Slovakian

Shqip

2 Chronicles

16

1V tridsiatom šiestom roku kráľovstva Azovho vyšiel hore Báša, izraelský kráľ, proti Júdovi a staväl Rámu, aby nedal nikomu ani vyjsť ani vojsť k Azovi, judskému kráľovi.
1Në vitin e tridhjetë e gjashtë të mbretërisë së Asas, Baasha, mbret i Izraelit, doli kundër Judës dhe ndërtoi Ramahun për të penguar që dikush të hynte apo të dilte nga Asa, mbret i Judës.
2Vtedy vyniesol Aza striebro a zlato z pokladov domu Hospodinovho i domu kráľovho a poslal k Ben-hadadovi, sýrskemu kráľovi, ktorý býval v Damašku, povediac:
2Atëherë Asa nxori nga thesaret e shtëpisë të Zotit dhe të pallatit mbretëror argjend dhe ar dhe ia dërgoi Ben-Hadadit, mbretit të Sirisë, që banonte në Damask, duke thënë:
3Je smluva medzi mnou a medzi tebou, medzi mojím otcom a medzi tvojím otcom. Hľa, posielam ti striebro a zlato. Idi, zruš svoju smluvu s Bášom, izraelským kráľom, aby odišiel hore odo mňa.
3"Le të ketë aleancë midis teje dhe meje, ashtu si kishte midis atit tim dhe atit tënd. Ja, unë po të dërgoj argjend dhe ar: prandaj, prishe aleancën me Baashan, mbretin e Izraelit me qëllim që ai të tërhiqet nga unë".
4A Ben-hadad poslúchol kráľa Azu a poslal veliteľov vojsk, ktoré mal, proti mestám Izraelovým, a zbili Ijjon a Dán a Ábel-maim i všetky skladištia, mestá Naftaliho.
4Ben-Hadadi e dëgjoi mbretin Asa dhe dërgoi komandantët e ushtrisë së tij kundër qyteteve të Izraelit. Këta sulmuan Ijonin, Danin, Abel-Maimin dhe të gjitha qytetet-depozitë të Neftalit.
5A stalo sa, keď to počul Báša, že prestal staväť Rámu a nechal stáť svoju prácu.
5Kur Baasha e mësoi këtë, e ndërpreu ndërtimin e Ramahut dhe pezulloi punimet e tij.
6A kráľ Aza pojal celého Júdu, a pobrali kamene mesta Rámy i jeho drevo, z ktorého staväl Báša, a vystavil z toho Gebu a Micpu.
6Atëherë mbreti Asa mori të gjithë ata të Judës, që morën gurët dhe lëndën e drurit që Baasha kishte përdorur për të ndërtuar Ramahun dhe me to ndërtoi Geban dhe Mitspahun.
7V tom čase prišiel vidiaci Chanani k Azovi, judskému kráľovi, a riekol mu: Za to, že si sa oprel na sýrskeho kráľa a neoprel si sa na Hospodina, svojho Boha, preto uniklo vojsko sýrskeho kráľa z tvojej ruky.
7Në atë kohë shikuesi Hanani shkoi tek Asa, mbret i Judës, dhe i tha: "Me qenë se u mbështete te mbreti i Sirisë dhe nuk u mbështete tek Zoti, Perëndia yt, ushtria e mbretit të Sirisë të shpëtoi nga dora.
8Či nebolo Ethiopov a Lýbov množstvo vojska, čo do vozov a jazdcov, veľmi mnoho? A keď si sa oprel na Hospodina, vydal ich do tvojej ruky.
8A nuk ishin vallë Etiopasit dhe Libianët një ushtri e pamasë me një numër shumë të madh qerresh dhe kalorësish? Megjithatë, me qenë se ishe mbështetur tek Zoti ai i dha në duart e tua.
9Lebo oči Hospodinove chodia sem a ta po celej zemi, aby dokázal svoju silu pri tých, ktorých srdce je celé obrátené k nemu. Preto si bláznivo urobil, lebo odteraz budú proti tebe vojny.
9Në të vërtetë Zoti me sytë e tij shikon përpara dhe mbrapa tërë dheun për të treguar forcën e tij ndaj atyre që kanë një zemër të ndershme ndaj tij. Në këtë ti ke vepruar si një i pamend; prandaj tani e tutje do të kesh luftëra".
10A Aza sa rozhneval na vidiaceho a dal ho do väzenia, lebo sa bol rozzúril preto na neho. A Aza utiskoval niektorých z ľudu toho času.
10Asa u indinjua dhe e futi në burg, sepse ishte zemëruar me të për këto gjëra. Në këtë kohë Asa u suall egërsisht edhe me disa njerëz nga populli.
11A hľa, deje Azove, prvé i posledné, hľa, tie sú napísané v knihe kráľov Júdových a Izraelových.
11Por ja, bëmat e Asait nga të parat deri në ato të fundit, i gjejmë të shkruara në librin e mbretit të Judës dhe të Izraelit.
12Potom v tridsiatom deviatom roku svojho kráľovstva onemocnel Aza na svoje nohy, a to veľmi ťažkou nemocou. No, ani vo svojej nemoci nehľadal Hospodina, ale lekárov.
12Në vitin e tridhjetë e nëntë të mbretërimit të tij Asa u sëmur nga këmbët, dhe sëmundja e tij ishte shumë e rëndë, por gjatë sëmundjes së tij Ai nuk kërkoi Zotin, por iu drejtua mjekëve.
13A tak ľahol Aza a ležal so svojimi otcami. A zomrel štyridsiateho prvého roku svojho kraľovania.
13Kështu Asa pushoi bashkë me etërit e tij dhe vdiq në vitin e dyzetenjëtë të mbretërisë së tij.
14A pochovali ho v jeho hroboch, ktoré si vytesal v meste Dávidovom. A položili ho na ležište, ktoré bol naplnil voňavými vecami, a to rôznymi, a masťami, pripravenými na umelý spôsob lekárnický, a pálili mu toho hromadu, náramne veľkú.
14E varrosën në varrin që i kishte hapur vetes në qytetin e Davidit, e vendosën mbi një shtrat plot me aroma dhe melheme të ndryshme të parfumuara, të përgatitura sipas artit të parfumierit, dhe dogjën një sasi të madhe prej tyre për nder të tij.