Korean

Shqip

Genesis

9

1하나님이 노아와 그 아들들에게 복을 주시며 그들에게 이르시되 생육하고 번성하여 땅에 충만하라 !
1Pastaj Perëndia bekoi Noeun dhe bijtë e tij dhe u tha atyre: "Qofshi frytdhënës, shumëzoheni dhe mbusheni tokën.
2땅의 모든 짐승과 공중의 모든 새와 땅에 기는 모든 것과 바다의 모든 고기가 너희를 두려워하며 너희를 무서워하리니 이들은 너희 손에 붙이웠음이라
2Dhe frika dhe tmerri juaj do të ushtrohet mbi të gjitha kafshët e tokës, mbi të gjithë zogjtë e qiellit, mbi gjithçka që lëviz mbi tokë, si edhe mbi të gjithë peshqit e detit. Ata janë lënë në pushtetin tuaj.
3무릇 산 동물은 너희의 식물이 될지라 채소같이 내가 이것을 다 너희에게 주노라
3Çdo gjë që lëviz dhe ka jetë do t'ju shërbejë si ushqim; unë ju jap tërë këto gjëra; ju jap edhe barin e gjelbër;
4그러나 고기를 그 생명 되는 피 채 먹지 말 것이니라
4por nuk do ta hani mishin me gjallërinë e tij, domethënë me gjakun e tij.
5내가 반드시 너희 피 곧 너희 생명의 피를 찾으리니 짐승이면 그 짐승에게서, 사람이나 사람의 형제면 그에게서 그의 생명을 찾으리라
5Unë do të kërkoj sigurisht llogari për gjakun e jetëve tuaja dhe këtë do t'ia kërkoj çdo kafshe dhe njeriu. Do t'i kërkoj llogari për jetën e njeriut dorës së çdo vëllai të njeriut.
6무릇 사람의 피를 흘리면 사람이 그 피를 흘릴 것이니 이는 하나님이 자기 형상대로 사람을 지었음이니라
6Cilido që derdh gjakun e një njeriu, gjaku i tij do të derdhet nga një njeri, sepse Perëndia e ka krijuar njeriun simbas shëmbëlltyrës së tij.
7너희는 생육하고 번성하며 땅에 편만하여 그 중에서 번성하라 하셨더라
7Ju, pra, jini frytdhënës dhe shumëzohuni; rrituni me të madhe në tokë dhe shumohuni në të".
8하나님이 노아와 그와 함께 한 아들들에게 일러 가라사대
8Pastaj Perëndia u foli Noeut dhe bijve të tij që ishin bashkë me të, duke thënë:
9내가 내 언약을 너희와 너희 후손과
9"Sa për mua, unë caktoj besëlidhjen time me ju dhe me brezin që vjen pas jush,
10너희와 함께 한 모든 생물 곧 너희와 함께 한 새와 육축과 땅의 모든 생물에게 세우리니 방주에서 나온 모든 것 곧 땅의 모든 짐승에게니라
10dhe me gjithë gjallesat që janë me ju: zogj, bagëti dhe tërë kafshët e tokës që janë me ju, duke filluar nga tërë ata që kanë dalë nga arka dhe deri te tërë kafshët e tokës.
11내가 너희와 언약을 세우리니 다시는 모든 생물을 홍수로 멸하지 아니할 것이라 땅을 침몰할 홍수가 다시 있지 아니하리라
11Unë e caktoj besëlidhjen time me ju: asnjë lloj mishi nuk do të shfaroset më nga ujërat e përmbytjes, dhe nuk do të ketë më përmbytje për të shkatërruar tokën".
12하나님이 가라사대 내가 나와 너희와 및 너희와 함께 하는 모든 생물 사이에 영세까지 세우는 언약의 증거는 이것이라
12Pastaj Perëndia tha: "Kjo është shenja e besëlidhjes që unë përfundoj midis meje dhe jush, me të gjitha qeniet e gjalla që janë me ju, me të gjithë brezat e ardhshëm.
13내가 내 무지개를 구름 속에 두었나니 이것이 나의 세상과의 언약의 증거니라
13Unë e vendos ylberin tim në një re, dhe do të shërbejë si shenjë për besëlidhjen e përfunduar midis meje dhe tokës.
