Slovenian

Shqip

Genesis

24

1Abraham pa je bil starček prileten, in GOSPOD je bil blagoslovil Abrahama v vsem.
1Abrahami ishte tashmë plak dhe ishte në moshë të kaluar; dhe Zoti e kishte bekuar Abrahamin në çdo gjë.
2In veli Abraham hlapcu svojemu, najstarejšemu hiše svoje, ki je bil nad vsem, kar je bilo njegovega: Položi, prosim, roko svojo pod ledje moje,
2Dhe Abrahami i tha shërbyesit më të moshuar të shtëpisë së tij që qeveriste tërë pasuritë e tij: "Vëre dorën tënde nën kofshën time;
3da te zavežem s prisego pri GOSPODU, Bogu nebes in Bogu zemlje, da ne vzameš žene sinu mojemu izmed hčer Kanaancev, med katerimi bivam;
3dhe unë do të bëj që ti të betohesh në emër të Zotit, Perëndisë së qiejve dhe Perëndisë të tokës, që ti nuk do t'i marrësh për grua djalit tim asnjë prej bijave të Kanaanejve në mes të të cilëve unë banoj;
4ampak da pojdeš v mojo deželo in k sorodovini moji in vzameš ženo sinu mojemu Izaku.
4por do të shkosh në vendin tim dhe te fisi im për të marrë një grua për djalin tim, për Isakun".
5A hlapec mu reče: Morda ne bo hotela tista ženska iti z menoj v to deželo; ali naj popeljem sina tvojega nazaj v ono deželo, odkoder si prišel?
5Shërbëtori iu përgjegj: "Ndofta ajo grua nuk dëshiron të më ndjekë në këtë vend; a duhet ta çoj atëherë përsëri birin tënd në vendin nga ke dalë?".
6Abraham pa mu reče: Varuj se, da ne popelješ nazaj tja sina mojega!
6Atëherë Abrahami i tha: "Ruhu e mos e ço birin tim atje!
7GOSPOD, Bog nebes, ki me je vzel iz hiše očeta mojega in iz rojstne dežele moje in ki mi je govoril in ki mi je prisegel, govoreč: Semenu tvojemu dam to deželo, on pošlje angela svojega pred teboj, da vzameš odondod ženo mojemu sinu.
7Zoti, Perëndia i qiellit, që më hoqi nga shtëpia e atit tim dhe nga vendi ku kam lindur, më foli dhe m'u betua duke thënë: "Unë do t'ua jap këtë vend pasardhësve të tu", ai do të dërgojë engjëllin e tij para teje dhe ti do të marrësh andej një grua për birin tim.
8Ako bi pa ženska ne hotela iti s teboj, bodeš prost te zarotitve moje; samo sina mojega ne vodi tja nazaj.
8Dhe në qoftë se gruaja nuk dëshiron të të ndjekë, atëherë ti do të lirohesh nga ky betim që më ke bërë; vetëm mos e kthe tim bir atje".
9Hlapec torej položi roko svojo pod ledje Abrahama, gospodarja svojega, in mu priseže za to reč.
9Kështu shërbyesi e vuri dorën nën kofshën e Abrahamit, zotit të tij, dhe iu betua lidhur me këtë problem.
10Nato vzame hlapec deset izmed velblodov gospoda svojega, da odpotuje; in imel je vsakršno blago gospodarja svojega v roki svoji; in vstane in odpotuje v Mezopotamijo, v mesto Nahorjevo.
10Pastaj shërbyesi mori dhjetë deve nga devetë e zotit të tij dhe u nis, duke pasur me vete çdo lloj të mirash të zotërisë së tij. Ai e nisi rrugën dhe shkoi në Mesopotami, në qytetin e Nahorit.
11In ustavil se je z velblodi zunaj mesta zraven vodnjaka ob večernem času, ko hodijo ženske vodo zajemat.
