1Kështu njeriu, pra, le të na mbajë për shërbëtorë të Krishtit dhe si administratorë të mistereve të Perëndisë.
1Nõnda siis peetagu meid Kristuse sulaseiks ja Jumala saladuste majapidajaiks.
2E tjetra që kërkohet nga administratorët, është që secili të gjendët besnik.
2Ent majapidajailt nõutakse, et nad oleksid ustavad.
3Sa për mua, më intereson fort pak që të gjykohem prej jush ose prej një gjykate njerëzore; madje as vetveten nuk e gjykoj.
3Aga see on mulle tähtsusetu, kui teie mõistate minu üle kohut või teeb seda mõni inimlik kohtupäev, ka ma ise ei mõista enda üle kohut,
4Sepse nuk jam i vetëdijshëm për asnjë faj, por për këtë nuk jam justifikuar, por ai që më gjykon është Zoti.
4sest ma ei tea enesel olevat ühtegi süüd. Kuid selle põhjal ei ole ma veel õigeks mõistetud, sest Issand on see, kes minu üle kohut mõistab.
5Prandaj mos gjykoni asgjë para kohe derisa të vijë Zoti, që do të nxjerrë në dritë gjërat e fshehta të errësirës dhe do të shfaqë këshillat e zemrave; dhe atëherë secili do të ketë lavdërimin e vet nga Perëndia.
5Nõnda siis ärge mõistke kohut enne õiget aega, enne kui tuleb Issand, kes toob valguse ette pimedusse varjunud asjad ning teeb avalikuks inimsüdamete kavatsused; ja siis saab igaüks kiituse Jumalalt.
6Dhe tani, o vëllezër, për të mirën tuaj, ia kalova këto gjëra vetes sime dhe Apolit, që nëpërmjet nesh të mësoni që të mos mendoni përtej asaj që është shkruar, që të mos krekoset ndonjë prej jush, njeri kundër tjetrit.
6Aga neid sõnu, vennad, olen ma tarvitanud enese ja Apollose kohta teie pärast, et te võiksite meilt õppida - mitte üle selle, mis on kirjutatud -, et te omavahel ei hoopleks ühe ega teise vastu.
7Sepse çfarë të bën të ndryshëm? Çfarë ke ti që nuk e ke marrë? Dhe, nëse e ke marrë, pse krenohesh sikur nuk e ke marrë?
7Sest mis sind siis esile tõstab? Mis sul on, mida sa ei oleks saanud? Aga kui sa selle oled saanud, mis sa siis kiitled, otsekui sa ei oleks seda saanud?
8Tashmë jeni të ngopur, tashmë jeni të pasur, tashmë u bëtë mbretër pa ne; dhe makar të ishit bërë mbretër, që edhe ne të mbretëronim me ju.
8Juba te olete küllalt söönud, juba te olete rikkaks läinud, juba te valitsete ilma meieta kuningatena! Jah, kui te tõesti oleksite juba kuningad, siis oleksime ka meie koos teiega kuningad!
9Sepse unë mendoj se Perëndia na ka paraqitur ne apostujt si të fundit, si njerëz të dënuar për vdekje; sepse u bëmë lojë për botën, për engjëjt dhe për njerëzit.
9Mulle tundub, et Jumal on meid, apostleid, pannud kõige viimasele kohale nagu surmamõistetuid areenil kogu maailmale vaadata, nii inglitele kui inimestele.
10Ne jemi të marrë për Krishtin, por ju të urtë në Krishtin; ne jemi të dobët, por ju të fortë; ju jeni të nderuar, por ne të përbuzur.
10Meie oleme Kristuse pärast arutud, aga teie olete arukad Kristuses; meie oleme nõrgad, aga teie olete tugevad; teie olete aulised, aga meie oleme autud.
11Deri tani vuajmë nga uria, etja, e jemi të zhveshur; jemi të qëlluar me shuplaka dhe endemi pa shtëpi,
11Praeguse tunnini me kannatame nälga ja janu, ja oleme paljad, ja meid pekstakse rusikatega, ja meil ei ole kusagil asu.
12dhe mundohemi, duke punuar me duart tona; duke qenë të fyer, bekojmë; duke qenë të përndjekur, durojmë;
12Ning me näeme vaeva oma kätega tööd tehes. Kui meid sõimatakse, siis me õnnistame, kui meid taga kiusatakse, siis me kannatame ära,
13duke qenë të sharë, lutemi; jemi bërë si pisllëku i botës, porsi plehrat e të gjithëve deri më sot.
13kui meid halvustatakse, siis me räägime lahkesti. Me oleme nagu maailma kõntsaks saanud, kõigi jätiseks tänini.
14Këto gjëra nuk po i shkruaj që t'ju turpëroj, por që t'ju paralajmëroj si fëmijët e mi të dashur.
14Ma ei kirjuta seda teie häbistamiseks, vaid et teid manitseda nagu oma armsaid lapsi.
15Sepse, edhe sikur të kishit dhjetë mijë mësues në Krishtin, nuk do të kishit shumë etër, sepse unë ju kam dhënë jetë në Krishtin Jezus, me anë të ungjillit.
15Sest kui teil oleks ka kümme tuhat kasvatajat Kristuses, ometi ei ole teil mitut isa - evangeeliumi kaudu olen mina teid sünnitanud Jeesuses Kristuses.
16Prandaj ju bëj thirrje të bëheni imituesit e mi.
16Sellepärast ma kutsun teid üles: võtke mind eeskujuks!
17Për këtë arsye ju kam dërguar Timoteun, që është biri im i dashur dhe besnik në Zotin. Ky do t'ju kujtojë udhët e mia në Krishtin ashtu siç mësoj kudo në çdo kishë.
17Just seepärast ma saatsin teile Timoteose, kes on mu armas ja ustav laps Issandas, et ta tuletaks teile meelde minu teeradu Kristuses Jeesuses, nõnda nagu ma õpetan kõikjal igas koguduses.
18Dhe disa u krekosën, sikur nuk do të vija më te ju;
18Mõned on saanud suureliseks, nagu ma ei tulekski enam teie juurde.
19por shpejt kam për të ardhur te ju, në dashtë Zoti, dhe kam për të njohur jo fjalën, po fuqinë e atyre që janë krekosur,
19Aga ma tulen varsti teie juurde, kui Issand tahab, ja siis ma saan selguse mitte suurustlejate sõnade, vaid väe kohta.
20sepse mbretëria e Perëndisë nuk qëndron në fjalë, por në fuqi.
20Sest Jumala riik ei ole ju sõnades, vaid väes.
21Çfarë doni? Që të vij te ju me thupër apo me dashuri dhe me zemërbutësi?
21Mida te tahate: kas ma pean teie juurde tulema vitsaga või armastuse ja malbusega?