Slovakian

Shqip

2 Samuel

20

1A nahodil sa tam nejaký muž beliála, nešľachetník, ktorému bolo meno Šeba, syn Bichriho, muž Jeminiho. Ten zatrúbil na trúbu a povedal: Nemáme podielu na Dávidovi ani nemáme dedičstva v synovi Izaiho! Každý ku svojim stánom, Izraelu!
1Ndodhej aty një keqbërës i quajtur Sheba, bir i Bikrit, një Beniaminit, i cili i ra borisë dhe tha: "Nuk kemi asnjë pjesë me Davidin dhe asnjë trashëgimi me birin e Isait! O Izraelitë, secili të shkojë në çadrën e vet".
2A tak odišli hore všetci mužovia Izraelovi odstúpiac od Dávida a išli za Šebom, synom Bichriho. Ale mužovia Júdovi pridŕžali sa svojho kráľa, od Jordána až po Jeruzalem.
2Kështu tërë njerëzit e Izraelit e braktisën Davidin për të ndjekur Shebin, birin e Bikrit. Por njerëzit e Judës mbetën të bashkuar me mbretin e tyre dhe e shoqëruan nga Jordani deri në Jeruzalem.
3A tak prišiel Dávid do svojho domu, do Jeruzalema. A kráľ vezmúc desať žien, ženín, ktoré bol zanechal, aby dozeraly na dom, dal ich do domu stráže a zaopatroval ich potravou, ale nevošiel k nim. A boly zavrené až do dňa svojej smrti, vdovstvo za života muža.
3Kur mbreti David hyri në shtëpinë e tij në Jeruzalem, i mori të dhjetë konkubinat që kishte lënë për të ruajtur shtëpinë dhe i vendosi në një banesë të mbikqyrur; ai i mbante ato, por nuk hynte te ato; kështu ato mbetën të mbyllura deri ditën e vdekjes së tyre, në një gjendje vejërie.
4Potom riekol kráľ Amazovi: Svolaj mi mužov Júdových vo troch dňoch a ty sa tiež dostanov tu.
4Pastaj mbreti i tha Amasas: "Më mblidh njerëzit e Judës brenda tri ditëve dhe ti vetë të jesh këtu".
5A Amaza odišiel, aby svolal Júdu, ale sa oneskoril vyše času, ktorý mu uložil.
5Amasa u nis, pra, për të mbledhur njerëzit e Judës, por vonoi tej afatit të caktuar.
6Vtedy riekol Dávid Abišajovi: Teraz nám horšie urobí Šeba, syn Bichriho, než Absalom. Ty pojmi služobníkov svojho pána a stíhaj ho, aby si nenašiel ohradených miest a nezmizol nám z oka.
6Atëherë Davidi i tha Abishait: "Sheba, biri i Bikrit, do të na bëjë më keq se Absalomi; merr shërbëtorët e zotërisë tënd dhe ndiqe që të mos shtjerë në dorë qytete të fortifikuara dhe të na shpëtojë".
7A tak vyšli za ním mužovia Joábovi i Keréťania i Peléťania i všetci udatní mužovia a vyšli z Jeruzalema, aby stíhali Šebu, syna Bichriho.
7Nën komandën e tij shkuan njerëzit e Joabit: Kerethejtë, Pelethejtë dhe tërë njerëzit më trima; dolën nga Jeruzalemi për të ndjekur Sheban, birin e Bikrit.
8A keď už boli pri tom veľkom kameni, ktorý je v Gibeone, prichádzal Amaza pred nimi. A Joáb mal opásaný svoj plášť svojho rúcha a na ňom opasok meča, pripätý na svojich bedrách v jeho pošve. A keď vyšiel Joáb oproti Amazovi, meč vypadol, a Joáb ho vzal do ruky.
8Kur ata arritën pranë gurit të madh që është në Gabaon, Amasa u doli përpara. Joabi kishte veshur një uniformë ushtarake, mbi të cilën kishte brezin me një shpatë në këllëfin e ngritur me ijet; ndërsa po ecte përpara, shpata i ra.
9A Joáb povedal Amazovi: Či sa máš dobre, môj brat? A Joáb chytil pravou rukou Amazu za bradu, aby ho bozkal.
9Joabi i tha Amasas: "A je mirë, vëllai im?". Pastaj Joabi me dorën e djathtë e kapi Amasan nga mjekra për ta puthur.
10Ale Amaza sa nechránil, aby bol pozoroval na meč, ktorý bol v ruke Joábovej. A tak mu ho vrazil do brucha a vykydol jeho vnútornosti na zem, ani mu nedal druhej rany, a zomrel. A Joáb a Abišaj, jeho brat, stíhali potom Šebu, syna Bichriho.
10Amasa nuk vuri re shpatën që Joabi kishte në dorën tjetër; me të ai e goditi në bark dhe përbrëndësat e barkut u përhapën për tokë pa e goditur për së dyti, dhe ai vdiq. Pastaj Joabi dhe i vëllai Abishai filluan të ndiqnin Sheban, birin e Bikrit.
11A ktorýsi muž zo služobníkov Joábových stál nad ním a hovoril: Kto má rád Joába, a kto je za Dávida, za Joábom!
11Ndërkaq njeri prej të rinjve të Joabit kishte mbetur pranë Amasas dhe thoshte: "Kush e do Joabin dhe kush është për Davidin le të shkojnë pas Joabit!".
