1Господь сказал Иисусу: не бойся и не ужасайся; возьми с собою весь народ, способный к войне, и встав пойди к Гаю; вот, Я предаю в руки твои царя Гайского и народ его, город его и землю его;
1Pastaj Zoti i tha Jozueut: "Mos ki frikë dhe mos u tmerro. Merr të gjithë luftëtarët e tu dhe nisu dhe sulmo Ain. Shiko, unë po të jap në dorë mbretin e Ait, popullin e tij, qytetin e tij dhe vendin e tij.
2сделай с Гаем и царем его то же, что сделал ты с Иерихоном и царем его, только добычу его и скот его разделите себе; сделай засаду позадигорода.
2Dhe do t'u bësh Ait dhe mbretit të tij ato që u ke bërë Jerikos dhe mbretit të tij; do të merrni për vete vetëm plaçkën dhe bagëtinë e tij. Zëri një pritë qytetit në pjesën e prapme të tij.
3Иисус и весь народ, способный к войне, встал, чтобы идти к Гаю,и выбрал Иисус тридцать тысяч человек храбрых и послал их ночью,
3Kështu Jozueu dhe të gjithë luftëtarët e tij u ngritën më këmbë për të sulmuar Ain. Ai zgjodhi tridhjetë mijë njerëz, luftëtarë trima, dhe i nisi natën,
4и дал им приказание и сказал: смотрите, вы будете составлять засаду у города позади города; не отходите далеко от города и будьте все готовы;
4duke u dhënë këtë urdhër: "Ja, ju do të rrini në pritë kundër qytetit, duke qëndruar prapa tij; mos u largoni shumë nga qyteti, por rrini gjithnjë në gatishmëri.
5а я и весь народ, который со мною, подойдем к городу; и когда жители Гая выступят против нас, как и прежде, то мы побежим от них;
5Pastaj unë dhe tërë njerëzit që janë me mua do t'i afrohemi qytetit; dhe kur ata do të dalin kundër nesh si herën e parë, ne do të ikim para tyre.
6они пойдут за нами, так что мы отвлечем их от города; ибо они скажут: „бегут от нас, как и прежде"; когда мы побежим от них,
6Ata do të dalin për të na ndjekur deri sa t'i kemi tërhequr larg qytetit, sepse do të thonë: "Ikin me vrap para nesh si herën e parë". Dhe, ndërsa ne do të ikim me vrap para tyre,
7тогда вы встаньте из засады и завладейте городом, и Господь Бог ваш предаст его в руки ваши;
7ju do të dilni nga prita dhe do të pushtoni qytetin, sepse Zoti, Perëndia juaj, do ta japë në duart tuaja.
8когда возьмете город, зажгите город огнем, по слову Господню сделайте; смотрите, я повелеваю вам.
8Me ta pushtuar qytetin, do t'i vini flakën; do të bëni atë që ka urdhëruar Zoti. Kini mendjen, ky është urdhri që ju jap".
9Таким образом послал их Иисус, и они пошли в засаду и засели междуВефилем и между Гаем, с западной стороны Гая; а Иисус в ту ночь ночевал среди народа.
9Kështu Jozueu i nisi; ata shkuan në vendin e pritës dhe u ndalën midis Bethelit dhe Ait, në krahun perëndimor të Ait; por Jozueu mbeti atë natë në mes të popullit.
10Встав рано поутру, Иисус осмотрел народ, и пошел он и старейшины Израилевы впереди народа к Гаю;
10Jozueu u ngrit herët në mëngjes, kaloi në paradë popullin dhe u ngjit bashkë me pleqtë e Izraelit në krye të popullit kundër Ait.
11и весь народ, способный к войне, который был с ним, пошел, приблизился и подошел к городу,
11Tërë luftëtarët që ishin me të u ngjitën dhe u afruan; kështu arritën përballë qytetit dhe fushuan në veri të Ait. Midis tyre dhe Ait kishte një luginë.
12и поставил стан с северной стороныГая, а между ним и Гаем была долина. Потом взял он около пяти тысяч человек и посадил их в засаде между Вефилем и Гаем, с западной стороны города.
12Atëherë ai mori rreth pesëmijë njerëz dhe i vuri në pritë midis Bethelit dhe Ait, në perëndim të qytetit.
13И народ расположил весь стан, который был с северной стороны города, так, что задняя часть была с западной стороны города. Ипришел Иисус в ту ночь на средину долины.
