Russian 1876

Shqip

Jeremiah

48

1О Моаве так говорит Господь Саваоф, Бог Израилев: горе Нево! он опустошен; Кариафаим посрамлен и взят; Мизгав посрамлен и сокрушен.
1Kundër Moabit. Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Mjerë Nebi, sepse u shkatërrua; Kiriathaimi është mbuluar nga turpi, është pushtuar; kështjella është mbuluar nga turpi dhe është e tronditur.
2Нет более славы Моава; в Есевоне замышляют против него зло: „пойдем, истребим его из числа народов". И ты, Мадмена, погибнешь; меч следует за тобою.
2Lavdia e Moabit nuk është më; në Heshbon kurdisin të keqen kundër tij, duke thënë: "Ejani dhe ta shkatërrojmë, në mënyrë që të mos jetë më një komb". Edhe ti, o Madmen, do të shkatërrohesh, shpata do të të ndjekë.
3Слышен вопль от Оронаима, опустошение и разрушение великое.
3Një zë që kërkon ndihmë do të dalë nga Horonaimi: shkatërrim dhe rrënim i thellë!
4Сокрушен Моав; вопль подняли дети его.
4Maobi është copëtuar, të vegjlit e tij bëjnë që të dëgjohet zëri i tyre.
5На восхождении в Лухит плач за плачем поднимается; и на спуске с Оронаима неприятель слышит вопль о разорении.
5Mbi të përpjetën e Luhithit po ngjiten duke qarë në hidhërim, ndërsa në tatëpjetën e Horonaimit dëgjohet zëri plot ankth i disfatës.
6Бегите, спасайте жизнь свою, и будьте подобны обнаженному дереву в пустыне.
6Ikni, shpëtoni jetën tuaj dhe bëhuni si një marinë në shkretëtirë!
7Так как ты надеялся на дела твои и на сокровища твои, то и ты будешь взят, и Хамос пойдет в плен вместе со своими священниками и своими князьями.
7Duke qënë se ke pasë besim në veprat e tua dhe në thesaret e tua, edhe ti do të kapesh; dhe Kemoshi do të shkojë në robëri bashkë me priftërinjtë dhe princat e tij.
8И придет опустошитель на всякий город, и город не уцелеет; и погибнет долина, и опустеет равнина, как сказал Господь.
8Shkatërruesi do të vijë kundër të gjitha qyteteve, dhe asnjë qytet nuk do të shpëtojë; lugina do të zhduket dhe fusha do të shkatërrohet, ashtu si ka thënë Zoti.
9Дайте крылья Моаву, чтобы он мог улететь; города его будут пустынею, потому что некому будет жить в них.
9I jepni krahë Moabit, që të mund të fluturojë tutje; qytetet e tij do të bëhen të shkreta dhe askush nuk do të banojë në to.
10Проклят, кто дело Господне делает небрежно, и проклят, кто удерживает меч Его от крови!
10I mallkuar qoftë ai që kryen veprën e Zotit shkel e shko, i mallkuar qoftë ai që e pengon shpatën e tij të derdhë gjak!
11Моав от юности своей был в покое, сидел на дрожжах своих и не был переливаем из сосуда с сосуд, и вплен не ходил; от того оставался в нем вкус его, и запах его не изменялся.
11Moabi ka qënë i qetë qysh në moshë të re, duke pushuar mbi llumin e tij, dhe nuk ka kaluar nga një enë në enën tjetër dhe as që ka shkuar në robëri; prandaj i ka mbetur shija e tij dhe parfumi i tij nuk ka pësuar ndryshime.
12Посему вот, приходят дни, говорит Господь, когда Я пришлю к немупереливателей, которые перельют его и опорожнят сосуды его, и разобьюткувшины его.
12Prandaj ja, do vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat do t'i dërgoj disa njerëz që do t'i toçitin enët; do t'i zbrazin enët e tij dhe do t'i thyejnë anforat e tij.
13И постыжен будет Моав ради Хамоса, как дом Израилев постыжен был ради Вефиля, надежды своей.
13Atëherë Moabit do t'i vijë turp nga Kemoshi, ashtu si shtëpia e Izraelit u turpërua nga Betheli, tek i cili kishte pasur besim.
14Как вы говорите: „мы люди храбрые и крепкие для войны"?
14Si mund të thoni: "Ne jemi burra të fortë dhe trima për betejën"?
15Опустошен Моав, и города его горят, и отборные юноши его пошли на заклание, говорит Царь, – Господь Саваоф имя Его.
15Moabi është shkatërruar; qytetet e tij po nxjerrin tym dhe të rinjtë e tyre më të mirë zbresin në kasaphanë", thotë Mbreti emri i të cilit është Zoti i ushtrive.
16Близка погибель Моава, и сильно спешит бедствие его.
