1Tada Viešpats tarė Mozei: “Eik pas faraoną ir jam sakyk: ‘Taip sako Viešpats: ‘Išleisk mano žmones, kad jie man tarnautų.
1Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shko te Faraoni dhe thuaji: "Kështu thotë Zoti: Lëre popullin tim të shkojë me qëllim që të më shërbejë.
2Jei nesutiksi jų išleisti, užleisiu visą tavo kraštą varlėmis.
2Dhe në qoftë se nuk pranon ta lësh të shkojë, ja, unë do ta godas gjithë vendin tënd me kamxhikun e bretkosave.
3Upė knibždės varlėmis. Jos iš upės atrėplios į tavo namus, į tavo miegamąjį ir į tavo lovą, taip pat į tavo tarnų ir tarnaičių namus, į tavo krosnis ir į duonkubilius.
3Kështu lumi do të mbushet me bretkosa, dhe ato do të ngjiten dhe do të hyjnë në shtëpinë tënde, në dhomën ku fle ti, mbi shtratin tënd, në shtëpitë e shërbëtorëve të tu dhe midis popullit, në furrat e tua dhe në magjet e bukës.
4Per tave, tavo žmones ir visus tavo tarnus rėplios varlės’.
4Dhe bretkosat do të vijnë kundër teje, kundër popullit tënd dhe kundër tërë shërbëtorëve të tu"".
5Sakyk Aaronui: ‘Ištiesk savo ranką su lazda ant upių, perkasų, balų ir padaryk, kad varlės užplūstų Egipto šalį!’ ”
5Pastaj Zoti i tha Moisiut: "I thuaj Aaronit: "Shtri dorën tënde me bastunin tënd mbi lumenjtë, mbi kanalet dhe pellgjet dhe bëj që të ngjiten bretkosat mbi vendin e Egjiptit"".
6Aaronas ištiesė ranką ant Egipto vandenų, ir varlės išrėpliojo ir užpildė Egipto kraštą.
6Kështu Aaroni shtriu dorën e tij mbi ujërat e Egjiptit, dhe bretkosat u ngjitën dhe mbuluan vendin e Egjiptit.
7Tą patį padarė žyniai savo kerais ir iššaukė varles Egipto šalyje.
7Por magjistarët bënë të njëjtën gjë me artet e tyre të fshehta dhe i bënë bretkosat të ngjiten në vendin e Egjiptit.
8Faraonas, pasišaukęs Mozę ir Aaroną, tarė: “Melskite Viešpatį, kad Jis pašalintų varles nuo manęs ir mano žmonių; tada išleisiu izraelitus aukoti Viešpačiui”.
8Atëherë Faraoni thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: "Lutjuni Zotit që t'i largojë bretkosat nga unë, nga populli im, dhe unë do ta lejoj popullin të shkojë, që të bëjë fli për Zotin".
9Mozė atsakė faraonui: “Paskirk laiką, kada melsti už tave, tavo tarnus ir tautą, kad varlės būtų pašalintos nuo tavęs, iš tavo namų ir kad jos tik upėje tepasiliktų”.
9Moisiu i tha Faraonit: "Bëmë nderin të më thuash kur të ndërhyj për ty, për shërbëtorët e tu dhe për popullin tënd, pranë Zotit me qëllim që ai të zhdukë bretkosat që ndodhen rreth teje dhe shtëpive të tua, dhe të mbeten vetëm në lumë".
10Jis atsakė: “Rytoj”. Mozė tarė: “Tebūna, kaip sakai, kad žinotum, jog nėra lygaus Viešpačiui, mūsų Dievui!
10Ai u përgjigj: "Nesër". Dhe Moisiu tha: "Do të bëhet siç thua ti, kështu që ti të dish se askush nuk është si Zoti, Perëndia ynë.
11Varlės pasišalins nuo tavęs, iš tavo namų, nuo tavo tarnų ir tarnaičių, jos tik upėje tepasiliks!”
