1Вот постановления и законы, которые вы должны стараться исполнять в земле, которуюГосподь, Бог отцов твоих, дает тебе во владение, во все дни, которые вы будете жить на той земле.
1"Këto janë statutet dhe dekretet që duhet të keni kujdes të respektoni në vendin që Zoti, Perëndia i etërve të tu, të ka dhënë si trashëgimi për të gjitha ditët që do të jetoni mbi tokë.
2Истребите все места, где народы, которыми вы овладеете, служили богам своим, на высоких горах и на холмах, и под всяким ветвистым деревом;
2Do të shkatërroni tërësisht të gjitha vendet ku kombet që jetoni duke përzënë u shërbejnë perëndive të tyre; mbi malet e larta, mbi kodrat dhe nën çdo pemë që gjelbëron.
3и разрушьте жертвенники их, и сокрушите столбы их, и сожгите огнем рощи их, и разбейте истуканы богов их, и истребите имя их от места того.
3Do të rrënoni altarët e tyre, do të copëtoni kolonat e tyre të shenjta, do t'u vini flakën Asherimëve të tyre, do të rrëzoni shëmbëlltyrat e gdhendura të perëndive të tyre, do të zhdukni emrin e tyre nga këto vende.
4Не то должны вы делать для Господа, Бога вашего;
4Nuk do të veproni kështu me Zotin, Perëndinë tuaj,
5но к месту, какое изберет Господь, Бог ваш, из всех колен ваших, чтобы пребывать имени Его там, обращайтесь и туда приходите,
5por do ta kërkoni në vendin që Zoti, Perëndia juaj, do të zgjedhë midis tërë fiseve tuaj, për t'iu vënë emrin e tij si banesë e tij; dhe aty do të shkoni;
6и туда приносите всесожжения ваши, и жертвы ваши, и десятины ваши, и возношение рукваших, и обеты ваши, и добровольные приношения ваши, и первенцев крупного скота вашего и мелкого скота вашего;
6aty do të çoni olokaustet dhe flijimet tuaja, të dhjetat tuaja, ofertat e larta të duarve tuaja, ofertat tuaja të kushtimit dhe ofertat vullnetare, si dhe të parëlindurit e bagëtive të trasha dhe të imta;
7и ешьте там пред Господом, Богом вашим, и веселитесь вы и семействаваши о всем, что делалось руками вашими, чем благословил тебя Господь, Бог твой.
7dhe aty do të hani përpara Zotit, Perëndisë tuaj, dhe do të gëzoheni, ju dhe familjet tuaja, për të gjitha ato që keni shtënë në dorë dhe për të cilat Zoti, Perëndia juaj, do t'ju bekojë.
8Там вы не должны делать всего, как мы теперь здесь делаем, каждый, что ему кажетсяправильным;
8Nuk do të veproni ashtu siç veprojmë sot këtu, ku secili bën të gjitha ato që i duken të drejta në sytë e tij,
9ибо вы ныне еще не вступили в место покоя и в удел, который Господь, Бог твой, дает тебе.
9sepse nuk keni hyrë akoma në pushimin dhe në trashëgiminë që Zoti, Perëndia juaj, ju jep.
10Но когда перейдете Иордан и поселитесь на земле, которую Господь, Бог ваш, дает вам в удел, и когда Он успокоит вас от всех врагов ваших, окружающих вас , и будете жить безопасно,
10Por ju do të kaloni Jordanin dhe do të banoni në vendin që Zoti, Perëndia juaj, ju jep në trashëgimi; dhe ai do t'ju japë pushim nga të gjithë armiqtë tuaj që ju rrethojnë dhe ju do të keni një banim të sigurt.
11тогда, какое место изберет Господь, Бог ваш, чтобы пребывать имениЕго там, туда приносите все, что я заповедую вам: всесожжения ваши и жертвы ваши, десятины ваши и возношение рук ваших, и все, избранное по обетам вашим, что вы обещали Господу;
11Atëherë do të ketë një vend ku Zoti, Perëndia juaj, do të zgjedhë për të venduar emrin e tij dhe aty do të çoni tërë ato që unë ju urdhëroj: olokaustet tuaja, flijimet tuaja, të dhjetat tuaja, ofertat e larta të duarve tuaja dhe të gjitha ofertat e zgjedhura që i keni premtuar si kusht Zotit.
