Slovenian

Shqip

2 Chronicles

36

1Tedaj vzame ljudstvo dežele Joahaza, sina Josijevega, in ga postavijo za kralja na mestu očeta njegovega v Jeruzalemu.
1Atëherë populli i vendit mori Jehoahazin, birin e Josias, dhe e bëri mbret në Jeruzalem në vend të atit të tij.
2Joahaz je bil triindvajset let star, ko je zakraljeval, in vladal je tri mesece v Jeruzalemu.
2Jehoahazi ishte njëzet e tre vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi tre muaj në Jeruzalem.
3A kralj egiptovski ga je odstavil v Jeruzalemu in naložil deželi globo: sto talentov srebra in talent zlata.
3Mbreti i Egjiptit e hoqi nga froni në Jeruzalem dhe i vuri vendit një gjobë njëqind talentash argjendi dhe një talent ari.
4In kralj egiptovski je postavil Eljakima, brata njegovega, za kralja nad Judo in Jeruzalemom in mu premenil ime v Jojakima. Joahaza pa, brata njegovega, je Neko vzel in odpeljal v Egipt.
4Pastaj mbreti i Egjiptit bëri mbret të Judës dhe të Jeruzalemit vëllanë e tij Eliakimin, të cilit ia ndërroi emrin dhe e quajti Jehojakim. Neko përkundrazi mori vëllanë e tij Jehoahaz dhe e çoi në Egjipt.
5Jojakim je bil petindvajset let star, ko je zakraljeval, in vladal je enajst let v Jeruzalemu in delal, kar je bilo hudo v očeh GOSPODA, Boga njegovega.
5Jehojakimi ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi njëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem. Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, Perëndisë të tij.
6Zoper njega je prišel Nebukadnezar, kralj babilonski, in ga zvezal z dvema bronastima verigama, da bi ga peljal v Babilon.
6Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, doli kundër tij dhe e lidhi me zinxhira prej bronzi për ta çuar në Babiloni.
7Nebukadnezar je prinesel tudi nekaj posod iz hiše GOSPODOVE v Babilon in jih je del v svoj tempelj v Babilonu.
7Nebukadnetsari çoi gjithashtu në Babiloni një pjesë të sendeve të shtëpisë të Zotit dhe i vuri në pallatin e tij në Babiloni.
8Kar je pa več praviti o Jojakimu, in gnusobe njegove, ki jih je počenjal, in kar se je našlo pri njem, glej, zapisano je v knjigi kraljev Izraelovih in Judovih. In Jojahin [Jekonija, Konija.], sin njegov, je zavladal na mestu njegovem.
8Pjesa tjetër e bëmave të Jehojakimit, gjërat e neveritshme që kreu dhe të gjitha ato që u gjetën kundër tij, ja, janë të shkruara në librin e mbretërve të Izraelit dhe të Judës. në vend të tij mbretëroi i biri, Jehojakini.
9Jojahin je bil osemnajst let star, ko je zakraljeval, in vladal je tri mesece in deset dni v Jeruzalemu; in delal je, kar je bilo hudo v očeh GOSPODOVIH.
9Jehojakini ishte tetë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi tre muaj dhe dhjetë ditë në Jeruzalem. Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit.
10Ko je pa to leto minilo, pošlje Nebukadnezar ter ga veli peljati v Babilon z dragocenimi posodami iz hiše GOSPODOVE vred, in postavi Zedekija, brata njegovega, za kralja nad Judo in Jeruzalemom.
10Në fillim të vitit të ri mbreti Nebukadnetsar dërgoi ta marrë dhe e çoi në Babiloni me gjërat e çmuara të shtëpisë të Zotit. Pastaj bëri mbret të Judës dhe të Jeruzalemit Sedekian, vëllanë e Jehojakinit.
11Zedekija je bil enoindvajset let star, ko je zakraljeval, in vladal je enajst let v Jeruzalemu;
11Sedekia ishte njëzet vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi njëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem.
12in delal je, kar je bilo hudo v očeh GOSPODA, njegovega Boga, in se ni ponižal pred prorokom Jeremijem, ko mu je govoril iz ust GOSPODOVIH.
12Edhe ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, Perëndisë të tij, dhe nuk u përul përpara profetit Jeremia, që fliste nga ana e Zotit.
13On se je tudi izneveril kralju Nebukadnezarju, ki ga je bil zavezal s prisego pri Bogu. In otrdil je zatilnik svoj in zakrknil svoje srce, da ne bi se preobrnil h GOSPODU, Bogu Izraelovemu.
13Ai ngriti krye gjithashtu kundër mbretit Nebukadnetsar, që e kishte vënë të betohej në emër të Perësndisë por ai e mpiu zverkun e tij dhe ngurtësoi zemrën e tij, duke mos pranuar të kthehej tek Zoti, Perëndia i Izraelit.
