1Moise a vorbit căpeteniilor seminţiilor copiilor lui Israel, şi a zis: ,,Iată ce porunceşte Domnul.
1Pastaj Moisiu u foli prijësve të fiseve të bijve të Izraelit, duke u thënë: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar:
2Cînd un om va face o juruinţă Domnului, sau un jurămînt prin care se va lega printr'o făgăduială, să nu-şi calce cuvîntul, ci să facă potrivit cu tot ce i -a ieşit din gură.
2"Kur dikush lidh një kusht me Zotin ose lidh një detyrim duke u betuar, nuk do ta shkelë fjalën e tij, por do të bëjë gjithçka ka dalë nga goja e tij.
3Cînd o femeie va face o juruinţă Domnului şi se va lega printr'o făgăduială, în tinereţa ei şi în casa tatălui ei,
3Kur një femër lidh një kusht me Zotin dhe lidh një detyrim ndërsa është ende në shtëpinë e të atit, gjatë rinisë së saj,
4şi tatăl ei va afla de juruinţa pe care a făcut -o ea şi de făgăduiala cu care s'a legat, -dacă nu -i zice nimic în ziua cînd află de juruinţa ei, toate juruinţele ei vor fi primite, şi orice făgăduială cu care s'a legat ea, va fi primită;
4në qoftë se i ati, duke mësuar kushtin e saj dhe detyrimin me të cilën është lidhur, nuk thotë asgjë lidhur me këtë, tërë kushtet e saj do të jenë të vlefshme dhe do të mbeten të vlefshme tërë detyrimet me të cilat është lidhur.
5dar dacă tatăl ei nu -i dă voie în ziua cînd ia cunoştinţă de juruinţa ei, toate juruinţele ei şi toate făgăduielile cu cari se va fi legat ea, nu vor avea nici o tărie; şi Domnul o va ierta, pentrucă nu i -a dat voie tatăl ei.
5Por në qoftë se i ati, ditën që e mëson, i kundërvihet asaj, të gjitha kushtet e saj dhe të gjitha detyrimet me të cilat është lidhur, nuk do të jenë të vlefshme; dhe Zoti do ta falë, sepse i ati iu kundërvu.
6Cînd se va mărita, după ce a făcut juruinţe sau după ce s'a legat printr'un cuvînt ieşit de pe buzele ei,
6Por në qoftë se ajo martohet ndërsa është e lidhur me kushte ose ka një detyrim të lidhur në mënyrë të paarsyeshme me buzët e saja,
7şi bărbatul ei va lua cunoştinţă de lucrul acesta, şi nu -i va zice nimic în ziua cînd va lua cunoştinţă de ele, juruinţele ei vor rămînea în picioare; şi făgăduielile cu cari se va fi legat ea vor rămînea în picioare;
7dhe në qoftë se bashkëshorti i saj e di dhe ditën që e merr vesh nuk thotë asgjë lidhur me të, kushtet e saj do të mbeten të vlefshme njëlloj si detyrimet me të cilat ajo është lidhur.
8dar dacă bărbatul ei nu -i dă voie în ziua cînd ia cunoştinţă de juruinţa ei, el va desfiinţa juruinţa pe care a făcut -o şi cuvîntul scăpat de pe buzele ei, cu care s'a legat ea; şi Domnul o va ierta.
8Por në qoftë se bashkëshorti i saj, ditën që e mëson, i kundërvihet, ai do të anulojë kushtin që ajo ka lidhur dhe detyrimin që ka marrë në mënyrë të paarsyeshme me buzët e saj; dhe Zoti do ta falë.
9Juruinţa unei femei văduve sau despărţite de bărbat, făgăduinţa cu care se va fi legat ea, va rămînea în picioare pentru ea.
9Por kushti i një gruaje të ve ose e një gruaje të ndarë, cilido qoftë detyrimi me të cilin është lidhur, do të mbetet i vlefshëm
10Cînd o femeie, fiind încă în casa bărbatului ei, va face juruinţe sau se va lega cu vreun jurămînt,
10Në qoftë se ajo lidh një kusht në shtëpinë e bashkëshortit të saj, ose merr përsipër një detyrim me betim,
11şi bărbatul ei va afla de lucru acesta, -dacă nu -i zice nimic şi n'o opreşte, toate juruinţele ei vor rămînea în picioare, şi toate făgăduinţele prin cari se va fi legat ea, vor rămînea în picioare;
11dhe i shoqi e ka marrë vesh, në qoftë se i shoqi nuk thotë asgjë lidhur me këtë dhe nuk i kundërvihet, të gjitha kushtet e saj do të mbeten të vlefshme ashtu si edhe detyrimet që ka marrë përsipër.
12dar dacă bărbatul ei nu le primeşte în ziua cînd află de ele, orice juruinţă şi orice făgăduială ieşite de pe buzele ei nu vor avea nici un preţ, bărbatul ei nu le -a primit; şi Domnul o va ierta.
12Por në qoftë se i shoqi i anulon ditën që i ka marrë vesh të gjitha ato që kanë dalë nga buzët e saj, qofshin kushte apo detyrime me të cilat është lidhur; këto nuk do të jenë të vlefshme, bashkëshorti i saj i ka anuluar dhe Zoti do ta falë.
13Bărbatul ei poate întări şi bărbatul ei poate desfiinţa orice juruinţă, orice jurămînt cu care se leagă ea ca să-şi mîhnească sufletul.
13Bashkëshorti mund të konfirmojë dhe të anulojë çfarëdo kushti dhe çfarëdo betimi që lidh gruan e tij, që synon ta mundojë personin e saj.
14Şi anume, dacă nu -i zice nimic zi de zi, după ce află de lucrul acesta, el întăreşte astfel toate juruinţele şi toate făgăduielile cu cari s'a legat ea; le întăreşte pentru că nu i -a zis nimic în ziua cînd a aflat de ele.
14Por në qoftë se bashkëshorti, çdo ditë që kalon, nuk thotë asgjë lidhur me këtë, ai konfirmon në këtë mënyrë tërë kushtet dhe detyrimet me të cilat ajo është lidhur; i konfirmon sepse nuk ka thënë asgjë lidhur me to ditën që i ka marrë vesh.
15Dar dacă nu le primeşte, după ce a trecut ziua în care le -a aflat, va fi vinovat de păcatul nevestei lui.``
15Por në qoftë se i anulon mbasi i ka marrë vesh, do të mbajë peshën e mëkatit të bashkëshortes së tij"".
16Acestea sînt legile pe cari le -a dat lui Moise Domnul, ca să aibă putere între un bărbat şi nevasta lui, între un tată şi fata lui, cînd ea este în tinereţă şi acasă la tatăl ei.
16Këto janë statutet që Zoti i ka dhënë me porosi Moisiut lidhur me marrëdhëniet, midis bashkëshortit dhe bashkëshortes, midis atit dhe bijës, kur ajo është akoma vajzë në shtëpinë e atit të saj.