1Tedaj zažene vsa občina krik in vpije, in ljustvo prejoka celo noč.
1Atëherë tërë asambleja ngriti zërin dhe filloi të bërtasë; dhe atë natë populli qau.
2In vsi sinovi Izraelovi mrmrajo zoper Mojzesa in Arona, in vsa občina jima govori: O da bi bili umrli v deželi Egiptovski ali da bi poginili v tej puščavi!
2Dhe të gjithë bijtë e Izraelit murmurisnin kundër Moisiut dhe kundër Aaronit dhe tërë asambleja u tha atyre: "Sikur të kishim vdekur në vendin e Egjiptit ose të kishim vdekur në këtë shkretëtirë!
3In zakaj nas vodi GOSPOD v to deželo, da pademo pod mečem? Žene naše in otročiči naši pridejo v plen: ni li nam bolje vrniti se v Egipt?
3Pse Zoti na çon në këtë vend që të biem nga goditja e shpatave? Gratë dhe fëmijët tanë do të bëhen pre e armikut. A nuk do të ishte më mirë për ne të kthehemi në Egjipt?".
4In drug govori drugemu: Postavimo si poglavarja in pojdimo nazaj v Egipt?
4Dhe i thanë njëri tjetrit: "Të zgjedhim një kryetar dhe të kthehemi në Egjipt!".
5Tedaj padeta Mojzes in Aron z obličjem na zemljo pred vsem zborom občine sinov Izraelovih.
5Atëherë Moisiu dhe Aaroni ranë përmbys përpara tërë asamblesë së mbledhur të bijve të Izraelit.
6Jozue pa, sin Nunov, in Kaleb, sin Jefunov, ki sta tudi bila med ogledniki dežele, raztrgata oblačila svoja
6Jozueu, bir i Nunit, dhe Kalebi, bir i Jenufehut, që ishin ndër ata që kishin vëzhguar vendin, grisën rrobat e tyre,
7in rečeta vsej množici Izraelovih sinov: Dežela, ki smo jo prehodili, da si jo ogledamo, je jako dobra.
7dhe i folën kështu asamblesë së bijve të Izraelit: "Vendi që kemi përshkuar për ta vëzhguar është një vend i mirë, shumë i mirë.
8Če bomo po volji GOSPODU, nas pripelje v tisto deželo ter nam jo dá, deželo, ki v njej teče mleko in med.
8Në rast se Zoti kënaqet me ne, do të na çojë në këtë vend dhe do të na japë neve, "një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë".
9Samo ne upirajte se GOSPODU, tudi se ne bojte ljudstva tiste dežele, kajti pojemo jih kakor kruh. Njih zaslomba se je od njih umeknila, a z nami je GOSPOD, ne bojte se jih.
9Vetëm mos ngrini krye kundër Zotit dhe mos kini frikë nga populli i vendit, sepse ai do të jetë ushqimi ynë; mbrojtja e tyre është larguar nga ata dhe Zoti është me ne; mos kini frikë nga ata".
10Tedaj se zgovarja vsa množica, da ju posujejo s kamenjem. Ali slava GOSPODOVA se prikaže ob shodnem šatoru vsem sinovom Izraelovim.
10Atëherë tërë asambleja foli për t'i vrarë me gurë; por lavdia e Zotit iu shfaq në çadrën e mbledhjes tërë bijve të Izraelit.
11In GOSPOD reče Mojzesu: Doklej me bo zaničevalo to ljudstvo? in doklej ne bodo verovali v me po vseh tistih znamenjih, ki sem jih storil med njimi?
11Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Deri kur do të më përçmojë ky popull? Dhe deri kur do të refuzojnë të besojnë pas gjithë atyre mrekullive që kam bërë në mes të tyre?
12Udariti jih hočem s kugo in zatreti, tebe pa storim v narod večji in močnejši, kakor je ta.
12Unë do ta godas me murtajë dhe do ta shkatërroj, por do të bëj prej teje një komb më të madh dhe më të fuqishëm se ai".
13A Mojzes reče GOSPODU: Ali Egipčani bodo to slišali, zakaj odpeljal si ljudstvo to v moči svoji izmed njih.
13Moisiu i tha Zotit: "Por do ta dëgjojnë Egjiptasit, nga mesi i të cilëve e ke ngritur këtë popull për fuqinë tënde,
14In povedali bodo to prebivalcem te dežele, ki so čuli, da si ti, GOSPOD, sredi tegale ljudstva, da se ti, GOSPOD, daješ videti iz obličja v obličje in da oblak tvoj stoji nad njimi in ti greš pred njimi v oblakovem stebru po dnevi in v ognjenem stebru po noči.
14dhe do t'ia bëjnë të ditur banorëve të këtij vendi. Ata kanë dëgjuar që ti, o Zot, je në mes të këtij populli, i shfaqesh atij sy për sy, që reja jote qëndron mbi ta dhe që ecën para tyre ditën në një kolonë reje dhe natën në një kolonë të zjarrtë.
