1Чрез несколько дней, во время жатвы пшеницы, пришел Самсон повидаться с женою своею, принеся с собою козленка; и когда сказал: „войду к жене моей в спальню", отец ее не дал ему войти.
1Mbas një farë kohe, kur korret gruri, Sansoni shkoi të vizitojë të shoqen, duke pasur me vete një kec, dhe tha: "Dua të hyj në dhomë te gruaja ime". Por i ati i saj nuk e lejoi të hyjë,
2И сказал отец ее: я подумал, что ты возненавидел ее, и я отдал ее другу твоему; вот, меньшая сестра красивее ее; пусть она будет тебе вместо ее.
2dhe i tha: "Mendoja pikërisht që ti e urren, prandaj ia dhashë shokut tënd; a nuk është më e bukur motra e saj më e vogël? Merre, pra, në vend të saj".
3Но Самсон сказал им: теперь я буду прав пред Филистимлянами, если сделаю им зло.
3Sansoni iu përgjegj atyre: "Këtë herë nuk do të kem asnjë faj ndaj Filistejve në rast se do t'u bëj ndonjë të keqe".
4И пошел Самсон, и поймал триста лисиц, и взял факелы, и связал хвост с хвостом, и привязал по факелу между двумя хвостами;
4Kështu Sansoni shkoi dhe kapi treqind dhelpra; pastaj mori pishtarë, i ktheu dhelprat bisht më bisht dhe i vuri nga një pishtar midis dy bishtave.
5и зажег факелы, и пустил их на жатву Филистимскую, и выжег и копны и нежатый хлеб, и виноградные сады и масличные.
5Pastaj ndezi pishtarët dhe i la dhelprat të iknin nëpër fushat e grurit të Filistejve, dhe dogji demetet dhe grurin akoma në këmbë madje edhe vreshtat dhe ullishtat.
6И говорили Филистимляне: кто это сделал? И сказали: Самсон, зять Фимнафянина, ибо этот взял жену его и отдал другу его. И пошли Филистимляне и сожгли огнем ее и отца ее.
6Atëherë Filistejtë pyetën: "Kush e bëri këtë?". Muarrën këtë përgjigje: "Sansoni, dhëndri i burrit të Timnahut, sepse ky mori gruan dhe ia dha si bashkëshorte shokut të tij". Kështu Filistejtë u ngritën dhe i vunë flakën asaj dhe atit të saj.
7Самсон сказал им: хотя вы сделали это, но я отмщу вам самим и тогда только успокоюсь.
7Sansoni u tha atyre: "Me qenë se keni bërë këtë gjë, unë do të hakmerrem sigurisht kundër jush dhe pastaj do të rri".
8И перебил он им голени и бедра, и пошел и засел в ущелье скалы Етама.
8Kështu i goditi në mënyrë të pamëshirshme, duke bërë kërdi të madhe. Pastaj zbriti dhe qendroi në shpellën e shkëmbit të Etamit.
9И пошли Филистимляне, и расположились станом в Иудее, и протянулись до Лехи.
9Atëherë Filistejtë dolën, ngritën kampin e tyre në Juda dhe u shtrinë deri në Lehi.
10И сказали жители Иудеи: за что вы вышли против нас? Они сказали: мыпришли связать Самсона, чтобы поступить с ним, как он поступил с нами.
10Njerëzit e Judës u thanë atyre: "Pse dolët kundër nesh?". Ata iu përgjigjën: "Dolëm për të kapur Sansonin dhe për t'i bërë atij atë që ai na ka bërë neve".
11И пошли три тысячи человек из Иудеи к ущелью скалы Етама и сказали Самсону: разве ты не знаешь, что Филистимляне господствуют над нами?что ты это сделал нам? Он сказал им: как они со мною поступили, так и я поступил с ними.
11Atëherë tre mijë burra të Judës zbritën në shpellën e shkëmbit të Etamit dhe i thanë Sansonit: "Nuk e di që Filistejtë na sundojnë? Çfarë na bëre kështu?". Ai u përgjegj kështu: "Atë që më bënë mua, unë ua bëra atyre".
12И сказали ему: мы пришли связать тебя, чтобы отдать тебя в руки Филистимлянам. И сказал им Самсон: поклянитесь мне, что вы не убьете меня.
12Ata i thanë: "Ne kemi zbritur që të të kapim dhe të të dorëzojmë në duart e Filistejve". Sansoni u përgjegj: "Betohuni që ju nuk do të më vrisni".
13И сказали ему: нет, мы только свяжем тебя и отдадим тебя в руки их, а умертвить не умертвим. И связали его двумя новыми веревками и повели его из ущелья.
13Atëherë ata i folën duke thënë: "Jo, vetëm do të të lidhim dhe do të të dorëzojmë në duart e tyre; por me siguri nuk do të të vrasim". Kështu e lidhën me dy litarë të rinj dhe e nxorën nga shpella.
14Когда он подошел к Лехе, Филистимляне с криком встретили его. Исошел на него Дух Господень, и веревки, бывшие на руках его, сделались, как перегоревший лен, и упали узы его с рук его.
14Kur arriti në Lehi, Filistejtë i dolën përpara me klithma gëzimi; por Fryma e Zotit erdhi fuqishëm mbi të dhe litarët që kishte në krahë u bënë si fije liri që digjen; dhe lidhjet i ranë nga duart.
15Нашел он свежую ослиную челюсть и, протянув руку свою, взял ее, и убил ею тысячу человек.
15Gjeti pastaj një nofull gomari akoma të freskët, shtriu dorën dhe e kapi; me të vrau një mijë njerëz.
16И сказал Самсон: челюстью ослиною толпу, две толпы, челюстью ослиною убил я тысячу человек.
16Atëherë Sansoni tha: "Me një nofull gomari, pirgje mbi pirgje! Me një nofull gomari vrava një mijë njerëz".
17Сказав это, бросил челюсть из руки своей и назвал то место: Рамаф-Лехи.
17Kur mbaroi së foluri hodhi nofullën dhe e quajti atë vend Ramath-Lehi.
18И почувствовал сильную жажду и воззвал к Господу и сказал: Тысоделал рукою раба Твоего великое спасение сие; а теперь умру я от жажды, и попаду в руки необрезанных.
18Pastaj pati një etje të madhe dhe kërkoi ndihmën e Zotit, duke thënë: "Ti lejove këtë çlirim të madh me dorën e shërbëtorit tënd, por a duhet të vdes unë tani nga etja dhe të bie në duart e atyre që nuk janë rrethprerë?".
19И разверз Бог ямину в Лехе, и потекла из нее вода. Он напился, и возвратился дух его, и он ожил; от того и наречено имя месту сему: „Источник взывающего", который в Лехе до сего дня.
19Atëherë Perëndia çau shkëmbin e lugët që ndodhet në Lehi dhe doli ujë prej tij. Ai piu ujë, fryma i tij u gjallërua dhe ai mori jetë. Prandaj e quajti këtë burim En-Hakore; ajo ekziston në Lehi edhe sot.
20И был он судьею Израиля во дни Филистимлян двадцать лет.
20Sansoni qe gjyqtar i Izraelit për njëzet vjet në kohën e Filistejve.