1Dhe disa, që zbritën nga Judeja, mësonin vëllezërit: ''Nëse nuk jeni rrethprerë sipas ritit të Moisiut, nuk mund të shpëtoheni''.
1Siis tulid mõned Juudamaalt alla ja õpetasid vendi: 'Kui te ei lase endid Moosese kombe järgi ümber lõigata, siis te ei või pääseda.'
2Duke qenë se u bë një grindje jo e vogël dhe një diskutim nga ana e Palit dhe e Barnabës me ata, u dha urdhër që Pali, Barnaba dhe disa të tjerë nga ata të ngjiten në Jeruzalem tek apostujt dhe te pleqtë për këtë çështje.
2Et sellest tuli tüli ning Paulusel ja Barnabasel oli nendega palju vaidlemist, siis määrati nii, et Paulus, Barnabas ja mõned muud nende seast lähevad selle tüliküsimuse pärast Jeruusalemma apostlite ja vanemate juurde.
3Ata, pra, si u përcollën nga kisha, kaluan nëpër Feniki dhe Samari, duke treguar kthimin e johebrenjve dhe duke u sjellë gëzim të madh mbarë vëllezërve.
3Siis kogudus saatis nad teele ja nad läksid läbi Foiniikia ning Samaaria ja jutustasid paganate pöördumisest, tehes selle sõnumiga suurt rõõmu kõigile vendadele.
4Kur arritën në Jeruzalem, u pritën nga kisha, nga apostujt dhe nga pleqtë dhe treguan për gjërat e mëdha që Perëndia kishte bërë me anën e tyre.
4Kui nad Jeruusalemma saabusid, võtsid kogudus, apostlid ja vanemad nad vastu. Ja nemad kuulutasid, mida kõike Jumal oli teinud nende juures.
5Por u ngritën disa nga sekti i farisenjve, që kishin besuar dhe thanë: ''Duhen rrethprerë johebrenjtë dhe të urdhërohen të zbatojnë ligjin e Moisiut''.
5Aga mõned variseride hulgast, kes olid saanud usklikuks, tõusid ja ütlesid: 'Neid peab ümber lõikama ja käskima pidada Moosese Seadust.'
6Atëherë apostujt dhe pleqtë u mblodhën për ta shqyrtuar këtë problem.
6Apostlid ja vanemad tulid nüüd kokku seda kõike arutama.
7Dhe duke qenë se lindi një diskutim i madh, Pjetri u çua në këmbë dhe u tha atyre: ''Vëllezër, ju e dini se që në kohët e para Perëndia midis nesh më zgjodhi mua, që me anë të gojës sime johebrenjtë të dëgjojnë fjalën e ungjillit dhe të besojnë.
7Kui siis sündis palju vaidlemist, tõusis Peetrus ja ütles neile: 'Mehed-vennad, te teate, et Jumal juba ammusest ajast on valinud teie seast minu, et minu suu läbi paganad kuuleksid evangeeliumi sõna ja saaksid usklikuks.
8Perëndia, që i njeh zemrat, u ka dhënë atyre dëshmi, duke u dhënë Frymën e Shenjtë, sikurse edhe neve;
8Ja südametundja Jumal on nende eest tunnistanud, andes neile Püha Vaimu nagu meilegi,
9dhe ai nuk bëri asnjë dallim midis nesh dhe atyre, duke i pastruar zemrat e tyre me anë të besimit.
9ja ei ole teinud mingit vahet meie ja nende vahel, olles usu läbi puhastanud nende südamed.
10Tani, pra, pse e tundoni Perëndinë, duke u vënë mbi qafën e dishepujve një zgjedhë që as etërit tanë e as ne nuk mund ta mbajmë?
10Miks te siis nüüd kiusate Jumalat, soovides panna jüngrite kaela iket, mida ei ole jaksanud kanda ei meie isad ega meie?
11Po ne besojmë se do të shpëtohemi me anë të hirit të Zotit Jezu Krishtit, dhe në të njëjtën mënyrë edhe ata''.
11Ent meie usume end päästetud olevat Issanda Jeesuse armu läbi samal kombel nagu nemadki.'
12Atëherë e gjithë turma heshti, dhe rrinte e dëgjonte Barnabën dhe Palin, që tregonin ç'shenja e mrekulli kishte bërë Perëndia me anë të tyre ndër johebrenj.