12и веселитесь пред Господом, Богом вашим, вы и сыны ваши, и дочери ваши, и рабы ваши, и рабыни ваши, и левит, который посреди жилищ ваших, ибо нет ему части и удела с вами.
12Dhe do të gëzoheni përpara Zotit, Prëndisë tuaj, ju, bijtë dhe bijat tuaja, shërbëtorët dhe shërbëtoret tuaja, dhe Leviti që do të banojë brenda portave tuaja, sepse ai nuk ka as pjesë, as trashëgimi midis jush.
13Берегись приносить всесожжения твои на всяком месте, которое ты увидишь;
13Ki kujdes të mos ofrosh olokaustet e tua në çdo vend që sheh;
14но на том только месте, которое изберет Господь, в одном из колен твоих, приноси всесожжения твои и делай все, что заповедую тебе.
14por në vendin që Zoti do të zgjedhë në një nga fiset e tua, atje do të ofrosh olokaustet e tua dhe aty do të bësh çdo gjë që unë të urdhëroj.
15Впрочем, когда только пожелает душа твоя, можешь заколать и есть, по благословениюГоспода, Бога твоего, мясо, которое Он дал тебе, во всех жилищах твоих: нечистый и чистый могут есть сие, как серну и как оленя;
15Por sa herë që të duash, mund të vrasësh kafshë dhe të hash mishin e tyre në të gjitha qytetet, simbas bekimit që të ka bërë Zoti; atë mund ta hanë si i papastri, ashtu dhe i pastri, siç bëhet me mishin e gazelës dhe të drerit;
16только крови не ешьте: на землю выливайте ее, как воду.
16por nuk do të hani gjakun e tyre; do ta derdhni mbi tokë siç derdhet uji.
17Нельзя тебе есть в жилищах твоих десятины хлеба твоего, и винатвоего, и елея твоего, и первенцев крупного скота твоего и мелкого скота твоего, и всех обетов твоих, которые ты обещал, и добровольных приношений твоих, и возношения рук твоих;
17Brenda qyteteve të tua nuk mund të hash të dhjetat e grurit tënd, të mushtit tënd, të vajit tënd, as pjellën e parë të bagëtive të tua të trasha dhe të imta, as atë që ke premtuar si zotim as në ofertat e tua vullnetare, as në ofertat e larta të duarve të tua.
18но ешь сие пред Господом, Богом твоим, на том месте, которое изберет Господь, Бог твой, – ты и сын твой, и дочь твоя, и раб твой, и раба твоя, и левит, и пришелец , которыйв жилищах твоих, и веселись пред Господом, Богом твоим, о всем, что делалось рукамитвоими.
18Por do t'i hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka për të zgjedhur, ti, biri yt dhe bija jote, shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote, dhe Leviti që do të banojë brenda portave të tua; dhe do të gëzosh përpara Zotit, Perëndisë tënd, çdo gjë mbi të cilën ti vë dorë.
19Смотри, не оставляй левита во все дни, которые будешь жить на земле твоей.
19Ki kujdes të mos shpërfillësh Levitin, deri sa të jetosh në atë vend.
20Когда распространит Господь, Бог твой, пределы твои, как Он говорил тебе, и ты скажешь: „поем я мяса", потому что душа твоя пожелает есть мяса, – тогда, по желанию души твоей, ешь мясо.
20Kur Zoti, Perëndia yt, do t'i zgjerojë kufijtë e tu, ashtu si të ka premtuar, dhe ti do të thuash: "Do të ha mish", sepse ke dëshirë të hash mish, do të mund të hash mish sa herë që e dëshiron.
