1Zgodi se pa v mesecu Nisanu, v dvajsetem letu kralja Artakserksa, ko je vino stalo pred njim, da vzamem vino in ga podam kralju. A prej nisem bil nikoli žalosten pred njim.
1Në muajin e Nisanit, vitin e njëzetë të mbretit Artakserks, sapo e sollën verën para tij, unë e mora verën dhe ia zgjata atij. Unë nuk kisha qenë i trishtuar kurrë në prani të tij.
2In kralj mi reče: Zakaj je obraz tvoj žalosten? saj nisi bolan? To ni nič drugega nego bolečina v srcu! Tedaj sem se silno bridko bal.
2Prandaj mbreti më tha: "Pse ke pamje të trishtuar, ndonëse nuk je i sëmurë? Kjo nuk mund të jetë veçse një trishtim i zemrës". Atëherë më zuri një frikë shumë e madhe,
3In rečem kralju: Kralj, živi vekomaj! Kako ne bi bil žalostnega obraza, ko pusto leži mesto, kjer je očetov mojih grobišče, in vrata njegova so z ognjem požgana!
3dhe i thashë mbretit: "Rroftë mbreti përjetë! Si mund të mos jetë fytyra ime e trishtuar kur qyteti ku janë varrosur etërit e mi është shkatërruar dhe portat e tij janë konsumuar nga zjarri?".
4Nato mi kralj reče: Kaj torej prosiš? V tem sem molil k Bogu nebes.
4Mbreti më tha: "Çfarë kërkon?". Atëherë unë iu luta Perëndisë të qiellit
5In rečem kralju: Ako se vidi dobro kralju in ako je hlapec tvoj prijeten v očeh tvojih, prosim, da me pošlješ na Judovo, v mesto, kjer so pokopani očetje moji, da ga pozidam.
5dhe pastaj iu përgjigja mbretit: "Në qoftë se kjo i pëlqen mbretit dhe shërbëtori yt ka gjetur mirëdashje në sytë e tu, më lejo të shkoj në Judë, në qytetin e varreve të etërve të mi, që ta rindërtoj atë".
6In kralj mi veli (kraljica pa je sedela zraven njega): Koliko časa boš hodil? in kdaj se vrneš? In kralju je bilo ugodno, in me je poslal, ko sem mu določil čas.
6Mbreti më tha (mbretëresha i rrinte ulur në krah): "Sa do të zgjasë udhëtimi dhe kur do të kthehesh?". Kështu i pëlqeu mbretit të më lërë të shkoj dhe unë i tregova një afat kohe.
7Še sem rekel kralju: Ako se vidi kralju dobro, naj prejmem list do deželnih oblastnikov onostan reke, da mi dovolijo iti skozi svoje kraje, dokler ne pridem na Judovo;
7Pastaj i thashë mbretit: "Në rast se kështu i pëlqen mbretit, të më jepen letra për qeveritarët e krahinës matanë Lumit që të më japin lejen e kalimit deri sa të arrijë në Judë,
8in list Asafu, varuhu kraljevega gozda, da bi mi dal lesa, da napravim bruna za vrata gradu, ki je pri hiši, in za mestno obzidje in za hišo, v katero pojdem. In kralj mi jih je dal, ker je bila dobrotljiva roka Božja nad menoj.
8dhe një letër për Asafin, mbikëqyrësin e pyllit të mbretit, që të më japë lëndën e drurit për të ndërtuar portat e qytezës së bashkuar me tempullin, për muret e qytetit dhe për shtëpinë në të cilën do të shkoj të banoj". Mbreti më dha letrat, sepse dora mirëdashëse e Perëndisë tim ishte mbi mua.
9In ko sem prišel k deželnim oblastnikom za reko, sem jim oddal kraljeve liste. Kralj pa je z menoj poslal vojne poveljnike in konjike.
9Arrita kështu te qeveritarët e krahinës matanë Lumit dhe u dhashë atyre letrat e mbretit. Me mua mbreti kishte dërguar një trup përcjellës të përbërë nga komandantë të ushtrisë dhe nga kalorës.
10Ko pa je slišal Sanbalat Horončan in hlapec Tobija, Amonec, ju je hudo peklo, da je prišel človek, da skrbi za blaginjo sinov Izraelovih.
10Por kur Sanballati, Horoniti dhe Tobiahu, shërbëtori i Amonit, e mësuan këtë gjë, u shqetësuan shumë, sepse kishte ardhur një burrë që kërkonte të mirën e bijve të Izraelit.
11In dospel sem v Jeruzalem. In ko sem bil ondi tri dni,
11Kështu arrita në Jeruzalem dhe qëndrova atje tri ditë.
