1И было ко мне слово Господне:
1Fjala e Zotit m'u drejtua duke thënë:
2сын человеческий! изреки пророчество на пророковИзраилевых пророчествующих, и скажи пророкам от собственного сердца: слушайте слово Господне!
2"Bir njeriu, profetizo kundër profetëve të Izraelit që profetizojnë dhe u thuaj atyre që profetizojnë sipas zemrës së tyre: Dëgjoni fjalën e Zotit.
3Так говорит Господь Бог: горе безумным пророкам, которые водятся своим духом и ничего не видели!
3Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë profetët e pamend që ndjekin frymën e tyre duke mos parë asgjë.
4Пророки твои, Израиль, как лисицы в развалинах.
4O Izrael, profetët e tu kanë qenë si dhelpra në shkretëtirë.
5В проломы вы не входите и не ограждаете стеною дома Израилева,чтобы твердо стоять в сражении в день Господа.
5Ju nuk jeni ngjitur mbi të çara dhe as nuk keni ndërtuar ndonjë mur rreth shtëpisë së Izraelit për të rezistuar në betejën në ditën e Zotit.
6Они видят пустое и предвещают ложь, говоря: „Господь сказал"; а Господь не посылал их; и обнадеживают, что слово сбудется.
6Kanë pasur vegime të rreme dhe shortari të gënjeshtërta dhe thonë: "Zoti ka thënë", ndërsa Zoti nuk i ka dërguar. Megjithatë ata shpresojnë që fjala e tyre të plotësohet.
7Не пустое ли видение видели вы? и не лживое ли предвещание изрекаете, говоря: „Господь сказал", а Я не говорил?
7A nuk keni pasur vallë vegime të rreme dhe a nuk keni shqiptuar shortari të gënjeshtra? Ju thoni: "Zoti ka thënë", kurse unë nuk kam folur".
8Посему так говорит Господь Бог: так как вы говорите пустое и видите в видениях ложь, за то вот Я - на вас, говорит Господь Бог.
8Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Me qenë se keni thënë gënjeshtra dhe keni pasur vegime të gënjeshtërta, ja ku jam kundër jush", thotë Zoti, Zoti.
9И будет рука Моя против этих пророков, видящих пустое и предвещающих ложь; в совете народа Моего они не будут, и в список дома Израилева не впишутся, и в землю Израилеву не войдут; и узнаете, что Я Господь Бог.
9"Dora ime do të jetë kundër profetëve që kanë vegime të rreme dhe shqiptojnë shortari të gënjeshtra. Ata nuk do të marrin pjesë në këshillën e popullit tim, nuk do të jenë të shkruar në rregjistrin e shtëpisë së Izraelit dhe nuk do të hyjnë në vendin e Izraelit; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, Zoti.
10За то, что они вводят народ Мой в заблуждение, говоря: „мир", тогда как нет мира; и когда он строит стену, они обмазывают ее грязью,
10Sepse, po, sepse kanë bërë popullin tim të devijojë, duke i thënë: 'Paqe', kur nuk ka paqe, dhe kur një njeri ndërton një mur, ata e suvatojnë me një llaç që nuk mban,
11скажи обмазывающим стену грязью, что она упадет. Пойдет проливной дождь, и вы, каменные градины, падете, и бурный ветер разорвет ее.
11u thuaj atyre që e suvatojnë me llaç që nuk mban, se ai ka për të rënë. Do të vijë një shi i rrëmbyer dhe ju, o gurë breshëri, do të rrëzoheni; do të shpërthejë një erë e stuhishme,
12И вот, падет стена; тогда не скажут ли вам: „где та обмазка, которою вы обмазывали?"
12dhe ja, kur do të rrëzohet muri, nuk do t'ju thuhet vallë: "Ku është llaçi me të cilin e keni suvatuar?"".
13Посему так говорит Господь Бог: Я пущу бурный ветер во гневе Моем, и пойдет проливной дождь в ярости Моей, и камни града в негодовании Моем, для истребления.
13Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Në tërbimin tim do të bëj që të shpërthejë një erë e stuhishme, në zemërimin tim do të bëj që të bjerë një shi i rrëmbyer dhe në tërbimin tim disa gurë breshri për një shfarosje të plotë.