12Siis jäi kogu hulk vait ja kuulas, kuidas Barnabas ja Paulus jutustasid, kui palju tunnustähti ja imetegusid Jumal oli teinud paganate seas nende kaudu.
13Dhe si heshtën ata, Jakobi e mori fjalën dhe tha: ''Vëllezër, më dëgjoni!
13Pärast, kui nad olid lõpetanud, hakkas Jaakobus kõnelema: 'Mehed-vennad, kuulge mind!
14Simoni ka treguar si i ka vizituar për herë të parë Perëndia johebrenjtë, që të zgjedhë nga ata një popull për emrin e tij.
14Siimeon on rääkinud, kuidas Jumal algusest peale on pidanud hoolt, et koguda paganate seast endale rahvast.
15Me këtë gjë pajtohen fjalët e profetëve, sikundër është shkruar:
15Sellega sobivad kokku prohvetite sõnad, nagu on kirjutatud:
16"Pas këtyre gjerave, unë do të kthehem dhe do ta rindërtoj tabernakullin e Davidit që është rrëzuar, do t'i restauroj gërmadhat e tij dhe do ta ngre përsëri më këmbë,
16'Pärast seda ma pöördun tagasi ja ehitan üles Taaveti mahalangenud telgi ja ehitan üles selle varemed ja püstitan selle uuesti,
17që mbetja e njerëzve dhe të gjitha johebrenjtë mbi të cilat thirret emri im, të kërkojnë Zotin, thotë Zoti që i bën të gjitha këto".
17et muudki inimesed otsiksid Issandat ja kõik rahvad, kelle üle on hüütud minu nime. Nii ütleb Issand, kes teeb seda,
18Prej kohësh janë të njohura te Perëndia të gjitha veprat e tij.
18mis on teada igavikust alates.'
19Prandaj unë gjykoj që të mos i bezdisim ata nga johebrenjtë që kthehen te Perëndia,
19Seepärast otsustan mina, et neile, kes paganate seast pöörduvad Jumala poole, ei valmistataks raskusi,
20por t'u shkruhet atyre që të heqin dorë nga ndotjet e idhujve, nga kurvëria, nga gjërat e mbytura dhe nga gjaku.
20vaid neile tuleb kirja teel teatada, et nad hoiduksid ebajumalate rüvedusest ja pilastusest ning lämbunud loomadest ja verest.
21Sepse Moisiu që nga kohët e lashta ka njerëz të cilët në çdo qytet e predikojnë atë, duke qënë i lexuar çdo të shtunë në sinagoga''.
21Sest Moosesel on ammusest ajast kõigis linnades küllalt kuulutajaid ja teda loetakse sünagoogides igal hingamispäeval.'
22Atëherë iu duk e mirë apostujve dhe pleqve me gjithë kishën të dërgojnë në Antioki, me Palin dhe Barnabën, disa njerëz të zgjedhur nga ata: Judën, mbiquajtur Barsaba, dhe Silën, njerëz me autoritet ndër vëllezërit,
22Siis apostlid ja vanemad koos terve kogudusega arvasid heaks valida endi seast mehi ja saata need Antiookiasse koos Pauluse ja Barnabasega, nimelt Juuda, hüüdnimega Barsabas, ja Siilase, kes mõlemad olid juhid vendade hulgas.
23me një letër të shkruar nga dora e tyre që thoshte: ''Apostujt, pleqtë dhe vëllezërit, vëllezërve nga johebrenjtë që janë në Antioki, Siri dhe Kiliki, përshëndetje.
23Nendega nad saatsid järgmise kirja: 'Apostlid ja vanemad, teie vennad, tervitavad vendi paganate seast, kes elavad Antiookias ja Süüria- ja Kiliikiamaal!
24Duke qenë se morëm vesh se disa që erdhën prej nesh, por të cilëve ne nuk u kishim dhënë asnjë porosi, ju kanë shqetësuar me fjalë duke trazuar shpirtrat tuaj, duke thënë se ju duhet të rrethpriteni dhe të zbatoni ligjin,
24Et me oleme kuulnud, et mõned, kes meie seast on välja läinud, kuigi meie neid ei ole volitanud, on oma kõnedega teid rahutuks teinud ja teie hinged kitsikusse viinud,
25na u duk e mirë neve, të mbledhur tok me një zemër, të zgjedhim disa njerëz dhe t'i dërgojmë bashkë me të dashurit tanë Barnaba dhe Pal,
25siis oleme meie üksmeelselt arvanud heaks valida mehi ja saata need teie juurde koos meie armsate Barnabase ja Paulusega,
26njerëz që kanë përkushtuar jetën e tyre për emrin e Zotit tonë Jezu Krishtit.
