1Këto janë emrat e fiseve: nga kufiri verior, gjatë rrugës së Hethlonit, në hyrje të Hamathit deri në Hatsar-Enon, në kufi me Damaskun në veri drejt Hamathit, nga krahu lindor deri në krahun perëndimor: një pjesë për Danin.
1Ja need on suguharude nimed: põhjapoolsest otsast, piki Hetloni teed Hamati teelahkmeni, Haasar-Eenonini - Damaskuse maa-ala jääb põhja poole, Hamati kõrvale - Daanile üks osa; see saab temale idakaarest läände.
2Në kufirin e Danit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Asherin;
2Ja Daani maa-ala kõrval, idakaare poolt läänekaare poole: Aaserile üks osa.
3Në kufirin e Asherit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Neftalin.
3Ja Aaseri maa-ala kõrval, idakaare poolt läänekaare poole: Naftalile üks osa.
4Në kufirin e Asherit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Manasin.
4Ja Naftali maa-ala kõrval, idakaare poolt läänekaare poole: Manassele üks osa.
5Në kufirin e Manasit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Efraimin.
5Ja Manasse maa-ala kõrval, idakaare poolt läänekaare poole: Efraimile üks osa.
6Në kufirin e Efraimit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Rubenin.
6Ja Efraimi maa-ala kõrval, idakaare poolt läänekaare poole: Ruubenile üks osa.
7Në kufirin e Rubenit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Judën.
7Ja Ruubeni maa-ala kõrval, idakaare poolt läänekaare poole: Juudale üks osa.
8Në kufirin e Judës, nga kufiri lindor deri në kufirin perëndimor, do të jetë pjesa e vendit që do ta ofroni si dhuratë, e gjerë njëzet e pesëmijë kubitë dhe e gjatë sa pjesët e tjera, nga kufiri lindor deri në kufirin perëndimor; në mes të saj do të jetë shenjtërorja.
8Ja Juuda maa-ala kõrval, idakaare poolt läänekaare poole, olgu annetusmaa, mis te peate andma - kakskümmend viis tuhat laiuti ja nõnda pikk nagu üks osadest idakaare poolt läänekaare poole; ja pühamu olgu selle keskel!
9Pjesa që do t'i ofroni si dhuratë Zotit do të ketë një gjatësi prej njëzet e pesëmijë kubitë dhe një gjerësi prej dhjetëmijë kubitë.
9Annetusmaa, mille te peate andma Issandale, olgu kakskümmend viis tuhat pikuti ja kümme tuhat laiuti!
10Kjo pjesë e shenjtë do t'u përkasë priftërinjve; njëzet e pesëmijë kubitë gjatësi në veri, dhjetëmijë gjerësi në perëndim, dhjetëmijë gjerësi në lindje dhe njëzet e pesëmijë gjatësi në jug; në mes të saj do të jetë shenjtërorja e Zotit.
10Ja see püha annetusmaa kuulugu neile: preestritele - põhja pool kakskümmend viis tuhat, lääne pool kümme tuhat laiuti, ida pool kümme tuhat laiuti ja lõuna pool kakskümmend viis tuhat pikuti; ja Issanda pühamu olgu selle keskel!
11Ajo do t'u përkasë priftërinjve të shenjtëruar, ndër bijtë e Tsadokut, që më kanë shërbyer dhe që nuk devijuan kur devijuan bijtë e Izraelit, dhe ashtu si devijuan përkundrazi Levitët.
11Preestritele, kes on pühitsetud Saadoki poegade seast, kes on toimetanud minu teenistust, kes ei ole eksinud, nagu leviidid eksisid, siis kui Iisraeli lapsed eksisid,
12Pjesa që do t'u ofrohet atyre do të merret nga pjesa e ofruar dhuratë e vendit, një gjë shumë e shenjtë, pranë territorit të Levitëve.
12neile kuulub annetusmaast eriline annetus kui kõige püham leviitide maa-ala kõrval.
13Përballë territorit të priftërinjve, Levitët do të kenë një sipërfaqe prej njëzet e pesëmijë kubitë gjatësi dhe dhjetëmijë gjerësi; tërë gjatësia do të jetë njëzet e pesëmijë kubitë dhe gjerësia dhjetëmijë.
