Russian 1876

Shqip

1 Chronicles

22

1И сказал Давид: вот дом Господа Бога и вот жертвенник для всесожжений Израиля.
1Pastaj Davidi tha: "Kjo është shtëpia e Zotit Perëndi dhe ky është altari i olokausteve për Izraelin".
2И приказал Давид собрать пришельцев, находившихся в земле Израильской, и поставил каменотесов, чтобы обтесывать камни для построения дома Божия.
2Atëherë Davidi dha urdhër të grumbulloheshin të huajt që ishin në vendin e Izraelit dhe i ngarkoi gurgdhendësit të latonin gurë për ndërtimin e shtëpisë së Perëndisë.
3И множество железа для гвоздей к дверям ворот и для связей заготовил Давид, и множество меди без весу,
3Davidi përgatiti gjithashtu hekur me bollëk për gozhdat e kanateve të dyerve dhe për kanxhët, një sasi bronzi me peshë të pallogaritshme,
4и кедровых дерев без счету, потому что Сидоняне и Тиряне доставилиДавиду множество кедровых дерев.
4dhe dru kedri që nuk mund të llogaritej, sepse Sidonët dhe Tirët i kishin sjellë Davidit dru kedri me bollëk.
5И сказал Давид: Соломон, сын мой, молод и малосилен, а дом, которыйследует выстроить для Господа, должен быть весьма величествен, на славу и украшение пред всеми землями: итак буду я заготовлять для него.И заготовил Давид до смерти своей много.
5Davidi thoshte: "Salomoni, biri im, është i ri dhe i mungon përvoja; shtëpia që do t'i ndërtohet Zotit ka për të qenë jashtëzakonisht madhështore dhe do të fitojë famë e lavdi në të gjitha vendet; prandaj kam për të bërë përgatitjet e duhura për të". Kështu Davidi, para se të vdiste, bëri përgatitje të mëdha.
6И призвал Соломона, сына своего, и завещал ему построить дом Господу Богу Израилеву.
6Pastaj thirri birin e tij Salomonin dhe e urdhëroi të ndërtonte një shtëpi për Zotin, Perëndinë e Izraelit.
7И сказал Давид Соломону: сын мой! у меня было на сердце построитьдом во имя Господа, Бога моего,
7Davidi i tha Salomonit: "Biri im, unë vetë kisha në zemër të ndërtoja një shtëpi në emër të Zotit, Perëndisë tim;
8но было ко мне слово Господне, и сказано: „ты пролил много крови ивел большие войны; ты не должен строить дома имени Моему, потому что пролил много крови на землю пред лицем Моим.
8por fjala e Zotit m'u drejtua, duke më thënë: "Ti ke derdhur shumë gjak dhe ke bërë shumë luftëra; prandaj nuk do të ndërtosh një shtëpi në emrin tim, sepse ke derdhur shumë gjak mbi tokë para meje.
9Вот, у тебя родится сын: он будет человек мирный; Я дам ему покой от всех врагов его кругом: посему имя ему будет Соломон. И мир и покой дам Израилю во дни его.
9Por ja, do të të lindë një djalë, që do të jetë paqedashës dhe unë do ta lë të shlodhet nga ana e të gjithë armiqve të tij që ndodhen rreth e qark. Ai do të quhet Salomon dhe gjatë ditëve të tij do t'i siguroj paqe dhe qetësi Izraelit.
10Он построит дом имени Моему, и он будет Мне сыном, а Я ему отцом, и утвержу престол царства его над Израилем навек".
10Ai do të ndërtojë një shtëpi në emrin tim; ai do të jetë për mua një djalë dhe unë do të jem për të një baba; dhe do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë fronin e mbretërisë së tij mbi Izraelin".
11И ныне, сын мой! да будет Господь с тобою, чтобы ты был благоуспешен ипостроил дом Господу Богу твоему, как Он говорил о тебе.
11Tani, biri im, Zoti qoftë me ty, në mënyrë që ti të përparosh dhe të ndërtosh shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, ashtu si ka thënë ai për ty.
12Да даст тебе Господь смысл и разум, и поставит тебя над Израилем;и соблюди закон Господа Бога твоего.
12Vetëm Zoti të dhëntë dituri dhe zgjuarësi, të besoftë përgjegjësinë mbi Izraelin, për të respektuar ligjin, e Zotit, Perëndisë tënd.
13Тогда ты будешь благоуспешен, если будешь стараться исполнять уставы и законы, которые заповедал ГосподьМоисею для Израиля. Будь тверд и мужествен, не бойся и не унывай.
13Atëherë do të kesh mbarësi, po të jetë se kujdesesh të zbatosh statutet dhe dekretet që Zoti i ka caktuar Moisiut për Izraelin. Ji i fortë dhe trim, mos ki frikë dhe mos u trondit.
14И вот, я при скудости моей приготовил для дома Господня сто тысяч талантов золота и тысячу тысяч талантов серебра, а меди и железу нет веса, потомучто их множество; и дерева и камни я также заготовил, а ты еще прибавь к этому.
14Ja, unë jam preokupuar të përgatis për shtëpinë e Zotit njëqind mijë talenta ari, një milion talenta argjendi dhe një sasi të tillë bronzi dhe hekuri sa nuk peshohet dot. Kam përgatitur gjithashtu lëndë druri dhe gurë; dhe ti mund t'i shtosh edhe më.
15У тебя множество рабочих, и каменотесов, резчиков и плотников, и всяких способных на всякое дело;
15Përveç kësaj ke me vete shumë punëtorë: gdhëndës, punëtorë të gurit dhe të drurit dhe çdo lloj teknikësh për çfarëdo lloj punimi.
16золоту, серебру и меди и железу нет счета: начни и делай; Господь будет с тобою.
16Ka një sasi të pallogaritshme ari, argjendi, bronzi dhe hekuri. Çohu, pra, dhe futju punës, dhe Zoti qoftë me ty!".
17И завещал Давид всем князьям Израилевым помогать Соломону, сыну его:
17Davidi u dha gjithashtu urdhër tërë krerëve të Izraelit të ndihmonin Salomonin, birin e tij, dhe u tha atyre:
18не с вами ли Господь Бог наш, давший вам покой со всех сторон? потому что Он предал в руки мои жителей земли, и покорилась земля пред Господом и пред народом Его.
18"A nuk është vallë Zoti, Perëndia juaj, me ju, dhe a nuk ju ka dhënë paqe rreth e qark? Në fakt ai i ka lënë banorët e vendit në duart e mia, dhe vendi është nënshtruar para Zotit dhe para popullit të tij.
19Итак расположите сердце ваше и душу вашу к тому, чтобы взыскать Господа Бога вашего. Встаньте и постройте святилище Господу Богу, чтобы перенести ковчег завета Господня и священные сосуды Божии в дом, созидаемый имени Господню.
19Prandaj tani bëni që zemra dhe shpirti juaj të kërkojnë Zotin, Perëndinë tuaj; pastaj çohuni dhe ndërtoni shenjtëroren e Zotit, Perëndisë tuaj, për të transferuar arkën e besëlidhjes të Zotit dhe sendet që ia keni shenjtëruar Perëndisë në tempullin që do të ndërtohet në emër të Zotit".