Shqip

Estonian

Ezekiel

26

1Ndodhi në vitin e njëmbëdhjetë, ditën e parë të muajit, që fjala e Zotit m'u drejtua duke thënë:
1Ja üheteistkümnendal aastal, esimese kuu esimesel päeval tuli mulle Issanda sõna; ta ütles:
2"Bir njeriu, duke qenë se Tiro ka folur kundër Jeruzalemit: "Ah, Ah! Porta e popujve është thyer, ajo është drejtuar nga unë; unë do të mbushem tani që ajo është prishur"".
2'Inimesepoeg! Kuna Tüüros ütleb Jeruusalemma kohta: 'Paras talle! Purustatud on rahvaste uks! Minu kasuks on sündinud pööre: mina täitun, tema on tühi!',
3Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o Tiro. Do të bëj të ngrihen kundër teje shumë kombe, ashtu si deti bën të ngrihen valët e tij.
3siis ütleb Issand Jumal nõnda: Vaata, ma olen su vastu, Tüüros, ja lasen tõusta su vastu palju rahvaid, otsekui meri tõstab oma laineid.
4Ata do të shkatërrojnë muret e Tiros dhe do të shembin kullat e tij; do të fshij prej tij edhe pluhurin e tij dhe do ta bëj si një shkëmb të zhveshur.
4Need hävitavad Tüürose müürid ja kisuvad maha ta tornid; ja mina pühin sealt ära ta põrmugi ning teen ta paljaks kaljuks.
5Ai do të jetë një vend për të hedhur rrjetat në mes të detit, sepse unë fola", thotë Zoti, Zoti; "do të plaçkitet nga kombet;
5Temast saab nootade kuivatuspaik, mis asub keset merd - sest mina olen rääkinud, ütleb Issand Jumal - ja ta jääb rahvaile saagiks.
6edhe bijat e tij që janë në fshat do të vriten nga shpata; atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
6Tema tütarlinnad maismaal tapetakse mõõgaga ja nad saavad tunda, et mina olen Issand.
7Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë sjell nga veriu kundër Tiros Nebukadnetsarin, mbretin e Babilonisë, mbretin e mbretërve, me kuaj, me qerre, me kalorës dhe një shumicë të madhe njerëzish.
7Sest nõnda ütleb Issand Jumal: Vaata, ma toon põhja poolt Tüürose kallale Paabeli kuninga Nebukadnetsari, kuningate kuninga, hobuste, sõjavankrite, ratsanike ja suure sõjaväega.
8Ai do të vrasë me shpatë bijat e tua që janë në fshat, do të ngrejë kundër teje kulla, do të ndërtojë kundër teje një ledh dhe do të ngrejë kundër teje një çati mburojash.
8Su tütarlinnad maismaal tapab ta mõõgaga, ja paneb su vastu piiramisseadmed, kuhjab su vastu valli, püstitab su vastu kaitsevarju,
9Do të drejtojë kundër mureve të tua deshtë e tij dhe do të rrëzojë kullat e tua me kazmat e tij.
9juhib oma müüripurustaja hoobid su müüridesse ja kisub su tornid maha oma raudriistadega.
10Për shkak të morisë së kuajve të tij do të mbulohesh nga pluhuri i tyre; muret e tua do të dridhen nga zhurma e kalorësve, të rrotave dhe të qerreve, kur të hyjë nëpër portat e tua, ashtu siç hyhet në një qytet nëpër të cilin është hapur një e çarë.
10Tema hobuste rohkuse pärast katab sind tolm ning ratsanike, rataste ja vankrite mürinast värisevad su müürid, kui ta tuleb sisse su väravaist, nagu tullakse sisse vallutatud linna.
11Me këmbët e kuajve të tij do të shkelë tërë rrugët e tua, do të vrasë popullin tënd me shpatë dhe shtyllat e tua të fuqishme do të rrëzohen.
11Oma hobuste kapjadega trambib ta puruks kõik su tänavad, ta tapab mõõgaga su rahva ja su tugevad kivisambad langevad maha.
