Norwegian

Shqip

Obadiah

1

1Obadias' syn. Så sier Herren, Israels Gud, om Edom: En tidende har vi hørt fra Herren, og et bud er sendt ut blandt hedningefolkene: Stå op og la oss reise oss til strid mot det!
1Vegimi i Abdias. Kështu thotë Zoti, Zoti, për Edomin: "Ne kemi dëgjuar një mesazh nga Zoti dhe një ambasador është dërguar midis kombeve për të thënë: "Lëvizni dhe të ngrihemi kundër tij për të luftuar".
2Se, liten vil jeg gjøre dig blandt hedningefolkene; du skal bli dypt foraktet.
2Ja, unë do të të bëj të vogël midis kombeve; ti do të jesh shumë i përbuzur.
3Ditt hjertes overmot har dåret dig, du som bor i fjellkløfter, i din høie bolig, du som sier i ditt hjerte: Hvem vil styrte mig ned til jorden?
3Krenaria e zemrës sate të ka mashtruar, o ti që banon në të çarat e shkëmbinjve, ku ke bërë banesën tënde të lartë, që thua në zemrën tënde: "Kush do të më zbresë për tokë?"
4Om du bygger høit som ørnen og setter ditt rede blandt stjerner, vil jeg styrte dig ned derfra, sier Herren.
4Edhe sikur ti të ngrihesh lart si një shqiponjë dhe ta vije folenë tënde midis yjeve, unë do të të zbres nga atje lart", thotë Zoti.
5Om tyver kom til dig eller røvere om natten - å, hvor du blir tilintetgjort! - mon de da vilde stjele mere enn det de trengte? Om det kom til dig folk som vilde høste din vin, vilde de da ikke levne en efterhøst?
5"Po të të vinin natën cuba ose kusarë, si do të shkatërroheshe! A nuk do të vidhnin aq sa u mjafton? Po të të vinin vjelësit e rrushit, a nuk do të linin disa vile për të mbledhur?
6Men hvor blir ikke Esau ransaket, og hans skjulte skatter opsøkt!
6Oh, sa do ta zhbirojnë Esaun, si do t'i rrëmojnë skutat e tij!
7Like til grensen følger alle dine forbundsfeller dig; dine gode venner sviker dig og får overhånd over dig; de menn som eter ditt brød, legger en snare for dig. Det er ingen forstand hos ham!
7Tërë aleatët e tu do të të shtrëngojnë në kufi, ata që ishin në paqe me ty do të të mashtrojnë dhe do të kenë epërsi mbi ty; ata që hanë bukën tënde do të kurdisin gracka; por ai nuk e kupton këtë.
8Skal jeg ikke på den dag, sier Herren, gjøre ende på alle vismenn i Edom og all forstand på Esaus berg?
8Atë ditë", thotë Zoti, "unë do të zhduk nga Edomi njerëzit e ditur dhe nga mali i Esaut mënçurinë.
9Dine kjemper, Teman, skal bli motløse, så hver mann blir drept og utryddet på Esaus berg.
9Atëherë trimat e tu do t'i zërë tmerri, o Teman, derisa çdo njeri të shfaroset nga mali i Esaut në masakër.
10For den vold du har gjort mot din bror Jakob, skal skam dekke dig, og du skal bli utryddet til evig tid.
10Për shkak të dhunës kundër vëllait tënd Jakob, turpi do të të mbulojë dhe do të shfarosesh përjetë.
11Den dag da du holdt dig unda, den dag da fremmede bortførte hans gods, og utlendinger gikk inn i hans porter og kastet lodd om Jerusalem, da var også du som en av dem.
11Sepse ti ishe i pranishëm ditën që ti rrije mënjanë, ditën që të huajt e çonin në robëri ushtrinë e tij dhe të huajt hynin nga portat e tij dhe hidhnin në short fatet e Jeruzalemit, edhe ti ishe si një prej tyre.
12Se ikke med skadefryd på din brors dag, på hans ulykkes dag, og gled dig ikke over Judas barn på deres undergangs dag, og lukk ikke din munn så vidt op på trengselens dag!
