1In Bog je govoril vse te besede, rekoč:
1Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë:
2Jaz sem GOSPOD, Bog tvoj, ki sem te izpeljal iz dežele Egiptovske, iz hiše sužnosti.
2"Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.
3Ne imej drugih bogov zraven mene.
3Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.
4Ne delaj si rezanih podob niti nikakršnih podob tega, kar je zgoraj na nebu, kar je spodaj na zemlji in kar je v vodah pod zemljo:
4Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.
5ne moli jih in ne časti jih, zakaj jaz sem GOSPOD, Bog tvoj, Bog mogočni, goreči, ki obiskujem krivico očetov na sinovih do tretjega in četrtega pokolenja tistih, ki me sovražijo,
5Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t'i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,
6in izkazujem milost tisočim onih, ki me ljubijo in izpolnjujejo zapovedi moje.
6dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.
7Ne imenuj po nemarnem imena GOSPODA, svojega Boga, zakaj GOSPOD ne pusti brez kazni njega, ki bi imenoval ime njegovo po nemarnem.
7Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot, sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.
8Spominjaj se sobotnega dne, da ga posvečuješ.
8Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar.
9Šest dni boš delal in opravljal ves posel svoj,
9Do të punosh gjashtë ditë dhe në ato do të bësh të gjithë punën tënde;
10ali sedmi dan je čas počitka GOSPODU, Bogu tvojemu: v njem ne opravljaj nobenega dela, ne ti, ne sin tvoj, ne hči tvoja, ne hlapec tvoj, ne dekla tvoja, ne živina tvoja, niti tujec, ki je v vratih tvojih.
10por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua;
11Zakaj v šestih dneh je ustvaril GOSPOD nebo in zemljo, morje in vse, kar je v njih, in sedmi dan je počival: zato je blagoslovil sobotni dan in ga posvetil.
11sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë.
12Spoštuj očeta svojega in mater svojo, da se podaljšajo dnevi tvoji v deželi, katero ti da GOSPOD, Bog tvoj.
12Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.
13Ne ubijaj.
13Nuk do të vrasësh.
14Ne prešeštvuj.
14Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore.
15Ne kradi.
15Nuk do të vjedhësh.
16Ne govori krivega pričevanja zoper bližnjega svojega.
16Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.
17Ne poželi hiše bližnjega svojega, ne poželi žene bližnjega svojega, ne hlapca njegovega, ne dekle njegove, ne vola, ne osla njegovega, ne ničesar, kar je bližnjega tvojega.
17Nuk do të dëshirosh shtëpinë e të afërmit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as lopën e tij, as gomarin e tij, as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".
18In vse ljudstvo je čulo grmenje in trombe glas in videlo plamene in kadečo se goro; in ko je ljudstvo to videlo, je trepetalo in se postavilo oddaleč.
18Tani tërë populli dëgjonte bubullimat, tingullin e borisë dhe shihte shkreptimat dhe malin që nxirrte tym. Para kësaj pamjeje, populli dridhej dhe qëndronte larg.
19In rekli so Mojzesu: Govóri ti z nami, in poslušali bomo; nikar pa naj ne govori z nami Bog, da ne umrjemo.
19Prandaj ata i thanë Moisiut: "Fol ti me ne dhe ne do të të dëgjojmë, por të mos na flasë Perëndia që të mos vdesim".
20In Mojzes reče ljudstvu: Ne bojte se, kajti zato, da bi vas izkusil je prišel Bog, in zato, da bode strah njegov pred vašim obličjem da ne grešite.
20Moisiu i tha popullit: "Mos u trembni, sepse Perëndia erdhi që t'ju provojë, dhe me qëllim që frika e tij të jetë gjithmonë para jush, dhe kështu të mos mëkatoni".
21In stalo je ljudstvo oddaleč, Mojzes pa se je približal temi, v kateri je bil Bog.
21Populli, pra, qëndronte larg, por Moisiu iu afrua errësirës së dendur ku ndodhej Perëndia.
22In govoril je GOSPOD Mojzesu: Tako porečeš sinovom Izraelovim: Sami ste videli, da sem iz nebes govoril z vami.
22Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Do t'u thuash kështu bijve të Izraelit: "Ju vetë e patë që kam folur me ju nga qielli.
23Ne delajte si ničesar zraven mene, bogov iz srebra in bogov iz zlata si nikar ne delajte!
23Nuk do të bëni perëndi të tjera afër meje; nuk do të bëni perëndi prej argjendi ose prej ari.
24Napraviš mi oltar iz prsti, in na njem boš daroval svoje žgalne in mirovne daritve, svojo drobnico in goved svojo; na vsako mesto, kjerkoli storim, da se bo spominjalo imena mojega, bom prihajal k tebi in te blagoslovil.
24Do të bësh për mua një altar prej dheu dhe mbi të do të ofrosh olokaustet e tua, flitë e tua të falënderimit, delet dhe qetë e tua; në çdo vend ku do të bëj që emri im të kujtohet, do të vij te ti dhe do të të bekoj.
25In če mi napraviš oltar iz kamenja, ne gradi ga iz rezanih kamenov: kajti ako si vihtel nad njim železo svoje, si ga oskrunil.Tudi ne boš stopal po stopnicah k oltarju mojemu, da se ne odkrije sramota tvoja pred njim.
25Dhe në rast se do të ndërtosh për mua një altar me gurë, nuk do ta ndërtosh me gurë të latuar; sepse duke ngritur mbi to daltën do t'i ndotësh.
26Tudi ne boš stopal po stopnicah k oltarju mojemu, da se ne odkrije sramota tvoja pred njim.
26Dhe nuk do të ngjitesh në altarin tim me anë shkallaresh, me qëllim që mbi të të mos zbulohet lakuriqësia jote"".