1Vtedy rozkázal kráľ Dárius, aby hľadali v dome kníh pokladov, složených tam v Babylone.
1Atëherë mbreti Dar urdhëroi që të bëheshin kërkime në shtëpinë e arkivave ku ruheshin thesaret në Babiloni;
2A našla sa v Achmete na hrade, ktorý je v Médskej krajine, jedna kniha, v ktorej bolo takto napísané na pamäť:
2dhe në Ahmetha, në kështjellën që është në provincën e Medisë, u gjet një rrotull, dhe në të një dokument të shkruar kështu:
3V prvom roku kráľa Cýra rozkázal kráľ Cýrus: Dom Boží, ktorý bol v Jeruzaleme, nech vystavia ten dom na mieste, na ktorom obetujú obeti, a nech vyzdvihnú jeho základ. Jeho výška bude šesťdesiat lakťov a jeho šírka taktiež šesťdesiat lakťov.
3"Në vitin e parë të mbretit Kir, mbreti Kir u shpall një urdhëresë lidhur me shtëpinë e Perëndisë në Jeruzalem: "Të rindërtohet tempulli, vendi ku ofrohen flijime. Të hidhen mirë themelet e tij. Të ketë një lartësi prej gjashtëdhjetë kubitësh dhe një gjerësi prej gjashtëdhjetë kubitësh,
4Tri rady bude veľkých kameňov a rad nového dreva, a náklad sa dá z domu kráľovho.
4me tri radhë gurësh të mëdhenj dhe një radhë lëndë të re druri; dhe shpenzimet të paguhen nga pallati mbretëror.
5Aj nádoby domu Božieho, zlaté a strieborné, ktoré vyniesol Nabuchodonozor z chrámu, ktorý bol v Jeruzaleme, a dopravil do Babylona, nech navrátia, a nech to ide do chrámu, ktorý je v Jeruzaleme, na svoje miesto, a složíš to v dome Božom.
5Përveç kësaj, veglat prej ari dhe prej argjendi të shtëpisë së Perëndisë, që Nebukadnetsari ka hequr nga tempulli që është në Jeruzalem dhe i ka çuar në Babiloni, të rikthehen dhe të çohen në tempullin që është në Jeruzalem; dhe secila të vihet në vendin e vet në shtëpinë e Perëndisë".
6A tak teraz ty, Tattenai, vojvoda za riekou, Šetar-bozenai, so svojimi spoločníkmi, Afarsechania, ktorí sú za riekou, buďte ďaleko odtiaľ.
6Tani, pra, Tatenai, qeveritar i krahinës matanë Lumit, Shethar-Boznai dhe kolegët tuaj, Afarsekitët, që ndodhen matanë Lumit, rrini larg këtij vendi!
7Nechajte dielo toho domu Božieho na pokoji. Vojvoda Židov a starší Židov nech staväjú ten dom Boží na jeho mieste.
7Lini që të vazhdojë puna për këtë shtëpi të Perëndisë; qeveritari i Judejve dhe pleqtë e Judejve ta rindërtojnë këtë shtëpi të Perëndisë në vendin e saj.
8A odo mňa je daný rozkaz o tom, čo máte urobiť s tými staršími zo Židov, aby mohli vystaviť ten dom Boží, totiž aby sa bez odkladu dával náklad z pokladov kráľových, z dane za riekou, tým mužom, aby im nebolo prekazené v tom diele.
8Përveç kësaj po lëshoj një urdhër për atë që duhet të bëni për pleqtë e Judejve në rindërtimin e kësaj shtëpie të Perëndisë; këtyre njerëzve t'u paguhen tërë shpenzimet nga të ardhurat e mbretit që vijnë nga taksat e mbledhura matanë Lumit, me qëllim që punimet të mos ndërpriten.
9A čoho bude treba, či juncov či baranov či oviec na zápalné obeti Bohu nebies, obilia, soli, vína a oleja, podľa toho, čo povedia kňazi, ktorí sú v Jeruzaleme, nech sa im dáva každého dňa bez akéhokoľvek podvodu,
9Gjërat e nevojshme për olokaustet e Perëndisë së qiellit: demat, deshtë, qengjat, bashkë me grurin, kripën, verën, vajin, duhet të dorëzohen çdo ditë, pa mosplotësuar kurrë kërkesat e priftërinjve që janë në Jeruzalem,
10aby obetovali Bohu nebies príjemnú vôňu a modlili sa za život kráľa a jeho synov.
10me qëllim që t'i ofrojnë flijime me erë të këndshme Perëndisë së qiellit dhe të luten për jetën e mbretit dhe të bijve të tij.
11A taktiež je odo mňa vydaný rozkaz, aby každý človek, ktorý by zmenil to slovo, bol takto odpravený: Vytiahne sa drevo z jeho domu a postaví sa, a jeho pribijú naň, a jeho dom nech je preto obrátený na hnojisko.
11Kam dhënë gjithashtu urdhër që në qoftë se dikush e shtrëmbëron këtë dekret, t'i hiqet një tra shtëpisë së tij, të ngrihet dhe ai të varet tek ai; dhe shtëpia e tij të katandiset në një plehërishte për shkak të veprimit të tij.