12A Amaza, pováľaný v krvi ležal prostred hradskej. A keď videl muž, že sa zastavuje všetok ľud, odvliekol Amazu s hradskej na pole a hodil na neho rúcho vidiac, že každý, kto prišiel na neho, zastavil sa.
12Por Amasa po përpëlitej në gjak, në mes të rrugës. Kur ai njeri vuri re që tërë populli po ndalej, e tërhoqi zvarrë Amasan jashtë rrugës në një fushë dhe i hodhi sipër një mantel, sepse të gjithë ata që i afroheshin ndaleshin.
13A keď bol odprataný s cesty, prešiel ta každý za Joábom stíhať Šebu, syna Bichriho.
13Kur u hoq nga rruga, të gjithë vazhduan pas Joabit për të ndjekur Sheban, birin e Bikrit.
14A prešiel všetky pokolenia Izraelove, po Ábel a po Bét-maachu, i celé Bérim, a shromaždili sa a prišli tiež za ním.
14Joabi kaloi në të gjitha fiset e Izraelit deri në Abel dhe në Beth-Maakah. Të gjithë Berejtë u mblodhën dhe i shkuan pas.
15A tedy prijdúc obľahli ho v Ábele Bét-maachy a nasypali proti mestu val, takže stál pri vonkajšej hradbe, a všetok ľud, ktorý bol s Joábom, hubil, aby rozboril a svalil múr.
15Shkuan pastaj të rrethojnë Sheban në Abel të Beth-Maakahut dhe ndërtuan kundër qytetit një ledh prej dheu që ngrihej pranë mureve; tërë njerëzit që ishin me Joabin përpiqeshin të dëmtonin muret për t'i rrëzuar.
16Tu zavolala nejaká múdra žena z mesta: Počujte, počujte! Povedzte, prosím, Joábovi: Priblíž sa sem, aby som prehovorila s tebou!
16Atëherë një grua e urtë thirri nga qyteti: "Dëgjoni, dëgjoni! Ju lutem, i thoni Joabit të afrohet, sepse dua t'i flas!".
17A keď sa priblížil k nej, povedala žena: Či si ty Joáb? A odpovedal: Som. A ona mu riekla: Počuj slová svojej služobnice! A povedal: Čujem.
17Kur iu afrua, gruaja e pyeti: "A je ti Joabi?". Ai u përgjigj: "Jam unë". Atëherë ajo i tha: "Dëgjo fjalët e shërbëtores sate". Ai u përgjigj: "Po dëgjoj".
18A ona mu povedala nasledovne: Prv hovorievali príslovne, že vraj driev sa istotne opýtajú v Ábele, a tak vykonajú!
18Ajo vazhdoi: "Dikur e kishin zakon të thonin: "Do t'i kërkojmë këshillë Abelit", sepse kështu problemi ishte i zgjidhur.
19Ja som z pokojných a verných Izraelových! A ty hľadáš, ako usmrtiť mesto a mater v Izraelovi! Prečo chceš pohltiť dedičstvo Hospodinovo?
19Jemi në një nga qytetet më paqësore e më besnike të Izraelit; dhe ti kërkon të shkatërrosh një qytet që është një nënë në Izrael. Pse kërkon të shkatërrosh trashëgiminë e Zotit?".
20Na to odpovedal Joáb a riekol: To nech je preč, nech je preč odo mňa! Nepohltím ani nezahubím!
20Joabi u përgjigj: "Qoftë larg, larg meje mendimi i shkatërrimit dhe i shkretimit.
21Nie tak je vec! Ale nejaký muž s vrchu Efraimovho, menom Šeba, syn Bichriho, pozdvihol svoju ruku na kráľa, na Dávida, vydajte toho samotného, a odídem od mesta! A žena riekla Joábovi: Hľa, jeho hlava ti bude vyhodená cez múr.
21Punët nuk qëndrojnë kështu; një njeri nga krahina malore e Efraimit i quajtur Sheba, bir i Bikrit, ka ngritur dorën kundër mbretit, kundër Davidit. Më dorëzoni vetëm atë dhe unë do të largohem nga qyteti". Gruaja i tha Joabit: "Ja, koka e tij do të hidhet nga muri".
22Potom prišla žena ku všetkému ľudu vo svojej múdrosti, a zoťali hlavu Šebu, syna Bichriho, a vyhodili k Joábovi. Vtedy zatrúbil na trúbu, a rozišli sa od mesta každý do svojich stánov. A Joáb sa navrátil do Jeruzalema ku kráľovi.
22Atëherë gruaja; me urtësinë e saj, iu drejtua tërë popullit; kështu ia prenë kokën Shebas, birit të Bikrit, dhe ia hodhën Joabit. Ky urdhëroi t'i bien borisë dhe të gjithë u larguan nga qyteti dhe secili shkoi në çadrën e vet. Pastaj Joabi u kthye në Jeruzalem pranë mbretit.
23A Joáb bol nad všetkým vojskom Izraelovým, a Benaiáš, syn Jehojadov, nad Keréťanmi a nad Peléťanmi.
23Joabi ishte në krye të gjithë ushtrisë së Izraelit; Benajahu, bir i Jehojadit, ndodhej në krye të Kerethejve dhe të Pelethejve.
24Adorám bol nad daňou, a Jozafat, syn Achilúdov, bol kancelárom.
24Adorami merrej me haraçet; Jozafati, bir i Ahiludit, ushtronte funksionin e kançelierit;
25Ševa bol pisárom, a Cádok a Ebiatár boli kňazmi.
25Sheva ishte sekretar; Tsadoku dhe Abiathari ishin priftërinj;
26Aj Ira Jairský bol kňazom Dávidovým.
26dhe Ira i Jairit ishte kryeministri i Davidit.