1Zvino Abhurahamu wakawanazve mukadzi, uye zita rake raiva Ketura.
1Pastaj Abrahami mori një grua tjetër, që quhej Keturah.
2Ndokumuberekera Zimurami naJokishani naMedhani, naMidhiani, naIshibhaki, naShua.
2Dhe kjo i lindi Zimranin, Jokshanin, Medanin, Madianin, Ishbakun dhe Shuahin.
3Jokishani ndokubereka Shebha naDhedhani. Zvino vanakomana vaDhedhani vaiva vaAshuri nevaRetushi nevaReumi.
3Jokshanit i lindi Sheba dhe Dedani. Bijtë e Dedanit ishin Asshurimi, Letushimi dhe Leumimi.
4Zvino vanakomana vaMidhiani vaiva Efa naEferi naHanoki naAbhidha naEridha. Ava vose vaiva vana vaKetura.
4Bijtë e Madianit ishin Efahu, Eferi, Hanoku, Abidahu dhe Eldaahu. Tërë këta ishin bijtë e Keturahut.
5Abhurahamu ndokupa Isaka zvose zvaaiva nazvo.
5Dhe Abrahami i dha Isakut gjithçka zotëronte;
6Asi kuvanakomana vevarongo Abhurahamu vaaiva navo, Abhurahamu wakapa zvipo; akavabvisa pana Isaka mwanakomana wake, iye achiri mupenyu, akavatuma kumabvazuva kunyika yekumabvazuva.
6por bijve që Abrahami kishte pasur nga konkubinat u dha disa dhurata dhe, sa ishte ende gjallë, i dërgoi larg birit të tij Isakut, drejt lindjes, në një vend të lindjes.
7Zvino awa mazuva emakore eupenyu hwaAbhurahamu aakararama, makore zana nemakumi manomwe nemashanu.
7Këto janë vitet e jetës së Abrahamit: ai jetoi gjithsej njëqind e shtatëdhjetë e pesë vjet.
8Abhurahamu ndokupera, akafa pakukwegura kwakanaka, achembera agutsikana, akaunganidzwa pandudzi dzekwake.
8Pastaj Abrahami dha frymën e fundit dhe vdiq në pleqëri të mbarë, i shtyrë në moshë dhe i ngopur me ditë, dhe u bashkua me popullin e tij.
9Zvino Isaka naIshimaeri vanakomana vake vakamuviga mubako reMakapera, mumunda waEfuroni mwanakomana waZohari muHeti, wakatarisana neMamure,
9Dhe bijtë e tij Isaku dhe Ismaeli e varrosën në shpellën e Makpelahut në arën e Efronit, biri i Zoarit, Hiteut, që ndodhet përballë Mamres,
10munda Abhurahamu waakatenga kuvanakomana vaHeti; ndipo Abhurahamu paakavigwa pamwe naSara mukadzi wake.
10arë që Abrahami u kishte blerë bijve të Hethit. Aty u varrosën Abrahami dhe e shoqja Sara.
11Zvino zvikaitika shure kwekufa kwaAbhurahamu, kuti Mwari wakaropafadza Isaka mwanakomana wake; Isaka ndokugara patsime reRahai-Royi.
11Mbas vdekjes së Abrahamit, Perëndia bekoi birin e tij Isakun; dhe Isaku qëndroi pranë pusit të Lahai-Roit.
12Zvino awa mazera alshimaeri mwanakomana waAbhurahamu, Hagari muEgipita, murandakadzi waSara, waakaberekera Abhurahamu.
12Tani këta janë pasardhësit e Ismaelit, bir i Abrahamit, që egjiptasja Agar, shërbëtorja e Sarës, i kishte lindur Abrahamit.
13Uye awa mazita evanakomana vaIshimaeri nemazita avo zvichienderana nemazera avo; dangwe raIshimaeri raiva Nebhayoti, naKedhari naAdhibheri naMibhisami
13Këta janë emrat e bijve të Ismaelit, simbas emrit të brezave të tyre: Nebajothi, i parëlinduri i Ismaelit; pastaj Kedari, Abdeeli, Mibsami,
14naMishima naDhurina naMasa,
14Mishma, Dumahu, Masa,
15naHadhadhi naTema, Jeturi, Nafishi, naKedhema;
15Hadari, Tema, Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu.
16ava vanakomana vaIshimaeri, uye awa mazita avo nemisha yavo uye nematende avo; machinda gumi nemaviri zvichienderana nendudzi dzavo.
16Këta janë bijtë e Ismaelit dhe emrat e tyre, simbas fshatrave dhe fushimeve të tyre. Ata qenë dymbëdhjetë princërit e kombeve të tyre përkatës.
17Uye awa makore eupenyu hwaIshimaeri, makore zana nemakumi matatu nemanomwe; akapera, akafa, akaunganidzwa pandudzi dzekwake.
17Por këto janë vitet e jetës së Ismaelit, gjithsej njëqind e tridhjetë e shtatë vjet; pastaj ai dha frymë dhe vdiq, dhe u bashkua me popullin e tij.
18Zvino vakagara kubva paHavhira kusvikira paShuri nemberi kweEgipita, uchienda Asiria; akagara pamberi pechiso chehama dzake dzose.
18(Dhe bijtë e tij banuan nga Havilahu deri në Shur, që është në lindje të Egjiptit, në drejtim të Asirisë). Ai u vendos në prani të të gjithë vëllezërve të tij.
