1Корей, сын Ицгара, сын Каафов, сын Левиин, и Дафан и Авирон, сыны Елиава, и Авнан, сын Фалефа, сыны Рувимовы,
1Koreu, bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, tok me Dathanin dhe Abiramin, birin e Eliabit, dhe me Onin, birin e Pelethit, bij të Rubenit,
2восстали на Моисея, и с ними из сынов Израилевых двести пятьдесят мужей, начальники общества, призываемые на собрания, люди именитые.
2u ngritën para Moisiut, së bashku me disa bij të tjerë të Izraelit, dyqind e pesëdhjetë prijës të asamblesë, anëtarë të emëruar të këshillit, njerëz që u shkonte fjala.
3И собрались против Моисея и Аарона и сказали им: полно вам; все общество, все святы, и среди их Господь! почему же вы ставите себя выше народа Господня?
3Ata u mblodhën kundër Moisiut dhe Aaronit, dhe u thanë: "Mjaft më me ju, sepse tërë asambleja është e shenjtë, secili nga anëtarët e tij, dhe Zoti është në mes tyre; pse, pra, ngriheni mbi asamblenë e Zotit?".
4Моисей, услышав это, пал на лице свое
4Me të dëgjuar këto fjalë, Moisiu ra përmbys me fytyrën për tokë;
5и сказал Корею и всем сообщникам его, говоря: завтра покажет Господь, кто Его, и кто свят, чтобы приблизить его к Себе; и кого Он изберет, того и приблизит к Себе;
5pastaj i foli Koreut dhe gjithë njerëzve të tij, duke u thënë: "Nesër në mëngjes Zoti do të tregojë kush është i tij dhe kush është i shenjtë, dhe ai do ta afrojë pranë vetes; do të afrojë pranë vetes atë që ai ka zgjedhur.
6вот что сделайте: Корей и все сообщники его возьмите себе кадильницы
6Bëni kështu: merrni temjanica, ti Kore, dhe gjithë njerëzit e tu;
7и завтра положите в них огня и всыпьте в них курения пред Господом; и кого изберет Господь, тот и будет свят. Полно вам, сыны Левиины!
7nesër i mbushni me zjarr dhe u hidhni sipër temjan para Zotit; dhe ai që Zoti do të ketë zgjedhur do të jetë i shenjtë. E kaluat masën, o bij të Levit!".
8И сказал Моисей Корею: послушайте, сыны Левия!
8Pastaj Moisiu i tha Koreut: "Tani dëgjoni, o bij të Levit!
9неужели мало вам того, что Бог Израилев отделил вас от общества Израильского и приблизил вас к Себе, чтобы вы исполняли службы при скинии Господней и стоялипред обществом, служа для них?
9A është gjë e vogël për ju që Perëndia i Izraelit ju ka ndarë nga asambleja e Izraelit dhe ju ka afruar ndaj vetes që të kryeni shërbimin e tabernakullit të Zotit dhe që të rrini përpara asamblesë dhe t'u shërbeni atyre?
10Он приблизил тебя и с тобою всех братьев твоих, сынов Левия, и вы домогаетесь еще исвященства.
10Ai ju ka afruar ndaj vetes ty dhe të gjithë vëllezërit e tu, bij të Levit bashkë me ty. Po tani kërkon të kesh edhe priftërinë?
11Итак ты и все твое общество собрались против Господа. Что Аарон, что вы ропщете на него?
11Për këtë arsye ti edhe tërë njerëzit e tu jeni mbledhur kundër Zotit. Dhe kush është Aaroni që të murmurisni kundër tij?".
12И послал Моисей позвать Дафана и Авирона, сынов Елиава. Но они сказали: не пойдем!
12Atëherë Moisiu dërgoi të thërrasin Datanin dhe Abiramin, bij të Eliabit; por ata thanë: "Ne nuk do të ngjitemi.
13разве мало того, что ты вывел нас из земли, в которой течет молоко и мед, чтобы погубить нас в пустыне? и ты еще хочешь властвовать над нами!
13A është vallë gjë e vogël që na nxore nga një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, për të na lënë të vdesim në shkretëtirë, me qëllim që ti të sundosh mbi ne?
14привел ли ты нас в землю, где течет молоко и мед, и дал ли нам во владение поля и виноградники? глаза людей сих ты хочешь ослепить? не пойдем!
14Përveç kësaj nuk na çove në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë dhe nuk na ke lënë si trashëgim fusha dhe vreshta! Dëshiron ti t'u nxjerrësh sytë këtyre njerëzve? Nuk do të ngjitemi".
15Моисей весьма огорчился и сказал Господу: не обращай взора Твоего на приношение их; я не взял ни у одного из них осла и не сделал зла ни одному из них.
15Atëherë Moisiu u zemërua shumë dhe i tha Zotit: "Mos prano blatimin e tyre; unë nuk kam marrë prej tyre as edhe një gomar dhe nuk u kam bërë atyre asnjë padrejtësi".
