Shqip

American Standard Version

Joshua

23

1Shumë kohë mbas pushimit që Zoti i kishte siguruar Izraelit nga të gjithë armiqtë që e rrethonin, Jozueu, tanimë i plakur dhe me moshë të shtyrë,
1And it came to pass after many days, when Jehovah had given rest unto Israel from all their enemies round about, and Joshua was old and well stricken in years;
2mblodhi tërë Izraelin, pleqtë e tij, krerët, gjykatësit dhe oficerët e tij, dhe u tha: "Unë jam plak dhe i shtyrë në moshë,
2that Joshua called for all Israel, for their elders and for their heads, and for their judges and for their officers, and said unto them, I am old and well stricken in years:
3Ju i patë të gjitha ato që Zoti, Perëndia juaj, u ka bërë të gjitha kombeve, për shkakun tuaj, sepse ka qenë vetë Zoti, Perëndia juaj, që ka luftuar për ju.
3and ye have seen all that Jehovah your God hath done unto all these nations because of you; for Jehovah your God, he it is that hath fought for you.
4Dhe ja, unë kam ndarë midis jush me short, si trashëgimi për fiset tuaja, kombet që mbeten, bashkë me tërë kombet që kam shfarosur, nga Jordani deri në Detin e Madh, në perëndim.
4Behold, I have allotted unto you these nations that remain, to be an inheritance for your tribes, from the Jordan, with all the nations that I have cut off, even unto the great sea toward the going down of the sun.
5Dhe Zoti, Perëndia juaj, do t'i dëbojë ai vetë para jush; kështu ju do të shtini në dorë vendin e tyre, ashtu si ju ka premtuar Zoti, Perëndia juaj.
5And Jehovah your God, he will thrust them out from before you, and drive them from out of your sight; and ye shall possess their land, as Jehovah your God spake unto you.
6Jini, pra, shumë të vendosur në zbatimin dhe vënien në praktikë të ligjit të Moisiut, pa u shmangur as djathtas as majtas,
6Therefore be ye very courageous to keep and to do all that is written in the book of the law of Moses, that ye turn not aside therefrom to the right hand or to the left;
7pa u përzier me kombet që mbeten midis jush; nuk do të përmendni as emrin e perëndive të tyre dhe nuk do të betoheni për ta; nuk do t'i shërbeni dhe nuk do të bini përmbys para tyre;
7that ye come not among these nations, these that remain among you; neither make mention of the name of their gods, nor cause to swear [by them], neither serve them, nor bow down yourselves unto them;
8por do të lidheni ngushtë me Zotin, Perëndinë tuaj, siç keni bërë deri sot.
8but cleave unto Jehovah your God, as ye have done unto this day.
9Në fakt Zoti ka dëbuar para jush kombe të mëdhenj dhe të fuqishëm; dhe askush nuk ka mundur t'ju bëjë ballë deri më sot.
9For Jehovah hath driven out from before you great nations and strong: but as for you, no man hath stood before you unto this day.
10Një i vetëm nga ju do të ndjekë njëmijë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, është ai që lufton për ju, siç e ka premtuar.
10One man of you shall chase a thousand; for Jehovah your God, he it is that fighteth for you, as he spake unto you.
11Tregoni, pra, kujdes të madh për shpirtrat tuaj, për ta dashur Zotin, Perëndinë tuaj.
11Take good heed therefore unto yourselves, that ye love Jehovah your God.
12Por në rast se i shmangeni dhe bashkoheni me mbeturinat e këtyre kombeve që kanë mbetur midis jush dhe bashkoheni me anë martesash me ta dhe përziheni me ta dhe ata me ju,
12Else if ye do at all go back, and cleave unto the remnant of these nations, even these that remain among you, and make marriages with them, and go in unto them, and they to you;
13dijeni me siguri që Zoti, Perëndia juaj, nuk ka për të vazhduar t'i dëbojë këto kombe para jush; por ata do të bëhen për ju një kurth, një kamzhik në ijët tuaja dhe hala në sytë tuaja, deri sa ju të zhdukeni nga ky vend i mirë që Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë.
13know for a certainty that Jehovah your God will no more drive these nations from out of your sight; but they shall be a snare and a trap unto you, and a scourge in your sides, and thorns in your eyes, until ye perish from off this good land which Jehovah your God hath given you.
14Dhe ja, unë po iki sot në rrugën e gjithë botës; pranoni, pra, me gjithë zemër e me gjithë shpirt që nuk ka rënë për tokë asnjë nga fjalët e mira që Zoti, Perëndia juaj, ka thënë lidhur me ju; të tëra u vërtetuan për ju; as edhe një nuk ra për tokë.
14And, behold, this day I am going the way of all the earth: and ye know in all your hearts and in all your souls, that not one thing hath failed of all the good things which Jehovah your God spake concerning you; all are come to pass unto you, not one thing hath failed thereof.
15Dhe ka për të ndodhur që, ashtu si për të gjitha gjërat e mira që Zoti, Perëndia juaj, ju kishte premtuar ju kanë dalë, kështu Zoti do të sjellë mbi ju tërë fatkeqësitë, deri sa t'ju zhdukë nga ky vend i mirë që Perëndia juaj, Zoti ju ka dhënë.
15And it shall come to pass, that as all the good things are come upon you of which Jehovah your God spake unto you, so will Jehovah bring upon you all the evil things, until he have destroyed you from off this good land which Jehovah your God hath given you.
16Në rast se shkelni besëlidhjen që Zoti, Perëndia juaj, ju ka urdhëruar, dhe shkoni t'u shërbeni perëndive të tjera dhe bini përmbys para tyre, atëherë zemërimi i Zotit do të ndizet kundër jush dhe ju do të zhdukeni shpejt nga vendi i mirë që Ai ju ka dhënë".
16When ye transgress the covenant of Jehovah your God, which he commanded you, and go and serve other gods, and bow down yourselves to them; then will the anger of Jehovah be kindled against you, and ye shall perish quickly from off the good land which he hath given unto you.