1In zgodilo se je v dvanajstem letu, prvi dan dvanajstega meseca, da mi pride beseda GOSPODOVA, govoreč:
1Në vitin e dymbëdhjetë, në muajin e dymbëdhjetë, ditën e parë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
2Sin človečji, zapoj žalostinko nad Faraonom, kraljem egiptovskim, in mu reci: Mlademu levu med narodi si bil podoben; ali bil si kakor zmaj v morju in drl si po svojih rekah in motil vode z nogami svojimi in razrival njih reke.
2"Bir njeriu, nis një vajtim për Faraonin, mbretin e Egjiptit, dhe i thuaj: Ti i ngjason një luani të vogël midis kombeve; ishe si një dragua në dete dhe hidheshe në lumenjtë e tu, duke i trazuar ujrat me këmbët e tua dhe duke i turbulluar lumenjtë".
3Tako pravi Gospod Jehova: Zato razpnem mrežo svojo nad teboj v zboru mnogih narodov, in izvlečejo te z mojim sakom.
3Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të shtrij mbi ty rrjetën time me një kuvend të shumë popujve që do të ngrenë lart me rrjetën time.
4In potegnem te na suho, vržem te na površje polja, in vse ptice nebeške posadim nate in zverine vse zemlje se bodo sitile od tebe.
4Pastaj do të braktis mbi tokë dhe do të të hedh në fushë të hapur, do të bëj që të ulen mbi ty të gjitha shpendët e qiellit dhe do t'i ngop me ty kafshët e gjithë dheut.
5In razmečem meso tvoje po gorah ter doline napolnim z mrlino tvojo.
5Do ta hedh mishin tënd mbi male dhe do t'i mbush luginat me togun e skeletit tënd.
6In deželo namočim tja do hribov z rekami krvi tvoje, in globine bodo napolnjene s teboj.
6Do t'i jap gjithashtu tokës të pijë nga rrjedha e gjakut tënd, deri te malet, dhe shtretërit e lumenjve do të mbushen me ty.
7In ko te ugasnem, zagrnem nebo in otemnim zvezde njegove; solnce pokrijem z oblaki in luna ne bo svetila.
7Kur të të shuaj, do t'i mbuloj qiejt dhe do t'i errësoj yjet, do ta zë diellin me një re dhe hëna nuk do të japë më dritën e saj.
8Vse sveteče luči na nebu storim nad tabo črne in temo spravim nad deželo tvojo, govori Gospod Jehova.
8Mbi ty do të errësoj të gjithë ndriçuesit e shkëlqyer në qiell dhe do të dërgoj terrin në vendin tënd", thotë Zoti, Zoti.
9In užalostim mnogih ljudstev srce, ko razglasim padec tvoj med narodi po deželah, ki jih nisi poznal.
9"Do të pikëlloj zemrën e shumë popujve, kur të bëj që të vijë shkatërrimi yt midis kombeve, në vende që ti nuk i njeh.
10In storim, da bo veliko ljudstev strmelo nad teboj, in njih kralji bodo silno prestrašeni zavoljo tebe, ko zavihtim meč svoj pred njimi; in trepetali bodo vsak trenotek, vsakdo za življenje svoje, v dan padca tvojega.
10Do të bëj që shumë popuj të çuditen me ty dhe mbretërit e tyre do t'i pushtojë një tmerr i madh për shkakun tënd, kur të vringëllij shpatën time para tyre; secili prej tyre do të dridhet në çdo çast për jetën e tij, ditën e rënies sate".
11Zakaj tako pravi Gospod Jehova: Pride nadte kralja babilonskega meč.
11Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Shpata e mbretit të Babilonisë do të bjerë mbi ty.
12Storim, da pade množica tvoja pod meči junakov, ki so vsi najbolj silovitni med narodi; in pokončajo napuh Egipta, in vsa množica njegova bo zatrta.
12Do të bëj që turma jote të rrëzohet nga shpata e burrave të fuqishëm, që janë më të tmerrshmit ndër kombet; ata do të shkatërrojnë krenarinë e Egjiptit dhe gjithë turmat e tij do të asgjësohen.
13Pogubim tudi vso živino njegovo ob mnogih vodah, da jih ne bo več motila noga človeška, ne kalil parkelj živalski.
