1Antiohijas baznīcā bija pravieši un mācītāji, starp kuriem Barnaba un Sīmanis, saukts Melnais, un kirēnietis Lūcijs, un Manaēns, kas bija uzaudzis kopā ar tetrarhu Herodu un Sauls.
1Por në kishën e Antiokisë ishin profetë dhe mësues: Barnaba, Simeoni, i quajtur Niger, Luci nga Kireneas, Manaeni, që ishte rritur bashkë me Herodin tetrark, dhe Sauli.
2Kad viņi kalpoja Kungam un gavēja, Svētais Gars sacīja tiem: Nošķiriet man Saulu un Barnabu darbam, kādam es tos esmu aicinājis!
2Dhe, ndërsa po kryenin shërbesën e Zotit dhe po agjëronin, Fryma e Shenjtë tha: ''M'i ndani veç Barnabën dhe Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur''.
3Tad viņi gavēja un lūdza Dievu, un, tiem rokas uzlikuši, atlaida tos.
3Atëherë, pasi agjëruan dhe u lutën, vunë duart mbi ta dhe i nisën.
4Un tie, Svētā Gara sūtīti, aizgāja uz Seleikiju, bet no turienes kuģī pārcēlās uz Kipru.
4Ata, pra, të dërguar nga Fryma e Shenjtë, zbritën në Seleuki dhe që andej lundruan për në Qipro.
5Un viņi, nonākuši Salamīnā, sludināja Dieva vārdu jūdu sinagogās, un Jānis tiem bija palīgs.
5Kur arritën në Salaminë, shpallën fjalën e Perëndisë në sinagogat e Judenjve; dhe ata kishin me vete edhe Gjonin si ndihmës.
6Un tie, pārstaigājuši visu salu līdz Pafai, atrada kādu jūdu vīru, vārdā Barjēzu, burvi, viltus pravieti.
6Pastaj, mbasi e përshkuan ishullin deri në Pafo, gjetën aty një magjistar, një profet të rremë jude, me emër Bar-Jezus,
7Tas bija kopā ar prokonsulu Sergiju Pāvilu, ļoti saprātīgu vīru. Šis, ataicinājis Barnabu un Saulu, vēlējās dzirdēt Dieva vārdu.
7i cili ishte me prokonsullin Sergj Pal, njeri i zgjuar. Ky thirri pranë vetes Barnabën dhe Saulin dhe kërkoi të dëgjonte fjalën e Perëndisë,
8Bet tiem pretojās burvis Elims (tā tulko viņa vārdu), cenzdamies prokonsulu novērst no ticības.
8por Elimas, magjistari (ky në fakt është kuptimi i emrit të tij) u kundërshtoi atyre, duke kërkuar ta largojë prokonsullin nga besimi.
9Bet Sauls, kas ir arī Pāvils, Svētā Gara pilns, uzlūkojis viņu,
9Atëherë Sauli, i quajtur edhe Pal, i mbushur me Frymën e Shenjtë, i nguli sytë mbi të dhe tha:
10Sacīja: Ak, tu, sātana bērns, visas viltības un melu pilns, katras taisnības ienaidnieks, vai tu nemitēsies sagrozīt Kunga taisnos ceļus?
10''O njeri plot me çdo mashtrim dhe çdo farë ligësie, bir i djallit, armik i çdo drejtësie, a nuk do të heqësh dorë nga shtrembërimi i rrugëvë të drejta të Zotit?
11Un, lūk, Kunga roka ir pret tevi; un tu būsi akls un kādu laiku neredzesi sauli. Un tūdaļ krēsla un tumsa nāca pār viņu, un viņš, apkārt staigādams, meklēja, kas viņam sniegtu roku.
11Tani, pra, ja, dora e Zotit është mbi ty, dhe do të verbohesh dhe nuk do ta shohësh më diellin për një farë kohe''. Menjëherë mbi të ra mjegull dhe terr: dhe ai shkonte rreth e qark duke kërkuar ndonjë që ta mbante për dore.
12Tad prokonsuls, redzēdams notikušo, ticēja, brīnīdamies par Kunga mācību.
12Atëherë prokonsulli, kur pa çfarë kishte ndodhur, besoi, i mrekulluar nga doktrina e Zotit.
13Aizbraukušu no Pafas, Pāvils un tie, kas kopā ar viņu bija, nonāca Pamfilijas Pergā, bet Jānis šķīrās no viņiem un atgriezās Jeruzalemē.