14И разрушу стену, которую вы обмазывали грязью, и повергну ее наземлю, и откроется основание ее, и падет, и вы вместе с нею погибнете;и узнаете, что Я Господь.
14Kështu do të shemb murin që keni suvatuar me llaç që nuk mban, do të hedh për tokë dhe themelet e tij do të zbulohen; ai do të rrëzohet dhe ju do të shkatërroheni bashkë me të; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.
15И истощу ярость Мою на стене и на обмазывающих ее грязью, и скажу вам: нет стены, и нет обмазывавших ее,
15Kështu do të shfryj tërbimin tim mbi murin dhe mbi ata që kanë suvatuar me llaç që nuk mban; dhe do t'ju them: "Muri nuk është më dhe as ata që e suvatonin,
16пророков Израилевых, которые пророчествовали Иерусалиму и возвещали ему видения мира, тогда как нет мира, говорит Господь Бог.
16domethënë, profetët e Izraelit që profetizonin mbi Jeruzalemin dhe kishin për të vegime paqeje, ndërsa nuk kishte paqe", thotë Zoti, Zoti.
17Ты же, сын человеческий, обрати лице твое к дщерям народа твоего, пророчествующим от собственного своего сердца, и изреки на них пророчество,
17"Por tani ti, bir njeriu, kthe fytyrën nga vajzat e popullit tënd që profetizojnë sipas zemrës së tyre dhe profetizo kundër tyre,
18и скажи: так говорит Господь Бог: горе сшивающимчародейные мешочки под мышки и делающим покрывала для головы всякого роста, чтобы уловлять души! Неужели, уловляя души народа Моего, вы спасете ваши души?
18dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë gratë që qepin rripa në të gjitha kyçet e dorës dhe bëjnë vela për kokat e çdo lartësie për të gjuajtur shpirtërat. A besoni ju të gjuani shpirtërat e popullit tim dhe të shpëtoni jetën tuaj?
19И бесславите Меня пред народом Моим за горсти ячменя и за куски хлеба, умерщвляя души, которые не должны умереть, и оставляя жизнь душам, которые не должны жить, обманывая народ, который слушает ложь.
19Ju më përdhosni në mes të popullit tim për disa grushte elbi dhe për disa copa buke, duke bërë të vdesin shpirtëra që nuk duhet të vdisnin dhe duke bërë të jetojnë shpirtëra që nuk duhet të jetonin, duke e gënjyer popullin tim që u vë veshin gënjeshtrave".
20Посему так говорит Господь Бог: вот, Я – на ваши чародейные мешочки,которыми вы там уловляете души, чтобы они прилетали, и вырву их из-под мышц ваших, и пущу на свободу души, которые вы уловляете, чтобы прилетали к вам.
20Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë jam kundër rripave tuaja me të cilat ju gjuani shpirtërat sikur të ishin zogj; do t'i shkëpus nga krahët tuaja dhe do t'i çliroj shpirtërat, ato shpirtëra që ju i gjuani si zogj.
21И раздеру покрывала ваши, и избавлю народ Мой от рук ваших, и не будут уже в вашихруках добычею, и узнаете, что Я Господь.
21Gjithashtu do të heq velat tuaja dhe do të çliroj popullin tim nga duart tuaja, dhe ai nuk do të jetë më një pre në duart tuaja; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.
22За то, что вы ложью опечаливаете сердце праведника, которое Я не хотел опечаливать, и поддерживаете руки беззаконника, чтобы он не обратился отпорочного пути своего и не сохранил жизни своей, –
22Në fakt e keni brengosur zemrën e të drejtit me gënjeshtra, kur unë nuk e brengosja, dhe keni fortësuar duart e të pabesit, që të mos shmanget nga rruga e tij e keqe për të mbetur në jetë.
23за это уже не будете иметь пустых видений и впредь не будете предугадывать; и Я избавлю народ Мой от рук ваших, и узнаете, что Я Господь.
23Prandaj nuk do të keni më vegime të rreme dhe nuk do të praktikoni më shortarinë, dhe unë do ta çliroj popullin tim nga duart tuaja; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti".