Shqip

Danish

1 Chronicles

29

1Pastaj mbreti David i tha tërë asamblesë: "Salomoni, biri im, i vetmi që Perëndia ka zgjedhur, është akoma i ri dhe i pa përvojë, ndërsa vepra është e madhe, sepse ky pallat nuk i është caktuar një njeriu, por Zotit Perëndi.
1Fremdeles sagde Kong David til hele Forsamlingen: "Min Søn Salomo, som Gud har udvalgt, er ung og uudviklet, og Arbejdet er stort, thi Borgen er ikke bestemt for et Menneske, men for Gud HERREN.
2Me të gjitha mundësitë e mia kam përgatitur për shtëpinë e Perëndisë tim ar për sendet prej ari, argjend për sendet prej argjendi, bronz për sendet prej bronzi, hekur për sendet prej hekuri, dru për sendet prej druri, gurë oniski dhe gurë për t'u ngallmuar, gurë brilanti dhe me ngjyra të ndryshme, lloj lloj gurësh të çmuar dhe mermer në një sasi të madhe.
2Jeg har derfor sat al min Kraft ind på til min Guds Hus at tilvejebringe Guldet, Sølvet, Kobberet, Jernet og Træet til det, der skal laves af Guld, Sølv, Kobber, Jern og Træ, desuden Sjohamsten og Indfatningssten, Rubiner, brogede Sten, alle Slags Ædelsten og Marmorsten i Mængde.
3Përveç kësaj, duke qenë se e kam vendosur dashurinë time mbi shtëpinë e Perëndisë tim, përveç asaj që kam përgatitur për shtëpinë e shenjtërores, i dhuroj shtëpisë së Perëndisë tim thesarin tim personal prej ari dhe argjendi:
3I min Glæde over min Guds Hus giver jeg der hos til min Guds Hus, hvad jeg ejer af Guld og Sølv, ud over alt, hvad jeg har bragt til Veje til det hellige Hus:
4tre mijë talenta ari, nga ari i Ofirit, dhe shtatë mijë talenta argjendi të kulluar për të veshur muret e shenjtërores,
43.000 Talenter Guld, Offrguld, og 7.000 Talenter lutret Sølv til at overtrække Bygningernes Vægge med,
5ari për sendet prej ari, argjendi për sendet prej argjendi dhe për të gjitha punimet që duhet të kryhen nga zejtarë të shkathët. Kush është sot i gatshëm ta mbushë dorën e tij për t'ia kushtuar Zotit?".
5Guldet til det, der skal forgyldes, og Sølvet til det, der skal forsølves, og til ethvert Arbejde, der skal udføres af Håndværkernes Hånd. Hvem er nu villig til i Dag at bringe HERREN Gaver?"
6Atëherë të parët e shtëpive atërore, krerët e fiseve të Izraelit, komandantët e mijëshëve dhe të qindëshëve, administratorët e punëve të mbretit bënë oferta vullnetare,
6Da kom Øversterne for Fædrenehusene, Øversterne for Israels Stammer, Tusind- og Hundredførerne og Øversterne i Kongens Tjeneste frivilligt
7dhe dhanë për punimin e shtëpisë së Perëndisë pesë mijë talenta ari, dhjetë mijë darika ari, dhjetë mijë talenta argjendi, tetëmbëdhjetë talenta prej bronzi dhe njëzqind mijë talenta prej hekuri.
7og gav til Arbejdet på Guds Hus 5.000 Talenter og 10.000 Darejker Guld, 10.000 Talenter Sølv, 18.000 Talenter Kobber og 100.000 Talenter Jern;
8Kushdo që zotëronte gurë të çmuar, i dorëzoi në duart e Jehielit, Gershonitit, me qëllim që të hynin në thesarin e shtëpisë të Zotit.
8og de, som ejede Ædelsten, gav dem til HERRENs Hus's Skat, der stod under Gersoniten Jehiels Tilsyn.
9Populli u gëzua nga ofertat e tyre vullnetare, sepse i kishin bërë këto oferta Zotit me gjithë zemër; edhe mbreti David u gëzua shumë.