13Do të bëj që të ngordhë krejt gjëja e gjallë e tij mbi brigjet e ujrave të mëdha, që nuk do të turbullohen më nga këmba e njeriut, as thundra e kafshëve nuk do t'i turbullojë.
14Tedaj storim, da se njih vode učistijo ter njih reke poteko kakor olje, govori Gospod Jehova.
14Atëherë do t'i lë të qetësohen ujrat e tyre dhe do të bëj që lumenjtë e tyre të rrjedhin si vaj", thotë Zoti, Zoti.
15Ko opustošim deželo Egiptovsko, ko izpraznim deželo vsega, česar je bila polna, ko udarim vse prebivalce njene, tedaj spoznajo, da sem jaz GOSPOD.
15"Kur do ta kem bërë të shkretë vendin e Egjiptit dhe vendi të jetë zhveshur nga çdo gjë që kishte, kur do të kem goditur gjithë banorët e tij, atëherë do të pranojnë se unë jam Zoti.
16To je žalostinka in s to bodo žalovali; hčere narodov jo bodo žalujoč pele; žalujoč jo bodo pele nad Egiptom in nad vso množico njegovo, govori Gospod Jehova.
16Ky është një vajtim që do të ngrenë për të, do ta ngrenë për bijat e kombeve; do ta ngrenë për Egjiptin dhe gjithë turmat e tij", thotë Zoti, Zoti.
17In zgodilo se je v dvanajstem letu, petnajsti dan meseca, da mi pride beseda GOSPODOVA, govoreč:
17Vitin e dymbëdhjetë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit mu drejtua, duke thënë:
18Sin človečji, žaluj nad množico egiptovsko in pahni jo doli, njo in hčere slavnih narodov, v spodnje kraje zemlje k tistim, ki so padli v jamo.
18"Bir njeriu, merrja një vajtimi për turmën e Egjiptit dhe zbrite në thellësinë e tokës, atë dhe bijat e kombeve të famshëm, që bashkë me ata zbresin në gropë.
19Koga nadkriljuješ v milini? Doli stópi in lezi z neobrezanci!
19Vallë kujt ia kalon nga bukuria? Zbrit dhe zër vend midis atyre që nuk janë rrethprerë.
20Padejo naj sredi pobitih z mečem! Meč je že izročen; privlecite sem Egipt in vso množico njegovo!
20Ata do të bien në mes të atyre që janë vrarë nga shpata. Ai i është dorëzuar shpatës; e tërheqin me gjithë turmat e tij.
21Mogočni izmed junakov bodo govorili o njem izsredi pekla s pomočniki njegovimi vred. Padli so doli, tam leže tisti neobrezanci, pobiti z mečem!
21Trimat më të fortë, bashkë me ata që e ndihmonin, do t'i flasin në mes të Sheolit: "Kanë zbritur dhe kanë zënë vend bashkë me ata që nuk janë rrethprerë, bashkë me ata që i ka shpuar shpata?".
22Tam je Asur in ves zbor njegov; okoli njega njih grobi: vsi ti so pobiti, padli so pod mečem.
22Atje është Asiria me gjithë turmën e saj, me varret e saj përreth; janë të gjithë të vrarë, të rënë nga shpata.
23Grobi njegovi so v najglobočji jami in zbor njegov je okrog groba njegovega. Vsi so pobiti, padli so pod mečem, ki so strah napravljali v deželi živečih.
23Varret e tyre janë vendosur në thellësinë e gropës dhe turma e saj është rreth varrit të tij; të gjithë janë të vrarë nga shpata, ata që përhapin tmerrin mbi dheun e të gjallëve.
24Tam je Elam in vsa množica njegova okoli njegovega groba. Ti vsi so pobiti, padli so pod mečem, ki so neobrezani šli doli v spodnje kraje zemlje, ki so strah napravljali v deželi živečih; in nosijo sramoto svojo ž njimi, ki so šli doli v jamo.
24Atje është Elami me gjithë turmën e tij rreth varrit të tij; janë të gjithë të vrarë, të rrëzuar nga shpata, që kanë zbritur pa u rrethprerë në thellësi të tokës, ata që përhapnin tmerr mbi dheun e të gjallëve; tani ata mbajnë turpin e tyre me ata që zbresin në gropë.
