1Potom poslal Ezechiáš poslov k celému Izraelovi a Júdovi, ba ešte aj listy napísal na Efraima a Manassesa, aby prišli do domu Hospodinovho do Jeruzalema sláviť Veľkú noc Hospodinovi, Bohu Izraelovmu.
1Pastaj Ezekia i dërgoi lajmëtarë tërë Izraelit dhe Judës dhe i shkroi gjithashtu letra Efraimit dhe Manasit që të vinin në shtëpinë e Zotit në Jeruzalem për të festuar Pashkën për nder të Zotit, Perëndisë të Izraelit.
2Lebo kráľ sa bol uradil i jeho kniežatá i celé shromaždenie v Jeruzaleme, že budú sláviť Veľkú noc druhého mesiaca,
2Mbreti, paria dhe tërë asambleja në Jeruzalem vendosën ta kremtojnë Pashkën në muajin e dytë;
3lebo ju nemohli sláviť toho času, pretože sa nebolo posvätilo dosť kňazov, ani sa nebol shromaždil ľud do Jeruzalema.
3në të vërtetë nuk kishin mundur ta kremtonin në kohën e caktuar, sepse priftërinjtë nuk ishin shenjtëruar në numër të mjaftueshëm dhe populli nuk ishte mbledhur në Jeruzalem.
4Preto sa to videlo za dobré kráľovi i celému shromaždeniu.
4Kjo gjë i pëlqeu mbretit dhe tërë asamblesë.
5A usniesli sa, že dajú vyhlásiť po celom Izraelovi, od Bér-šeby až po Dán, aby prišli sláviť Veľkú noc Hospodinovi, Bohu Izraelovmu, do Jeruzalema; lebo už dávno neboli slávili tak, ako je napísané.
5Vendosën kështu të shpallin në tërë Izraelin, një njoftim nga Beer-Sheba deri në Dan, që të vijnë në Jeruzalem për të kremtuar Pashkën për nder të Zotit, Perëndisë të Izraelit, sepse prej shumë vitesh nuk e kishin kremtuar në mënyrën e paracaktuar.
6A tak odišli poslovia-behúni s listami od kráľa a od jeho kniežat do celého Izraelska a Judska a hovorili podľa príkazu kráľovho: Synovia Izraelovi, navráťte sa k Hospodinovi, Bohu Abrahámovmu, Izákovmu a Izraelovmu, a navráti sa k uniklému ostatku, ktorý vám pozostal uniknúc z ruky kráľov Assýrie.
6Korrierët, pra, shkuan në gjithë Izraelin dhe në Judën me letrat e mbretit dhe të parisë së tij, duke shpallur sipas urdhrit të mbretit: "Bij të Izraelit, kthehuni tek Zoti, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, me qëllim që ai të rikthehet pranë asaj që iu ka mbetur dhe që ka shpëtuar nga duart e mbretërve të Asirisë.
7A nebuďte jako vaši otcovia a jako vaši bratia, ktorí hrešili dopúšťajúc sa nevernosti proti Hospodinovi, Bohu svojich otcov, pre čo ich vydal za hroznú púšť, ako vidíte.
7Mos jini si etërit tuaj dhe vëllezërit tuaj, që kanë mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë të etërve të tyre, i cili për këtë shkak i ka braktisur dhe i ka lënë në pikëllim, siç e shihni.
8Preto teraz nezatvrdzujte svoje šije, jako robili vaši otcovia. Podajte ruku Hospodinovi a poďte do jeho svätyne, ktorú posvätil, aby bola svätá na veky, a slúžte Hospodinovi, svojmu Bohu, a odvráti sa od vás páľa jeho hnevu.
8Tani mos e fortësoni zverkun si etërit tuaj, por jepini dorën Zotit, ejani në shenjtëroren e tij që ai ka shenjtëruar përjetë dhe i shërbeni Zotit, Perëndisë tuaj, me qëllim që zjarri i zemërimit të tij të largohet nga ju.