13Dhe Pali dhe shokët e vet hipën në anije nga Pafo dhe arritën nëpër det në Pergë të Panfilisë; por Gjoni u nda prej tyre dhe u kthye në Jeruzalem.
14No Pergas, tālāk iedami, viņi nonāca Pizidijas Antiohijā, un, iegājuši sabata dienā sinagogā, apsēdās.
14Por ata, duke vazhduar rrugën nga Perga, arritën në Antioki të Pisidisë; dhe, mbasi hynë në sinagogë ditën e shtunë, u ulën.
15Pēc bauslības un praviešu nolasīšanas sinagogas priekšnieki sūtīja pie viņiem, sacīdami: Brāļi, ja jums ir kādi pamācības vārdi ļaudīm, tad sakiet!
15Mbas leximit të ligjit dhe të profetëve, krerët e sinagogës dërguan atyre për t'u thënë: ''Vëllezër, në qoftë se keni ndonjë fjalë këshilluese për popullin, ia thoni''.
16Tad Pāvils piecēlās, ar roku norādījis klusēt, sacīja: Izraēliešu vīri un jūs, kas bīstaties Dievu, klausieties!
16Atëherë Pali u ngrit dhe, mbasi bëri shenjë me dorë, tha: ''Izraelitë dhe ju që druani Perëndinë, dëgjoni!
17Izraēļa tautas Dievs izredzēja mūsu tēvus un paaugstināja tautu, kad viņi bija piedzīvotāji Ēģiptes zemē un, paceltu roku, izveda viņus no tās,
17Perëndia e këtij populli të Izraelit i zgjodhi etërit tanë, dhe e bëri të madh popullin gjatë qëndrimit në vendin e Egjiptit; pastaj, me krahë të fuqishëm, e nxori që andej.
18Un četrdesmit gadu laikā Viņš pacieta to izturēšanos tuksnesī.
18Dhe për afro dyzet vjet i duroi në shkretëtirë.
19Viņš iznīcināja septiņas tautas Kanaana zemē un ar lozi piešķīra tiem viņu zemi
19Pastaj shkatërroi shtatë kombe në vendin e Kanaanit dhe ua shpërndau atyre në trashëgimi vendin e tyre.
20Apmēram pēc četri simti piecdesmit gadiem; pēc tam Viņš deva soģus līdz pravietim Samuēlam.
20Dhe pastaj, për afro katërqind e pesëdhjetë vjet, u dha Gjyqtarë deri te profeti Samuel.
21Pēc tam viņi prasīja ķēniņu, un Dievs deva tiem Saulu, Kīsa dēlu, Benjamina cilts vīru, četrdesmit gadu ilgi.
21Më pas ata kërkuan një mbret; dhe Perëndia u dha atyre Saulin, birin e Kisit, një burrë nga fisi i Beniaminit, për dyzet vjet.
22To atmetis, Viņš iecēla tiem ķēniņu Dāvidu. Tam Viņš, liecību dodams, sacīja: Es atradu Dāvidu, Jeses dēlu, vīru pēc savas sirds, kas darīs visu, ko vēlos. (1 Ķēn.13,14; Ps.88,21)
22Pastaj Perëndia e hoqi dhe u ngjalli atyre si mbret Davidin, për të cilin dha dëshmi duke thënë: "Kam gjetur Davidin, birin e Jeseut, njeri sipas zemrës sime, i cili do të zbatojë të gjitha vullnetet e mia".
23No viņa pēcnācējiem Dievs saskaņā ar solījumu sūtīja Izraēlim Pestītāju Jēzu.
23Prej farës së këtij Perëndia, sipas premtimit të vet, i ka ngjallur Izraelit Shpëtimtarin Jezus.
24Pirms Viņa atnākšanas Jānis sludināja visai Izraēļa tautai grēku nožēlošanas kristību.
24Para ardhjes së tij, Gjoni predikoi një pagëzim pendimi për gjithë popullin e Izraelit.
25Bet, kad Jānis bija pabeidzis savas gaitas, viņš sacīja: Es neesmu tas, par ko jūs mani turat, bet, lūk, pēc manis nāk Tas, kam neesmu cienīgs atraisīt kāju apavus.