26meestega, kes on pannud oma elu kaalule meie Issanda Jeesuse Kristuse nime pärast.
27Kemi dërguar, pra, Judën dhe Silën; edhe ata do t'ju tregojnë me gojë të njëjtat gjëra.
27Nii me siis läkitasime Juuda ja Siilase, et need teile ka suusõnal teataksid sedasama.
28Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme:
28Sest Püha Vaim ja meie oleme arvanud heaks, et teie peale ei tohi panna ühtegi muud koormat kui need hädavajalikud -
29që ju të hiqni dorë nga gjërat e flijiuara idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria; do të bëni mirë të ruheni nga këto. Qofshi mirë''.
29hoiduda ebajumalate ohvriliha ja vere ja lämbunu söömisest ning pilastusest. Teete hästi, kui te neist hoidute! Jääge terveks!'
30Ata, pra, mbasi u ndanë, zbritën në Antiokia dhe, si mblodhën kuvendin, e dorëzuan letrën.
30Nii nad saadeti teele ja nad tulid Antiookiasse, kutsusid kokku rahvahulga ja andsid kirja edasi.
31Dhe ata, mbasi e lexuan, u gëzuan për ngushëllimin.
31Kui nood olid selle läbi lugenud, rõõmustasid nad saadud julgustuse pärast.
32Dhe Juda e Sila, që ishin edhe ata profetë, me shumë fjalë i nxitën vëllezërit dhe i forcuan.
32Juudas ja Siilas, kes ka ise olid prohvetid, julgustasid vendi mitmete sõnadega ja kinnitasid neid.
33Mbasi ndenjën atje ca kohë, u dërguan prapë me paqtim nga vëllezërit tek apostujt.
33Aga kui nad seal mõnda aega olid viibinud, lasksid vennad nad rahuga minema nende juurde, kes neid olid läkitanud.
34Por Silës iu duk mirë të mbetej aty.
34[Siilas arvas aga heaks jääda nende juurde.]
35Edhe Pali e Barnaba qëndruan në Antioki, duke mësuar dhe duke shpallur me shumë të tjerë fjalën e Zotit.
35Paulus ja Barnabas jäid Antiookiasse, õpetades ja kuulutades koos paljude teistega Issanda evangeeliumi sõna.
36Pas disa ditësh Pali i tha Barnabës: ''Le të kthehemi të shohim vëllezërit tanë në çdo qytet, ku kemi shpallur fjalën e Perëndisë, për të parë si janë''.
36Mõne päeva pärast ütles Paulus Barnabasele: 'Läki jälle vaatama vendi kõikides linnades, kus me oleme kuulutanud Issanda sõna, kuidas nende käsi käib.'
37Dhe Barnaba donte të merrte me vete Gjonin, të quajtur Mark.
37Barnabas andis nõu võtta kaasa ka Johannes, keda kutsutakse Markuseks.
38Por Pali mendonte se nuk duhej marrë me vete atë që ishte ndarë prej tyre në Pamfili, dhe nuk kishte shkuar me ata në punë.
38Aga Paulus pidas õigeks mitte võtta enesega kaasa teda, kes neist Pamfüülias oli lahkunud ega olnud nendega koos tööle läinud.
39Atëherë lindi një grindje saqë ata u ndanë njëri nga tjetri; pastaj Barnaba, mbasi mori Markun, lundroi për në Qipro.
39Sellest tekkis nii suur tüli, et nad teineteisest lahkusid. Barnabas võttis enesega Markuse ja purjetas Küprosele.
40Por Pali zgjodhi Silën dhe u nis, pasi vëllezërit e lanë në hir të Perëndisë.
40Paulus valis aga Siilase ja läks teele, ning vennad andsid ta Issanda armu hooleks.
41Dhe përshkoi Sirinë dhe Kilikinë, duke i forcuar kishat.
41Ja ta käis läbi Süüria- ja Kiliikiamaa, kinnitades kogudusi.