Shqip

Estonian

Daniel

9

1Në vitin e parë të Darit, birit të Asueros, nga fisi i Mediasve, i cili u bë mbret i Kaldeasve,
1Daarjavese, Ahasverose poja, kes oli meedlaste soost ja oli saanud kaldealaste kuningriigi kuningaks, esimesel aastal,
2në vitin e parë të mbretërimit të tij, unë, Danieli, kuptova nga librat numrin e viteve në të cilët, sipas fjalës të Zotit që i ishte drejtuar Jeremias duhet të kryheshin shkretimet e Jeruzalemit, domethënë shtatëdhjetë vjet.
2tema valitsemise esimesel aastal panin mina, Taaniel, raamatuis tähele aastate arvu, mis prohvet Jeremijale tulnud Issanda sõna järgi pidi täide minema Jeruusalemma varemeisoleku kohta - seitsekümmend aastat.
3E ktheva, pra, fytyrën time drejt Zotit Perëndi, duke e kërkuar me lutje e stërlutje, me agjërim, me thesin dhe me hirin.
3Ja ma pöörasin oma näo Issanda Jumala poole, otsides teda palve ja anumistega, paastudes, kotiriides ja tuhas.
4Kështu bëra lutjen time dhe rrëfimin tim Zotit, Perëndisë tim, duke thënë: "O Zot, Perëndi i madh dhe i tmerrshëm, që e ruan besëlidhjen tënde dhe dhembshurinë tënde me ata që të duan dhe respektojnë urdhërimet e tua,
4Ma palusin Issandat, oma Jumalat, tunnistasin ja ütlesin: 'Oh Issand, sina oled suur ja kardetav Jumal, kes peab lepingut ja osutab heldust neile, kes teda armastavad ja tema käske peavad.
5ne kemi mëkatuar dhe kemi vepruar në mënyrë të çoroditur, kemi qenë të këqij dhe u rebeluam, duke u larguar nga urdhërimet e tua dhe nga dekretet e tua.
5Me oleme pattu teinud ja eksinud, oleme olnud ülekohtused ja oleme hakanud vastu, oleme taganenud su käskudest ja seadustest,
6Nuk kemi dëgjuar profetët, shërbëtorët e tu, që u kanë folur në emrin tënd mbretërve tanë, krerëve tanë, etërve tanë dhe tërë popullit të vendit.
6me pole kuulanud su sulaseid prohveteid, kes sinu nimel kõnelesid meie kuningaile, vürstidele, vanemaile ja kogu maa rahvale.
7O Zot, ty të përket drejtësia, por neve turpi i fytyrës ashtu si po ndodh pikërisht sot me burrat e Judës, me banorët e Jeruzalemit dhe me gjithë Izraelin, me ata që janë afër dhe me ata që janë larg, në të tëra vendet ku i ke shpërndarë, për shkak të pabesisë që kanë kryer kundër teje.
7Sinul, Issand, on õigus, aga meil on häbi silmis, nõnda nagu tänapäeval on Juuda meestel ja Jeruusalemma elanikel ja kogu Iisraelil, kes on ligidal ja kaugel kõigis maades, kuhu sa nad oled pillutanud truudusetuse pärast, mida nad sinule osutasid.
8O Zot, turpi i fytyrës është për ne, për mbretërit tanë, për krerët tanë dhe për etërit tanë, sepse kemi mëkatuar kundër teje.
8Issand! Meil on häbi silmis, meie kuningail, meie vürstidel ja meie vanemail, et me oleme sinu vastu pattu teinud.
9Zotit, Perëndisë tonë, i përkasin mëshira dhe ndjesa, sepse jemi rebeluar kundër tij,
9Issandal, meie Jumalal, on halastus ja andeksand, kuigi me oleme hakanud temale vastu
10dhe nuk kemi dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë tonë, për të ecur sipas ligjeve të tij, që na kishte vënë përpara me anë të shërbëtorëve të tij, profetëve.
10ega ole kuulanud Issanda, oma Jumala häält, et oleksime käinud tema õpetuste järgi, mis ta pani meie ette oma sulaste prohvetite läbi,
11Po, tërë Izraeli ka shkelur ligjin tënd, ka marrë rrugë të keqe për të mos iu bindur zërit tënd; prandaj ra mbi ne mallkimi dhe nëma e shkruar në ligjin e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, sepse kemi mëkatuar kundër tij.
