Slovenian

Shqip

Jeremiah

10

1Poslušajte to besedo, ki jo vam govori GOSPOD, o hiša Izraelova!
1Dëgjoni fjalën që Zoti po ju drejton, o shtëpia e Izraelit.
2Tako pravi GOSPOD: Ne učite se pota poganskih narodov in ne plašite se znamenj nebeških, ker se jih plašijo tisti narodi.
2Kështu thotë Zoti: "Mos mësoni të ndiqni rrugën e kombeve dhe mos kini frikë nga shenjat e qiellit, sepse janë kombet që kanë frikë prej tyre.
3Kajti postave ljudstev so ničemurnost; zakaj samo les je, ki ga kdo poseka v gozdu, delo roke in sekire umetnikove.
3Sepse zakonet e popujve janë kotësi: sepse është si dikush që pret një dru në pyll, puna e duarve të një punëtori me sëpatë.
4Naredi ga lepega s srebrom in zlatom; pritrdijo ga z žeblji in kladivi, da se ne zvrne.
4E zbukurojnë me argjend dhe me ar, e fiksojnë me gozhda dhe çekiçë që të mos lëvizë nga vendi.
5Kakor ostrugani stebri so maliki, še govore ne; nositi jih je treba, ker ne morejo hoditi. Ne bojte se jih, ker ne morejo storiti hudega, tudi dobro delati ni v njih moči.
5Idhujt qëndrojnë drejt si një palmë dhe nuk mund të flasin; duhet t'i mbartësh, sepse nuk mund të ecin. Mos kini frikë prej tyre, sepse nuk mund të bëjnë asnjë të keqe dhe as që kanë mundësinë të bëjnë të mirë".
6Prav nihče ni tebi enak, o Jehova; ti si velik in veliko je ime tvoje v moči.
6Askush nuk është i ngjashëm me ty, o Zot; ti je i madh dhe emri i yt është i madh në fuqi.
7Kdo bi se te ne bal, o Kralj narodov! ker tebi se spodobi. Zakaj med vsemi modrimi pri narodih in v vseh njih kraljestvih ni nobeden tebi enak,
7Kush nuk do të kishte frikë prej teje, o mbret i kombeve? Po, kjo të detyrohet, sepse midis gjithë njerëzve të ditur të kombeve, në të gjitha mbretëritë e tyre nuk ka njeri të ngjashëm me ty.
8temuč vsi skupaj so nespametni in trapasti. Pouk malikov je njim enak: les.
8Janë të gjithë budallenj dhe pa arsye; idhulli i tyre prej druri është një doktrinë pa asnjë vlerë.
9Srebrne ploščice vozijo iz Tarsisa in zlato iz Ufaza, delo umetnikov iz rok topilčevih; višnjevo in rdeče jim napravljajo oblačilo, delo umetnikov so vsi.
9Argjend i petëzuar i sjellë nga Tarshishi dhe ar nga Ufazi, punë zejtari dhe dorë argjendari; rrobja e tyre është e purpurt dhe e kuqe flakë, punime të dala nga duart e njerëzve ekspertë.
10GOSPOD pa je Bog v resnici, živi Bog in kralj večni; od jeze njegove se trese zemlja, in narodi ne morejo prenašati nevolje njegove.
10Por Zoti është Perëndia i vërtetë, ai është Perëndia i gjallë dhe mbreti i përjetshëm. Para zemërimit të tij toka dridhet dhe kombet nuk mund të qëndrojnë përpara indinjatës së tij.
11Tako jim recite: Bogovi, ki niso ustvarili nebes in zemlje, izginejo iznad zemlje in izpod neba.
11Kështu do t'u thoni atyre: "Perënditë që nuk kanë bërë qiejt dhe tokën do të zhduken nga toka dhe nën qiellin".
12On je naredil zemljo s krepostjo svojo, ustanovil vesoljni svet z modrostjo svojo in z razumnostjo svojo je razpel nebesa.
12Ai bëri tokën me fuqinë e tij, ka vendosur botën me diturinë e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarsinë e tij.
13Ko se on oglaša, nastane šum voda na nebu; on vzdiguje sopare od krajev zemlje, bliske dela za dež in pripeljava veter iz zakladnic svojih.
13Kur nxjerr zërin e tij ka një zhurmë ujërash në qiell; ai i bën avujt të ngjiten nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun dhe nxjerr erën nga rezervuaret e tij.