9Lebo keď sa navrátite k Hospodinovi, vaši bratia a vaši synovia najdú milosrdenstvo pred tými, ktorí ich zajali, takže sa navrátia do tejto zeme, lebo milostivý a milosrdný je Hospodin, váš Bôh, a neodvráti svojej tvári od vás, jestli sa navrátite k nemu.
9Sepse, në rast se ktheheni tek Zoti, vëllezërit tuaj dhe bijtë tuaj do të trajtohen me dhembshuri nga ata që i kanë internuar dhe do të kthehen në këtë vend, sepse Zoti, Perëndia juaj, është i mëshirshëm dhe zemërmadh dhe nuk do ta heqë fytyrën prej jush, në rast se ktheheni tek ai".
10A keď chodili behúni z mesta do mesta po zemi Efraimovej a Manassesovej a až po Zabulona, smiali sa na nich a posmievali sa im.
10Dhe korrierët kaluan nga një qytet në tjetrin në vendin e Efraimit dhe të Manasit deri në Zabulon; por njerëzit i përqeshnin dhe talleshin me ta.
11Avšak niektorí mužovia z Asera, z Manassesa a zo Zabulona ponížili sa a prišli do Jeruzalema.
11Megjithatë disa burra nga Asheri, nga Zabuloni dhe nga Manasi u përulën dhe erdhën në Jeruzalem.
12Áno, i na Júdovi bola dobrotivá ruka Božia, takže im dal Bôh jedno srdce, aby vykonali príkaz kráľov i kniežat, podľa slova Hospodinovho.
12Por në Judë dora e Perëndisë veproi duke u dhënë atyre një zemër të njëllojtë për të kryer urdhrin e mbretit dhe të parisë, sipas fjalës të Zotit.
13A tedy sišlo sa do Jeruzalema mnoho ľudu, aby slávili sviatok nekvasených chlebov druhého mesiaca, shromaždenie veľmi veliké.
13Një turmë e madhe u mblodh në Jeuzalem për të kremtuar festën e të Ndormëve gjatë muajit të dytë; ishte një kuvend shumë i madh.
14Vtedy vstali a odstránili oltáre, ktoré boly v Jeruzaleme, a odstránili aj všetky oltáre na kadenie a pohádzali do potoka Kidrona.
14U ngritën dhe zhdukën altarët që ishin në Jeruzalem; zhdukën gjithashtu tërë altarët e temjanit dhe i hodhën në përroin e Kidronit.
15Potom zabili veľkonočného baránka štrnásteho dňa druhého mesiaca. A kňazi a Levitovia zahanbiac sa posvätili sa a doviedli zápalné obeti do domu Hospodinovho.
15Pastaj flijuan Pashkën, ditën e katërmbëdhjetë të muajit të dytë. Priftërinjtë dhe Levitët, plot turp, u shenjtëruan dhe ofruan olokauste në shtëpinë e Zotit.
16A stáli na svojom stanovišti podľa svojho poriadku, podľa zákona Mojžiša, muža Božieho; kňazi kropili krv berúc ju z ruky Levitov.
16Ata zunë vendet që u përkisnin sipas normave të përshkruara nga ligji i Moisiut, njeriut të Perëndisë. Priftërinjtë spërkatnin gjakun, që merrnin nga duart e Levitëve.
17Lebo mnoho bolo v shromaždení takých, ktorí sa neboli posvätili, preto boli Levitovia nad zabíjaním veľkonočných baránkov za každého, kto nebol čistý, aby ich posvätili Hospodinovi.
17Duke qenë se shumë njerëz të asamblesë nuk ishin shenjtëruar, Levitët kishin për detyrë t'i flijonin qengjat e Pashkës për tërë ata që nuk ishin të pastër, për t'ia shenjtëruar Zotit.
18Lebo veliká čiastka ľudu, množstvo z Efraima, Manassesa, Izachára a zo Zabulona, nebola sa očistila, ale jedli baránka inak, ako je napísané. Ale Ezechiáš sa modlil za nich povediac: Dobrotivý Hospodin nech pokryje hriech a tak odpustí
18Në të vërtetë një pjesë e madhe e popullit, shumë nga Efraimi, nga Manasi, nga Isakari dhe nga Zabuloni nuk ishin pastruar, dhe e hëngrën njëlloj Pashkën, duke vepruar ndryshe nga sa ishte shkruar. Por Ezekia u lut për ata, duke thënë: "Zoti, që është i mirë, të falë cilindo
19každému, kto ustavil svoje srdce hľadať Boha, Hospodina, Boha svojich otcov, hoc by aj nebol očistený podľa očisťovania, predpísaného svätyňou.