15Ako torej usmrtiš to ljudstvo kakor enega moža, bodo govorili poganski narodi, ki so čuli tak glas o tebi, takole:
15Tani në se e bën këtë popull të vdesë si një njeri të vetëm, kombet që kanë dëgjuar namin tënd do të flasin, duke thënë:
16Ker GOSPODU ni bilo moči privesti tega ljudstva v deželo, ki jim jo s prisego obljubil, jih je pomoril v puščavi.
16"Me qenë se Zoti nuk ka qenë i zoti ta futë këtë popull në vendin që ishte betuar t'i jepte, e vrau në shkretëtirë".
17Naj se torej, prosim, velika izkaže moč GOSPODOVA, kakor si govoril, rekoč:
17Por tani, të lutem, le të shfaqet fuqia e Zotit tim në madhështinë e saj, ashtu si fole duke thënë:
18GOSPOD je počasen za jezo in obilen v milosti, on odpušča krivico in prestopek, a krivca nikakor ne šteje za nedolžnega, temuč obiskuje očetov krivico na otrocih, v tretjem in četrtem pokolenju.
18"Zoti është i ngadaltë në zemërim dhe i madh në mëshirë; ai fal padrejtësinë dhe mëkatin, por nuk lë pa ndëshkuar fajtorin, duke dënuar paudhësinë e etërve te bijtë, deri në brezin e tretë ose të katërt".
19Odpústi, prosim, krivico tega ljudstva po veliki milosti svoji in kakor si prizanašal temu ljudstvu od Egipta do semkaj.
19Fale paudhësinë e këtij populli, me madhështinë e mëshirës sate, ashtu siç e ke falur këtë popull nga Egjipti deri këtu".
20In GOSPOD reče: Odpustil sem, kakor si dejal.
20Atëherë Zoti tha: "Unë fal, ashtu si kërkove ti;
21Ali zares, kakor živim in kakor bo slave GOSPODOVE napolnjena vsa zemlja:
21por, ashtu siç është e vërtetë që unë jetoj, e gjithë toka do të jetë plot me lavdinë e Zotit,
22ker so me vsi tisti možje, ki so videli slavo mojo in znamenja moja, katera sem storil v Egiptu in v puščavi, sedaj že desetkrat izkušali in glasu mojega niso poslušali,
22dhe tërë këta njerëz që kanë parë lavdinë time dhe mrekullitë që kam bërë në Egjipt e në shkretëtirë, dhe më kanë tunduar dhjetë herë dhe nuk e kanë dëgjuar zërin tim,
23nikakor ne bodo videli dežele, za katero sem prisegel njih očetom; vsi, ki so me zaničevali, je ne bodo videli.
23me siguri nuk kanë për ta parë vendin që u betova t'u jap etërve të tyre. Askush nga ata që më kanë përçmuar nuk ka për ta parë;
24Ampak služabnika svojega Kaleba, ker je bil v njem drug duh in je zvesto hodil za menoj, njega hočem privesti v deželo, v katero je bil šel, in seme njegovo jo bo imelo v lasti.
24por shërbëtorin tim Kaleb, duke qenë se veproi i shtyrë nga një frymë tjetër e më ka ndjekur plotësisht, unë do ta fus në vendin ku ka shkuar; dhe pasardhësit e tij do ta zotërojnë.
25Amalekovci pa in Kanaanci prebivajo v oni dolini; jutri se obrnite in pojdite v puščavo po potu k Rdečemu morju.
25Amalekitët dhe Kananejtë banojnë në luginë, nesër kthehuni prapa dhe nisuni drejt shkretëtirës, në drejtim të Detit të Kuq".
26In GOSPOD ogovori Mojzesa in Arona, rekoč:
26Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:
27Kako dolgo naj prenašam to hudo množico, ki mrmra zoper mene? Slišal sem mrmranje sinov Izraelovih, koliko so godrnjali zoper mene.
27"Deri kur do të duroj këtë asamble të keqe që murmurit kundër meje? Unë dëgjova murmuritjet që bëjnë bijtë e Izraelit kundër meje.
28Véli jim: Kakor res živim, pravi GOSPOD: kakor ste govorili na ušesa moja, prav tako vam hočem storiti!
28U thuaj atyre: Ashtu siç është e vërtetë që unë jetoj, thotë Zoti, unë do t'ju bëj atë që kam dëgjuar prej jush.
29V tej puščavi bodo popadala trupla vaša; in kar vas je seštetih po vsem številu vašem, od dvajsetletnih in više, ki ste mrmrali zoper mene,
29Kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë; ju të gjithë që jeni regjistruar, nga mosha njëzet vjeç e lart, dhe që keni murmuritur kundër meje,
30nikoli ne pridete v deželo, za katero sem povzdignil roko in prisegel, da vam dam prebivati v njej, razen Kaleba, sina Jefunovega, in Jozueta, sina Nunovega.
30nuk do të hyni me siguri në vendin ku u betova se do të banoni, me përjashtim të Kalebit, birit të Jefunehut, dhe të Jozueut, birit të Nunit.
31Vaše otročiče pa, o katerih ste dejali, da pridejo v plen, nje popeljem tja, in uživali bodo deželo, ki ste jo vi zavrgli.