14Nespameten je postal vsak človek, je brez spoznanja; vsak zlatar se osramočuje z mališko podobo; kajti lažniva je ulita podoba njegova in sape ni v nobeni med njimi.
14Atëherë çdo njeri bëhet pa mend, pa dituri; çdo argjendari i vjen turp për shëmbëlltyrën e gdhendur të tij sepse shëmbëlltyra e tij e derdhur është e rreme dhe në të nuk ka frymë.
15Ničemurnost so, smeha vredno delo; ob času njih obiskovanja poginejo.
15Janë kotësi, punë mashtrimi; në kohën e ndëshkimit të tyre kanë për të vdekur.
16Njim ni podoben on, ki je Jakobov delež; kajti on je upodobil vse, in Izrael je rod posesti njegove: GOSPOD nad vojskami je ime njegovo.
16Pjesa e Jakobit nuk është si ata, sepse Ai ka formuar tërë gjërat, dhe Izraeli është fisi i trashëgimisë së tij. Emri i tij është Zot i ushtrive."
17Poberi iz dežele blago svoje ti, ki sediš v oblegi!
17"Mblidh sendet e tua nga vendi, ti që je i rrethuar".
18Kajti tako pravi GOSPOD: Glej, jaz bom s pračo ven pometal prebivalce te dežele in jih stiskal, da bodo čutili. –
18Sepse kështu thotë Zoti: "Ja, këtë herë do t'i hedh larg banorët e vendit dhe do t'u sjell një fatkeqësi të madhe, me qëllim që të më gjejnë përsëri".
19Gorje mi zavoljo nadloge moje! Skeleča je rana moja. Toda pravim: Res, to je trpljenje moje, moram ga pretrpeti.
19Mjerë unë për plagën time, plaga ime është e dhembshme. Por unë kam thënë: "Kjo është një sëmundje që unë duhet ta duroj".
20Šator moj je razdejan in vse vrvi moje pretrgane; otroci moji so šli od mene in ni jih več; nihče ne razpenja več šatora mojega in nanj ne razveša mojih preprog.
20Çadra ime është shkatërruar dhe të gjithë litarët e mi janë këputur; bijtë e mi kanë shkuar larg meje dhe nuk janë më; nuk ka më asnjë që të vendosë çadrën time apo të ngrerë shatorret e mia.
21Kajti pastirji so postali nespametni in se niso posvetovali z GOSPODOM: zato niso imeli sreče, in vsa njih čreda se je razkropila. –
21Sepse barinjtë kanë qenë pa mend dhe nuk kanë kërkuar Zotin; prandaj nuk kanë pasur mbarësi dhe tërë kopeja e tyre është shpërndarë.
22Čuj, kaj se sliši: glej, on prihaja, in velik hrup iz severne dežele, da se naredi iz mest Judovih puščava, prebivališče šakalov. –
22Ja, po vjen një zhurmë lajmesh dhe një rrëmujë e madhe nga vendi i veriut, për t'i katandisur qytetet e Judës si shkretëtira, si strehim për çakejtë.
23Vem, o GOSPOD, da ni človeku v oblasti pot njegova, ne v moči moža, kako naj hodi in ravna stopinje svoje.
23O Zot, unë e di që rruga e njeriut nuk varet nga fuqia e tij dhe njeriu që ecën nuk ka fuqi të drejtojë hapat e tij.
24Kaznuj me, GOSPOD, ali zmerno, ne v jezi svoji, da me ne uničiš.Razlij srd svoj nad narode, ki te ne spoznavajo, in nad rodove, ki ne kličejo tvojega imena; kajti pojedli so Jakoba in ga požrli ter ga pokončali in opustošili prebivališče njegovo.
24Më korrigjo, o Zot, por me drejtësi, jo në zemërimin tënd për të mos më reduktuar në asgjë.
25Razlij srd svoj nad narode, ki te ne spoznavajo, in nad rodove, ki ne kličejo tvojega imena; kajti pojedli so Jakoba in ga požrli ter ga pokončali in opustošili prebivališče njegovo.
25Lëshoje zemërimin tënd mbi kombet që nuk të njohin dhe mbi popujt që nuk përmendin emrin tënd, sepse kanë gllabëruar Jakobin; po, e kanë gllabëruar dhe konsumuar dhe kanë shkatërruar banesën e tij.