13Pasi populli zuri pozicion, kampi qendror ishte në pritë në perëndim të qytetit, Jozueu atë natë përparoi në mes të luginës.
14Когда увидел это царь Гайский, тотчас с жителями города, встав рано, выступил против Израиля насражение, он и весь народ его, на назначенное место пред равниною; а он не знал, что для него есть засада позади города.
14Kur mbreti i Ait pa këtë gjë, njerëzit e qytetit u ngritën herët me ngut në mëngjes dhe dolën për të luftuar kundër Izraelit: mbreti dhe tërë populli i tij, në pozicionin e caktuar përballë Arabahut; por mbreti nuk e dinte që i kishin zënë pritë në pjesën prapa qytetit.
15Иисус и весь Израиль, будто пораженные ими, побежали к пустыне;
15Atëherë Jozueu dhe i tërë Izraeli, duke u shtirur sikur ishin mundur para tyre, ua mbathën këmbëve në drejtim të shkretëtirës.
16а они кликнули весь народ, который был в городе, чтобы преследовать их, и, преследуя Иисуса, отдалились от города;
16I tërë populli që ndodhej në qytet u thirr të mblidhej për t'i ndjekur; kështu e ndoqën Jozueun dhe shkuan larg qytetit.
17в Гае и Вефиле не осталось ни одного человека, который не погнался бы за Израилем; и город свой они оставили отворенным, преследуя Израиля.
17S'mbeti burrë në Ai dhe në Bethel pa dalë pas Izraelit. E lanë kështu qytetin të hapur dhe iu vunë pas Izraelit.
18Тогда Господь сказал Иисусу: простри копье, которое в руке твоей,к Гаю, ибо Я предам его в руки твои. Иисус простер копье, которое было в его руке, к городу.
18Atëherë Zoti i tha Jozueut: "Shtrije shtizën që ke në dorë në drejtim të Ait, sepse unë do të ta dorëzoj në dorë". Dhe Jozueu e shtriu shtizën që kishte në dorë në drejtim të qytetit.
19Сидевшие в засаде тотчас встали с места своего и побежали, как скоро он простер руку свою, вошли в город и взяли его и тотчас зажгли город огнем.
19Me të shtrirë dorën, burrat që ishin në pritë u ngritën me të shpejtë nga vendi i tyre, hynë në qytet, e zunë dhe nxituan t'i vënë flakën.
20Жители Гая, оглянувшись назад, увидели, что дым от города восходил к небу. И не было для них места, куда бы бежать – ни туда, ни сюда; ибо народ, бежавший к пустыне, обратился на преследователей.
20Kur njerëzit e Ait shikuan prapa, ja, ata panë tymin e qytetit që ngjitej në qiell; dhe nuk patën asnjë mundësi të iknin as nga një anë, as nga ana tjetër, sepse populli që ikte me vrap në drejtim të shkretëtirës u kthye kundër atyre që e ndiqnin.
21Иисус и весь Израиль, увидев, что сидевшие в засаде взяли город, и дым от города восходил к небу , возвратились и стали поражать жителей Гая;
21Kështu, kur Jozueu dhe i tërë Izraeli panë që njerëzit e pritës e kishin pushtuar qytetin dhe që tymi i tij ngrihej lart, u kthyen prapa dhe mundën njerëzit e Ait.
22а те из города вышли навстречу им, так что они находились в средине между Израильтянами, из которых одни были с той стороны, а другие с другой; так поражали их, что не оставили ни одного из них, уцелевшего или убежавшего;
22Edhe të tjerët dolën nga qyteti kundër tyre; kështu ata të Ait u gjendën të zënë në kurth në mes të forcave të Izraelit, duke pasur nga një anë njërën palë, nga ana tjetër palën tjetër; dhe i mundën deri sa nuk mbeti asnjë i gjallë apo ikanak.
23а царя Гайского взяли живого и привели его к Иисусу.
23Por mbretin e Ait e zunë të gjallë dhe e çuan tek Jozueu.
24Когда Израильтяне перебили всех жителей Гая на поле, в пустыне, куда они преследовали их, и когда все они до последнего пали от острия меча, тогда все Израильтяне обратились к Гаю и поразили его острием меча.
