Slovenian

Shqip

Acts

7

1In veliki duhovnik reče: Je li to tako?
1Atëherë kryeprifti i tha: ''A janë këto gjëra pikërisht kështu?''.
2On pa reče: Možje, bratje in očetje, poslušajte! Bog slave se je prikazal očetu našemu Abrahamu, ko je bil v Mezopotamiji, preden se je nastanil v Haranu,
2Ai tha: ''Vëllezër dhe etër, dëgjoni. Perëndia i lavdisë iu shfaq Abrahamit, atit tonë, kur ai ishte në Mesopotami, përpara se të banonte në Haran,
3in mu je rekel: Odidi iz zemlje svoje in od rodovine svoje, in pojdi v zemljo, ki ti jo pokažem.
3dhe i tha: "Dil prej vendit tënd e prej farefisit tënd dhe shko në vendin që unë do të të tregoj".
4Tedaj je odšel iz zemlje Kaldejske in se je nastanil v Haranu. In odtod, ko je bil oče njegov umrl, ga je Bog preselil v to zemljo, v kateri vi sedaj prebivate.
4Atëherë ai doli nga vendi i Kaldeasve dhe banoi në Haran; prej andej, mbasi i vdiq i ati, Perëndia e bëri të vijë në këtë vend, ku banoni ju tani.
5In ni mu dal dediščine v njej, še za stopinjo noge ne, in jo je obljubil dati njemu v posest in semenu njegovemu za njim, ko še ni imel sina.
5Ai nuk i dha kurrfarë trashëgimie, as edhe vend për të vënë një këmbë. Por i premtoi t'ia japë për pronë atij dhe pasardhësve të tij, pas tij, kur ai ende s'kishte asnjë fëmijë.
6Rekel je pa Bog tako: „Seme tvoje bo priseljeno v tuji zemlji, in sužnosti ga podvržejo in hudo bodo ravnali ž njim štiristo let.
6Dhe Perëndia foli kështu: "Pasardhësit e tij do të banonin si të huaj në një vend të huaj, dhe atje do të mbaheshin në skllavëri dhe do të të keqtrajtoheshin për katërqind vjet.
7Toda narod, ki mu bodo sužnjevali, bom sodil jaz, je dejal Bog; in potem izidejo in bodo meni služili na tem mestu“.
7Por Perëndia shtoi: "Unë do ta gjykoj atë komb të cilit ata do t'i shërbejnë; dhe pas kësaj ata do të dalin dhe do të më shërbejnë në këtë vend".
8In dal mu je zavezo obreze; in tako je rodil Izaka in ga je obrezal osmi dan, in Izak Jakoba, in Jakob dvanajstere očake.
8Pastaj i dha atij besëlidhjen e rrethprerjes. Dhe kështu Abrahamit i lindi Isaku dhe e rrethpreu të tetën ditë; Isakut i lindi Jakobi, dhe Jakobit dymbëdhjetë patriarkë.
9In očaki so iz nevoščljivosti prodali Jožefa v Egipt; a Bog je bil ž njim
9Patriarkët, duke pasur smirë Jozefin, e shitën në Egjipt, por Perëndia ishte me të;
10in ga je rešil iz vseh nadlog njegovih in mu dal milost in modrost pred Faraonom, kraljem egiptovskim, ki ga je postavil za poglavarja nad Egiptom in vso hišo svojo.
10dhe e shpëtoi nga të gjitha mundimet e tij dhe i dha hir e urtësi para Faraonit, mbretit të Egjiptit, i cili e caktoi guvernator të Egjiptit dhe të mbarë shtëpisë së tij.
11Prišla pa je lakota nad vso zemljo Egiptovsko in Kanaansko in velika nadloga; in niso našli živeža očetje naši.
11Por ra një zi buke dhe u bë një shtrëngesë në gjithë vendin e Egjiptit dhe të Kanaanit, dhe etërit tanë nuk gjenin ushqime.
12Ko pa je slišal Jakob, da je žita v Egiptu, je poslal tja očete naše prvikrat;
12Por Jakobi dëgjoi se në Egjipt kishte grurë, dhe dërgoi atje herën e parë etërit tanë.
13in v drugo so spoznali Jožefa bratje njegovi, in znana je postala Faraonu rodovina Jožefova.
13Herën e dytë Jozefi u tregoi që ta njihnin vëllezërit e tij dhe Faraonit iu njoftua farefisnia e Jozefit.
14Pošlje pa Jožef in pokliče očeta svojega Jakoba in vse sorodstvo svoje, petinsedemdeset duš.
14Atëherë Jozefi dërgoi ta thërresin atin e vet Jakobin dhe gjithë farefisin e vet, gjithsej shtatëdhjetë e pesë veta.