12vstanem po noči in malo mož z menoj; nisem namreč povedal nobenemu človeku, kaj mi je bil dal moj Bog v srce, da storim za Jeruzalem; tudi ni bilo živinčeta pri meni razen tega, na katerem sem jezdil.
12Pastaj u ngrita natën me pak burra të tjerë, por nuk i thashë gjë asnjeriut nga ato që Perëndia im më kishte vënë në zemër të bëja për Jeruzalemin. Nuk kisha me vete asnjë kafshë tjetër, barre, veç asaj së cilës i kisha hipur.
13In jezdil sem ponoči skozi Dolinska vrata ven proti Zmajevemu studencu in h Gnojnim vratom in pregledoval zidovje Jeruzalemsko, ki je bilo razsuto in vrata njegova z ognjem požgana.
13Dola natën nga porta e Luginës, në drejtim të burimit të Dragoit dhe të portës së Plehut, duke kontrolluar kështu muret e Jeruzalemit që ishin plot me të çara dhe portat e tij të konsumuara nga zjarri.
14In šel sem dalje k Studenčnim vratom in h kraljevemu ribniku, a ondi ni bilo prostora mojemu živinčetu, da bi moglo iti pod mano.
14Vazhdova pastaj me portën e Burimit dhe pishinën e Mbretit, por nuk kishte vend nga të kalonte kafsha mbi të cilën kisha hipur.
15Šel sem torej po noči gori ob potoku in pregledoval zidovje; potem sem se vrnil zopet skozi Dolinska vrata in prišel domov.
15Atëherë iu ngjita natën luginës, duke inspektuar gjithnjë muret; më në fund u ktheva prapa, duke hyrë nga porta e Luginës, dhe kështu u ktheva.
16Načelniki pa niso vedeli, kam sem šel ali kaj sem delal, kajti doslej nisem bil ničesar povedal Judom in duhovnikom, ne plemenitnikom in načelnikom in drugim, ki so opravljali delo.
16Zyrtarët nuk dinin se ku kisha shkuar dhe as me se isha marrë. Deri në atë çast nuk u kisha thënë asgjë Judejve, priftërinjve, parisë, zyrtarëve dhe as atyre që merreshin me punimet.
17Tedaj sem jim rekel: Vidite nesrečo, v kateri smo, da Jeruzalem leži pust in njega vrata so sežgana z ognjem? Pojdimo in zidajmo zidovje jeruzalemsko, da ne bodemo več ljudem v zasrambo.
17Atëherë u thashë atyre: "Ju e shikoni gjendjen e mjeruar në të cilat ndodhemi: Jeruzalemi është shkatërruar dhe portat e tij janë konsumuar nga zjarri! Ejani, t'i rindërtojmë muret e Jeruzalemit, dhe kështu nuk do të jemi më të turpëruar!".
18In povedal sem jim o roki svojega Boga, ki je bila dobrotljiva nad mano, tudi kraljeve besede, ki mi jih je bil govoril. Nato reko: Vstanimo in zidajmo! In potrjene so bile njih roke za dobro delo.
18U tregova pastaj atyre si dora bamirëse e Perëndisë tim kishte qenë mbi mua si dhe fjalët që mbreti më kishte thënë. Atëherë ata thanë: "Të ngrihemi dhe t'i vihemi ndërtimit!". Kështu morën kurajo për t'i forcuar duart e tyre për këtë punë të rëndësishme.
19Ko je pa to slišal Sanbalat Horončan in Tobija hlapec, Amonec, in Gesem Arabec, so nas zasmehovali in nas zaničevali in dejali: Kaj pomeni to, kar počenjate? Hočete se li vi upreti kralju?Tedaj sem jim odgovoril in rekel: Bog nebes nam da srečo, in mi, hlapci njegovi, hočemo vstati in zidati. Vam pa ni deleža, ne pravice, ne spomina v Jeruzalemu.
19Por kur Sanbalati, Horoniti dhe Tobiahu, shërbëtori Amonit, dhe Geshemi, Arabi, e mësuan këtë gjë, filluan të tallen dhe të na përbuzin, duke thënë: "Çfarë po bëni? Mos doni, vallë, të ngrini krye kundër mbretit?".
20Tedaj sem jim odgovoril in rekel: Bog nebes nam da srečo, in mi, hlapci njegovi, hočemo vstati in zidati. Vam pa ni deleža, ne pravice, ne spomina v Jeruzalemu.
20Atëherë unë u përgjigja dhe u thashë atyre: "Do të jetë vetë Perëndia i qiellit që do të na sigurojë suksesin. Ne, shërbëtorët e tij, do të fillojmë ndërtimin, por për ju nuk do të ketë as pjesë, as të drejtë, as kujtim në Jeruzalem".