1Вот благословение, которым Моисей, человек Божий, благословил сынов Израилевых пред смертью своею.
1Ky është bekimi me të cilin Moisiu, njeri i Perëndisë, bekoi bijtë e Izraelit, para se të vdiste.
2Он сказал: Господь пришел от Синая, открылся им от Сеира, воссиял от горы Фарана и шел со тьмами святых; одеснуюЕго огнь закона.
2Dhe u tha: "Zoti erdhi nga Sinai dhe u ngrit mbi ta në Seir; u paraqit në madhështinë e tij nga mali Paran, arriti nga mesi i një morie shenjtorësh; nga e djathta e tyre dilte për ta një ligj i zjarrtë.
3Истинно Он любит народ Свой ; все святые его в руке Твоей, и они припали к стопам Твоим, чтобы внимать словам Твоим.
3Me siguri ai i do popujt; të gjithë shenjtorët e tij janë në duart e tua; ata janë ulur në këmbët e tua, secili i dëgjon fjalët e tua.
4Закон дал нам Моисей, наследие обществу Иакова.
4Moisiu na ka urdhëruar një ligj, një trashëgimi të asamblesë së Jakobit.
5И он был царь Израиля, когда собирались главы народа вместе с коленами Израилевыми.
5Ai ka qenë mbret në Jeshuruni, kur mblidheshin krerët e popullit, tërë fiset e Izraelit tok.
6Да живет Рувим и да не умирает, и да не будет малочислен!
6Rroftë Rubeni dhe mos vdektë; por njerëzit e tij mbetshin pak".
7Но об Иуде сказал сие: услыши, Господи, глас Иуды и приведи его к народу его; руками своими да защитит он себя, и Ты будь помощником против врагов его.
7Judës përkundrazi i tha këto: "Dëgjo, o Zot, zërin e Judës dhe ktheje tek populli i tij; dora e tij lufton për çështjen e tij; bëhu ti një ndihmës i tij kundër armiqve të tij.
8И о Левии сказал: туммим Твой и урим Твой на святом муже Твоем, которого Ты искусил в Массе, с которым Ты препирался при водах Меривы,
8Pastaj për Levin tha: "Thumimët dhe Urimët e tu i përkasin njeriut tënd besimtar, që ti provove në Masa dhe me të cilin je grindur në ujërat e Meribës.
9который говорит об отце своем и матери своей: „я на них не смотрю", и братьев своих не признает, и сыновей своих не знает; ибо они, левиты , слова Твои хранят и завет Твой соблюдают,
9Ai thotë për të atin dhe për të ëmën: "Unë nuk i kam parë"; ai nuk i njohu vëllezërit e tij dhe nuk njohu bijtë; sepse Levitët kanë respektuar fjalën tënde dhe kanë ruajtur besëlidhjen tënde.
10учат законам Твоим Иакова и заповедям Твоим Израиля, возлагаюткурение пред лице Твое и всесожжения на жертвенник Твой;
10Ata u mësojnë dekretet e tua Jakobit dhe ligjin tënd Izraelit; vënë temjanin para teje dhe tërë olokaustin mbi altarin tënd.
11благослови, Господи, силу его и о деле рук его благоволи, порази чресла восстающих на него и ненавидящих его, чтобы они не могли стоять.
11O Zot, beko forcën e tij dhe prano veprën e duarve të tij. Shpo tej e përtej ata që ngrejnë krye kundër atij dhe që e urrejnë, me qëllim që të mos ngrihen më".
12О Вениамине сказал: возлюбленный Господом обитает у Него безопасно, Бог покровительствует ему всякий день, и он покоится между раменами Его.
12Përsa i përket Beniaminit, ai tha: "I dashuri i Zotit do të banojë me siguri pranë tij. Zoti do ta mbrojë vazhdimisht dhe do të banojë në krahët e tij".
13Об Иосифе сказал: да благословит Господь землю его вожделенными дарами неба, росою и дарами бездны, лежащей внизу,
13Përsa i përket Jozefit, ai tha: "Vendi i tij qoftë i bekuar nga Zoti me dhurata të çmuara të qiellit, me vesën, me ujërat e humnerës që ndodhet poshtë,
14вожделенными плодами от солнца и вожделенными произведениями луны,
14me frytet e çmuara të diellit, me prodhimet e çmuara të çdo muaji,
15превосходнейшими произведениями гор древних и вожделенными дарами холмов вечных,
15me prodhimet më të mira të maleve të lashta, me dhuratat e çmuara të kodrave të përjetshme,
16и вожделенными дарами земли и того, что наполняет ее; благословение Явившегося в терновом кусте да приидет на главу Иосифа и на темя наилучшего из братьев своих;
16me dhuratat e çmuara të tokës dhe të të gjitha gjërave që ajo përmban. Favori i atij që ishte në ferrishte të bjerë mbi kryet e Jozefit, mbi majën e kokës së atij që është zgjedhur ndërmjet vëllezërve të tij!