15In prišel je Jakob doli v Egipt, in tam je umrl on in očetje naši;
15Jakobi zbriti në Egjipt, ku vdiq ai dhe etërit tanë.
16in prinesli so jih v Sihem in položili v grob, ki ga je kupil Abraham za ceno v srebru od sinov Hemorjevih v Sihemu.
16Ata pastaj i mbartën në Sikem dhe i varrosën në varrin që Abrahami pati blerë me argjend nga bijtë e Emorit, ati i Sikemit.
17Ko se je pa bližal čas obljube, ki jo je prisegel Bog Abrahamu, je raslo ljudstvo in se množilo v Egiptu,
17Por, ndërsa po afrohej koha e premtimit që Perëndia i ishte betuar Abrahamit, populli u shtua dhe u shumua në Egjipt,
18dokler ni začel vladati v Egiptu drug kralj, ki ni poznal Jožefa.
18derisa doli në Egjipt një mbret tjetër që nuk e kishte njohur Jozefin.
19Ta je zvijačno ravnal z rodom našim in zatiral očete naše, da so morali izpostavljati otroke svoje, da bi ne ostali živi.
19Ky, duke vepruar me ligësi kundër skotës sonë, i keqtrajtoi etërit tanë deri sa t'i ekspozojnë foshnjat e tyre, që të mos mbeteshin gjallë.
20V tem času se je rodil Mojzes in je bil prijeten [Dobesedno: lep.] Bogu; in tri mesece so ga redili v hiši očeta njegovega.
20Në atë kohë lindi Moisiu, dhe ishte i bukur në sytë e Perëndisë; ai u ushqye për tre muaj në shtëpinë e të atit.
21A ko je bil izpostavljen, ga je vzela hči Faraonova in ga je odgojila sebi za sina.
21Dhe kur u ekspozua, e mori e bija e faraonit dhe e rriti si birin e vet.
22In naučil se je Mojzes vse modrosti Egipčanov, in je bil mogočen v svojih besedah in dejanjih.
22Kështu Moisiu u arsimua me gjithë diturinë e Egjiptasve dhe ishte i pushtetshëm në fjalë e në vepra.
23Ko je pa dopolnil štirideset let, mu je prišlo na misel, obiskati brate svoje, sinove Izraelove.
23Po kur arriti në moshën dyzet vjeçare, i erdhi në zemër të shkojë e të vizitojë vë-llezërit e tij: bijtë e Izraelit.
24In ko je videl nekoga, da trpi krivico, ga je obranil in v maščevanje tega, ki je krivico trpel, je ubil Egipčana.
24Kur pa se dikujt po i bëhej një padrejtësi, e mbrojti dhe ia mori hakun të shtypurit, duke vrarë Egjiptasin.
25Menil je pa, da njegovi bratje umejo, da jim hoče Bog po njegovi roki dati odrešenje; toda oni niso tega razumeli.
25Dhe ai mendonte se vëllezërit e tij do ta kuptonin se Perëndia do t'u jepte çlirimin me anë të tij, por ata nuk e kuptuan.
26A drugi dan je prišel k njim, ko so se prepirali, in jih je miril, rekoč: Možje, vi ste bratje; zakaj delate krivico drug drugemu?
26Të nesërmen ai u duk në mes tyre, ndërsa po ziheshin dhe i këshilloi për paqe, duke thënë: "O burra, ju jeni vëllezër, pse ia bëni me të padrejtë njëri-tjetrit?".
27Tisti pa, ki je delal krivico bližnjemu, ga odpahne, rekoč: „Kdo te je postavil za poglavarja in sodnika nad nami?
27Por ai që ia bënte me të padrejtë fqinjit të vete shtyu, duke thënë: "Kush të ka vënë ty të parë dhe gjykatës mbi ne?
28Ali me hočeš ubiti, kakor si včeraj ubil Egipčana?“
28Don të më vrasësh mua, ashtu si vrare dje Egjiptasin?".
29Mojzes je pa pobegnil na to besedo in je bil tujec v zemlji Madianski, kjer je rodil dva sina.
29Për shkak të këtyre fjalëve Moisiu iku dhe banoi si i huaj në vendin e Madianit, ku i lindën dy bij.
30In ko se je dopolnilo štirideset let, se mu je prikazal v puščavi gore Sinajske angel v plamenu gorečega grma.
30Si kaluan dyzet vjet, engjëlli i Zotit iu shfaq në shkretëtirën e malit Sinai, në flakën e zjarrit të një ferrishteje.