21Если далеко будет от тебя то место, которое изберетГосподь, Бог твой, чтобы пребывать имени Его там, то заколай из крупного и мелкого скота твоего, который дал тебе Господь, как я повелел тебе, и ешь в жилищах твоих, по желанию души твоей;
21Në qoftë se vendi që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të venduar emrin e tij do të jetë larg teje, mund të vrasësh kafshë nga bagëtia e trashë dhe e imët, ashtu si të kam urdhëruar; dhe mund të hash brenda portave të tua sa herë të duash.
22но ешь их так, как едят серну и оленя; нечистый как и чистый могут есть сие;
22Vetëm do ta hash ashtu siç hahet mishi i gazelës dhe i drerit; do të mundë ta hajë si i papastri ashtu edhe i pastri.
23только строго наблюдай, чтобы не есть крови, потомучто кровь есть душа: не ешь души вместе с мясом;
23Por ruhu se ha gjakun, sepse gjaku është jeta; dhe ti nuk do ta hash jetën bashkë me mishin.
24не ешь ее: выливай ее на землю, как воду;
24Nuk do ta hash, por do ta derdhësh për tokë ashtu siç bëhet me ujin.
25не ешь ее, дабы хорошо было тебе и детям твоим после тебя, если будешь делать справедливое пред очами Господа.
25Nuk do ta hash me qëllim që të përparosh ti dhe bijtë e tu mbas teje, pse keni bërë një gjë që është e drejtë në sytë e Zotit.
26Только святыни твои, какие будут у тебя, и обеты твои приноси, и приходи на то место,которое изберет Господь.
26Por gjërat e shenjta që ke për të ofruar dhe ato të premtuara si kusht, do t'i marrësh dhe do të shkosh në vendin që ka zgjedhur Zoti,
27и совершай всесожжения твои, мясо и кровь, на жертвеннике Господа, Бога твоего; но кровь других жертв твоих должна быть проливаема у жертвенника Господа, Бога твоего, а мясо ешь.
27dhe do të ofrosh olokaustet e tua, të plota, mishin dhe gjakun mbi altarin e Zotit, Perëndisë tënd; gjaku i flijimeve të tua përkundrazi do të shpërndahet mbi altarin e Zotit, Perëndisë tënd, dhe ti do të hash mishin e tyre.
28Слушай и исполняй все слова сии, которые заповедую тебе, дабы хорошо было тебе и детям твоим после тебя во век, если будешь делать доброе и угодное пред очами Господа, Бога твоего.
28Ki kjdes dhe bindju të gjitha fjalëve që të urdhëroj, që të përparosh ti dhe bijtë e tu pas teje, pse keni bërë atë që është e mirë dhe e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë tënd.
29Когда Господь, Бог твой, истребит от лица твоего народы, к которым ты идешь, чтобы взять их во владение, и ты, взяв их, поселишься в земле их;
29Kur Zoti, Perëndia yt, do të ketë shfarosur para teje kombet që ti shkon për t'i shpronësuar, dhe kur t'i kesh shpronësuar dhe të banosh në vendin e tyre,
30тогда берегись, чтобы ты не попал в сеть, последуяим, по истреблении их от лица твоего, и не искал богов их, говоря: „какслужили народы сии богам своим, так буду и я делать";
30ruhu të mos biesh në kurthin e ngritur, duke ndjekur shembullin e tyre, pasi ata janë shkatërruar para teje, dhe të informohesh mbi perënditë e tyre, duke thënë: "Si u shërbenin këto kombe perëndive të tyre? Edhe unë do të veproj kështu".
31не делай так Господу, Богу твоему, ибо все, чего гнушается Господь, что ненавидит Он, они делают богам своим: они и сыновей своих и дочерей своих сожигают на огне богам своим.
31Ti nuk do të veprosh kështu me Zotin, me Perëndinë tënd, sepse ata me perënditë e tyre kanë bërë tërë ato gjëra të neveritshme për Zotin dhe që ai i urren; kanë djegur madje në zjarr bijtë dhe bijat e tyre për nder të perëndive të tyre.
32Все, что я заповедую вам, старайтесь исполнить; не прибавляй к тому и не убавляй от того.
32Do të kujdeseni të zbatoni në praktikë tërë gjërat që ju urdhëroj; nuk do t'u shtoni as do t'u hiqni asgjë".