1Un notika, kad Jēzus šos vārdus bija beidzis runāt, ka Viņš aizgāja no Galilejas un nonāca pāri Jordānai Jūdejas robežās.
1Mbasi Jezusi i mbaroi këto ligjërata, u nis nga Galilea dhe erdhi në krahinën e Judesë, përtej Jordanit.
2Un daudz ļaužu sekoja Viņam; un Viņš tos turpat dziedināja.
2Turma të mëdha e ndiqnin dhe ai i shëroi atje.
3Un farizeji, kārdinādami Viņu, nāca pie Viņa un sacīja: Vai cilvēkam brīv kaut kādu iemeslu dēļ atstāt savu sievu?
3Atëherë iu afruan disa farisenj për ta provokuar dhe i thanë: ''A është e lejueshme që burri ta ndajë gruan për një shkak çfarëdo?''.
4Viņš atbildēja un sacīja tiem: Vai jūs neesat lasījuši, ka Tas, kas sākumā radīja cilvēku, tos radīja vīrieti un sievieti?
4Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre: ''A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?
5Un sacīja: Tāpēc cilvēks atstās tēvu un māti un paliks pie savas sievas; un būs divi vienā miesā.
5Dhe tha: "Për këtë arsye njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm".
6Tātad viņi nav vairs divi, bet viena miesa. Tāpēc: ko Dievs savienojis, to cilvēkam nebūs šķirt.
6Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë''.
7Tie sacīja Viņam: Kā tad Mozus lika dot šķiršanās grāmatu un šķirties?
7Ata i thanë: ''Atëherë përse Moisiu urdhëroi të jepet letërndarja dhe të lëshohet?''.
8Viņš sacīja tiem: Jūsu cietsirdības dēļ Mozus atļāva jums atstāt savas sievas, bet no sākuma tas tā nebija.
8Ai u tha atyre: ''Moisiu ju lejoi t'i ndani gratë tuaja për shkak të ngurtësisë së zemrave tuaja, por në fillim nuk ka qenë kështu.
9Bet es jums saku: kas savu sievu atstāj, ja ne laulības pārkāpšanas dēļ, un precē citu, tas pārkāpj laulību; un kas šķirtu precē, tas pārkāpj laulību.
9Por unë ju them se kushdo që e lëshon gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me gruan e ndarë, shkel kurorën''.
10Viņa mācekļi saka Viņam: Ja tas tā ir vīra un sievas starpā, tad labāk neprecēties.
10Dishepujt e vet i thanë: ''Në qoftë se kushtet e burrit ndaj gruas janë të tilla, më mirë të mos martohet''.
11Viņš tiem sacīja: Visi nesaprot šo vārdu, bet tie, kam tas ir dots.
11Por ai u tha atyre: ''Jo të gjithë i kuptojnë këto fjalë, por atyre që iu është dhënë.
12Ir einuhi, kas tādi dzimuši no mātes miesām; un ir einuhi, kurus par tādiem padarījuši cilvēki; un ir einuhi, kuri paši atteikušies no laulības dzīves debesvalstības dēļ. Kas var to saprast, lai saprot!
12Sepse ka eunukë që kanë lindur të tillë nga barku i nënës; ka eunukë që janë bërë eunukë nga njerëzit, dhe ka eunukë që janë bërë vet eunukë për mbretërinë e qiejve. Ai që mund ta kuptojë, le ta kuptojë''.
13Tad atnesa pie Viņa bērnus, lai Viņš tiem uzliktu rokas un lūgtu Dievu; bet mācekļi norāja tos.
13Atëherë i sollën fëmijë të vegjël që të vinte duart mbi ata dhe të lutej, por dishepujt i qortuan.
14Bet Jēzus viņiem sacīja: Laidiet bērniņus un neliedziet viņiem pie manis nākt, jo tādiem pieder debesvalstība.
14Por Jezusi tha: ''I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë, sepse atyre u përket mbretëria e qiejve''.
15Un Viņš, uzlicis tiem rokas, aizgāja no turienes.
15Dhe, mbasi vuri duart mbi ata, u nis që andej.
16Un, lūk, viens piegāja un sacīja: Labais Mācītāj, kas man labs jādara, lai es iemantotu mūžīgo dzīvi?
16Dhe ja, iu afrua dikush dhe i tha: ''Mësues i mirë, çfarë të mire duhet të bëj që të kem jetë të përjetshme?''.