14Vrhutega so vsi poglavarji duhovnikov in ljudstvo jako množili verolomnost, delajoč po vseh gnusobah poganov, in onečistili so hišo GOSPODOVO, ki jo je bil posvetil v Jeruzalemu.
14Edhe tërë krerët e priftërinjve dhe populli mëkatuan gjithnjë e më tepër duke ndjekur të gjitha gjërat e neveritshme të kombeve dhe e ndotën shtëpinë se Zotit, që ai u kishte shenjtëruar në Jeruzalem.
15In Jehova, Bog njih očetov, jih je opominjal po svojih poslancih, od ranega jutra in neprenehoma, ker se mu je smililo ljudstvo njegovo in prebivališče njegovo.
15Zoti, Perëndia i etërve të tyre, u dërgoi atyre, që në fillim dhe me këmbëngulje, paralajmërime me anë të lajmëtarëve të tij, sepse donte ta shpëtonte popullin e tij dhe banesën e tij.
16A oni so zasmehovali poslance Božje in zaničevali besede njegove in za norce imeli njegove proroke, dokler ni zrasla jeza GOSPODOVA nad ljudstvom njegovim, da ni bilo več lečitve.
16Por ata u tallën me lajmëtarët e Perëndisë, përçmuan fjalët e tij dhe vunë në lojë profetët e tij, deri sa zemërimi i Zotit kundër popullit të tij arriti një pikë në të cilën nuk kishte rrugëdalje.
17Zato je pripeljal nadnje kralja Kaldejcev, ki so pomorili njih mlado moštvo z mečem v hiši njih svetinje in niso prizanesli mladeniču, ne devici, ne starcu, ne sivolascu; vse jih je izdal njemu v roko.
17Atëherë ai bëri që të dalin kundër tyre mbreti i Kaldeasve, që vrau me shpatë të rinjtë e tyre në shtëpinë e shenjtërores së tyre, pa pasur mëshirë për të riun, për virgjireshën, për plakun ose për flokëthinjurin. Zoti i dha të gjithë në duart e tij.
18In vse posode hiše Božje, velike in male, in zaklade hiše Božje in zaklade kralja in knezov njegovih, vse te je odpeljal v Babilon.
18Nebukadnetsari solli në Babiloni të gjitha sendet e shtëpisë së Perëndisë, të mëdha ose të vogla, thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e mbretit dhe të parisë së tij.
19In sežgali so z ognjem hišo Božjo in porušili zidovje jeruzalemsko in požgali vse palače v njem in uničili vse dragocene posode v njih.
19Pastaj i vunë zjarrin shtëpisë të Perëndisë, rrëzuan muret e Jeruzalemit, u vunë flakën të gjitha pallateve të tij dhe shkatërruan të gjitha sendet me vlerë.
20In kar jih je preostalo po meču, so odvedli ujete v Babilon, in bili so hlapci njemu in sinovom njegovim, dokler ni zavladalo kraljestvo perzijsko,
20Përveç kësaj Nebukadnetsari internoi në Babiloni ata që i kishin shpëtuar shpatës; këta u bënë shërbëtorë të tij dhe të bijve të tij deri në ardhjen e mbretërisë së Persisë,
21da bi se dopolnila beseda GOSPODOVA po ustih Jeremijevih, „dokler se ne bo dežela naužila sobot svojih“. Dokler je ležala pusta, je uživala soboto, da se je izpolnilo sedemdeset let.
21që kështu të realizohej fjala e Zotit që u shqiptua nga goja e Jeremias, deri sa vendi të kremtonte të shtunat e tij. Në fakt ai kremtoi të shtunën për gjithë kohën e shkretimit të tij deri sa u mbushën të shtatëdhjetë vjetët.
22V prvem letu pa Cira, kralja Perzije, da bi se dopolnila beseda GOSPODOVA po ustih Jeremijevih, je GOSPOD obudil duha Cira, kralja Perzije, da je velel proglasiti po vsej kraljevini svoji, pa tudi pismeno naznaniti:Tako pravi Cir, kralj Perzije: Vsa kraljestva zemlje mi je dal GOSPOD, Bog nebes, in mi je naročil zgraditi mu hišo v Jeruzalemu, ki je na Judovem. Kdorkoli torej je med vami iz vsega ljudstva njegovega, s tem bodi GOSPOD, njegov Bog, in pojdi tja gori!
22Në vitin e parë të Kirit, mbretit të Persisë, me qëllim që të realizohej fjala e Zotit që u shqiptua nga goja e Jeremias, Zoti e nxiti frymën e Kirit, mbret të Persisë, që të nxirrte një dekret për
23Tako pravi Cir, kralj Perzije: Vsa kraljestva zemlje mi je dal GOSPOD, Bog nebes, in mi je naročil zgraditi mu hišo v Jeruzalemu, ki je na Judovem. Kdorkoli torej je med vami iz vsega ljudstva njegovega, s tem bodi GOSPOD, njegov Bog, in pojdi tja gori!
23"Kështu thotë Kiri, mbret i Persisë: Zoti, Perëndia i qiejve, më ka dhënë tërë mbretëritë e dheut. Ai më ka urdhëruar t'i ndërtoj një shtëpi në Jeruzalem, që është në Judë. Kush nga ju i përket popullit të tij? Zoti, Perëndia i tij, qoftë me të dhe le të niset!".