31Ko je pa Mojzes to videl, se je začudil prikazni; in ko pristopi, da bi pogledal, se mu oglasi glas Gospodov:
31Kur e pa, Moisiu mbeti i habitur nga sa shihte; dhe, kur po afrohej për të vërejtur, dëgjoi zërin e Zotit,
32„Jaz sem Bog očetov tvojih, Bog Abrahamov in Izakov in Jakobov“. Mojzes pa strepeta in si ne upa tja pogledati.
32që thoshte: "Unë jam Perëndia e etërve të tu, Perëndia e Abrahamit, Perëndia e Isakut dhe Perëndia e Jakobit". Por Moisiu, që dridhej i tëri, nuk guxonte të shikonte.
33Reče pa mu Gospod: „Sezuj obuvalo z nog svojih; kajti mesto, ki na njem stojiš, je sveta zemlja.
33Atëherë Perëndia i tha: "Hiqi sandalet nga këmbët e tua, sepse vendi ku ti po qëndron është tokë e shenjtë.
34Dobro sem videl stisko ljudstva svojega, ki je v Egiptu, in njih zdihovanje sem slišal; in stopil sem doli, da jih rešim. In sedaj pridi, pošljem te v Egipt“.
34Unë e kam parë qartë pikëllimin e popullit tim në Egjipt dhe i dëgjova psherëtimat e tyre, dhe kam zbritur për t'i çliruar; tani, pra, eja, unë do të të dërgoj në Egjipt!".
35Tega Mojzesa, ki so se ga bili odrekli, rekoč: Kdo te je postavil za poglavarja in sodnika? tega je Bog poslal kot poglavarja in odrešenika s pomočno roko angela, ki se mu je bil prikazal v grmu.
35Atë Moisiun që e kishin refuzuar, duke thënë: "Kush të vuri ty të parë dhe gjykatës?", po atë u dërgoi Perëndia si kryetar dhe çlirues me anë të engjëllit që i ishte shfaqur në ferrishte.
36Ta jih je izpeljal, delajoč čudeže in znamenja v Egiptu in na Rdečem morju in v puščavi štirideset let.
36Ai i nxori jashtë, duke kryer shenja e mrekulli në vendin e Egjiptit, në Detin e Kuq dhe në shkretirë për dyzet vjet.
37Ta je tisti Mojzes, ki je rekel sinovom Izraelovim: „Proroka vam obudi Gospod Bog izmed bratov vaših kakor mene“.
37Ky është ai Moisi që u tha bijve të Izraelit: "Zoti, Perëndia juaj do të nxjerrë për ju, nga mesi i vëllezërve tuaj, një profet si mua. Dëgjojeni!".
38Ta je tisti, ki je bil pri zboru v puščavi z angelom, ki mu je govoril na gori Sinajski, in z očeti našimi; tisti, ki je prejel besede življenja, da nam jih da;
38Ky është ai që në kuvend, në shkretëtirë, ishte me engjëllin që i fliste mbi malin Sinai dhe me etërit tanë; dhe mori fjalët e jetës për të na e përçuar neve.
39ki mu pa niso hoteli biti pokorni očetje naši, ampak so ga zavrgli in obrnili srca svoja v Egipt,
39Etërit tanë nuk deshën t'i binden atij; madje e hodhën poshtë dhe me zemrat e tyre u kthyen nga Egjipti,
40rekši Aronu: „Naredi nam bogove, ki naj hodijo pred nami; zakaj temu Mojzesu, ki nas je izpeljal iz zemlje Egiptovske, ne vemo, kaj se mu je zgodilo“.
40duke i thënë Aaronit: "Na bëj disa perëndi që të na prijnë, sepse nuk dimë ç'i ka ndodhur këtij Moisiu që na nxori nga vendi i Egjiptit".
41In ulili so tele tiste dni in so darovali daritev maliku in se veselili izdelka svojih rok.
41Dhe në ato ditë ata bënë një viç, i ofruan flijim idhullit dhe u gëzuan me veprën e duarve të tyre.
42Bog pa se je odvrnil in jih je izdal, naj služijo zvezdam neba [Dobesedno: vojski nebeški.], kakor je pisano v knjigi prorokov: „Ali ste mi darovali klalne in žgalne daritve štirideset let v puščavi, hiša Izraelova?
42Atëherë Perëndia u tërhoq dhe i la t'i shërbejnë ushtrisë së qiellit, ashtu siç është shkruar në librin e profetëve: "O shtëpi e Izraelit, a më keni kushtuar flijime dhe olokauste për dyzet vjet në shkretëtirë?
43temuč nosili ste šator Molohov in boga Remfana zvezdo, podobe, ki ste jih naredili, da se jim poklanjate. Zato pa vas preselim onostran Babilona“.
43Apo më shumë mbartët çadrën e Molokut dhe yllin e perëndisë suaj Remfan, imaxhe që i bëtë vetë për t'i adhuruar; për këtë arsye unë do t'ju shpërngul përtej Babilonisë".