11vaid kogu Iisrael on astunud üle su Seadusest ja on taganenud sellest, võtmata kuulda su häält. Seepärast on meie peale valatud see vanne, mille ta on vandunud, mis Jumala sulase Moosese Seaduses on kirja pandud. Sest me oleme tema vastu pattu teinud.
12Kështu ai i bëri realitet fjalët e tij që kishte shqiptuar kundër nesh dhe kundër gjyqtarëve tanë që na kanë qeverisur, duke prurë mbi ne një mjerim të madh, sepse nën tërë qiellin nuk është bërë kurrë diçka që të ngjajë me atë që ka ndodhur në Jeruzalem.
12Ja tema on tõeks teinud oma sõnad, mis ta meie ja meie valitsejate kohta, kes meie üle valitsesid, on rääkinud, saates meile nii suure õnnetuse, mille sarnast ei ole sündinud kogu taeva all, nagu see on sündinud Jeruusalemmas.
13Siç është shkruar në ligjin e Moisiut, tërë kjo fatkeqësi na ra mbi kurriz; megjithatë nuk i jemi drejtuar Zotit, Perëndisë tonë, të na kthejë nga paudhësia jonë dhe të kujdesemi për të vërtetën tënde.
13Nõnda nagu Moosese Seaduses on kirjutatud, nõnda tuli kogu see õnnetus meie peale. Aga me ei ole Issanda, oma Jumala palet mitte leevendanud, et oleksime pöördunud oma süütegudest ja tähele pannud sinu tõde.
14Prandaj Zoti ka ruajtur rezervë këtë fatkeqësi dhe bëri që të bjerë mbi ne, sepse Zoti, Perëndia ynë, është i drejtë në të gjitha gjërat që bën, ndërsa ne nuk i jemi bindur zërit të tij.
14Seepärast oli Issand valvas ja tõi selle õnnetuse meie peale; sest Issand, meie Jumal, on õiglane kõigis oma tegudes, mis ta teeb. Meie aga ei ole kuulanud tema häält.
15Dhe tani, o Zoti, Perëndia ynë, që nxore popullin tënd nga vendi i Egjiptit me dorë të fuqishme dhe i bëre vetes një emër siç është sot, ne kemi mëkatuar, kemi kryer vepra të liga.
15Ja nüüd, Issand, meie Jumal, kes sa oled oma rahva Egiptusemaalt ära toonud oma vägeva käega ja oled teinud enesele nime, nagu see tänapäeval on: meie oleme pattu teinud ja õelad olnud.
16O Zot, sipas tërë drejtësisë sate, bëj, të lutem, që zemërimi yt dhe tërbimi yt të largohen nga Jeruzalemi, nga qyteti yt, nga mali yt i shenjtë, për mëkatet tona dhe për paudhësitë e etërve tanë. Jeruzalemi dhe populli yt janë bërë objekt qortimi për tërë ata që na rrethojnë.
16Issand, kõigi su õiglaste tegude pärast pöördugu ometi su viha ja raev su linnalt Jeruusalemmalt, su pühalt mäelt! Sest meie pattude ja meie vanemate süütegude pärast on Jeruusalemm ja sinu rahvas saanud teotusealuseks kõikidele meie naabritele.
17Prandaj dëgjo, o Perëndia ynë, lutjen e shërbëtorit tënd dhe përgjërimet e tij dhe bëj që të shkëlqejë, për hir të Zotit, fytyra jote mbi shenjtëroren tënde që është e shkretuar.
17Ja nüüd, meie Jumal, kuule oma sulase palvet ja anumisi, ja lase oma pale paista oma hävitatud pühamu peale Issanda pärast!
18O Perëndia im, vër vesh dhe dëgjo; hap sytë e tu dhe shiko shkretimet tona dhe qytetin ku thirret emri yt, sepse ne nuk paraqesim para teje lutjet tona për veprat tona të drejta, por për dhembshuritë e tua të mëdha.
18Pööra, mu Jumal, oma kõrv ja kuule, ava oma silmad ja vaata meie hävingut ja linna, millele on pandud sinu nimi, sest me ei heida oma anumisi su palge ette mitte oma õiguse pärast, vaid sinu suure halastuse pärast!
19O Zot, dëgjo; Zot, fal; Zot, kushtoji kujdes dhe vepro. Mos mëno, për hir të vetvetes, o Perëndia im, sepse emri yt thirret mbi qytetin tënd dhe mbi popullin tënd".
