1Beseda, ki je prišla Jeremiju zoper vse Jude, ki so prebivali v deželi egiptovski, stanujoč v Migdolu in Tahpanhesu in Nofu in v deželi Patroški, rekoč:
1Fjala që iu drejtua Jeremias lidhur me gjithë Judejtë që banonin në vendin e Egjiptit, që banonin në Migdol, në Tahpanhes, në Nof dhe në vendin e Pathrosit, duke thënë:
2Tako pravi GOSPOD nad vojskami, Bog Izraelov: Vi ste videli vso tisto nesrečo, ki sem jo pripeljal nad Jeruzalem in nad vsa mesta Judova, tako da so, glej, puščava današnji dan, nihče ne prebiva v njih;
2"Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ju keni parë gjithë të keqen që i solla Jeruzalemit dhe tërë qyteteve të Judës; ja, sot janë një shkreti dhe askush nuk banon në to,
3zavoljo njih hudobnosti, ki so jo počenjali, da bi me dražili, ko so hodili kadit in častit tuje bogove, ki jih niso poznali ne oni, ne vi ali očetje vaši.
3për shkak të ligësisë që kanë kryer duke provokuar zemërimin tim, duke shkuar të djegin temjan dhe t'u shërbejnë perëndive të tjera, që as ata as etërit tuaj nuk kishin njohur kurrë.
4Ko sem pa k vam pošiljal vse služabnike svoje, proroke, od ranega jutra in neprenehoma, govoreč: Ne delajte vendar te gnusobe, ki jo sovražim!
4Megjithatë unë ju kam dërguar tërë shërbëtorët e mi, profetët, me urgjencë e këmbëngulje për t'ju thënë: "Oh, mos e bëni këtë gjë të neveritshme që unë e urrej".
5vendar niso poslušali in niso nagnili ušesa svojega, da bi se izpreobrnili od hudobnosti svoje, da bi ne kadili tujim bogovom.
5Por ata nuk dëgjuan as i vunë veshin që të tërhiqen nga ligësia e tyre, dhe të heqin dorë nga djegia e temjanit perëndive të tjera.
6Zato se je razlila togota in jeza moja, in vnela se je v mestih Judovih in po ulicah jeruzalemskih, da so bile opustošene, zapuščene, kakor so dandanašnji.
6Prandaj tërbimi im, zemërimi im u derdhën dhe u përhapën në qytetet e Judës dhe në rrugët e Jeruzalemit, që janë bërë të shkreta dhe të braktisura, ashtu siç janë edhe sot".
7Sedaj pa pravi tako GOSPOD, Bog nad vojskami, Bog Izraelov: Zakaj počenjate to veliko hudobnost zoper svoje duše, da bi pokončali moža in ženo, otroka in dojenca iz Jude, da si ne zapustite več ostankov?
7Por tani kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Pse kryeni këtë të keqe të madhe kundër vetes suaj, duke shkaktuar shfarosjen tuaj në mes të Judës, burra dhe gra, fëmijë dhe foshnja, kështu që të mos ngelet prej jush asnjë mbetje?
8Dražite me z deli svojih rok, kadeč tujim bogovom v deželi Egiptovski, kamor ste prišli prebivat, da bi pokončali sebe in bi postali kletev in sramota pri vseh narodih na zemlji!
8Pse provokoni zemërimin tim me veprën e duarve tuaja, duke u djegur temjan perëndive të tjera në vendin e Egjiptit ku keni ardhur të banoni? Kështu do të shfaroseni dhe do të bëheni një mallkim dhe një turp për të gjitha kombet e dheut.
9Ali ste mar pozabili hudobnosti očetov svojih in hudobnosti kraljev Judovih in hudobnosti njih žen in svoje hudobnosti in hudobnosti žen svojih, ki so jih počenjali v deželi Judovi in po ulicah jeruzalemskih?
9A keni harruar vallë ligësitë e etërve tuaj, ligësitë e mbretërve të Judës, ligësitë e bashkëshorteve të tyre, ligësitë tuaja dhe ligësitë e kryera nga bashkëshortet tuaja në vendin e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit?
10Niso bili potrti do tega dne in niso se bali, tudi niso hodili po postavi in po naredbah mojih, ki sem jih del pred oči vam in očetom vašim.
10Deri më sot nuk janë penduar, as kanë patur frikë, as kanë ecur sipas ligjit tim dhe statuteve të mia, që unë kam vënë para jush dhe etërve tuaj".
11Zatorej pravi tako GOSPOD nad vojskami, Bog Izraelov: Glej, jaz obrnem obličje svoje proti vam v hudo, da iztrebim vse Judove.
11Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë e kthej fytyrën time kundër jush për të keqen tuaj dhe për të shkatërruar tërë Judën.
12In vzamem ostanke Judove, ki so obrnili obličje svoje, da pojdejo v deželo Egiptovsko prebivat, in uničeni bodo vsi, padli bodo v deželi Egiptovski: meč, lakota jih uniči, od najmanjšega do največjega pomrjo po meču in lakoti; in bodo v preklinjanje in strmenje, v kletev in sramoto.