17крепость его как первородного тельца, и роги его, как роги буйвола; ими избодет он народы все до пределов земли: это тьмы Ефремовы, это тысячи Манассиины.
17Madhështia e tij është si ajo e demit të tij të parëlindur, brirët e tij janë si brirët e një bualli. Me to do të shpojë tërë popujt, deri në skajet e dheut. Këto janë moritë e Efraimit. Këto janë mijërat e Manasit".
18О Завулоне сказал: веселись, Завулон, в путях твоих, и Иссахар, в шатрах твоих;
18Përsa i përket Zabulonit, ai tha: "Gëzoje, Zabulon, daljen tënde, dhe ti Isakar, ndejtjen në çadrat e tua!
19созывают они народ на гору, там заколают законные жертвы, ибо онипитаются богатством моря и сокровищами, сокрытыми в песке.
19Ata do të thërrasin popujt në mal dhe aty do të ofrojnë flijime drejtësie; sepse ata do të thithin bollëkun e detrave dhe thesaret e fshehura në rërë".
20О Гаде сказал: благословен распространивший Гада; он покоится как лев и сокрушает и мышцу и голову;
20Përsa i përket Gadit, ai tha: "I bekuar qoftë ai që e shtrin Gadin. Ai rri shtrirë si një luaneshë dhe copëton krahë dhe kafkë.
21он избрал себе начаток земли , там почтен уделом от законодателя, и пришел с главами народа, и исполнил правду Господа и суды с Израилем.
21Ai shtie në dorë pjesën e parë për veten e tij, sepse aty ishte pjesa e parë e rezervuar e udhëheqësit; ai erdhi me krerët e popullit dhe zbatoi drejtësinë e Zotit dhe dekretet e tij me Izraelin".
22О Дане сказал: Дан молодой лев, который выбегает из Васана.
22Përsa i përket Danit, ai tha: "Dani është një luan i vogël, që hidhet nga Bashani".
23О Неффалиме сказал: Неффалим насыщен благоволением и исполнен благословения Господа; море и юг во владении его .
23Përsa i përket Neftalit, ai tha: "O Neftali, i ngopur me favore dhe i mbushur me bekime të Zotit, pushto perëndimin dhe jugun".
24Об Асире сказал: благословен между сынами Асир, он будет любим братьями своими, и окунет в елей ногу свою;
24Përsa i përket Asherit, ai tha: "Më i bekuari nga tërë bijtë qoftë Asheri! Le të jetë i preferuari i vëllezërve të tij dhe të zhysë këmbën e tij në vaj.
25железо и медь – запоры твои; как дни твои, будет умножаться богатство твое.
25Sandalet e tij të jenë prej hekuri dhe prej bronzi, dhe forca jote të vazhdojë sa janë ditët e tua.
26Нет подобного Богу Израилеву, Который по небесам принесся на помощь тебе и во славеСвоей на облаках;
26Askush nuk është barabar me Perëndinë e Jeshurunit, që shkon me kalë nëpër qiejtë në ndihmën tënde dhe shkon mbi retë me madhështinë e tij.
27прибежище твое Бог древний, и ты под мышцами вечными; Он прогонитврагов от лица твоего и скажет: истребляй!
27Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm. Ai do ta dëbojë armikun para teje dhe do të thotë: "Shkatërroje!".
28Израиль живет безопасно, один; око Иакова видит пред собою землю обильную хлебом и вином, и небеса его каплют росу.
28Atëherë Izraeli do ta ndiejë veten të sigurtë, në një vend gruri dhe mushti; dhe qielli i tij di të japë vesë.
29Блажен ты, Израиль! кто подобен тебе, народ, хранимый Господом, Который есть щит,охраняющий тебя, и меч славы твоей? Враги твои раболепствуют тебе, и ты попираешь выи их.
29Ti je i lumtur, o Izrarel! Kush është barabar me ty, o popull i shpëtuar nga Zoti? Ai është mburoja që të ndihmon dhe shpata e lavdisë sate. Armiqtë e tu do të të nënshtrohen dhe ti do të shkelësh vendet e tyre të larta".