25Dhe, kur Gjoni po e përfundonte misionin e tij, tha: "Cili pandehni se jam unë? Unë nuk jam Krishti; por ja, pas meje vjen një, të cilit unë nuk jam i denjë t'i zgjidh sandalet e këmbëve".
26Brāļi, Ābrahama cilts bērni, un jūs, kas bīstaties Dievu, jums šis pestīšanas vārds ir sūtīts!
26Vëllezër, bij të pasardhësve të Abrahamit, dhe ata prej jush që druajnë Perëndinë, juve ju është dërguar fjala e këtij shpëtimi.
27Jo Jeruzalemes iedzīvotāji un viņu priekšnieki, Viņu neatzīdami un notiesādami, izpildīja praviešu vārdus, kas katrā sabatā tiek lasīti.
27Sepse banorët e Jeruzalemit dhe krerët e tyre, duke mos e njohur Këtëjezus, duke e dënuar, kanë përmbushur fjalët e profetëve që lexohen çdo të shtunë.
28Un tie, nekādu nāves vainu pie Viņa neatraduši, prasīja Pilātam, lai Viņu nonāvētu.
28Dhe, ndonëse nuk i gjetën asnjë faj që të meritonte vdekjen, i kërkuan Pilatit që ai të vritet.
29Kad tie visu bija izpildījuši, kas par Viņu rakstīts, noņēmuši Viņu no krusta, tie ielika Viņu kapā.
29Dhe mbasi u kryen të gjitha gjërat që janë shkruar për të, atë e zbritën nga druri dhe e vunë në varr.
30Bet trešajā dienā Dievs uzmodināja Viņu no miroņiem, un Viņš daudzās dienās parādījās tiem,
30Por Perëndia e ringjalli prej të vdekurve;
31Kas kopā ar Viņu no Galilejas atnāca Jeruzalemē. Tie līdz šim ir Viņa liecinieki tautā.
31dhe ai u pa për shumë ditë nga ata që ishin ngjitur me të nga Galilea në Jeruzalem, të cilët tani janë dëshmitarë të tij para popullit.
32Un mēs pasludinām jums to solījumu, kas dots mūsu tēviem;
32Dhe ne po ju shpallim lajmin e mirë të premtimit që u qe bërë etërve,
33Jo Dievs, uzmodinādams Jēzu, izpildīja to mūsu bērniem, kā tas otrā psalmā rakstīts: Tu esi mans dēls, šodien es Tevi esmu dzemdinājis. (Ps.2,7)
33duke ju thënë se Perëndia e ka përmbushur për ne, bij të tyre, duke ringjallur Jezusin, ashtu si dhe është shkruar në psalmin e dytë: "Ti je Biri im, sot më linde".
34Bet ka Viņš To no miroņiem uzmodinājis, un Tas jau vairs iznīcībā neatgriezīsies, to Viņš tā pateicis: Es jums došu Dāvida uzticamos svētumus. (Is.55,3)
34Dhe mbasi e ka ringjallur prej të vdekurve për të mos e kthyer në kalbje, ai ka thënë kështu: "Unë do t'ju jap premtimet e sigurta të bëra Davidit".
35Tāpat Viņš arī citur saka: Tu nedosi savam Svētajam redzēt satrūdēšanu. (Ps.15,10)
35Për këtë ai thotë edhe në një psalm tjetër: "Ti nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë kalbje".
36Bet Dāvids, nokalpojis savā paaudzē Dieva prātam, aizmiga, un viņš tika guldīts pie saviem tēviem un redzēja satrūdēšanu. (3.Ķēn.2,10)
36Sepse Davidi, mbasi zbatoi këshillën e Perëndisë në brezin e tij, vdiq dhe u bashkua me etërit e vet dhe pa kalbje,
37Bet Tas, ko Dievs uzmodināja no miroņiem, neredzēja satrūdēšanu.
37por ai, që e ka ringjallur Perëndia, nuk ka parë kalbje.
38Tāpēc, brāļi, lai jums zināms, ka caur Viņu tiek jums pasludināta grēku piedošana, un visās tanīs lietās, no kā jūs Mozus bauslībā nevarējāt attaisnoties,
38Le ta dini, pra, o vëllezër, se nëpërmjet tij ju është shpallur falja e mëkateve,
39Ikviens, kas tic, caur Viņu tiek attaisnots.
39dhe se, me anë të tij, ai që beson është shfajësuar nga të gjitha gjërat, që nuk mund të shfajsohej me anë të ligjit të Moisiut.