12Do të marr pjesën që ka mbetur nga Juda që nguli këmbë të vinte në vendin e Egjiptit për të banuar atje; ata do të konsumohen të gjithë dhe do të bien në vendin e Egjiptit. Do të konsumohen nga shpata dhe nga uria, nga më i vogli deri tek më i madhi; do të vdesin nga shpata dhe nga uria dhe do të bëhen objekt nëme, habije, mallkimi dhe turpi.
13Kajti kaznoval bom nje, ki prebivajo v deželi Egiptovski, kakor sem kaznoval Jeruzalem z mečem, lakoto in kugo;
13Do të dënoj ata që banojnë në vendin e Egjiptit, ashtu si dënova Jeruzalemin me shpatën, me urinë dhe me murtajën.
14tako da ga ne bode izmed ostankov Judovih, ki so šli v deželo Egiptovsko prebivat, ki bi ušel ali ostal in bi se povrnil v deželo Judovo, kamor jih vleče hrepenenje, da se smejo povrniti in prebivati tam; kajti ne povrnejo se, razen nekoliko ubežnikov.
14Nuk do të shpëtojë as do të shmanget nga rreziku askush nga mbetje e Judës, që ka ardhur për të banuar në vendin e Egjiptit, për t'u kthyer pastaj në vendin e Judës, ku ata dëshirojnë fort të kthehen për të banuar, por ata nuk do të kthehen me përjashtim të disa të shpëtuarve".
15Odgovore pa Jeremiju vsi možje, ki so vedeli, da njih žene kade tujim bogovom, in vse ženske, ki jih je tu stala velika množica, in vse ljudstvo prebivajočih v deželi Egiptovski v Patrosu in reko:
15Atëherë tërë burrat që dinin se bashkëshortet e tyre u digjnin temjan perëndive të tjera dhe tërë gratë e pranishme, një turmë e madhe, dhe tërë populli që banonte në vendin e Egjiptit, në Pathros, iu përgjigjën Jeremias, duke thënë:
16Kar se tiče besede, ki si jo nam oznanil v imenu GOSPODOVEM, ne bomo te poslušali nikakor;
16"Sa për fjalën që na ke thënë në emër të Zotit, nuk do të të dëgjojmë,
17ampak gotovo storimo, kar koli pride iz naših ust, kadeč kraljici nebeški in darujoč ji pitne daritve, kakor smo delali mi in očetje naši, kralji in knezi naši v mestih Judovih in po ulicah jeruzalemskih. Takrat smo imeli obilo kruha in bili smo veseli in hudega nismo izkusili.
17por kemi ndërmend të bëjmë ato që kanë dalë nga goja jonë, duke i djegur temjan Mbretëreshës së qiellit dhe duke derdhur libacione siç kemi bërë ne dhe etërit tanë, mbretërit tanë dhe princat tanë në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit, sepse atëherë kishim bukë me shumicë, ishim mirë dhe nuk shikonim asnjë fatkeqësi.
18Odkar pa smo nehali kaditi nebeški kraljici in ji darovati pitne daritve, pogrešamo vsega in meč in lakota nas pokončujeta.
18Por që kur nuk djegim më temjan për Mbretëreshën e qiellit nuk derdhim më libacione për të, na mungon çdo gjë dhe jemi konsumuar nga shpata dhe uria".
19Ko smo pa kadile nebeški kraljici in ji darovale pitne daritve, ali ji brez vednosti svojih mož delamo kolače, da jo počastimo, in ji darujemo pitne daritve?
19Gratë shtuan: "Kur djegim temjan për Mbetëreshën e qiellit dhe i derdhim libacione, vallë është pa pëlqimin e burrave që i përgatisim ëmbëlsira me fytyrën e saj dhe i derdhim libacione?".
20A Jeremija reče vsemu ljudstvu, možem in ženam in vsemu ljudstvu, ki so mu tako odgovorili, in veli:
20Atëherë Jeremia i foli tërë popullit, burrave, grave dhe gjithë njerëzve që i ishin përgjigjur në atë mënyrë dhe tha:
21Tistega kadila, ki ste ga palili v mestih Judovih in po ulicah jeruzalemskih vi in očetje vaši, kralji in knezi vaši in ljudstvo dežele, ali se ga ni spomnil GOSPOD in ni li mu prišlo v misli?
21"A nuk u kujtua vallë Zoti dhe nuk i erdhi ndër mend temjani që keni djegur në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit ju, etërit tuaj, mbretërit tuaj, princat tuaj dhe populli i vendit?
22In GOSPOD ni mogel tega več trpeti zavoljo hudobnosti vaših del, zavoljo gnusob, ki ste jih delali. Zato je dežela vaša postala puščava, stvar strmenja in preklinjanja, brez prebivalcev, kakor je dan današnji.
22Zoti nuk mundi ta durojë më për shkak të ligësisë së veprimeve tuaja dhe të gjërave të neveritshme që keni kryer. Prandaj vendi juaj është shkretuar, është bërë një objekt habie, një mallkim dhe s'ka asnjë banor, siç është akoma sot.