19Zvino awa mazera alsaka mwanakomana waAbhurahamu; Abhurahamu wakabereka Isaka.
19Këta janë pasardhësit e Isakut, birit të Abrahamit.
20Zvino Isaka wakange ane makore makumi mana pakuwana kwake Rabheka, mukunda waBhetueri, muSiriya, wePadhani-Aramu, hanzvadzi yaRabhani muSiriya, kuti ave mukadzi wake.
20Abrahamit i lindi Isaku; dhe Isaku ishte dyzet vjeç kur mori për grua Rebekën, e bija e Bethuelit, Arameu i Paddan-Aranit dhe motra e Labanos, Arameut.
21Zvino Isaka wakanyengeterera mukadzi wake kuna Jehovha, nekuti wakange ari mhanje; Jehovha akanyengetereka naye, Rabheka mukadzi wake ndokuva nemimba.
21Isaku e luti Zotin për gruan e tij sepse ajo ishte shterpë. Zoti ia plotësoi dëshirën dhe Rebeka, gruaja e tij, u ngjiz.
22Zvino vana vakapipiridzana mukati make, iye ndokuti: Kana zvakadaro, sei ndakadai? Ndokunobvunza Jehovha.
22Por fëmijët shtynin njeri-tjetrin në barkun e saj dhe ajo tha: "Në qoftë se është kështu (që iu përgjigj Zoti), pse gjendem unë në këto kushte?". Dhe kështu vajti të konsultohet me Zotin.
23Jehovha ndokuti kwaari: Ndudzi mbiri dziri muchizvaro chako, ndudzi mbiri dzichaparadzana dzichibva muura hwako. Zvino rudzi rwuchasimba pane rwumwe rudzi, uye mukuru achashumira muduku.
23Dhe Zoti i tha: "Dy kombe ndodhen në barkun tënd dhe dy popuj kanë për të dalë nga përbrendëshmet e barkut tënd. Njeri nga këta dy popuj do të jetë më i fortë se tjetri, dhe më i madhi do t'i shërbejë më të voglit".
24Zvino mazuva ake ekubereka akati azadziswa, tarira, mapatya muchizvaro chake.
24Kur erdhi koha për të që të lindte, ajo kishte në bark dy binjakë.
25Wekutanga akabuda ari mutsvuku, wose akaita senguvo ine mvere; vakatumidza zita rake Esau.
25Dhe i pari që doli jashtë ishte i kuq; ai ishte krejt si një mantel leshtor, prandaj i vunë emrin Esau.
26Zvino pashure munin'ina wake wakabuda, uye ruoko rwake rwakabata chitsitsinho chaEsau; ndokutumidza zita rake Jakove. Zvino Isaka waiva nemakore makumi matanhatu pakuberekwa kwavo.
26Pastaj doli vëllai i tij, i cili me dorë mbante thembrën e këmbës të Esaut; prandaj e quajtën Jakob. Por Isaku ishte shtatëdhjetë vjeç kur Rebeka i lindi.
27Vakomana ndokukura; Esau ndokuva mudzimba wakachenjera, murume wesango; uye Jakove murume wakarurama, achigara mumatende.
27Dy fëmijët u rritën dhe Esau u bë një gjahtar i sprovuar, një njeri fshatarak, ndërsa Jakobi ishte një njeri i qetë, që jetonte në çadra.
28Isaka ndokuda Esau, nekuti waidya nyama yemhuka, asi Rabheka waida Jakove.
28Por Isaku e donte Esaun, sepse mishin e gjahut e pëlqente; Rebeka nga ana e saj donte Jakobin.
29Zvino Jakove wakange abika rupiza, Esau ndokusvika achibva kusango oziya;
29Një herë që Jakobi gatoi për vete një supë, Esau erdhi nga fusha krejt i lodhur.
30Esau ndokuti kuna Jakove: Dondiregawo ndiminye zvitsvuku izvo zvakatsvuka, nekuti ndoziya. Naizvozvo wakatumidzwa zita rinonzi Edhomu.
30Dhe Esau i tha Jakobit: "Të lutem, më lërë të ha pak nga kjo supë e kuqe, sepse jam i lodhur". Për këtë arësye e quajtën Edom.
31Jakove ndokuti: Nditengesere nhasi udangwe hwako.
31Por Jakobi iu përgjegj: "Më shit më parë parëbirninë tënde".
32Esau ndokuti: Tarira, ndodofa, zvino udangwe uchandibatsirei?
32Esau tha: "Ja unë jam duke vdekur, ç'dobi kam nga parëbirnia?".
33Jakove ndokuti: Ndipikire nhasi. Iye ndokupika kwaari, ndokutengesa udangwe hwake kuna Jakobho.
33Atëherë Jakobi tha: "Më parë betomu". Dhe Esau iu betua dhe i shiti Jakobit parëbirninë e tij.
34Jakove ndokupa Esau chingwa nerupiza; iye ndokudya nekumwa, ndokusimuka ndokuenda; Esau ndokuzvidza udangwe hwake saizvozvi.
34Pastaj Jakobi i dha Esaut bukë dhe supë me thjerrëza. Dhe ai hëngri dhe piu, pastaj u ngrit dhe iku. Kështu Esau shpërfilli parëbirninë e tij.