11Dhe bretkosat do të largohen nga ti, nga shtëpitë e tua, nga shërbëtorët e tu dhe nga populli yt; ato do të mbeten vetëm në lumë".
12Mozė ir Aaronas, grįžę iš faraono, meldė Viešpatį pašalinti varles, kurias Jis buvo užleidęs faraonui.
12Moisiu dhe Aaroni dolën nga Faraoni; dhe Moisiu iu lut Zotit për bretkosat që kishte dërguar kundër Faraonit.
13Viešpats padarė, kaip Mozė prašė: varlės išgaišo namuose, kiemuose ir laukuose.
13Dhe Zoti veproi sipas fjalës së Moisiut, dhe bretkosat ngordhën në shtëpitë, në oborret dhe në arat.
14Jie suvertė jas į krūvas. Visa šalis dvokė.
14I grumbulluan pastaj në togje dhe vendi filloi të mbajë erë të keqe.
15Faraonas, matydamas, kad atėjo ramybė, užkietino savo širdį ir neklausė, kaip Viešpats ir buvo sakęs.
15Po kur Faraoni pa që kishte pak lehtësim, e ngurtësoi zemrën e tij dhe nuk i dëgjoi më, ashtu siç kishte thënë Zoti.
16Tada Viešpats tarė Mozei: “Liepk Aaronui ištiesti lazdą ir suduoti į žemės dulkes, kad jos pavirstų mašalais visoje Egipto šalyje!”
16Pastaj Zoti i tha Moisiut: "I thuaj Aaronit: "Zgjate bastunin tënd dhe rrih pluhurin e tokës, dhe ai do të bëhet mushkonja për tërë vendin e Egjiptit"".
17Aaronas ištiesė ranką su lazda ir sudavė į žemę. Tuoj mašalai apniko žmones ir gyvulius. Visos žemės dulkės virto mašalais Egipto krašte.
17Dhe ata kështu vepruan. Aaroni shtriu dorën me bastunin e tij, rrahu pluhurin e tokës dhe njerëzit e kafshët u mbuluan nga mushkonja; tërë pluhuri i tokës u shndërrua në mushkonja në të gjithë vendin e Egjiptit.
18Žyniai bandė tą patį padaryti savo kerais, bet negalėjo. Mašalai apniko žmones ir gyvulius.
18Magjistarët u përpoqën të bënin të njëjtën gjë me anë të arteve të tyre të fshehta për të prodhuar mushkonja, por nuk ia dolën dot. Mushkonjat mbuluan, pra, njerëzit dhe kafshët.
19Tada žyniai tarė faraonui: “Tai Dievo pirštas!” Bet faraono širdis buvo užkietinta ir jis neklausė jų, kaip Viešpats ir buvo sakęs.
19Atëherë magjistarët i thanë Faraonit: "Ky është gishti i Perëndisë". Por zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i dëgjoi më, ashtu si kishte thënë Zoti.
20Viešpats tarė Mozei: “Atsikelk anksti rytą, prieik prie faraono, kai jis eis prie vandens, ir pasakyk jam: ‘Taip sako Viešpats: ‘Išleisk mano žmones, kad jie man tarnautų!
20Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Çohu herët në mëngjes dhe paraqitu tek Faraoni, kur ai del për të vajtur drejt ujit; dhe i thuaj: "Kështu thotë Zoti: Lëre popullin tim që të mund të më shërbejë.
21Jei neišleisi mano tautos, užleisiu musių ant tavęs, tavo tarnų, tavo žmonių ir ant tavo namų taip, kad egiptiečių namai ir visa žemė bus pilna musių.
21Por në rast se ti nuk e lë popullin tim të shkojë, ja unë do të dërgoj kundër teje, mbi shërbëtorët e tu, mbi popullin tënd e brenda shtëpive të tua mori mizash; shtëpitë e Egjiptasve do të jenë plot me mori mizash, dhe kështu do të jetë toka mbi të cilën ndodhen.