14내가 구름으로 땅을 덮을 때에 무지개가 구름 속에 나타나면
14Dhe kur të sjell re mbi tokën, do të ndodhë që harku të shfaqet në retë;
15내가 나와 너희와 및 혈기 있는 모든 생물사이의 내 언약을 기억하리니 다시는 물이 모든 혈기 있는 자를 멸하는 홍수가 되지 아니할지라
15dhe unë do të kujtohem për besëlidhjen time midis meje dhe jush si dhe me çdo gjallesë të çfarëdo lloji mishi, dhe ujërat nuk do të shndërrohen më në një përmbytje për të shkatërruar çfarëdo lloj mishi.
16무지개가 구름 사이에 있으리니 내가 보고 나 하나님과 땅의 무릇 혈기 있는 모든 생물 사이에 된 영원한 언약을 기억하리라
16Harku, pra, do të ndodhet në retë dhe unë do ta shikoj për të kujtuar besëlidhjen e përjetshme midis Perëndisë dhe çdo gjallese të çfarëdo mishi që ndodhet mbi tokë".
17하나님이 노아에게 또 이르시되 내가 나와 땅에 있는 모든 생물 사이에 세운 언약의 증거가 이것이라 하셨더라
17Dhe Perëndia i tha Noeut: "Kjo është shenja e besëlidhjes që unë kam caktuar midis meje dhe çfarëdo mishi që është mbi tokë".
18방주에서 나온 노아의 아들들은 셈과, 함과, 야벳이며 함은 가나안의 아비라
18Dhe bijtë e Noeut që dolën nga arka qenë Semi, Kami dhe Jafeti; Kami është babai i Kanaanit.
19노아의 이 세 아들로 좇아 백성이 온 땅에 퍼지니라
19Këta janë tre bijtë e Noeut, dhe ata populluan tërë tokën.
20노아가 농업을 시작하여 포도나무를 심었더니
20Më vonë Noeu, që ishte bujk, filloi të mbjellë një vresht;
21포도주를 마시고 취하여 그 장막 안에서 벌거벗은지라
21dhe piu verë e u deh, dhe u zhvesh në mes të çadrës së tij.
22가나안의 아비 함이 그 아비의 하체를 보고 밖으로 나가서 두 형제에게 고하매
22Dhe Kami, i ati i Kanaanit, pa babanë e tij lakuriq dhe vajti t'ua thotë vëllezërve të tij që ndodheshin jashtë.
23셈과 야벳이 옷을 취하여 자기들의 어깨에 메고 뒷걸음쳐 들어가서 아비의 하체에 덮었으며 그들이 얼굴을 돌이키고 그 아비의 하체를 보지 아니하였더라
23Por Semi dhe Jafeti muarrën një mantel, e hodhën mbi shpatullat e tyre dhe, duke ecur së prapthi, mbuluan lakuriqësinë e babait të tyre; dhe, me qënë se fytyrat e tyre ishin kthyer nga ana tjetër, ata nuk e panë lakuriqësinë e babait të tyre.
24노아가 술이 깨어 그 작은 아들이 자기에게 행한 일을 알고
24Kur Noeu u zgjua nga dehja e tij, mësoi atë që i kishte bërë i biri më i vogël, dhe tha:
25이에 가로되 `가나안은 저주를 받아 그 형제의 종들의 종이 되기를 원하노라'
25"I mallkuar qoftë Kanaani! Ai qoftë shërbyesi i shërbëtorëve të vëllezërve të tij!".
26또 가로되 `셈의 하나님 여호와를 찬송하리로다 ! 가나안은 셈의 종이 되고
26Pastaj tha: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Semit, dhe Kanaani të jetë shërbëtori i tij.
27하나님이 야벳을 창대케하사 셈의 장막에 거하게 하시고 가나안은 그의 종이 되게 하시기를 원하노라' 하였더라
27Perëndia ta rritë Jafetin dhe ky të banojë në çadrat e Semit; Kanaani qoftë shërbyesi i tij!".
28홍수 후에 노아가 삼백 오십년을 지내었고
28Mbas përmbytjes, Noeu jetoi treqind e pesëdhjetë vjet.
29향년이 구백 오십세에 죽었더라
29Kështu Noeu jetoi gjithsejt nëntëqind e pesëdhjetë vjet; pastaj vdiq.