12Do të grabitin pasuritë e tua, do të plaçkitin mallrat e tua, do të rrëzojnë muret e tua, do të shkatërrojnë shtëpitë e tua të bukura, do të hedhin në mes të ujit gurët e tua, drurin tënd dhe tokën tënde.
12Nad riisuvad su vara ja röövivad su kauba; nad kisuvad maha su müürid ja lammutavad su kaunid kojad; su kivid, palgid ja prügi heidavad nad merre.
13Do të bëj të pushojë zhurma e këngëve të tua dhe zëri i harpave të tua nuk do të dëgjohet më.
13Nõnda ma lõpetan su laulude kõla ja enam ei ole kuulda su kannelde helinat.
14Do të të bëj si një shkëmb të zhveshur; do të jesh një vend për të nderur rrjetat; nuk do të rindërtohesh më, sepse unë, Zoti, fola, thotë Zoti, Zoti".
14Ma teen sind paljaks kaljuks, sinust saab nootade kuivatuspaik, sind ei ehitata enam üles. Sest mina, Issand, olen rääkinud, ütleb Issand Jumal.
15Kështu i thotë Zoti, Zoti, Tiros: "Në zhurmën e rënies sate, në rënkimin e të plagosurve për vdekje, në kërdinë që do të bëhet në mes teje, a nuk do të dridhen vallë ishujt?
15Nõnda ütleb Issand Jumal Tüürosele: Eks värise saared su langemise mürinast, kui haavatud oigavad, kui toimub tapmine su sees?
16Atëherë princat e detit do të zbresin nga fronet e tyre, do të heqin mantelet e tyre dhe do të heqin rrobat e tyre të qëndisura; do të vishen me drithërim, do të ulen për tokë, do të dridhen në çdo çast dhe do të jenë të tronditur thellë për ty.
16Kõik mere vürstid astuvad alla oma aujärgedelt, heidavad ära oma mantlid ja võtavad seljast kirjatud kuued; nad riietuvad hirmuvärinaisse, istuvad maas, vabisevad üha ja on kohkunud sinu pärast.
17Do të ngrenë një vajtim për ty dhe do të thonë: "Si je zhdukur, ti që ishe banuar nga princat e detit, qytet i famshëm, që ishe aq i fuqishëm në det? Ti dhe banorët e tu u kallje tmerrin gjithë atyre që banonin atje.
17Ja nad alustavad sinu pärast nutulaulu ning ütlevad sulle: 'Kuidas sa küll oled hukkunud, meresõitjatest asustatu, ülistatud linn, kes merel oli vägev, tema ise ja ta elanikud, kes täitis hirmuga kõiki ümberkaudu.
18Tani ishujt do të dridhen ditën e rënies sate, ishujt e detit do të tmerrohen nga fundi yt"".
18Nüüd värisevad saared su langemispäeval, jah, meresaared on kohkunud su lõpu pärast.'
19Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Kur të të bëj një qytet të shkretë si qytetet që nuk kanë banorë dhe kur të bëj të ngjitet humnera mbi ty dhe ujërat e mëdha të të mbulojnë,
19Sest nõnda ütleb Issand Jumal: Kui ma teen sind laastatud linnaks, linnade sarnaseks, milles ei elata, kui ma lasen süvaveel tulvata sinust üle ja suurveel su katta,
20atëherë do të zbresësh me ata që zbresin në gropë, midis popullit të dikurshëm, do të të bëj të rrish në thellësitë e tokës, në vende të shkretuara qysh prej lashtësisë, me ata që zbresin në gropë me qëllim që ti të mos banohesh më, por do të jap shkëlqim mbi tokën e të gjallëve.
20siis ma tõukan sind alla nende juurde, kes on hauda läinud, muistse rahva juurde; ja ma panen sind elama maa sügavustesse, ürgsete varemete keskele koos nendega, kes on hauda läinud, et sa enam ei pöörduks tagasi; aga elavate maale annan ma kauniduse.
21Do të bëj një tmerr dhe nuk do të jesh më; do të të kërkojnë, por nuk do të të gjejnë kurrë më", thotë Zoti, Zoti.
21Ma teen sind hirmutiseks ja sind ei ole enam: kui sind otsitakse, siis ei leita sind mitte iialgi, ütleb Issand Jumal.'