9Og Folket glædede sig over deres Vilje til at give, thi af et helt Hjerte gav de HERREN frivillige Gaver; også Kong David følte stor Glæde.
10Kështu Davidi bekoi Zotin përpara tërë asamblesë dhe tha: "I bekuar je ti, o Zot, Perëndi i Izraelit, ati ynë, për gjithë amshimin.
10Og David priste HERREN i hele forsamlingens Nærværelse, og David sagde: "Lovet være du HERRE, vor Fader Israels Gud fra Evighed til Evighed!
11Jotja, o Zot, është madhështia, fuqia, lavdia, shkëlqimi, madhëria, sepse gjithshka që është në qiell dhe mbi tokë është jotja. E jotja o Zot është mbretëria, dhe ti ngrihesh sovran mbi gjithshka.
11Din, HERRE, er Storheden, Magten, Æren, Glansen og Herligheden, thi alt i Himmelen og på Jorden er dit; dit, o HERRE, er Riget, og selv løfter du dig som Hoved over alle.
12Nga ti vijnë pasuria dhe lavdia; ti sundon mbi gjithçka; në dorën tënde janë forca dhe fuqia, dhe ti ke fuqinë për të bërë të madh dhe për t'u dhënë forcë të gjithëve.
12Rigdom og Ære kommer fra dig, og du hersker over alt; i din Hånd er Kraft og Vælde, og i din Hånd står det at gøre, hvem det skal være, stor og stærk.
13Prandaj ne, o Perëndia ynë, të falenderojmë dhe kremtojmë emrin tënd të lavdishëm.
13Derfor priser vi dig nu, vor Gud, og lovsynger dit herlige Navn!
14Po kush jam unë dhe kush është populli im që jemi në gjendje të të ofrojmë gjithçka në mënyrë spontane? Në të vërtetë të gjitha gjërat vijnë nga ti, dhe ne të kemi kthyer thjesht atë që kemi marrë nga dora jote.
14Thi hvad er jeg, og hvad er mit Folk, at vi selv skulde evne at give sådanne frivillige Gaver? Fra dig kommer det alt sammen, og af din egen Hånd har vi givet dig det.
15Sepse ne jemi të huaj dhe shtegtarë përpara teje ashtu si qenë etërit tanë. Ditët tona mbi tokë janë si një hije dhe nuk ka shpresë.
15Thi vi er fremmede for dit Åsyn og Gæster som alle vore Fædre; som em Skygge er vore Dage på Jorden, uden Håb!
16O Zot, Perëndia ynë, tërë ky bollëk gjërash që kemi përgatitur për të të ndërtuar një tempull ty, në emrin tënd të shenjtë, vjen nga dora jote, është e tëra jotja.
16HERRE vor Gud, al denne Rigdom, som vi har bragt til Veje for at bygge dit hellige Navn et Hus, fra din Hånd kommer den, og dig tilhører det alt sammen.
17Unë e di, o Perëndia im, që ti provon zemrën dhe gëzohesh kur sheh sjelljen e drejtë. Prandaj në drejtësinë e zemrës sime të kam ofruar në mënyrë spontane tërë këto gjëra; dhe tani shoh me gëzim që populli yt, që është këtu i pranishëm, bën ofertat e tij në mënyrë spontane.
17Jeg ved, min Gud. at du prøver Hjerter og har Behag i Oprigtighed; af oprigtigt Hjerte har jeg villigt givet alt dette, og nu har jeg set med Glæde, at dit Folk, der er her til Stede, villigt har givet dig Gaver.
18O Zot, Perëndi i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, i etërve tanë, ruaj gjithnjë këto prirje dhe mendime në zemrën e popullit tënd dhe drejto zemrat e tyre nga ti;
18HERRE, vore Fædre Abrahams, Isaks og Israels Gud, bevar til evig Tid et sådant Sind og sådanne Tanker i dit Folks Hjerte og vend deres Hjerter til dig!
19dhe jepi Salomonit, birit tim, një zemër të ndershme, që ai të respektojë urdhërimet, porositë dhe statutet e tua, që të bëjë tërë këto gjëra dhe të ndërtojë tempullin për të cilin kam bërë përgatitjet".