11Dhe i gjunjëzoi devetë jashtë qytetit pranë një pusi uji, aty nga mbrëmja, në kohën kur gratë dalin për të marrë ujë, dhe tha:
12In reče: O GOSPOD, Bog Abrahama, gospoda mojega, stóri, prosim, da se mi posreči danes, in izkaži milost gospodu mojemu Abrahamu.
12"O Zot, Perëndia i zotërisë tim Abraham, të lutem bëj që sot të kem mundësinë të kem një takim të lumtur, trego dashamirësi ndaj Abrahamit, zotit tim!
13Glej, stojim pri studencu, in hčere prebivalcev tega mesta bodo hodile vodo zajemat.
13Ja, unë po rri pranë këtij burimi ujërash, ndërsa bijat e banorëve të qytetit dalin për të mbushur ujë.
14Zgodi se naj, ko porečem kateri deklici: Nagni mi, prosim, vrč svoj, da pijem; in ona odgovori: Pij, pa še velblodom tvojim bom dala piti, da bode ta, ki si jo določil hlapcu svojemu Izaku, in po tem spoznam, da izkazuješ milost gospodu mojemu.
14Bëj që vajza së cilës do t'i them: "Ah, ule shtambën tënde që unë të pi" dhe që do të më përgjigjet: "Pi, dhe kam për t'u dhënë për të pirë edhe deveve të tu", të jetë ajo që ti ja ke caktuar shërbyesit tënd Isak. Nga kjo unë do të kuptoj që ti ke treguar dashamirësi ndaj zotërisë tim".
15Zgodi se pa, še preden je dogovoril, da pride, glej, Rebeka, ki se je bila rodila Betuelu, sinu Milke, žene Nahorja, brata Abrahamovega, z vrčem svojim na rami.
15Ai s'kishte mbaruar së foluri, kur, ja, doli Rebeka me shtambën në shpatullën e saj; ajo ishte e bija e Bethuelit, biri i Mikailit, gruaja e Nahorit dhe vëllai i Abrahamit.
16Deklica ta pa je bila silno lepe postave, devica, ki je mož ni bil spoznal. In ona gre doli k studencu, napolni vrč in stopa gori.
16Vajza ishte shumë e bukur, e virgjër dhe asnjë burrë nuk e kishte njohur kurrë. Ajo zbriti në burim, mbushi shtambën e saj dhe u ngjit përsëri lart.
17Priteče ji torej hlapec naproti in reče: Daj mi, prosim, malo piti iz svojega vrča.
17Atëherë shërbyesi vrapoi në drejtim të saj dhe i tha: "Lermë të pi pak ujë nga shtamba jote".
18In ona reče: Pij, gospod moj! In urno izpusti vrč čez roko svojo in mu da piti.
18Ajo u përgjegj: "Pi, zotëria im"; pastaj shpejtoi ta ulë shtambën mbi dorë dhe i dha të pijë.
19In ko mu je dala piti, reče: Tudi velblodom tvojim zajmem, dokler se ne napojé.
19Sapo mbaroi së dhëni ujë për të pirë, tha: "Do të mbush ujë edhe për devetë e tua, deri sa të ngopen me ujë".
20In urno izprazni vrč v korito in zopet hiti k vodnjaku zajemat, in zajme vsem velblodom njegovim.
20Me nxitim e zbrazi shtambën e saj në koritë, vrapoi përsëri te burimi për të mbushur ujë për të gjithë devetë e tij.
21In mož jo strmé opazuje in molči, da bi spoznal, ali je srečno storil GOSPOD pot njegovo ali ne.
21Ndërkaq ai njeri e sodiste në heshtje, për të mësuar në qoftë se Zoti e kishte bërë të mbarë apo jo udhëtimin e tij.
