitit të dytë, u ndërtua tabernakulli.
18모세가 성막을 세우되, 그 받침들을 놓고 그 널판들을 세우고, 그 띠를 띠우고 그 기둥들을 세우고,
18Moisiu e ngriti tabernakullin, hodhi bazat e tij, sistemoi dërrasat e tij, i vuri traversat e tij dhe ngriti shtyllat e tij.
19또 성막 위에 막을 펴고 그 위에 덮개를 덮으니 여호와께서 모세에게 명하신 대로 되니라
19Mbi tabernakullin shtriu perden dhe mbi këtë vendosi mbulesën e çadrës, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
20그가 또 증거판을 궤 속에 넣고 채를 궤에 꿰고 속죄소를 궤 위에 두고
20Pastaj mori dëshminë dhe e vendosi brenda arkës, u vuri shtizat unazave të arkës, dhe e vuri pajtuesin mbi arkë;
21또 그 궤를 성막에 들여 놓고 장을 드리워서 그 증거궤를 가리우니 여호와께서 모세에게 명하신 대로 되니라
21e çoi arkën në tabernakull, e vari velin e perdes dhe kështu fshehu arkën e dëshmisë, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
22그가 또 회막 안 곧 성막 북편으로 장 밖에 상을 놓고
22Vendosi gjithashtu tryezën në çadrën e mbledhjes, në krahun verior të tabernakullit, jashtë velit.
23또 여호와 앞 그 상 위에 떡을 진설하니 여호와께서 모세에게 명하신 대로 되니라
23Vendosi sipër me rregull bukën përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
24그가 또 회막 안 곧 성막 남편에 등대를 놓아 상과 대하게 하고
24Pastaj vuri shandanin në çadrën e mbledhjes, përballë tryezës, nga ana jugore e tabernakullit;
25또 여호와 앞에 등잔에 불을 켜니 여호와께서 모세에게 명하신 대로 되니라
25dhe ndezi llambat përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
26그가 또 금 향단을 회막 안 장 앞에 두고
26Pastaj vuri altarin e artë në çadrën e mbledhjes, përpara velit,
27그 위에 향기로운 향을 사르니 여호와께서 모세에게 명하신 대로 되니라
27dhe mbi të dogji temjanin e parfumuar, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
28그가 또 성막문에 장을 달고
28Vuri gjithashtu perden në hyrje të tabernakullit.
29또 회막의 성막 문 앞에 번제단을 두고 번제와 소제를 그 위에 드리니 여호와께서 모세에게 명하신 대로 되니라
29Pastaj vendosi altarin e olokausteve në hyrje të tabernakullit, të çadrës së mbledhjes, dhe mbi të ofroi olokaustin dhe blatimin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
30그가 또 물두멍을 회막과 단 사이에 두고 거기 씻을 물을 담고
30Pastaj vuri legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe e mbushi me ujë për t'u larë.
31자기와 아론과 그 아들들이 거기서 수족을 씻되
31Dhe me këtë ujë, Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij lanë duart dhe këmbët;
32그들이 회막에 들어갈 때와 단에 가까이 갈 때에 씻었으니 여호와께서 모세에게 명하신 대로 되니라
32kur hynin në çadrën e mbledhjes dhe kur i afroheshin altarit, ata laheshin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
33그가 또 성막과 단 사면 뜰에 포장을 치고 뜰문의 장을 다니라 모세가 이같이 역사를 필하였더라
33Ndërtoi gjithashtu oborrin rreth tabernakullit dhe altarit dhe vuri perden në hyrje të oborrit. Kështu Moisiu e përfundoi punën e tij.
34그 후에 구름이 회막에 덮이고 여호와의 영광이 성막에 충만하매
34Atëherë reja e mbuloi çadrën e mbledhjes dhe lavdia e Zotit e mbushi tabernakullin.
35모세가 회막에 들어갈 수 없었으니 이는 구름이 회막 위에 덮이고 여호와의 영광이 성막에 충만함이었으며
35Dhe Moisiu nuk mundi të hyjë në çadrën e mbledhjes, sepse reja e kishte mbuluar nga sipër dhe lavdia e Zotit mbushte tabernakullin.
36구름이 성막 위에서 떠오를 때에는 이스라엘 자손이 그 모든 행하는 길에 앞으로 발행하였고
36Në të tëra zhvendosjet e tyre, kur reja ngrihej mbi tabernakullin, bijtë e Izraelit niseshin;
37구름이 떠오르지 않을 때에는 떠오르는 날까지 발행하지 아니하였으며
37por në rast se reja nuk ngrihej, nuk niseshin deri ditën që ajo të ngrihej.
38낮에는 여호와의 구름이 성막 위에 있고 밤에는 불이 그 구름 가운데 있음을 이스라엘의 온 족속이 그 모든 행하는 길에서 친히 보았더라
38Sepse reja e Zotit qëndronte mbi tabernakullin gjatë ditës, dhe natën mbi të qëndronte një zjarr, para syve të të gjithë shtëpisë së Izraelit, gjatë gjithë zhvendosjeve së tyre.?