23Zato ker ste kadili in ker ste grešili zoper GOSPODA in niste poslušali glasu GOSPODOVEGA in niste živeli po njegovi postavi in po naredbah in pričevanjih njegovih: zato vas je zadela ta nesreča, kakor je dan današnji.
23Sepse ju keni djegur temjan dhe sepse keni mëkatuar kundër Zotit dhe nuk keni dëgjuar zërin e Zotit dhe nuk keni ecur sipas ligjit të tij, statuteve të tij dhe porosive të tij, prandaj ju ra kjo fatkeqësi, siç shihet sot".
24Še reče Jeremija vsemu ljudstvu in vsem ženam: Poslušajte besedo GOSPODOVO, vsi Judovi, ki ste v deželi Egiptovski:
24Pastaj Jeremia i tha tërë popullit dhe tërë grave: "Dëgjoni fjalën e Zotit, o ju të gjithë nga Juda, që ndodheni në vendin e Egjiptit.
25Tako pravi GOSPOD nad vojskami, Bog Izraelov: Vi in žene vaše ste govorili z usti svojimi in svojeročno ste to dopolnili, ko ste rekli: Gotovo izpolnimo obljube svoje, ki smo jih obljubili, da bomo kadili kraljici nebeški in ji darovali pitne daritve. Torej le opravljajte obljube svoje in vsekakor izpolnjujte obljube svoje!
25Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ju dhe bashkëshortet tuaja e keni thënë me gojën tuaj dhe e keni kryer me duart tuaja, duke thënë: "Ne duam të mbajmë betimet që kemi bërë, duke djegur temjan për Mbretëreshën e qiellit dhe duke i derdhur libacione". Po, ju me siguri do të mbani betimet tuaja dhe do ti përmbushni betimet tuaja.
26Zato poslušajte besedo GOSPODOVO, vsi Judje, ki prebivate v deželi Egiptovski: Glejte, jaz sem prisegel pri svojem velikem imenu, pravi GOSPOD, da se ne bo nikdar več imenovalo ime moje z usti katerega moža judovskega v vsej deželi Egiptovski, da bi rekel: Kakor res živi GOSPOD!
26Prandaj dëgjoni fjalën e Zotit, o ju të gjithë nga Juda që banoni në vendin e Egjiptit: Ja, unë jam betuar për emrin tim të madh, thotë Zoti, që në të gjithë vendin e Egjiptit emri im nuk do të përmendet nga goja e asnjë personi nga Juda që të thotë: "Zoti, Zoti rron!".
27Glej, jaz čujem nad njimi v hudo, a ne v dobro; in vse može Judove, ki so v deželi Egiptovski, končata meč in lakota, dokler ne poginejo.
27Ja, unë i kam kujdes ata për të keqen e tyre dhe jo për të mirën e tyre; dhe tërë njerëzit e Judës që ndodhen në vendin e Egjiptit do të vdesin nga shpata dhe nga uria, deri në shkatërrimin e plotë të tyre.
28In kateri ubeže meču, se vrnejo iz dežele Egiptovske v deželo Judovo, neznatni po številu. In izkusi ves ostanek Judov, kolikor jih je šlo v deželo Egiptovsko, da bi tam prebivali, čigava beseda obvelja, moja ali njihna.
28Megjithatë një numër i vogël të shpëtuarish nga shpata do të kthehet nga vendi i Egjiptit në vendin e Judës. Kështu gjithë ata që kanë mbetur nga Juda, që kanë ardhur në vendin e Egjiptit për të banuar, do të mësojnë cila fjalë do të plotësohet, imja apo ajo e tyre.
29In to vam bodi znamenje, govori GOSPOD, da vas bom kaznoval na tem kraju, da bi vedeli, da res obveljajo besede moje zoper vas v hudo.Tako pravi GOSPOD: Glej, jaz dam Faraona Hofra, kralja egiptovskega, v roko sovražnikov njegovih in v pest njim, ki mu strežejo po življenju, kakor sem dal Zedekija, kralja Judovega, v roko Nebukadnezarja, kralja babilonskega, sovražnika njegovega in ki mu je stregel po življenju.
29Dhe kjo do të jetë për ju shenja, thotë Zoti, që unë do t'ju ndëshkoj në këtë vend në mënyrë që të dini që fjalët e mia kundër jush do të plotësohen me të vërtetë për fatin tuaj të keq". Kështu thotë Zoti:
30Tako pravi GOSPOD: Glej, jaz dam Faraona Hofra, kralja egiptovskega, v roko sovražnikov njegovih in v pest njim, ki mu strežejo po življenju, kakor sem dal Zedekija, kralja Judovega, v roko Nebukadnezarja, kralja babilonskega, sovražnika njegovega in ki mu je stregel po življenju.
30"Ja, unë do ta jap Faraonin Hofra, mbretin e Egjiptit, në dorë të armiqve të tij, në dorë të atyre që kërkojnë jetën e tij, ashtu siç e dhashë Sedekian, mbretin e Judës, në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, që kërkonte jetën e tij".