22Zgodi se pa, ko so se velblodi napili, da izloži mož zlat obodec, ki mu je bilo teže pol sekla, in za roke njene dve zapestnici, katerih teža je bila deset seklov zlata,
22Kur devetë mbaruan së piri, njeriu mori një unazë floriri për hundën që peshonte gjysmë sikli dhe dy byzylykë me një peshë prej dhjetë siklesh ari për kyçin e dorës së saj, dhe tha:
23in veli: Čigava hči si? povej mi, prosim. Je li v hiši očeta tvojega nam za prenočišče prostora?
23"Bijë e kujt je? Ma thuaj, të lutem. A ka vend në shtëpinë e babait tënd për ne, që ta kalojmë natën?".
24In ona mu reče: Hči sem Betuela, sina Milkinega, ki ga je porodila Nahorju.
24Ajo u përgjegj: "Unë jam bijë e Bethuelit, i biri i Milkahut, që ajo i lindi në Nahor".
25Reče mu še: Tudi slame in krme je dosti pri nas, pa tudi za prenočišče prostora.
25Dhe shtoi: "Tek ne ka shumë kashtë dhe forazh si dhe vend për të kaluar natën".
26Tedaj se mož prikloni in moli GOSPODA
26Atëherë njeriu u përkul, adhuroi Zotin dhe tha:
27ter reče: Hvaljen bodi GOSPOD, Bog gospoda mojega Abrahama, ki ni opustil milosti in zvestobe svoje do gospodarja mojega; mene je spremil GOSPOD na potu v hišo sorodnikov gospodarja mojega.
27"Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Abrahamit, zotërisë tim, që nuk ka pushuar të jetë dashamirës dhe besnik ndaj zotërisë tim! Sa për mua, gjatë udhëtimit, Zoti më çoi në shtëpinë e vëllezërve të zotërisë tim".
28Poteče torej deklica in sporoči vse to v hiši matere svoje.
28Dhe vajza vrapoi për t'i treguar këto gjëra në shtëpinë e nënës së saj.
29Rebeka pa je imela brata, ki mu je bilo ime Laban; in Laban poteče k tistemu možu ven k studencu.
29Por Rebeka kishte një vëlla të quajtur Labano. Dhe Labano doli me vrap jashtë drejt burimit te ai njeri.
30To pa se je zgodilo, ko je videl obodec in zapestnici okoli rok sestre svoje in ko je slišal besede Rebeke, sestre svoje, govoreče: Tako mi je govoril tisti mož. Pride torej k možu, ki je, glej, stal pri velblodih poleg studenca.
30Sa pa unazën në hundë dhe byzylykët në kyçet e dorës të së motrës dhe dëgjoi fjalët që Rebeka, motra e tij, thoshte: "Kështu më foli ai njeri", iu afrua këtij njeriu, dhe ja që u gjet pranë deveve, afër burimit.
31In reče: Pridi noter, blagoslovljenec GOSPODOV, kaj bi stal zunaj? saj sem pripravil hišo, in prostora je velblodom.
31Dhe tha: "Hyrë, i bekuar nga Zoti! Pse rri jashtë? Unë kam përgatitur shtëpinë dhe një vend për devetë".
32In mož pride v hišo. In Laban razpravi velblode ter jim da slame in krme, in vode, da se umijejo noge njegove in noge mož, ki so bili ž njim.
32Njeriu hyri në shtëpi, dhe Labano shkarkoi devetë, u dha kashtë dhe forazh deveve dhe solli ujë që të lante këmbët ai dhe njerëzit që ishin bashkë me të.
33Ali ko so mu postavili, da bi jedel, reče: Jedel ne bom nikakor, dokler ne povem svojih reči. In reče Laban: Govóri!
33Pastaj i vunë përpara për të ngrënë, por ai tha: "Nuk do të ha deri sa të plotësoj porosinë që më kanë dhënë". Tjetri tha: "Fol".
34Tedaj reče: Hlapec sem Abrahamov.
34Atëherë ai tha: "Unë jam një shërbëtor i Abrahamit.