19Og giv min Søn Salomo et helt Hjerte til at holde dine Bud, Vidnesbyrd og Anordninger og udføre det alt sammen og bygge den Borg, jeg har truffet Forberedelser til at opføre!"
20Pastaj Davidi i tha tërë asamblesë: "Tani bekoni Zotin, Perëndinë tuaj". Atëherë tërë asambleja bekoi Zotin, Perëndinë e etërve të tyre; u përkulën dhe ranë përmbys përpara Zotit dhe mbretit.
20Derpå sagde David til hele Forsamlingen: "Lov HERREN eders Gud!" Og hele Forsamlingen lovede HERREN, deres Fædres Gud, og kastede sig ned for HERREN og Kongen.
21Të nesërmen bënë flijime për Zotin dhe i ofruan olokauste: një mijë dema të vegjël, një mijë desh, një mijë qengja me libacionet përkatëse dhe flijime të shumta për tërë Izraelin.
21Så ofrede de Slagtofre til HERREN, og Dagen efter bragte de ham som Brændoffer 1000 Tyre, 1000 Vædre og 1000 Lam med tilhørende Drikofre og en Mængde Slagtofre for hele Israel;
22Atë ditë hëngrën dhe pinë me gëzim të madh para Zotit; dhe për herë të dytë e shpallën mbret Salomonin, birin e Davidit dhe e vajosën përpara Zotit që të ishte princ, dhe Tsadokun që të ishte prift.
22og de spiste og drak den Dag for HERRENs Åsyn med stor Glæde. Derefter indsatte de på ny Davids Søn til Konge, og de hyldede ham som HERRENs Fyrste og Zadok som Præst;
23Pastaj Salomoni u ul në fronin e Zotit si mbret në vend të Davidit, atit të tij; ai pati mbarësi dhe tërë Izraeli iu bind.
23og Salomo satte sig på HERRENs Trone som Konge i sin Fader Davids Sted; Lykken var med ham, og hele Israel var ham lydigt;
24Gjithë krerët, trimat dhe tërë bijtë e mbretit David iu nënshtruan mbretit Salomon.
24og alle Øversterne og Kærnetropperne, ligeledes alle Kong Davids Sønner hyldede Kong Salomo.
25Kështu Zoti e bëri shumë të madh Salomonin përpara tërë Izraelit dhe i dha një madhështi mbretërore që asnjë mbret para tij në Izrael nuk e kishte pasur kurrë.
25HERREN gjorde Salomo overmåde mægtig for hele Israels Øjne og gav ham en kongelig Herlighed, som ingen Konge før ham havde haft i Israel.
26Davidi, bir i Isait, mbretëronte mbi tërë Izraelin.
26David, Isajs Søn, havde hersket over hele Israel.
27Ai mbretëroi dyzet vjet mbi Izraelin: shtatë vjet në Hebron dhe tridhjet e tre vjet në Jeuzalem.
27Tiden, han var Konge over Israel, udgjorde fyrretyve År; i Hebron herskede han syv År, i Jerusalem tre og tredive År.
28Vdiq shumë plak, i ngopur me ditë, me pasuri dhe lavdi. Në vend të tij mbretëroi i biri, Salomoni.
28Han døde i en god Alder, mæt af Dage, Rigdom og Ære; og hans Søn Salomo blev Konge i hans Sted.
29Trimëritë e mbretit David, si të parat ashtu dhe të fundit, janë shkruar në librin e shikuesit Samuel, në librin e profetit Nathan dhe në librin e shikuesit Gad,
29Kong Davids Historie fra først til sidst står optegnet i Seeren Samuels Krønike, Profeten Natans Krønike og Seeren Gads Krønike
30me të gjitha ato gjëra që kanë të bëjnë me mbretërinë e tij, me fuqinë e tij dhe me të gjitha ngjarjet që i ndodhën atij, Izraelit dhe tërë mbretërive të vendeve të tjera.
30tillige med hele hans Regering og hans Heltegerninger og de Tildragelser, som hændtes ham og Israel og alle Lande og Riger.