40Tāpēc, pielūkojiet, ka pār jums nenāk tas, ko pravieši sacījuši:
40Kini kujdes, pra, që të mos ju ndodhë ajo që është thënë në profetët:
41Skatieties, nievātāji, un brīnieties, un iznīkstiet, jo es daru darbu jūsu dienās, darbu, kam jūs neticēsiet, ja kāds jums par to stāstīs.
41"Shikoni, o përbuzës, mrekullohuni dhe do të treteni, sepse unë po kryej një vepër në ditët tuaja, një vepër, të cilën ju nuk do ta besonit, po t'jua tregonte dikush"''.
42Viņiem izejot, tie lūdza, lai nākošajā sabatā tiem runā šos vārdus.
42Dhe kur Judenjtë dolën nga sinagoga, johebrenjtë u lutën që të shtunën e ardhshme t'u flisnin përsëri për këto gjëra.
43Kad sinagoga bija atlaista, daudzi jūdi un dievbijīgie prozelīti sekoja Pāvilam un Barnabam; viņi tiem runāja un skubināja pastāvēt Dieva žēlastībā.
43Dhe, mbasi u shpërnda mbledhja, shumë nga Judenjtë dhe nga prozelitët e perëndishëm i ndiqnin Palin dhe Barnabën, të cilët, duke u folur atyre, i bindën të ngulmojnë në hir të Perëndisë.
44Nākošajā sabatā gandrīz visa pilsēta sapulcējās klausīties Dieva vārdu.
44Të shtunën tjetër gati gjithë qyteti u mblodh për të dëgjuar fjalën e Perëndisë.
45Bet jūdi, redzēdami daudz ļaužu, iedegās naidā un zaimodami runāja pretim tam, ko Pāvils sacīja.
45Por Judenjtë, duke parë turmën, u mbushën me smirë dhe u kundërviheshin thënieve të Palit, duke kundërshtuar dhe duke blasfemuar.
46Tad Pāvils un Barnaba vaļsirdīgi pateica: Dieva vārdu vajadzēja vispirms jums sludināt, bet tā kā jūs to atmetāt un sevi uzskatāt par mūžīgās dzīves necienīgiem, tad, lūk, mēs griežamies pie pagāniem.
46Atëherë Pali dhe Barnaba, duke folur lirisht, thanë: ''Ishte e nevojshme që fjala e Perëndisë t'ju shpallej ju më së pari; por, ngaqë ju e hidhni poshtë dhe nuk e çmoni veten të denjë për jetën e përjetshme, ja, ne po u drejtohemi johebrenjve.
47Jo tā Kungs mums pavēlējis: Es Tevi nolikšu pagāniem par gaismu, lai Tu būtu pestīšana līdz pasaules galam. (Is.49,6)
47Sepse kështu na ka urdhëruar Zoti: "Unë të vura si dritë të johebrenjve, që ti ta çosh shpëtimin deri në skajin e dheut"''.
48Pagāni, to dzirdēdami, priecājās un godināja Kunga vārdu; un tie, kas mūžīgai dzīvei bija izredzēti, ticēja.
48Johebrenjtë, kur dëgjuan, u gëzuan dhe lëvdonin fjalën e Zotit; dhe të gjithë sa ishin të paracaktuar për jetën e pasosur besuan.
49Un Kunga vārds izpaudās visā apgabalā.
49Dhe fjala e Zotit përhapej në mbarë atë vend.
50Bet jūdi, sakūdījuši dievbijīgas un cienītas sievietes un pilsētas ievērojamākos vīrus, sacēla vajāšanu pret Pāvilu un Barnabu un izdzina viņus no savām robežām.
50Por Judenjtë i nxitën disa gra të perëndishme të shtresës së lartë, si dhe parinë e qytetit, dhe ngjallën një përndjekje kundër Palit dhe Barnabës dhe i dëbuan jashtë kufijve të tyre.
51Un tie, nokratījuši uz viņiem putekļus no savām kājām, aizgāja uz Ikoniju.
51Atëherë ata, mbasi shkundën pluhurin e këmbëve të tyre kundër tyre, shkuan në Ikon.
52Bet mācekļi bija prieka un Svētā Gara pilni.
52Dhe dishepujt ishin mbushur me gëzim dhe me Frymën e Shenjtë.