35GOSPOD pa je blagoslovil gospodarja mojega silno, da je postal velik; dal mu je namreč čred in goved, srebra in zlata, hlapcev in dekel, velblodov in oslov.
35Zoti e ka bekuar shumë zotërinë tim, që është bërë i madh; i ka dhënë dele dhe qe, argjend dhe flori, shërbyes dhe shërbyese, deve dhe gomarë.
36Vrhutega je rodila Sara, žena gospoda mojega, sina mojemu gospodu, ko se je bila postarala, in gospod mu je dal vse, kar ima.
36Por Sara, gruaja e zotërisë tim, i ka lindur në pleqërinë e saj një djalë zotërisë tim, i cili i ka dhënë atij gjithçka zotëron.
37S prisego pa me je zavezal gospod moj, govoreč: Ne vzemi sinu mojemu žene izmed hčer Kanaancev, v katerih deželi jaz bivam.
37Dhe zotëria im më vuri të betohem duke thënë: "Nuk do të marrësh grua për djalin tim nga bijtë e Kanaanejve, në vendin ku banoj;
38Ampak na dom očeta mojega potuj in k rodovini moji, da vzameš ženo mojemu sinu.
38por do të shkosh në shtëpinë e babait tim dhe tek afëria ime dhe aty do të marrësh një grua për birin tim".
39Ko sem pa rekel gospodu svojemu: Morda ona ženska ne bo hotela iti z menoj,
39Atëherë unë i thashë zotërisë tim: "Ndofta gruaja nuk do të dojë të më ndjekë".
40mi reče: GOSPOD, pred čigar obličjem sem vedno hodil, pošlje angela svojega s teboj, in srečno stori tvojo pot, da vzameš ženo sinu mojemu iz rodovine moje in iz hiše očeta mojega.
40Por ai u përgjegj: "Zoti, para të cilit kam ecur, do të dërgojë engjëllin e tij bashkë me ty dhe do ta bëj të mbarë udhëtimin tënd, dhe ti do të marrësh për birin tim një grua nga farefisi im dhe nga shtëpia e babait tim.
41Tedaj bodeš prost zarotitve moje, ko prideš k rodovini moji; in če ti je ne dado, bodeš oproščen zarotitve moje.
41Do të lirohesh nga betimi që më ke bërë kur të shkosh tek afëria ime; dhe po të jetë se nuk duan të ta japin, do të lirohesh nga betimi që më ke bërë".
42Prišel sem torej danes k studencu in rekel: GOSPOD, Bog gospoda mojega Abrahama, o, da bi res srečno storil pot mojo, po kateri hodim!
42Sot kam arritur te burimi dhe thashë: "O Zot, Perëndia i zotërisë tim Abraham, në rast se të pëlqen kështu, të lutem bëje të mbarë udhëtimin që kam filluar;
43Glej, pri studencu stojim; zgodi se naj, da devica, ki pride zajemat vodo in ji porečem: Daj mi, prosim, piti malo vode iz svojega vrča,
43Ja, unë po ndalem pranë burimit të ujit; bëj që vajza që ka për të dalë për të marrë ujë dhe së cilës do t'i them: "Lërmë të pi pak ujë nga shtamba jote",
44in ona mi odgovori: Pij, in tudi velblodom tvojim zajmem, da ona bodi žena, ki jo je GOSPOD določil sinu gospodarja mojega.
44dhe që do të më thotë: "Pi sa ke nevojë dhe do të marr ujë edhe për devetë e tua", le të jetë gruaja që Zoti i ka caktuar djalit të zotërisë tim.
45Še nisem končal govoriti v srcu svojem, ko, glej, izide Rebeka z vrčem svojim na rami in gre doli k studencu in zajme. Rekel pa sem ji: Daj mi piti, prosim.
