Shqip

Estonian

2 Chronicles

28

1Ashazi ishte njëzet vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi gjashtëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem. Ai nuk bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, siç kishte bërë Davidi, i ati;
1Aahas oli kuningaks saades kakskümmend aastat vana ja ta valitses Jeruusalemmas kuusteist aastat. Tema ei teinud, mis õige oli Issanda silmis, nõnda nagu tema isa Taavet,
2por ndoqi rrugët e mbretërve të Izraelit, madje bëri shëmbëlltyra prej metali të shkrirë për Baalët.
2vaid käis Iisraeli kuningate teedel ja tegi ka valatud kujusid baalidele.
3Ai dogji temjan në luginën e Birit të Hinomit dhe dogji në zjarr bijtë e tij, duke ndjekur veprimet e neveritshme të kombeve që Zoti kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit;
3Ja see oli tema, kes suitsutas Ben-Hinnomi orus ja laskis oma pojad käia läbi tule nende rahvaste jäledate tegude eeskujul, kelle Issand oli ära ajanud Iisraeli laste eest.
4përveç kësaj bënte flijime dhe dogji temjan mbi vendet e larta, mbi kodrat dhe nën çdo pemë të gjelbëruar.
4Ta ohverdas ning suitsutas ohvrikünkail ja kõrgendikel ja iga halja puu all.
5Prandaj Zoti, Perëndia i tij, ia dha në dorë mbretit të Sirisë; ky i mundi dhe zuri një numër të madh robërish që i çuan në Damask. U dha gjithashtu në dorë të mbretit të Izraelit, që i shkaktoi një humbje të madhe.
5Ja Issand, tema Jumal, andis ta Süüria kuninga kätte; ja nad lõid teda ning võtsid temalt hulga vange ja viisid Damaskusesse. Ja ta anti ka Iisraeli kuninga kätte, kes valmistas temale suure kaotuse.
6Në të vërtetë Pekahu, bir i Remaliahut, brenda një dite vrau njëqind e njëzet mijë burra në Judë, tërë trima, sepse kishin braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tyre.
6Pekah, Remalja poeg, tappis ühe päevaga Juudast sada kakskümmend tuhat, kõik vahvad mehed, sellepärast et nad olid hüljanud Issanda, oma vanemate Jumala.
7Zikri, një trim nga Efraimi, vrau Maasejahun, birin e mbretit, Azrikam, prefektin e pallatit, dhe Elkanahun, që zinte vendin e dytë pas mbretit.
7Ja Sikri, Efraimi kangelane, tappis Maaseja, kuninga poja, ja Asrikami, kojaülema, ja Elkana, kes oli kuningast järgmine.
8Bijtë e Izraelit çuan robër, midis vëllezërve të tyre, dyqind mijë gra, bij dhe bija; u morën atyre edhe një plaçkë të madhe, që e çuan në Samari.
8Ja Iisraeli lapsed viisid oma vendadelt vangi naisi, poegi ja tütreid - kakssada tuhat, riisusid neilt ka palju saaki ja viisid saagi Samaariasse.
9Por aty ishte një profet i Zotit, që quhej Obed. Ai doli para ushtrisë që po kthehej në Samari dhe tha: "Ja, me qenë se Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ishte i zemëruar me Judën, ju dha ata në duart tuaja, por ju i vratë me tërbim, që arriti deri në qiell.
9Aga seal oli Issanda prohvet, Ooded nimi, ja tema läks vastu sõjaväele, kes oli teel Samaariasse, ja ütles neile: 'Vaata, Issand, teie vanemate Jumal, on vihastunud Juuda peale ja on andnud nad teie kätte. Ja teie olete neid tapnud niisuguse vihaga, mis ulatub taevani.
10Dhe tani doni t'i nënshtroni, si skllevërit tuaj dhe skllavet tuaja, bijtë dhe bijat e Judës dhe të Jeruzalemit. Por në realitet a nuk jeni fajtorë ju vetë përpara Zotit, Perëndisë tuaj?
10Ja nüüd te mõtlete alistada Juuda ja Jeruusalemma lapsi endile sulaseiks ja teenijaiks. Kas pole ka teil endil süüd Issanda, teie Jumala ees?
11Dëgjomëni, pra, dhe kthejini robërit që keni zënë midis vëllezërve tuaj, sepse përndryshe zemërimi i zjarrtë i Zotit do të bjerë mbi ju".
11Aga kuulge nüüd mind ja viige tagasi vangid, keda te olete võtnud oma vendadelt, muidu tabab teid Issanda tuline viha!'
12Atëherë disa nga krerët e bijve të Efraimit, Azariahu, bir i Johananit, Berekiahu, bir i Meshilemothit, Ezekia, bir i Shalumit, dhe Amasa, bir i Hadlait, u ngritën kundër atyre që ktheheshin nga lufta,
12Siis tõusid mõned mehed efraimlaste peameestest: Asarja, Joohanani poeg, Berekja, Mesillemoti poeg, Hiskija, Sallumi poeg, ja Amaasa, Hadlai poeg, sõjast tulijaile vastu
13dhe u thanë: "Ju nuk do t'i sillni këtu robërit, sepse mbi ne rëndon tanimë një faj kundër Zotit; ajo që keni ndër mend të bëni do t'i shtojë edhe më tepër mëkatet dhe fajin tonë, sepse faji ynë është mjaft i madh dhe një zemërim i zjarrtë i kërcënohet Izraelit".
13ja ütlesid neile: 'Ärge tooge vange siia, sest te teete meid süüdlasteks Issanda ees, kui mõtlete lisa tuua meie pattudele ja süütegudele! Tõesti, meie süü on suur ja Iisraeli peal on tuline viha!'
