Shqip

Estonian

Ezekiel

30

1Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
1Ja mulle tuli Issanda sõna; ta ütles:
2"Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Vajtoni: "Medet, dita!".
2'Inimesepoeg, kuuluta prohvetlikult ja ütle: Nõnda ütleb Issand Jumal: Ulguge: 'Oh seda päeva!'
3Sepse dita është afër, është e afërt dita e Zotit; do të jetë një ditë me re, koha e kombeve.
3Sest päev on ligidal, Issanda päev on ligidal. Pilvine päev, paganate tund on tulnud.
4Shpata do të bjerë mbi Egjipt dhe do të krijojë ankth në Etiopi kur në Egjipt të bien të plagosurit për vdekje, do të shpien larg pasuritë e tij dhe themelet e tij do të përmbysen.
4Mõõk tuleb Egiptuse kallale ja Etioopias on ahastus, kui Egiptuses langevad mahalöödud, võetakse tema rikkus ja kistakse maha alusmüürid.
5Etiopia, Puti, Ludi, tërë përzierja e popujve të ndryshëm, Kubi dhe bijtë e vendeve aleate do të rrëzohen bashkë me ta nga shpata".
5Etioopia, Puut, Luud ja kõik segarahvad ja Kuub ja liidumaa pojad langevad koos nendega mõõga läbi.
6Kështu thotë Zoti: "Ata që përkrahin Egjiptin do të rrëzohen, krenaria e pushtetit të tij do të bjerë; nga Migdoli deri në Sienë do të bien aty nga shpata", thotë Zoti, Zoti.
6Nõnda ütleb Issand: Egiptuse toed langevad ja selle kõrk vägevus vajub alla. Migdolist Seveeneni langevad nad seal mõõga läbi, ütleb Issand Jumal.
7"Do të shkretohen në mes të tokave të shkretuara dhe qytetet e tyre do të jenë në mes të qyteteve të shkatërruara.
7See muutub lagedaks laastatud maade hulgas ja selle linnad on varemeiks tehtud linnade hulgas.
8Do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do t'i vë zjarrin Egjiptit dhe të gjithë përkrahësit e tij do të shtypen.
8Ja nad saavad tunda, et mina olen Issand, kui ma süütan tule Egiptuses ja kõik selle abistajad varisevad kokku.
9Atë ditë do të nisen në praninë time lajmëtarë mbi anije, që do të trembin Etiopinë e shkujdesur; dhe një ankth i madh do t'i pushtojë ata si në ditën e Egjiptit. Po, ja gjëja është duke ndodhur".
9Sel päeval lähevad mu juurest käskjalad laevadel hirmutama muretut Etioopiat; ja neile tuleb ahastus Egiptuse päeval: tõesti, vaata, see tuleb!
10Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do ti jap fund zhurmës së Egjiptit, me anë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë.
10Nõnda ütleb Issand Jumal: Ma teen lõpu Egiptuse toredusele Paabeli kuninga Nebukadnetsari käe läbi.
11Ai dhe populli i tij bashkë me të, më të tmerrshmit midis kombeve, do të vijnë për të shkatërruar vendin; do të zhveshin shpatat e tyre kundër Egjiptit dhe do të mbushin vendin me të vrarë.
11Tema ja ta rahvas koos temaga, julmimad paganate hulgast, tuuakse maad hävitama; nemad paljastavad oma mõõgad Egiptuse vastu ja täidavad maa mahalöödutega.
12Do t'i thaj lumenjtë dhe do t'ia shes vendin njerëzve të këqij; dhe nëpërmjet të të huajve do ta bëj të shkretuar vendin dhe gjithçka ai përmban. Unë, Zoti, fola".
12Ma teen jõed kuivaks ja müün maa kurjade kätte; ma laastan maa ja kõik, mis seal on, võõraste käe läbi. Mina, Issand, olen rääkinud.
13Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të shkatërroj idhujt dhe do t'i zhduk perënditë e rreme nga Nofi; nuk do të ketë më princ nga vendi i Egjiptit dhe do të kall frikën në vendin e Egjiptit.
13Nõnda ütleb Issand Jumal: Ma hävitan ebajumalad ning kaotan võimukandjad Noofist ja vürstid Egiptusemaalt - neid ei ole enam. Ma toon Egiptusemaale hirmu.