45Para se unë të kisha mbaruar së foluri në zemrën time, doli jashtë Rebeka me shtambën e saj mbi shpatull; ajo zbriti te burimi dhe mbushi ujë. Atëherë unë i thashë:
46Ona urno spusti vrč svoj z rame in reče: Pij, pa še velblodom tvojim bom dala piti. In ko sem se napil, dala je piti tudi velblodom mojim.
46"Oh, lermë të pi!". Dhe ajo shpejtoi ta ulte shtambën nga shpatulla e saj dhe u përgjegj: "Pi dhe do t'u jap të pinë edhe deveve të tua". Kështu unë piva dhe ajo u dha të pinë edhe deveve.
47Zato sem jo vprašal, govoreč: Čigava hči si? In reče: Hči Betuela, sina Nahorjevega, katerega mu je rodila Milka. In del sem ji tisti obodec za lišp njenega obraza in zapestnice na roke njene.
47Atëherë e pyeta dhe i thashë: "Bijë e kujt je?". Ajo m'u përgjegj: "Jam bijë e Bethuelit, biri i Nahorit, që Milkah lindi". Kështu unë i vura unazën në hundë dhe byzylykët në kyçet e dorës.
48In priklonil sem se in molil GOSPODA in hvalil sem GOSPODA, Boga gospodarja mojega Abrahama, ker me je vodil po pravem potu, da dobim hčer brata gospoda svojega za njegovega sina.
48Pastaj u përkula, adhurova Zotin dhe e bekova Zotin, Perëndinë e Abrahamit, zotërisë tim, që më ka çuar në rrugën e drejtë për të marrë për birin e tij bijën e vëllait të zotërisë tim.
49Sedaj torej, če vas je volja, milost in zvestobo izkazati gospodu mojemu, mi povejte; če pa ne, mi povejte, da krenem na desno ali na levo.
49Dhe tani në rast se doni të silleni me dashamirësi dhe besnikëri ndaj zotërisë tim, duhet të ma thoni; në rast se jo, ma thoni njëlloj dhe unë do të kthehem djathtas ose majtas".
50In odgovorita Laban in Betuel ter rečeta: Od GOSPODA je izšla ta reč, ne moreva ti reči slabega ali dobrega.
50Atëherë Labano dhe Bethueli u përgjigjën dhe thanë: "Kjo varet nga Zoti; ne nuk mund të flasim as për mirë as për keq.
51Glej, Rebeka ti je na voljo, vzemi jo in odidi, in žena bodi sinu gospodarja tvojega, kakor je govoril GOSPOD.
51Ja, Rebeka është këtu para teje, merre me vete, shko dhe ajo të bëhet gruaja e birit të zotërisë tënd, ashtu siç ka thënë Zoti".
52In ko je slišal hlapec Abrahamov njune besede, se prikloni pred GOSPODOM do tal.
52Kur shërbëtori i Abrahamit dëgjoi fjalët e tyre u përul për tokë përpara Zotit.
53In hlapec seže po dragotine srebrne in dragotine zlate ter oblačila in jih izroči Rebeki; enako dá dragocenosti bratu njenemu in materi njeni.
53Shërbëtori nxori sende të argjëndta dhe të arta si dhe rroba dhe ia dha Rebekës; dhe u dhuroi gjithashtu sende të vlefshme vëllait dhe nënës së Rebekës.
54Nato so jedli in pili on in možje, ki so bili ž njim, in so prenočili. Zjutraj pa, ko vstanejo, reče: Pustite me k mojemu gospodu.
54Pastaj hëngrën e pinë ai dhe njerëzit që ishin bashkë me të; u ndalën vetëm atë natë. Kur u ngritën në mëngjes, shërbëtori tha: "Më lini të kthehem te zotëria im".
55Reče pa brat njen in mati njena: Naj ostane deklica še pri nas nekaj dni, vsaj deset; potem odpotuje.
55Vëllai dhe nëna e Rebekës thanë: "Lëre që vajza të rrijë disa ditë me ne, të paktën dhjetë ditë; pastaj mund të ikë".