24Kur Izraeli mbaroi së vrari tërë banorët e Ait në fushë dhe në shkretëtirë ku ata e kishin ndjekur, dhe u therën të gjithë deri sa u shfarosën të tërë, gjithë Izraeli u kthye në drejtim të Ait dhe i ra me shpatë.
25Падших в тот день мужей и жен, всех жителей Гая, было двенадцать тысяч.
25Tërë ata që u vranë atë ditë, burra dhe gra, ishin dymbëdhjetë mijë veta, të gjithë banorë të Ait.
26Иисус не опускал руки своей, которую простер с копьем, доколе не предал заклятию всех жителей Гая;
26Jozueu nuk e uli dorën që mbante shtizën, deri sa i shfarosi të gjithë banorët e Ait.
27только скот и добычу города сего сыны Израиля разделили между собою, по словуГоспода, которое Господь сказал Иисусу.
27Izraeli mori për vete vetëm bagëtinë dhe plaçkën e atij qyteti, simbas urdhrit që Zoti i kishte dhënë Jozueut.
28И сожег Иисус Гай и обратил его в вечные развалины, в пустыню, до сего дня;
28Kështu Jozueu i vuri flakën Ait dhe e katandisi në një grumbull gërmadhash për gjithnjë, një vend të shkretuar deri ditën e sotme.
29а царя Гайского повесил на дереве, до вечера; по захождении же солнца приказал Иисус, и сняли труп его с дерева, и бросили его у ворот городских, и набросали над ним большую груду камней, которая уцелела даже до сего дня.
29Pastaj e vari mbretin e Ait në një dru dhe e la atje deri në mbrëmje; në perëndim të diellit, Jozueu urdhëroi që kufoma e tij të ulej nga druri, të hidhej në hyrje të portës së qytetit dhe mblodhën mbi të një numër të madh gurësh, që shihen edhe sot.
30Тогда Иисус устроил жертвенник Господу Богу Израилеву на гореГевал,
30Atëherë Jozueu ndërtoi një altar për Zotin, Perëndinë e Izraelit, në malin Ebal,
31как заповедал Моисей, раб Господень, сынам Израилевым, о чем написано в книге закона Моисеева, – жертвенник из камней цельных, на которые не поднимали железа; и принесли на нем всесожжение Господу и совершили жертвы мирные.
31ashtu si Moisiu, shërbëtor i Zotit, u kishte urdhëruar bijve të Izraelit, siç shkruhet në librin e ligjit të Moisiut, u ngrit një altar gurësh të palatuar mbi të cilët askush nuk kish kaluar, ndonjë vegël të hekurt; pastaj mbi të bënë olokauste për Zotin dhe flijime falënderimi.
32И написал Иисус там на камнях список с закона Моисеева, который он написал пред сынами Израилевыми.
32Aty Jozueu shkroi mbi gurë një kopje të ligjit, që Moisiu pati shkruar në prani të bijve të Izraelit.
33Весь Израиль, старейшины его и надзиратели его и судьи его, стали с той и другой стороны ковчега против священников и левитов, носящих ковчег завета Господня, как пришельцы, так и природные жители, одна половина их у горы Гаризим, а другая половина у горы Гевал, как прежде повелел Моисей, раб Господень, благословлять народ Израилев.
33I tërë Izraeli, si të huajt ashtu edhe ata që kishin lindur izraelitë, pleqtë, oficerët dhe gjykatësit e tij, rrinin më këmbë në të dyja anët e arkës, përballë priftërinjve levitë që mbartnin arkën e besëlidhjes së Zotit, gjysma përballë malit Gerizim dhe gjysma tjetër përballë malit Ebal, ashtu si Moisiu, shërbëtor i Zotit, kishte urdhëruar më parë, për të bekuar popullin e Izraelit.
34И потом прочитал Иисус все слова закона, благословение и проклятие, как написано в книге закона;
34Pas kësaj, Jozueu lexoi tërë fjalët e ligjit, bekimet dhe mallkimet, ashtu si shkruhet në librin e ligjit.
35из всего, что Моисей заповедал Иисусу , не было ни одного слова, которого Иисус не прочитал бы пред всем собранием Израиля, и женами, и детьми, и пришельцами, находившимися среди них.
35Nga të gjitha ato që kishte urdhëruar Moisiu, Jozueu nuk la pa lexuar asnjë fjalë përpara gjithë asamblesë së Izraelit, duke përfshirë gratë, fëmijët dhe të huajt që banonin në mes tyre.