31Të vegjlit tuaj përkundrazi, që ju thatë se do të ishin viktima të armiqve, do t'i fus; dhe ata do të njohin vendin që ju keni përçmuar.
32A vaša trupla bodo popadala v tej puščavi.
32Por sa për ju, kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë.
33In otroci vaši bodo pastirjevali po puščavi štirideset let in nosili kazen nečistosti vaše, dokler ne bo vaših trupel konec v puščavi.
33Dhe bijtë tuaj do të kullosin kopetë në shkretëtirë dyzet vjet me radhë dhe do të mbajnë ndëshkimin për pabesitë tuaja, deri sa të treten kufomat tuaja në shkretëtirë.
34Po številu štiridesetih dni, v katerih ste ogledovali deželo, za vsak dan eno leto, morate nositi krivice svoje štirideset let, in spoznate, kaj je to, ko se jaz odvrnem.
34Në bazë të numrit të ditëve që keni përdorur për të vëzhguar vendin, domethënë dyzet ditë, për çdo ditë do të mbani fajin tuaj një vit, gjithsej, pra, dyzet vjet; dhe kështu do të kuptoni se ç'do të thotë që unë jam tërhequr nga ju.
35Jaz GOSPOD sem govoril; gotovo storim to vsej tej hudobni množici, ki se je zbrala zoper mene. V tej puščavi naj vzamejo konec in tu pomrjejo.
35Unë, Zoti, fola; me siguri, kështu do të veproj kundër gjithë kësaj asambleje të keqe që u mblodh kundër meje; në këtë shkretëtirë do të treten dhe këtu do të vdesin".
36In možje, ki jih je bil Mojzes poslal ogledovat deželo in ki so, ko so se bili vrnili, napeljali vso občino, da godrnja zoper njega, s tem, da so dali slab glas o deželi,
36Njerëzit që Moisiu kishte dërguar për të vëzhguar vendin, mbas kthimit të tyre e kishin shtyrë tërë asamblenë të murmuriste kundër tij, duke paraqitur një raport të keq për vendin,
37ti možje, pravim, ki so v slab glas pripravili deželo, so umrli od šibe pred GOSPODOM.
37ata njerëz, që kishin përpiluar raportin e keq për vendin, vdiqën nga një plagë përpara Zotit.
38A Jozue, sin Nunov, in Kaleb, sin Jefunov, sta ostala živa izmed onih mož, ki so bili šli ogledovat deželo.
38Por Jozueu, bir i Nunit, dhe Kalebi, bir i Jefunehut, mbetën të gjallë midis gjithë atyre që kishin shkuar të vëzhgonin vendin.
39In Mojzes je govoril te besede vsem sinovom Izraelovim, in ljudstvo je silno žalovalo.
39Atëherë Moisiu u njoftoi këto fjalë tërë bijve të Izraelit, dhe populli ndjeu një dhimbje të thellë.
40In vstanejo navsezgodaj ter odrinejo na vrh gorovja in reko: Glej, tu smo in hočemo iti v kraj, ki ga je GOSPOD obljubil; zakaj grešili smo.
40U ngritën herët në mëngjes dhe u ngjitën në majë të malit, duke thënë: "Ja ku jemi; ne do të ngjitemi në vendin për të cilin na foli Zoti, sepse kemi mëkatuar".
41Mojzes pa reče: Zakaj tako prestopate besedo GOSPODOVO? Ne boste v tem imeli sreče.
41Por Moisiu tha: "Pse e shkelni urdhrin e Zotit? Nuk ka për t'ju dalë mbarë.
42Ne hodite tja gori, zakaj GOSPOD ni sredi vas; da vas ne pobijejo sovražniki vaši.
42Mos u ngjitni, sepse do t'ju mundin armiqtë tuaj, Zoti nuk është në mes jush.
43Kajti Amalekovci in Kanaanci so tu pred vami, in padli boste pod mečem; ker ste se odvrnili, ne hoteč iti za GOSPODOM, ne bode GOSPOD z vami.
43Para jush në fakt ndodhen Amalekitët dhe Kananejtë, dhe ju do të rrëzoheni nga shpatat e tyre; sepse jeni larguar nga rruga e Zotit, Zoti nuk do të jetë me ju".
44Oni pa so vendar v svoji prevzetnosti šli vrh gorovja; ali GOSPODOVA skrinja zaveze in Mojzes se nista genila iz taborišča.Tedaj pridejo Amalekovci in Kanaanci, ki so prebivali na onem gorovju, in jih porazijo ter razkrope prav do Horme.
44Me gjithë atë ata patën guximin të ngjiten në majë të malit; por arka e besëlidhjes së Zotit dhe Moisiu nuk lëvizën nga mesi i kampit.
45Tedaj pridejo Amalekovci in Kanaanci, ki so prebivali na onem gorovju, in jih porazijo ter razkrope prav do Horme.
45Atëherë Amalekitët dhe Kananejtë, që banonin mbi këtë mal, zbritën poshtë, i thyen dhe i vunë përpara deri në Hormah.