56Reče jima on: Ne mudite me, ker je GOSPOD srečno storil pot mojo; pustite me, da grem k svojemu gospodu.
56Por ai iu përgjegj atyre: "Mos më mbani, sepse Zoti e ka bërë të mbarë udhëtimin tim; më lini të iki, që unë të kthehem te zotëria im".
57Tedaj reko: Pokličimo deklico in poprašajmo, kaj ona poreče.
57Atëherë ata i thanë: "Të thërresim vajzën dhe ta pyesim atë".
58In pokličejo Rebeko in ji reko: Hočeš li iti s tem možem? Ona pa reče: Pojdem.
58Atëherë thirrën Rebekën dhe i thanë: "A do të shkosh me këtë njeri?". Ajo u përgjegj: "Po, do të shkoj".
59In pustili so z doma Rebeko, sestro svojo, in dojnico njeno s hlapcem Abrahamovim in z možmi njegovimi.
59Kështu e lanë Rebekën, motrën e tyre, të shkojë dhe tajën e saj të shkojë me shërbëtorin dhe njerëzit e Abrahamit.
60In blagoslove Rebeko, govoreč ji: Ti sestra naša, bodi mati tisočkrat desettisočem, in v last naj bodo semenu tvojemu vrata sovražnikov njegovih.
60Dhe e bekuan Rebekën dhe i thanë: "Motra jonë, ti u bëfsh nëna e mijëra mizëri njerëzish dhe pasardhësit e tu paçin në dorë portat e armiqve të tyre".
61Rebeka pa vstane in dekle njene ter sedejo na velblode, da bi šle z možem. In hlapec vzame Rebeko in odpotuje.
61Atëherë Rebeka dhe shërbyeset e saj u ngritën më këmbë, hipën mbi devetë dhe shkuan pas këtij njeriu. Kështu shërbëtori mori Rebekën dhe iku.
62Izak pa je ravno prišel s pota k vodnjaku Lahajroju; bival je namreč v južni strani.
62Ndërkaq Isaku ishte kthyer nga pusi i Lahai-Roit, sepse banonte në krahinën e Negevit.
63In Izak je šel premišljat po polju, ko se je večerilo; in ko povzdigne oči in pogleda, glej velblode, ki so se bližali.
63Isaku kishte dalë aty nga mbrëmja në fushë për t'u menduar; dhe ai ngriti sytë dhe pa disa deve që po vinin.
64In Rebeka povzdigne oči in zagleda Izaka, in spusti se doli z velbloda.
64Edhe Rebeka ngriti sytë dhe pa Isakun; atëherë zbriti me të shpejtë nga deveja,
65In reče hlapcu: Kdo je oni mož, ki prihaja po polju nam naproti? In hlapec reče: Ta je gospod moj. Ona pa vzame zagrinjalo svoje ter se pokrije.
65dhe i tha shërbëtorit: "Kush është ai njeri që vjen nga fusha drejt nesh?". Shërbëtori u përgjegj: "Éshtë zotëria im". Atëherë ajo mori vellon dhe u mbulua.
66Tedaj pove hlapec Izaku vse, kar je bil opravil.In Izak jo pelje v šator Sare, matere svoje, in vzame Rebeko, da mu bode žena, in ljubil jo je. Tako se je Izak potolažil po materi svoji.
66Pastaj shërbëtori i tregoi Isakut tërë gjërat që kishte bërë.
67In Izak jo pelje v šator Sare, matere svoje, in vzame Rebeko, da mu bode žena, in ljubil jo je. Tako se je Izak potolažil po materi svoji.
67Dhe Isaku e futi Rebekën në çadrën e Sarës, nënës së tij, dhe e mori me vete; ajo u bë gruaja e tij dhe ai e dashuroi. Kështu Isaku u ngushëllua mbas vdekjes së nënës së tij.