12Por ti nuk duhet të shikoje me gëzim ditën e vëllait tënd, ditën e fatkeqësisë së tij, as duhet të gëzoheshe për bijtë e Judës ditën e shkatërrimit të tyre dhe as të flisje me arrogancë ditën e fatkeqësisë së tyre.
13Dra ikke inn gjennem mitt folks port den dag de er i nød, se ikke også du med skadefryd på deres ulykke den dag de er i nød, og legg ikke hånd på deres gods den dag de er i nød,
13Nuk duhet të hyje nga porta e popullit tim, ditën e fatkeqësisë së tij, as të sodisje edhe ti me kënaqësi mjerimin e tij, ditën e fatkeqësisë së tij dhe as të shtrije duart mbi pasuritë e tij ditën e fatkeqësisë së tij.
14og stå ikke på veiskjellet for å utrydde dem av mitt folk som har sloppet unda, og overgi ikke dets flyktninger til fienden på trengselens dag!
14Nuk duhet të viheshe në udhëkryqet për të masakruar ikanakët e tij dhe as t'i jepje në dorë të armikut ata që kishin mbijetuar ditën e fatkeqësisë.
15For nær er Herrens dag over alle folkene; som du har gjort, skal det gjøres med dig, dine gjerninger skal falle tilbake på ditt eget hode.
15Sepse dita e Zotit është e afërt për tërë kombet; atë që u bëre të tjerëve do të ta bëjnë ty, shpërblimi i veprimeve të tua do të bjerë mbi kokën tënde.
16For likesom I har drukket på mitt hellige berg, skal alle folkene drikke uten å holde op; de skal drikke i fulle drag og bli som om de aldri hadde vært til.
16Sepse ashtu si keni pirë mbi malin tim të shenjtë, kështu do të pinë tërë kombet vazhdimisht; po, do të pinë, do të rrëkëllejnë dhe do të jenë si të mos kenë qenë kurrë".
17Men på Sions berg skal det være en flokk av undslopne, og det skal være hellig; og Jakobs hus skal ta sine eiendommer i eie.
17"Por mbi malin e Sionit do të jenë ata që mbijetuan dhe do të jetë një vend i shenjtë; dhe shtëpia e Jakobit do të shtjerë në dorë pronat e veta.
18Og Jakobs hus skal bli en ild, og Josefs hus en lue, og Esaus hus skal bli til halm, og de skal sette ild på det og fortære det, og det skal ikke bli nogen tilbake av Esaus hus, for Herren har talt.
18Shtëpia e Jakobit do të jetë një zjarr, shtëpia e Jozefit një flakë, por shtëpia e Esaut do të jetë si kallamishte: ata do ta djegin dhe do ta gllabërojnë, dhe shtëpisë së Esaut nuk do t'i mbetet asnjë trashëgimtar", sepse ka folur Zoti.
19Og de som bor i sydlandet, skal ta Esaus berg i eie, og de som bor i lavlandet, skal ta filistrenes land, og de skal ta Efra'ims land og Samarias land i eie, og Benjamin skal ta Gilead,
19Ata të Negevit do të zotërojnë malin e Esaut dhe fushën e vendit të Filistejve; do të zotërojnë edhe fushat e Efraimit dhe fushat e Samarisë dhe Beniamini do të zotërojë Galaadin.
20og de av denne Israels hær som er bortført, skal ta det som finnes av kana'anitter like til Sarepta, og de bortførte fra Jerusalem som er i Sefarad, skal ta sydlandets byer i eie.
20Mërgimtarët e kësaj ushtrie të bijve të Izraelit që ndodhen midis Kananeasve, do të zotërojnë vendin deri në Sarepta, mërgimtarët e Jeruzalemit që ndodhen në Sefarad do të zotërojnë qytetet e Negevit.
21Og frelsere skal dra op på Sions berg og dømme Esaus berg, og riket skal høre Herren til.
21Atëherë disa çlirimtarë do të ngjiten në malin e Sionit për të gjykuar malin e Esaut, dhe mbretëria do të jetë e Zotit.