25Sredi med pobitimi so mu napravili ležišče z vso množico njegovo; okoli njega so njih grobi; vsi ti, neobrezani, so z mečem pobiti. Ker so strah delali v deželi živečih, nosijo sramoto svojo ž njimi, ki so šli doli v jamo. Sredi med pobite je položen.
25Kanë vënë shtratin e tij në mes të të vrarëve me gjithë turmën e tij, me varret e tyre rreth tij; të gjithë nuk janë rrethprerë, janë shpuar nga shpata, sepse kishin përhapur tmerrin mbi dheun e të gjallëve; por tani e mbajnë turpin e tyre me ata që zbresin në gropë; janë vendosur në mes të të vrarëve.
26Tam je Mesek, Tubal in vsa množica njegova; okoli njega so njih grobi. Vsi ti, neobrezani, so z mečem pobiti, ker so strah delali v deželi živečih.
26Atje është Mesheku, Tubali, dhe tërë turma e tyre, me varret e tyre rreth tij; të gjithë nuk janë rrethprerë, janë shpuar nga shpata, sepse përhapin tmerrin mbi dheun e të gjallëve.
27In ne leže pri junakih, ki so padli v starodavnih časih, ki so šli doli v pekel z bojnim orožjem in so jim položili pod glave njih meče; a njih krivice so nad njih kostmi, kajti v strah so bili ti junaki v deželi živečih.
27Nuk rrijnë me heronjtë e rënë të atyre që nuk janë rrethprerë, që kanë zbritur në Sheol me armët e tyre të luftës dhe që shpatat e tyre janë vënë nën kokat e tyre; por ndëshkimi i paudhësive të tyre do t'u ngjitet kockave të tyre, megjithëse tmerri i këtyre trimave ishte i madh mbi dheun e të gjallëve.
28Tudi ti, Egipt, bodeš strt sredi neobrezancev, in ležal boš ž njimi, ki so pobiti z mečem.
28Po, ti do të copëtohesh në mes të atyre që nuk janë rrethprerë dhe do të qëndrosh bashkë me ata që janë shpuar nga shpata.
29Tam je Edom, kralji njegovi in vsi knezi njegovi, ki so bili vkljub svoji hrabrosti položeni k pobitim z mečem; pri neobrezancih leže, pri njih, ki so šli doli v jamo.
29Atje është Edomi, me të gjithë mbretërit e tij dhe me të tërë princat e tij, të cilët, megjithë trimërinë e tyre, janë vendosur bashkë me ata që janë shpuar nga shpata. Edhe këta rrinë bashkë me ata që nuk janë rrethprerë dhe me ata që zbresin në gropë.
30Tam so vsi knezi od severa in vsi Sidonci, ki so stopili doli k pobitim; osramočeni so vkljub grozi, ki je šla pred njih močjo, in leže neobrezani pri pobitih z mečem ter nosijo sramoto svojo ž njimi, ki so šli doli v jamo.
30Atje janë tërë princat e veriut dhe tërë Sidonasit që kanë zbritur bashkë me ata që janë shpuar të hutuar për shkak të tmerrit që u kallnin me fuqitë e tyre. Qëndrojnë të parrethprerë bashkë me ata që janë shpuar nga shpata dhe mbajnë turpin e tyre bashkë me ata që zbresin në gropë.
31Faraon jih bo videl in se potolaži nad vso množico svojo. Z mečem pobita sta Faraon in vsa vojska njegova, govori Gospod Jehova.Zakaj dopustil sem, da se je strah njegov razširjal v deželi živečih; ali položen bo sredi neobrezancev k pobitim od meča Faraon in vsa množica njegova, govori Gospod Jehova.
31Faraoni do t'i shohë dhe do të ngushëllohet për të gjithë turmën e tij; Faraoni dhe tërë ushtria e tij do të shpohen nga shpata", thotë Zoti, Zoti.
32Zakaj dopustil sem, da se je strah njegov razširjal v deželi živečih; ali položen bo sredi neobrezancev k pobitim od meča Faraon in vsa množica njegova, govori Gospod Jehova.
32"Ndonëse e lashë të përhapë tmerrin e tij mbi dheun e të gjallëve, Faraoni me gjithë turmën e tij, do të vihet të qëndrojë në mes të atyre që nuk janë rrethprerë, me ata që janë shpuar nga shpata", thotë Zoti, Zoti.