16Gjëma e Moabit është tashmë e afërt dhe kobi po i vjen me hapa të shpejtë.
17Пожалейте о нем все соседи его и все, знающие имя его, скажите: „каксокрушен жезл силы, посох славы!"
17Mbani zi për të, të gjithë ju që e rrethoni dhe të gjithë ju, që njihni emrin e tij, thoni: "Si u thye ai skeptër i fortë, ai bastun i mrekullushëm?".
18Сойди с высоты величия и сиди в жажде, дочь – обитательница Дивона, ибо опустошитель Моава придет к тебе и разорит укрепления твои.
18O bijë që banon në Dibon, zbrit nga lavdia jote dhe ulu në tokën e zhuritur, sepse shkatërruesi i Moabit ka dalë kundër teje, ka shkatërruar kështjellat e tua.
19Стань у дороги и смотри, обитательница Ароера, спрашивай бегущего и спасающегося: „что сделалось?"
19O ti që banon në Aroer, ndalu gjatë rrugës dhe shiko; merr në pyetje ikanakun dhe atë që po ikën dhe pyet: "Çfarë ka ndodhur?".
20Посрамлен Моав, ибо сокрушен; рыдайте и вопите, объявите в Арноне, что опустошен Моав.
20Moabi është mbuluar me turp, sepse është i thyer; rënkoni dhe bërtisni, njoftoni mbi Arnonin që Moabi është shkatërruar!
21И суд пришел на равнины, на Халон и на Иаацу, и на Мофаф,
21Një ndëshkim erdhi mbi krahinën e fushës, mbi Holon, mbi Jahatsin dhe mbi Mefaathin,
22и на Дивон и на Нево, и на Бет-Дивлафаим,
22mbi Dibonin, Nebon dhe mbi Beth-Diblathaimin,
23и на Кариафаим и на Бет-Гамул, и на Бет-Маон,
23mbi Kiriathaimin, Beth-Gamulin dhe Beth-Meon,
24и на Кериоф, и на Восор, и на все города земли Моавитской, дальние и ближние.
24mbi Keriothin, Botsrahun dhe mbi tërë qytetet e vendit të Moabit, të largëta dhe të afërta.
25Отсечен рог Моава, и мышца его сокрушена, говорит Господь.
25Briri i Moabit është prerë dhe krahu i tij është copëtuar", thotë Zoti.
26Напойте его пьяным, ибо он вознесся против Господа;и пусть Моав валяется в блевотине своей, и сам будет посмеянием.
26"Deheni, sepse është ngritur kundër Zotit. Moabi do të vërtitet në të vjellat e tij dhe do të bëhet edhe ai objekt talljeje.
27Не был ли в посмеянии у тебя Израиль? разве он между ворами был пойман, что ты, бывало, лишь только заговоришь о нем, качаешь головою?
27Izraeli vallë nuk ka qënë për ty një objekt talljeje? Mos u gjet vallë midis hajdutëve, sepse sa herë që ti flet për të ti po tund kokën?
28Оставьте города и живите на скалах, жители Моава, и будьте как голуби, которые делают гнезда во входе в пещеру.
28Braktisni qytetet dhe shkoni të banoni në shkëmb, o banorë të Moabit, dhe bëhuni si pëllumbesha që bën folenë e saj në faqet e një gremine.
29Слыхали мы о гордости Моава, гордости чрезмерной, о его высокомерии и его надменности, и кичливости его и превозношении сердца его.
29Kemi dëgjuar krenarinë e Moabit, jashtëzakonisht krenar, fodullëkun e tij, kryeneçësinë e tij, arrogancën e tij dhe mendjemadhësinë e zemrës së tij.
30Знаю Я дерзость его, говорит Господь, но это ненадежно; пустые слова его: не так сделают.
30Unë e njoh tërbimin e tij", thotë Zoti, "që nuk ka përmbajtje, të mburrurit e tij që nuk ka përfunduar në asgjë.
31Поэтому буду рыдать о Моаве и вопить о всем Моаве; будут воздыхать о мужах Кирхареса.
31Prandaj unë po ngre një vajtim mbi Moabin dhe do të lëshoj britma nëpër të gjithë Moabin; do të vajtohet për burrat e Kir-Heresit.
32Буду плакать о тебе, виноградник Севамский, плачемИазера; отрасли твои простирались за море, достигали до озера Иазера; опустошитель напал на летние плоды твои и на зрелыйвиноград.
32O vreshtë e Sibmahut, unë qaj për ty ashtu si qahet për Jazerin; shermendet e tua kanë arritur matanë detit, arrinin deri në detin e Jazerit. Shkatërruesi i tij është sulur mbi frytet e tua verore dhe mbi rrushin që do vilej.