22Bet tą dieną Aš atskirsiu Gošeno kraštą, kuriame gyvena mano tauta. Ten nebus musių, kad žinotum, jog Aš esu visos žemės Viešpats.
22Por atë ditë unë do ta veçoj vendin e Goshenit, ku banon populli im; dhe atje nuk do të ketë mori mizash, që ti të dish që unë jam Zoti në mes të vendit.
23Taip Aš atskirsiu savo ir tavo tautą. Rytoj įvyks šitas ženklas’ ”.
23Unë do të bëj një dallim midis popullit tim dhe popullit tënd. Nesër ka për të ndodhur kjo mrekulli"".
24Viešpats taip ir padarė. Dideli musių spiečiai apniko faraono ir jo tarnų namus ir visą Egipto šalį. Musės vargino kraštą.
24Dhe Zoti ashtu veproi; erdhën grumbuj të dendur mizash në shtëpinë e Faraonit dhe në shtëpitë e shërbëtorëve të tij, dhe në gjithë vendin e Egjiptit toka u shkretua nga moria e mizave.
25Faraonas, pasišaukęs Mozę ir Aaroną, jiems tarė: “Eikite, aukokite savo Dievui šioje šalyje!”
25Atëherë Faraoni thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: "Shkoni, bëni fli për Perëndinë tuaj në vend".
26Mozė atsakė: “Netinka taip daryti. Egiptiečiai bjaurisi tuo, ką aukosime Viešpačiui, savo Dievui. Jei aukosime, kas egiptiečiams bjauru, argi jie mūsų neužmuš akmenimis?
26Por Moisiu u përgjigj: "Kjo s'ka si bëhet, sepse do t'i bënim Zotit, Perëndisë tonë, fli që janë të neveritshme për Egjiptasit. Ja, duke bërë para syve të tyre fli që janë të neveritshme për Egjiptasit, a nuk do të na vrasin me gurë?
27Tris dienas keliausime į dykumą aukoti Viešpačiui, savo Dievui, kaip Jis mums įsakė”.
27Do të shkojmë në shkretëtirë duke ecur tri ditë me radhë dhe do të bëjmë fli për Zotin, Perëndinë tonë, ashtu si do të na urdhërojë Ai".
28Faraonas atsakė: “Aš išleisiu jus į dykumą aukoti Viešpačiui, savo Dievui. Tik nenueikite labai toli! Melskitės už mane!”
28Faraoni tha: "Unë do t'ju lë të shkoni, që të bëni fli për Zotin, Perëndinë tuaj, në shkretëtirë; vetëm, mos shkoni shumë larg. lutuni për mua".
29Mozė atsakė: “Iš tavęs išėjęs, melsiu Viešpatį, kad muses pašalintų nuo tavęs, nuo tavo tarnų ir tarnaičių. Tik kad vėl faraonas neapgautų, neišleisdamas tautos Viešpačiui aukoti!”
29Moisiu tha: "Ja, unë po dal nga ti dhe do t'i lutem Zotit dhe nesër moria e mizave do të largohet nga Faraoni, nga shërbëtorët e tij dhe nga populli i tij; mjafton që Faraoni të mos tallet me ne, duke e penguar popullin të shkojë e të bëjë fli për Zotin".
30Mozė išėjo iš faraono ir meldė Viešpatį.
30Moisiu u largua pastaj nga prania e Faraonit dhe iu lut Zotit.
31Viešpats padarė, kaip Mozė prašė. Jis pašalino muses nuo faraono, nuo jo tarnų ir žmonių taip, kad nė vienos nebeliko.
31Dhe Zoti veproi simbas fjalës së Moisiut dhe largoi morinë e mizave nga Faraoni, nga shërbëtorët e tij dhe nga populli i tij; nuk mbeti as edhe një mizë.
32Bet ir šįkart faraonas užkietino savo širdį ir neišleido tautos.
32Por edhe këtë herë Faraoni e fortësoi zemrën e tij dhe nuk e la popullin të shkojë.