12A Bôh, ktorý učinil to, aby tam prebývalo jeho meno, nech porazí každého kráľa i ľud, ktorý by vystrel svoju ruku, aby to zmenil a tak zkazil ten dom Boží, ktorý je v Jeruzaleme. Ja Dárius dávam rozkaz, aby sa to vykonalo bez odkladu.
12Perëndia që e ka bërë emrin e tij të banojë atje shkatërroftë çdo mbret dhe çdo popull që guxon të shtrijë dorën e tij për ta ndryshuar këtë ose për të shkatërruar shtëpinë e Perëndisë që është në Jeruzalem! Unë, Darius, e kam nxjerrë këtë dekret; të zbatohet me përpikmëri".
13Vtedy Tattenai, vojvoda za riekou, Šetar-bozenai a ich spoločníci urobili bez odkladu podľa toho, jakú odpoveď poslal kráľ Dárius.
13Atëherë Tatenai, qeveritar i krahinës matanë Lumit, Shethar-Boznai dhe kolegët e tyre vepruan pikërisht ashtu siç i kishte porositur mbreti Dar.
14A tak staväli starší Židov, a darilo sa im podľa proroctva proroka Haggea a Zachariáša, syna Iddovho. A tedy staväli a dokončili z rozkazu Boha Izraelovho a z rozkazu Cýra, Dária a Artaxerxa, perzského kráľa.
14Kështu pleqtë e Judejve vazhduan të ndërtojnë dhe të bëjnë përparime, të nxitur nga fjalët e frymëzuara të profetit Axhe dhe të Zakarias, birit të Idos. Ata e mbaruan ndërtimin sipas urdhërit të Perëndisë të Izraelit dhe sipas rregullit të Kirit, të Darit dhe të Artasersit, mbretit të Persisë.
15Aj tak dokončili ten dom Boží do tretieho dňa mesiaca adara, a to bol šiesty rok kraľovania kráľa Dária.
15Tempulli u përfundua ditën e tretë të muajit të Adarit, që ishte viti i gjashtë i mbretërimit të Darit.
16Vtedy slávili synovia Izraelovi, kňazi a Leviti a ostatok synov prestehovania posviacku toho domu Božieho v radosti.
16Atëherë bijtë e Izraelit, priftërinjtë, Levitët dhe të kthyerit e tjerë nga robëria e kremtuan me gëzim kushtimin e kësaj shtëpie të Perëndisë.
17A obetovali na posvätenie toho domu Božieho sto volov, dvesto baranov, štyristo oviec a dvanásť kozlov na obeť za hriech za celého Izraela podľa počtu pokolení Izraelových.
17Për kushtimin e kësaj shtëpie të Perëndisë ata ofruan njëqind dema, dyqind desh, katërqind qengja dhe dymbëdhjetë cjep, sipas numrit të fiseve të Izraelit, si flijime për mëkatin për gjithë Izraelin.
18A postavili kňazov v ich triedach a Levitov v ich oddeleniach k službe Božej v Jeruzaleme podľa toho, jako je napísané v knihe Mojžišovej.
18Pastaj vendosën priftërinjtë sipas klasave të tyre dhe Levitët sipas ndarjeve të tyre, për shërbimin e Perëndisë në Jeruzalem, ashtu siç është shkruar në librin e Moisiut.
19A synovia prestehovania slávili aj Veľkú noc štrnásteho dňa prvého mesiaca.
19Të kthyerit nga robëria e kremtuan Pashkën ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë,
20Lebo sa boli očistili kňazi a Leviti jako jeden muž, všetci boli čistí, a zabíjali veľkonočného baránka všetkým synom prestehovania i svojim bratom kňazom i sebe.
20sepse priftërinjtë dhe Levitët ishin pastruar bashkarisht; të gjithë ishin të pastër. Atëherë e flijuan Pashkën për të gjithë të kthyerit nga robëria, për vëllezërit e tyre priftërinj dhe për veten e tyre.
21A tak jedli synovia Izraelovi, ktorí sa boli navrátili z prestehovania, i každý, kto sa bol oddelil od nečistoty národov zeme a pripojil sa k nim hľadajúc Hospodina, Boha Izraelovho.
21Kështu bijtë e Izraelit që ishin kthyer nga robëria e hëngrën Pashkën bashkë me tërë ata që ishin ndarë nga papastërtia e popujve të vendit dhe që ishin bashkuar me ta për të kërkuar Zotin, Perëndinë e Izraelit.
22A slávili aj slávnosť nekvasených chlebov sedem dní v radosti, lebo ich Hospodin obdaril radosťou a obrátil srdce assýrskeho kráľa k nim, aby posilnil ich ruky v diele domu Boha, Boha Izraelovho.
22Dhe kremtuan me gëzim shtatë ditë me radhë festën e të Ndormëve, sepse Zoti i kishte mbushur me gëzim, duke përkulur në favor të tyre zemrën e mbretit të Asirisë, kështu që t'i bënte më të fuqishme duart e tyre për ndërtimin e shtëpisë së Perëndisë, Perëndisë të Izraelit.