44Šator pričevanja so imeli očetje naši v puščavi, kakor je ukazal ta, ki je rekel Mojzesu, naj ga naredi po podobi, ki jo je videl.
44Etërit tuaj në shkretëtirë kishin tabernakullin e dëshmisë, ashtu siç kishte urdhëruar ai që i pati thënë Moisiut ta bëjë sipas modelit që kishte parë.
45Ta šator so tudi prejeli očetje naši in so ga sem prinesli z Jozuetom, ko so posedli deželo poganov, ki jih je izgnal Bog izpred obličja očetov naših, do dni Davidovih;
45Dhe etërit tanë, pasi e morën, e mbartën me Jozueun në vendin që e kishin pushtuar johebrenjtë, të cilët Perëndia i dëboi para etërve tanë; dhe aty qëndroi deri në ditët e Davidit,
46ki je našel milost pred Bogom in je prosil, da bi našel prebivališče Bogu Jakobovemu.
46i cili gjeti hir përpara Perëndisë dhe kërkoi të mund të gjente një banesë për Perëndinë e Jakobit.
47A Salomon mu je sezidal hišo.
47Por qe Salomoni ai që ia ndërtoi një shtëpi.
48Ali Najvišji ne prebiva v svetiščih, z rokami narejenih, kakor pravi prorok:
48Por Shumë i Larti nuk banon në tempuj të ndërtuar nga dora e njeriut, sikurse thotë profeti:
49„Nebo mi je stol, a zemlja podnožje nogam mojim. Kakšno hišo mi sezidate? pravi Gospod; ali katero naj bo mesto počivanju mojemu?
49''Qielli është froni im dhe toka stoli i këmbëve të mia; çfarë shtëpie do të më ndërtonit ju, thotë Zoti, ose cili do të qe vendi i pushimit tim?
50Ni li roka moja vsega tega naredila?“
50A nuk i bëri të gjitha këto gjëra dora ime?''.
51Trdovratni in neobrezanih src in ušes! Vi se vedno upirate Duhu svetemu, kakor očetje vaši, tako vi.
51O njerëz qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin etërit tuaj, ashtu bëni edhe ju.
52Katerega od prorokov niso preganjali očetje vaši? In pomorili so te, ki so naprej oznanjali prihod Pravičnika, čigar izdajalci in ubijalci ste sedaj postali vi,
52Cilin nga profetët nuk e përndoqën etërit tuaj? Ata vranë edhe ata që paralajmeronin ardhjen e të Drejtit, për të cilin tani ju jeni bërë tradhtarë dhe vrasës;
53ki ste prejeli postavo po uredbi angelov, in je niste ohranili.
53ju, që e morët ligjin të shpallur nga engjëjt dhe nuk e keni respektuar!''.
54Ko so pa to slišali, jih je zbodlo v srce, in škripali so z zobmi zoper njega.
54Kur i dëgjuan këto fjalë, ata thereshin në zemër të tyre dhe kërcëllonin dhëmbët kundër tij.
55On pa, poln svetega Duha, se ozre na nebo in ugleda slavo Božjo in Jezusa, stoječega na desnici Božji,
55Por ai, mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë,
56in reče: Glej nebesa vidim odprta in Sina človekovega, stoječega na desnici Božji.
56dhe tha: ''Ja, unë po shoh qiejt e hapur dhe Birin e njeriut që rri në këmbë në të djathtën e Perëndisë''.
57In zakriče z močnim glasom in si zamaše ušesa pa planejo ene misli nanj,
57Por ata, duke lëshuar britma të forta, i zunë veshët dhe të gjithë tok u sulën mbi të;
58in ga ženo ven iz mesta in lučajo kamenje vanj. In priče položé oblačila svoja pred noge mladeniču, ki mu je bilo ime Savel.
58dhe, si e nxorën jashtë qytetit, e vranë me gurë. Dëshmitarët i vunë rrobat e tyre te këmbët e një djaloshi, të quajtur Saul.
59In pobijajo s kamenjem Štefana, ki kliče h Gospodu in reče: Gospod Jezus, sprejmi Duha mojega!In poklekne in zavpije z močnim glasom: Gospod, ne štej jim tega greha! In rekši to, je zaspal.
59Kështu e vranë me gurë Stefanin, që i thërriste Jezusit dhe thoshte: ''O Zoti Jezus, pranoje frymën time!''.
60In poklekne in zavpije z močnim glasom: Gospod, ne štej jim tega greha! In rekši to, je zaspal.
60Atëherë ra në gjunjë dhe bërtiti me zë të lartë: ''O Zot, mos ua ngarko atyre këtë mëkat!''. Dhe, si tha këtë, fjeti.