19që ia ka kushtuar zemrën e tij të kërkojë Perëndinë, Zotin, Perëndinë e etërve të tij, edhe pa pastrimin që kërkon shenjtërorja".
20A Hospodin vyslyšal Ezechiáša a uzdravil ľud.
20Dhe Zoti dëgjoi Ezekian dhe shëroi popullin.
21A tak slávili synovia Izraelovi, ktorí sa našli v Jeruzaleme, slávnosť nekvasených chlebov sedem dní s veľkou radosťou, a chválili Hospodina deň po dni, Levitovia a kňazi, zvučnými nástrojami oslavujúc Hospodina.
21Kështu bijtë e Izraelit, që ishin në Jeruzalem, kremtuan festën e të Ndormëve shtatë ditë me radhë në një atmosferë gëzimi të madh, kurse Levitët dhe priftërinjtë lëvdonin çdo ditë Zotin, duke i kënduar me vegla tingëllonjëse Zotit.
22A Ezechiáš hovoril k srdcu všetkým Levitom, ktorí vyučovali dobrej a užitočnej známosti Hospodinovej. A tak jedli obeti výročnej slávnosti sedem dní obetujúc bitné obeti pokojné a oslavujúc Hospodina, Boha svojich otcov.
22Ezekia i foli zemrës të të gjithë Levitëve që tregonin njohje të mirë të gjërave të Zotit. Kështu ata hëngrën për shtatë ditët e caktuara të festës, duke ofruar flijime falenderimi dhe duke lëvduar Zotin, Perëndinë e etërve të tyre.
23A celé shromaždenie sa usnieslo na tom, že budú sláviť ešte druhých sedem dní. A tak aj slávili sedem dní s radosťou.
23Pastaj tërë kuvendi vendosi ta kremtojë festën shtatë ditë të tjera; kështu e kremtuan shtatë ditë të tjera me gëzim.
24Lebo Ezechiáš, judský kráľ, daroval obeťou pozdvihnutia shromaždeniu tisíc juncov a sedem tisíc kusov drobného dobytka; i kniežatá darovaly takým činom shromaždeniu tisíc juncov a drobného dobytka desať tisíc. A posvätilo sa množstvo kňazov.
24Në fakt Ezekia, mbret i Judës, i kishte falur kuvendit një mijë dema të vegjël dhe shtatë mijë dele; edhe paria i kishte dhuruar kuvendit një mijë dema të vegjël dhe dhjetë mijë dele; dhe një numër i madh priftërinjsh ishte shenjtëruar.
25A radovalo sa celé shromaždenie Júdovo i kňazi i Levitovia i celé shromaždenie tých, ktorí prišli z Izraela, i pohostíni, ktorí prišli zo zeme Izraelovej, ako aj tí, ktorí bývali v Judsku.
25Tërë asambleja e Judës kremtoi festën bashkë me priftërinjtë, me Levitët, me tërë asamblenë e atyre që erdhën nga Izraeli dhe me të huajt që kishin mbërritur nga vendin e Izraelit ose që banonin në Judë.
26A bola veľká radosť v Jeruzaleme, lebo odo dní Šalamúna, syna Dávida, izraelského kráľa, nebolo ničoho takého v Jeruzaleme.
26Kështu pati një gëzim të madh në Jeruzalem. Nga koha e Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit, nuk kishte ndodhur asgjë e tillë në Jeruzalem.
27Potom vstali kňazi a Levitovia a dali ľudu požehnanie, a ich hlas bol vyslyšaný, a ich modlitba prišla do príbytku jeho svätosti, do neba.
27Pastaj priftërinjtë Levitë u ngritën dhe bekuan popullin; zëri i tyre u dëgjua dhe lutja e tyre arriti deri në banesën e shenjtë të Zotit në qiell.