16И сказал Моисей Корею: завтра ты и все общество твое будьте предлицем Господа, ты, они и Аарон;
16Pastaj Moisiu i tha Koreut: "Ti dhe gjithë njerëzit e tu paraqituni nesër para Zotit, ti dhe ata bashkë me Aaronin;
17и возьмите каждый свою кадильницу, и положите в них курения, и принесите пред лице Господне каждый свою кадильницу, двести пятьдесят кадильниц; ты и Аарон, каждый свою кадильницу.
17dhe secili prej jush të marrë temjanicën e tij, t'i shtjerë temjan dhe secili të sjellë temjanicën e tij para Zotit; do të jenë dyqind e pesëdhjetë temjanica. Edhe ti dhe Aaroni do të merrni secili temjanicën e tij".
18И взял каждый свою кадильницу, и положили в них огня, и всыпали в них курения, и стали при входе в скинию собрания; также и Моисей и Аарон.
18Dhe kështu secili mori temjanicën e tij, e mbushi me zjarr, vuri përsipër temjan dhe qëndroi në hyrjen e çadrës së mbledhjes bashkë me Moisiun dhe Aaronin.
19И собрал против них Корей все общество ко входу скинии собрания. И явилась слава Господня всему обществу.
19Koreu thirri tërë asamblenë kundër tyre në hyrje të çadrës së mbledhjes; dhe lavdia e Zotit u shfaq para tërë asamblesë.
20И сказал Господь Моисею и Аарону, говоря:
20Atëherë Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:
21отделитесь от общества сего, и Я истреблю их во мгновение.
21"Ndahuni nga kjo asamble dhe unë do t'i zhduk në një çast".
22Они же пали на лица свои и сказали: Боже, Боже духов всякой плоти! один человек согрешил, и Ты гневаешься на все общество?
22Por ata ranë përmbys me fytyrën për tokë dhe thanë: "O Perëndi, Perëndia i frymëve të çdo mishi! Sepse një njeri i vetëm ka mëkatuar, a duhet të zemërohesh ti me të gjithë asamblenë?".
23и сказал Господь Моисею, говоря:
23Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
24скажи обществу: отступите со всех сторон от жилища Корея, Дафана и Авирона.
24"Foli asamblesë dhe u thuaj: "Largohuni nga afërsia e banesës së Koreut, të Dathanit dhe të Abiramit"".
25И встал Моисей, и пошел к Дафану и Авирону, и за ним пошли старейшины Израилевы.
25Pastaj Moisiu u ngrit dhe shkoi te Datani dhe Abirami; atë e ndoqën pleqtë e Izraelit.
26И сказал обществу: отойдите от шатров нечестивых людей сих, и неприкасайтесь ни к чему, что принадлежит им, чтобы не погибнуть вам во всех грехах их.
26Pas kësaj i foli asamblesë duke thënë: "Largohuni nga çadrat e këtyre njerëzve të këqij, dhe mos prekni asgjë që u përket atyre që të mos treteni në të gjitha mëkatet e tyre".
27И отошли они со всех сторон от жилища Корея, Дафана и Авирона; а Дафан и Авирон вышли и стояли у дверей шатров своих с женами своими и сыновьями своими и с малыми детьми своими.
27Kështu ata u larguan nga afërsia e banesës së Koreut, të Datanit dhe të Abiramit. Datani dhe Abirami dolën dhe u ndalën në hyrje të çadrave të tyre bashkë me gratë e tyre, me bijtë e tyre dhe me të vegjëlit e tyre.
28И сказал Моисей: из сего узнаете, что Господь послал меня делать все дела сии, а не по своему произволу я делаю сие :
28Atëherë Moisiu tha: "Nga kjo do të mësoni që Zoti më ka dërguar për të bërë tërë këto vepra dhe se nuk kam vepruar me kokën time.
29если они умрут, как умирают все люди, и постигнет их такое наказание, какое постигает всех людей, то не Господь послал меня;
29Në qoftë se këta njerëz vdesin si vdesin gjithë njerëzit, në qoftë se fati i tyre është fati i përbashkët i të gjithë njerëzve, Zoti nuk më ka dërguar;
30а если Господь сотворит необычайное, и земля разверзет уста своии поглотит их и все, что у них, и они живые сойдут в преисподнюю, то знайте, что люди сии презрели Господа.
30por në qoftë se Zoti bën diçka të re, në qoftë se toka hap gojën e saj dhe gëlltit ata dhe çdo gjë që ata kanë, dhe ata zbresin të gjallë në Sheol, atëherë do të pranoni që këta njerëz kanë përçmuar Zotin.
31Лишь только он сказал слова сии, расселась земля под ними;
31Por ndodhi që, posa mbaroi shqiptimi i këtyre fjalëve, dheu u ça poshtë tyre,
32и разверзла земля уста свои, и поглотила их и домы их, и всех людей Кореевых и все имущество;
32toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti me gjithë familjet e tyre, me të gjithë njerëzit që mbanin anën e Koreut, me të gjitha pasuritë e tyre.
33и сошли они со всем, что принадлежало им, живые в преисподнюю, и покрыла их земля, ипогибли они из среды общества.
33Kështu zbritën të gjallë në Sheol; toka u mbyll mbi ta dhe ata u zhdukën nga asambleja.