14Do të bëj të shkretuar Pathrosin, do t'i vë zjarrin Tsoanit, do të zbatoj gjykimet e mia mbi Nonë,
14Ma laastan Patrose, süütan tule Soanis ja mõistan kohut Noo üle.
15do ta derdh tërbimin tim mbi Sin, mbi kalanë e Egjiptit dhe do të shfaros turmat e Nosë.
15Ma valan oma tulise viha Siini, Egiptuse kantsi peale, ja hävitan Noo toreduse.
16Do t'i vë zjarrin Egjiptit: Sini do të shtrëmbërohet nga dhimbja, Noja do të shqyhet, Nofi do të jetë në ankth çdo ditë.
16Ma süütan tule Egiptuses, Siin väänleb suurtes valudes, Noo vallutatakse ja Noofil on vaenupäevad.
17Të rinjtë e Avenit dhe të Pibesethit do të bien nga shpata dhe këto dy qytete do të shkojnë në robëri.
17Aaveni ja Pii-Beseti noored mehed langevad mõõga läbi ja nad ise peavad minema vangi.
18Në Tahpanhes dita do të erret, kur aty unë do të coptoj zgjedhat e imponuara nga Egjipti; dhe tek ajo do të mpaket krenaria e forcës së saj. Sa për atë, një re do ta mbulojë dhe bijat e saj do të shkojnë në robëri.
18Tahpanheesis pimeneb päev, kui ma murran seal Egiptuse valitsuskepid; siis lõpeb seal tema kõrk vägevus, pilv katab teda ja ta tütred lähevad vangi.
19Kështu do të zbatoj gjykimet e mia mbi Egjiptin. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
19Nõnda ma mõistan kohut Egiptuse üle, ja nad saavad tunda, et mina olen Issand.'
20Vitin e njëmbëdhjetë, muajin e parë, ditën e shtatë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
20Üheteistkümnendal aastal, esimese kuu seitsmendal päeval tuli mulle Issanda sõna; ta ütles:
21"Bir njeriu, unë theva krahun e Faraonit, mbretit të Egjiptit; dhe ja, nuk u lidh duke vënë ilaçe as u mbështoll me rrypa që ta bënin mjaft të fortë për të përdorur shpatën".
21'Inimesepoeg, ma olen murdnud vaarao, Egiptuse kuninga käsivarre, ja vaata, seda ei seota, et see paraneks, ega panda sidet, et see seotuna oleks tugev mõõga haaramiseks.
22Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë jam kundër Faraonit, mbretit të Egjiptit, për t'ia coptuar krahët, si atë të fortin ashtu edhe krahun tashmë të thyer, dhe do ta bëj që t'i bjerë shpata nga dora.
22Seepärast ütleb Issand Jumal nõnda: Vaata, ma tulen vaarao, Egiptuse kuninga kallale ja murran tema käsivarred, niihästi tugeva kui murtu, ja lasen mõõga ta käest langeda.
23Do t'i shpërndaj pastaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t'i përhap në vende të ndryshme.
23Ma pillutan egiptlased rahvaste sekka ja puistan neid mööda maid.
24Do të forcoj krahët e mbretit të Babilonisë dhe do t'i vë në dorë shpatën time, por do të coptoj krahët e Faraonit që do të rënkojë para tij, si rënkon një njeri i plagosur për vdekje.
24Ma kinnitan Paabeli kuninga käsivarsi ja annan tema kätte oma mõõga; aga vaarao käsivarred ma murran ja ta oigab tema ees, nagu haavatud oigavad.
25Kështu do të forcoj krahët e mbretit të Babilonisë, por krahët e Faraonit do të rrëzohen; do të pranojnë që unë jam Zoti, kur ti vë në dorë mbretit të Babilonisë shpatën time, dhe ky do ta shtrijë kundër vendit të Egjiptit.
25Ma kinnitan Paabeli kuninga käsivarred, aga vaarao käsivarred langevad alla; ja nad saavad tunda, et mina olen Issand, kui ma annan oma mõõga Paabeli kuninga kätte, et ta sirutaks selle Egiptusemaa vastu.
26Do t'i shpërndaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t'i përhap në vende të ndryshme. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
26Ma pillutan egiptlased rahvaste sekka ja puistan neid laiali mööda maid; ja nad saavad tunda, et mina olen Issand.'