17Viņš tam atbildēja: Ko tu man jautā par labo? Viens ir labs, - Dievs. Bet ja tu gribi ieiet dzīvībā, pildi baušļus.
17Dhe ai tha: ''Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi: Perëndia. Tani në qoftë se ti don të hysh në jetë, zbato urdhërimet''.
18Tas jautāja Viņam: Kādus? Bet Jēzus sacīja: Tev nebūs nokaut, tev nebūs laulību pārkāpt, tev nebūs zagt, tev nebūs nepatiesu liecību dot,
18Ai i tha: ''Cilat?''. Atëherë Jezusi i tha: ''Mos vraj, mos shkel kurorën, mos vidh, mos bëj dëshmi të rreme,
19Tev būs savu tēvu un māti godāt, un tev būs savu tuvāko mīlēt kā sevi pašu!
19ndero atin tënd dhe nënën tënde dhe duaje të afërmin tënd si veten tënde''.
20Jauneklis sacīja Viņam: To visu pildīju no savas jaunības; kā vēl man trūkst?
20I riu i tha: ''Të gjitha këto gjëra unë i kam zbatuar që në rini; çfarë më mungon tjetër?''.
21Jēzus atbildēja viņam: Ja tu gribi būt pilnīgs, ej, pārdod, kas tev ir, un atdod nabagiem, un tev būs manta debesīs; un nāc, seko man!
21Jezusi i tha: ''Në qoftë se do të jesh i përsosur, shko, shit ç'të kesh, jepua të varfërve dhe ti do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja dhe më ndiq mua''.
22Bet kad jauneklis dzirdēja šos vārdus, viņš aizgāja noskumis, jo viņam piederēja daudz īpašumu.
22Por i riu, kur i dëgjoi këto fjalë, iku i trishtuar, sepse kishte pasuri të madhe.
23Bet Jēzus sacīja saviem mācekļiem: Patiesi es jums saku: bagātam grūti ieiet debesvalstībā.
23Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: ''Në të vërtetë ju them se një i pasur me vështirësi do të hyjë në mbretërinë e qiejve.
24Un atkal es jums saku: Vieglāk kamielim izlīst caur adatas aci, nekā bagātam ieiet debesvalstībā.
24Dhe po jua përsëris: Éshtë më lehtë të kalojë deveja nga vrima e gjilpërës, se sa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë''.
25Kad mācekļi to dzirdēja, viņi ļoti brīnījās un sacīja: Kas tad var tikt pestīts?
25Kur i dëgjuan këto fjalë, dishepujt e vet u habitën shumë dhe thanë: ''Atëherë, kush do të shpëtojë vallë?''.
26Bet Jēzus uzlūkoja viņus un sacīja: Cilvēkiem tas nav iespējams, bet Dievam viss iespējams.
26Dhe Jezusi duke përqëndruar shikimin mbi ata tha: ''Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Perëndinë çdo gjë është e mundur''.
27Tad Pēteris atbildēja un sacīja Viņam: Lūk, mēs atstājām visu un sekojām Tev. Kas mums par to būs?
27Atëherë Pjetri iu përgjigj duke thënë: ''Ja, ne i lamë të gjitha dhe të ndoqëm; çfarë do të fitojmë, pra?''.
28Bet Jēzus sacīja viņiem: Patiesi es jums saku, ka jūs, kas esat man sekojuši, pie atdzimšanas, kad Cilvēka Dēls sēdēs savā godības tronī, arī jūs sēdiesiet divpadsmit sēdekļos un tiesāsiet divpadsmit Izraēļa ciltis.
28Jezusi u tha atyre: ''Në të vërtetë po ju them, në krijimin e ri, kur Biri i njeriut të ulet në fronin e lavdisë së vet, edhe ju që më keni ndjekur do të uleni mbi dymbëdhjetë frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.
29Un katrs, kas atstās māju vai brāļus, vai māsas, vai tēvu, vai māti, vai sievu, vai bērnus, vai tīrumus mana vārda dēļ, tas saņems simtkārtīgi un iemantos mūžīgo dzīvību.
29Dhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, vëllezër, motra, atë, nënë, grua, bij ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme.
30Un daudzi pirmie kļūs pēdējie, bet pēdējie - pirmie.
30Por shumë të parë do të jenë të fundit, dhe shumë të fundit do të jenë të parët''.