34И все Израильтяне, которые были вокруг них, побежали при их вопле, дабы, говорили они,и нас не поглотила земля.
34Tërë Izraeli që ndodhej rreth tyre, duke dëgjuar britmat e tyre ua mbathi këmbëve, sepse thoshte: "Të mos na gëlltisë toka edhe ne!".
35И вышел огонь от Господа и пожрал тех двести пятьдесят мужей, которые принесли курение.
35Dhe një zjarr doli nga prania e Zotit dhe gëlltiti dyqind e pesëdhjetë veta që ofronin temjanin.
36И сказал Господь Моисею, говоря:
36Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
37скажи Елеазару, сыну Аарона, священнику, пусть он соберет кадильницы сожженных и огонь выбросит вон; ибо освятились
37"I thuaj Eleazarit, birit të priftit Aaron, të nxjerrë jashtë temjanicat nga zjarri, sepse ato janë të shenjta dhe ta hedhë zjarrin larg;
38кадильницы грешников сих смертью их, и пусть разобьют их в листы для покрытия жертвенника, ибо они принесли их пред лице Господа, и они сделались освященными; и будут они знамением для сынов Израилевых.
38dhe nga temjanicat e atyre që kanë kryer mëkate duke vënë në rrezik jetën e tyre, të bëhen aq petëza të rrahura për të veshur altarin, sepse i kanë paraqitur para Zotit dhe për këtë arësye janë të shenjta; dhe do të shërbejnë si një qortim për bijtë e Izraelit".
39И взял Елеазар священник медные кадильницы, которые принеслисожженные, и разбили их в листы для покрытия жертвенника,
39Kështu prifti Eleazar mori temjanicat prej bronzi të paraqitura prej atyre që ishin djegur, dhe bëri petëza për të veshur altarin,
40в память сынам Израилевым, чтобы никто посторонний, который не отсемени Аарона, не приступал приносить курение пред лице Господне, и небыло с ним, что с Кореем и сообщниками его, как говорил ему Господь чрез Моисея.
40me qëllim që t'u shërbenin si kujtim bijve të Izraelit, dhe asnjë i huaj që nuk ishte nga fisi i Aaronit të afrohej për të ofruar temjan para Zotit dhe të mos pësonte fatin e Koreut dhe të njerëzve të tij, ashtu si Zoti i kishte thënë me anë të Moisiut.
41На другой день все общество сынов Израилевых возроптало на Моисея и Аарона и говорило: вы умертвили народ Господень.
41Të nesërmen gjithë asambleja e bijve të Izraelit murmuriti kundër Moisiut dhe Aaronit, duke thënë: "Ju keni bërë të vdesë populli i Zotit".
42И когда собралось общество против Моисея и Аарона, они обратились к скинии собрания, и вот, облако покрыло ее, и явилась слава Господня.
42Por ndodhi që, ndërsa asambleja po mblidhej kundër Moisiut dhe Aaronit, ata u kthyen nga çadra e mbledhjes; dhe ja, reja e mbulonte atë dhe u shfaq lavdia e Zotit.
43И пришел Моисей и Аарон к скинии собрания.
43Atëherë Moisiu dhe Aaroni shkuan përpara çadrës së mbledhjes.
44И сказал Господь Моисею, говоря:
44Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
45отсторонитесь от общества сего, и Я погублю их во мгновение. Но они пали на лица свои.
45"Largohuni nga kjo asamble dhe unë do t'i zhduk në një çast". Dhe ata ranë përmbys me fytyrën për tokë.
46И сказал Моисей Аарону: возьми кадильницу и положи в нее огня с жертвенника и всыпь курения, и неси скорее к обществу изаступи их, ибо вышел гнев от Господа, и началось поражение.
46Kështu Moisiu i tha Aaronit: "Merr temjanicën, vër brenda saj zjarr të marrë nga altari, vendos mbi të temjan dhe çoje shpejt në mes të asamblesë, dhe bëj shlyerjen e fajit për ta, sepse ka shpërthyer zemërimi i Zotit, dhe plaga ka filluar".
47И взял Аарон, как сказал Моисей, и побежал в среду общества, и вот, уже началось поражение в народе. И он положил курения и заступил народ;
47Atëherë Aaroni mori temjanicën, ashtu siç kishte thënë Moisiu, dhe vrapoi në mes të asamblesë; dhe ja, fatkeqësia kishte filluar në mes të popullit; kështu ai vuri temjanin në temjanicën dhe bëri shlyerjen për popullin.
48стал он между мертвыми и живыми, и поражение прекратилось.
48Dhe u ndal midis të gjallëve dhe të vdekurve, dhe fatkeqësia u ndal.
49И умерло от поражения четырнадцать тысяч семьсот человек, кромеумерших по делу Корееву.
49Ata që vdiqën nga fatkeqësia ishin katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind veta, përveç atyre që kishin vdekur për ngjarjet e Koreut.
50И возвратился Аарон к Моисею, ко входу скинии собрания, после того как поражение прекратилось.
50Kështu Aaroni u kthye te Moisiu në hyrje të çadrës së mbledhjes, sepse fatkeqësia ishte ndalur.