14Atëherë ushtarët i lanë robërit dhe plaçkën përpara komandantëve dhe tërë asamblesë.
14Siis sõjamehed loobusid vangidest ja saagist vürstide ja terve koguduse ees.
15Pastaj disa njerëz të thirrur me emër u ngritën dhe morën robërit dhe me rrobat e plaçkës veshën tërë ata që ishin lakuriq; u dhanë rroba dhe sandale, për të ngrënë dhe për të pirë dhe i vajosën; pastaj i mbartën tërë të dobëtit mbi gomarë dhe i çuan në Jeriko, qyteti i palmave, pranë vëllezërve të tyre, pastaj u kthyen në Samari.
15Ja nimeliselt nimetatud mehed tõusid ning võtsid vangid ja riietasid saagist võetuga kõik, kes neist olid alasti: nad andsid neile riided selga ja jalatsid jalga, söötsid ja jootsid neid, võidsid neid ja panid eeslite selga kõik, kes olid nõrgad, ja viisid need Jeerikosse, Palmidelinna, nende vendade juurde. Seejärel tulid nad Samaariasse tagasi.
16Në atë kohë mbreti Ashaz shkoi t'i kërkojë ndihmë mbretit të Asirisë.
16Selsamal ajal läkitas kuningas Aahas sõna Assuri kuningatele, et nad aitaksid teda.
17Edomitët kishin ardhur përsëri, kishin mundur Judën dhe kishin marrë me vete robërit.
17Sest ka edomlased tulid jälle ja lõid Juudat ning võtsid vange.
18Filistejtë kishin pushtuar edhe qytetet e fushës dhe të Negevit të Judës dhe kishin marrë Beth-Shemeshin, Ajalonin, Gederothin, Sokon me fshatrat e tij, Timnahun me fshatrat e tij, Gimzon me fshatrat e tij, dhe ishin vendosur aty.
18Ja vilistid tungisid Juuda madalmaa ja lõunamaa linnadesse ning vallutasid Beet-Semesi, Ajjaloni, Gederoti, Sooko ja selle tütarlinnad, Timna ja selle tütarlinnad, Gimso ja selle tütarlinnad, ja asusid neisse.
19Zoti në fakt kishte poshtëruar Judën për shkak të Ashazit, mbretit të Izraelit, që kishte nxitur rënien morale në Judë dhe kishte kryer mëkate të rënda kundër Zotit.
19Sest Issand alandas Juudat Iisraeli kuninga Aahase pärast, sellepärast et ta andis Juudamaal vaba voli korralagedusele ja oli truuduseta Issanda vastu.
20Kështu Tilgath-Pilneseri, mbret i Asirisë, doli kundër tij dhe e shtypi në vend që ta ndihmonte,
20Assuri kuningas Tiglat-Pileser aga tuli tema vastu ja kimbutas teda ega andnud temale toetust.
21megjithatë Ashazi kishte marrë një pjesë të thesareve të shtëpisë të Zotit, të pallatit të mbretit dhe të krerëve, dhe ia kishte dhënë të gjitha mbretit të Asirisë; megjithatë kjo nuk i vlejti fare.
21Sest kuigi Aahas rüüstas Issanda koja ning kuninga ja vürstide kojad ja andis Assuri kuningale, ei olnud tal sellest abi.
22Edhe kur ishte i shtypur, mbreti Ashaz mëkatoi edhe më shumë kundër Zotit.
22Aga isegi sel ajal, kui teda rõhuti, murdis ta üha truudust Issandale, seesama kuningas Aahas.
23U ofroi flijime perëndive të Damaskut që e kishin mundur, duke thënë: "Me qenë se perënditë e mbretit të Sirisë i ndihmojnë ata, unë do t'i ofroj atyre flijime që të më ndimojnë edhe mua". Por qenë pikërisht ata që shkaktuan shkatërrimin e tij dhe atë të të gjithë Izraelit.
23Siis ta ohverdas Damaskuse jumalatele, kes teda olid löönud, ja ütles: 'Kuna Süüria kuningate jumalad neid aitavad, siis ma ohverdan neile, et nad mindki aitaksid!' Aga need saidki komistuseks temale ja kogu Iisraelile.
24Ashazi mblodhi gjithë veglat e shtëpisë së Perëndisë, i bëri ato copë-copë, mbylli portat e shtëpisë të Zotit, ndërtoi altare në çdo kënd të Jeruzalemit,
24Ja Aahas kogus kokku Jumala koja riistad ja raius katki Jumala koja riistad; ta sulges Issanda koja uksed ja tegi enesele altarid igasse Jeruusalemma nurka.
25dhe në çdo qytet të Judës vendosi vende të larta për t'u djegur temjan perëndive të tjera, duke shkaktuar kështu zemërimin e Zotit, Perëndisë të etërve të tij.
25Ja ta tegi igasse Juuda linna ohvrikünkaid teistele jumalatele suitsutamiseks ning ärritas Issandat, oma vanemate Jumalat.
26Pjesa tjetër e bëmave të tij dhe tërë sjelljet e tij, nga e para në të fundit, janë shkruar në librin e mbretërve të Judës dhe të Izraelit.
26Aga tema muud lood ja kõik tema ettevõtted, varasemad ja hilisemad, vaata, need on kirja pandud Juuda ja Iisraeli Kuningate raamatus.
27Pastaj Ashazin pushoi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në qytet, në Jeruzalem, por nuk deshën ta vënë në varrezat e mbretërve të Izraelit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Ezekia.
27Siis Aahas läks magama oma vanemate juurde ja ta maeti linna, Jeruusalemma, aga teda ei viidud Iisraeli kuningate hauda. Ja tema poeg Hiskija sai tema asemel kuningaks.