19Issand, kuule, Issand, anna andeks, Issand, pane tähele ja tee see teoks iseenese pärast; mu Jumal, ära viivita! Sest su linnale ja su rahvale on pandud sinu nimi.'
20Ndërsa unë po flisja akoma, duke u lutur dhe duke rrëfyer mëkatin tim dhe mëkatin e popullit tim të Izraelit dhe po paraqisja lutjen time para Zotit, Perëndisë tim, për malin e shenjtë të Perëndisë tim,
20Ja kui ma alles rääkisin ja palvetasin ja tunnistasin oma pattu ja oma Iisraeli rahva pattu ja heitsin oma anumise Issanda, oma Jumala palge ette mu Jumala püha mäe pärast,
21po, ndërsa unë po flisja akoma në lutje, ai njeri, Gabrieli, që e kisha parë në vegim në fillim, i dërguar me fluturim të shpejtë, më arriti në orën e blatimit të mbrëmjes.
21kui ma alles palves rääkisin, siis tuli see mees, Gabriel, keda ma nägemuses varem olin näinud, kiiresti lennates mu juurde õhtuse ohvri ajal.
22Ai më mësoi, më foli dhe më tha: "Unë kam ardhur tani, o Daniel, që të të vë në gjendje të kuptosh.
22Ta õpetas mind ja rääkis minuga ning ütles: 'Taaniel, nüüd olen ma tulnud sind targaks tegema.
23Në fillim të lutjeve të tua doli një fjalë dhe unë erdha të ta bëj të njohur, sepse ty të duan shumë. Trego kujdes, pra, për fjalën dhe kupto vegimin:
23Su anumiste algul läks Sõna välja ja mina olen tulnud teatama, et sa oled armastust väärt. Seepärast pane tähele Sõna ja õpi mõistma nägemust!
24Shtatëdhjetë javë janë caktuar për popullin tënd dhe për qytetin tënd të shenjtë, për të t'i dhënë fund shkeljes, për t'i dhënë fund mëkatit, për të shlyer paudhësinë, për të sjellë një drejtësi të përjetshme, për të vulosur vegimin dhe profecinë, për të vajosur vendin shumë të shenjtë.
24Seitsekümmend aastanädalat on seatud su rahvale ja su pühale linnale üleastumise lõpetamiseks, patule piiri panemiseks ja süüteo lepitamiseks, igavese õiguse toomiseks, nägemuse ja prohveti kinnitamiseks ja Kõigepühama võidmiseks.
25Prandaj dije dhe kuptoje se, që kur ka dalë urdhri të restaurohet dhe të rindërtohet Jeruzalemi deri te Mesia, princi, do të duhen shtatë javë dhe gjashtëdhjetë e dy javë të tjera; ai do të ndërtohet përsëri me sheshe dhe me ledhe, por në kohëra plot ankth.
25Ja tea ning mõista: alates sõna tulemisest Jeruusalemma taastamiseks ja ülesehitamiseks kuni võitud vürstini on seitse aastanädalat; ja kuuskümmend kaks aastanädalat - siis on see jälle üles ehitatud turgude ja vallikraavidega, kuigi aegade surve all. Ja aegade lõpus,
26Mbas gjashtëdhjetë e dy javëve Mesia do të vritet dhe askush nuk do të jetë me të. Dhe populli i një princi që do të vijë ka për të shkatërruar qytetin dhe shenjtëroren; fundi i tij do të vijë me një përmbytje, dhe deri në mbarim të luftës janë dekretuar shkatërrime.
26pärast kuutkümmend kahte aastanädalat, kaotatakse võitu ja teda ei ole enam; linna ja pühamu hävitab ühe saabuva vürsti rahvas; ent lõpp tuleb uputusega ja lõpuks on sõda: hävitus on määratud.
27Ai do të lidhë gjithashtu një besëlidhje me shumë njerëz për një javë, por në mes të javës do t'i japë fund flijimit dhe blatimit; dhe mbi krahët e veprimeve të neveritshme do të vijë një shkatërrues, deri sa shkatërrimi i plotë, që është dekretuar, do të bjerë mbi shkatërruesin".
27Ja ta teeb paljudega kindla lepingu üheks aastanädalaks; poole aastanädala pealt ta lõpetab tapa- ja roaohvri; hävitaja tuleb koletise tiibadel, kuni määratud lõpp voolab üle hävitaja.''