33Радость и веселье отнято от Кармила и от земли Моава. Я положу конец вину в точилах; не будут более топтать в них с песнями; крик брани будет, а не крик радости.
33Gëzimi dhe hareja janë zhdukur nga fusha pjellore dhe nga vendi i Moabit; bëra që të zhduket vera nga butet, askush nuk e shtrydh më rrushin me britma gëzimi, britmat e tyre nuk janë më britma gëzimi.
34От вопля Есевона до Елеалы и до Иаацы они поднимут голос свой от Сигора до Оронаима, до третьей Эглы, ибо и воды Нимрима иссякнут.
34Për shkak të britmës së Heshbonit zëri i tyre u dëgjua deri në Elealeh dhe në Jehats, nga Tsoari deri në Horonaim, ashtu si një lopë trevjeçare; ujrat e Nimrimit madje janë bërë një shkreti.
35Истреблю у Моава, говорит Господь, приносящихжертвы на высотах и кадящих богам его.
35Unë do të fik në Moab", thotë Zoti, "atë që ofron flijime mbi vendet e larta dhe atë që u djeg temjan perëndive të tij.
36От того сердце мое стонет о Моаве, как свирель; о жителях Кирхареса стонет сердце мое, как свирель, ибо богатства, ими приобретенные, погибли:
36Prandaj zemra ime për Moabin do të qajë si fyejt, zemra ime do të qajë si fyejt për burrat e Kir-Heresit, sepse pasuria që kanë fituar ka humbur.
37у каждого голова гола и у каждого борода умалена; у всех на руках царапины и начреслах вретище.
37Sepse çdo kokë do të rruhet, çdo mjekër do të pritet, mbi të gjitha duart do të ketë të prera dhe mbi ijët do të jetë thesi.
38На всех кровлях Моава и на улицах его общий плач, ибо Я сокрушил Моава, как непотребный сосуд, говорит Господь.
38Mbi të gjitha çatitë e Moabit dhe në sheshet e tij s'ka veçse vajtim, sepse unë e kam bërë copë-copë Moabin, si një enë që nuk ka më vlerë", thotë Zoti.
39„Как сокрушен он!" будут говорить рыдая; „как Моав покрылся стыдом, обратив тыл!". И будет Моав посмеянием и ужасом для всех окружающих его,
39"Do të vajtojnë duke thënë: "Si u thye! Si ka kthyer Moabi paturpësisht kurrizin! Si është bërë Moabi tallja dhe frika e atyre që i rinë rrotull"".
40ибо так говорит Господь: вот, как орел, налетит он и распростреткрылья свои над Моавом.
40Sepse kështu thotë Zoti: "Ja, ai do të nisë fluturimin si një shqiponjë dhe do t'i hapë krahët e tij në drejtim të Moabit.
41Города будут взяты, и крепости завоеваны, и сердце храбрых Моавитян будет в тот день, как сердце женщины, мучимой родами.
41Keriothi u pushtua, fortesat janë zënë dhe zemra e trimave të Moabit në atë ditë do të jetë si zemra e një gruaje në dhembjet e lindjes.
42И истреблен будет Моав из числа народов, потому что он восстал против Господа.
42Moabi do të shkatërrohet, nuk do të jetë më popull, sepse është ngritur kundër Zotit.
43Ужас и яма и петля – для тебя, житель Моава, сказал Господь.
43Frika, gropa, laku të kërcënojnë, o banor i Moabit" thotë Zoti.
44Кто убежит от ужаса, упадет в яму; а кто выйдет из ямы, попадет в петлю, ибо Я наведу на него, на Моава, годину посещения их, говорит Господь.
44"Kush ikën përpara frikës do të bjerë në gropë dhe kush del nga gropa do të kapet në lak, sepse unë do të sjell mbi të, mbi Moabin vitin e ndëshkimit të tij" thotë Zoti.
45Под тенью Есевона остановились бегущие, обессилев; но огонь вышел из Есевона и пламя из среды Сигона, и пожрет бок Моава и темя сыновей мятежных.
45"Në hijen e Heshbonit ndalen, të kapitur, ikanakët, por një zjarr del nga Heshboni dhe një flakë nga mesi i Sihonit, që përpin anët e Moabit dhe pjesën e sipërme të kokës së njerëzve kryengritës.
46Горе тебе, Моав! погиб народ Хамоса, ибо сыновья твои взяты в плен, и дочери твои – в пленение.
46Mjerë ti, O Moab! Populli i Kemoshit është i humbur sepse bijtë e tu janë çuar në robëri dhe bijat e tua në mërgim.
47Но в последние дни возвращу плен Моава, говорит Господь. Доселе суд на Моава.
47Por unë do të kthej Moabin nga robëria gjatë ditëve të fundit, thotë Zoti". Deri këtu gjykim mbi Moabin.