13Leviidid saagu niisama suur maa-ala nagu preestrid: kakskümmend viis tuhat pikuti ja kümme tuhat laiuti; kogu pikkus olgu kakskümmend viis tuhat ja laius kümme tuhat!
14Ata nuk do të mund as ta shesin as ta këmbejnë; nuk do të mund ta shkëputin pjesën më të mirë të vendit, sepse është e shenjtë për Zotin.
14Nemad aga ei tohi sellest midagi müüa ega vahetada, et parim osa maast ei läheks võõrastesse kätesse, sest see on Issandale pühitsetud maa.
15Pesëmijë kubitët e gjerësisë që do të mbeten përballë njëzet e pesë mijëve, do të caktohen për përdorim profan për qytetin, për banesa dhe për toka për kullotë; qyteti do të jetë në mes.
15Ja viis tuhat laiuti, mis üle jääb kahekümne viie tuhande kõrval, on pühitsemata maa-ala linnale elamute ja karjamaa jaoks; ja linn olgu selle keskel!
16Përmasat e tij do të jenë këto: ana veriore do të jetë katërmijë e pesëqind kubitë, ana jugore katërmijë e pesëqind, ana lindore katërmijë e pesëqind, ana perëndimore katërmijë e pesëqind.
16Ja need on selle mõõdud: põhjakaar neli tuhat viissada, lõunakaar neli tuhat viissada, idakaar neli tuhat viissada ja läänekaar neli tuhat viissada.
17Tokat për kullotë të qytetit do të jenë: dyqind e pesëdhjetë kubitë në veri, dyqind e pesëdhjetë në jug, dyqind e pesëdhjetë në lindje dhe dyqind e pesëdhjetë në perëndim.
17Ja linnal olgu karjamaa: põhja poole kakssada viiskümmend, lõuna poole kakssada viiskümmend, ida poole kakssada viiskümmend ja lääne poole kakssada viiskümmend!
18Kusuri i gjatësisë, gjatë pjesës së shenjtë të ofruar si dhuratë, do të jetë dhjetëmijë kubitë në lindje dhe dhjetëmijë në perëndim; ajo do të jetë pranë pjesës së shenjtë të ofruar si dhuratë, dhe prodhimet e saj do të shërbejnë si ushqim për punonjësit e qytetit.
18Ja mis püha annetusmaa kõrvalt pikuti üle jääb, kümme tuhat ida pool ja kümme tuhat lääne pool, olgu püha annetusmaa kõrval ja selle saak saagu leivaks linna töötajaile,
19Punonjësit e qytetit, që do ta punojnë, do të vijnë nga të gjitha fiset e Izraelit.
19ja linna töötajad kõigist Iisraeli suguharudest peavad seal töötama!
20Gjithë pjesa e ofruar si dhuratë do të jetë njëzet e pesëmijë kubitë për njëzet e pesëmijë, një katror i përsosur. Ju do të ofroni, si zotërim të qytetit, pjesën e shenjtë të ofruar si dhuratë.
20Kogu annetusmaa olgu kakskümmend viis tuhat korda kakskümmend viis tuhat; teie antav püha annetusmaa koos linna maaomandiga olgu nelinurkne!
21Kusuri do të jetë i princit; nga njëra anë dhe nga ana tjetër e pjesës së shenjtë të ofruar si dhuratë dhe të zotërimit të qytetit, ballë njëzet e pesëmijë kubitëve të pjesës së ofruar si dhuratë deri në kufirin lindor, dhe në perëndim ballë njëzet e pesëmijë kubitëve në drejtim të kufirit perëndimor përbri pjesëve të fiseve; kjo do të jetë e princit; pjesa e shenjtë e ofruar si dhuratë dhe shenjtërorja do të jenë në mes.
21Ja mis üle jääb, kuulub vürstile: siin- ja sealpool püha annetusmaad ja linna maaomandit, piki seda kahtkümmend viit tuhandet - ida pool - kuni ida piirini, ja lääne pool - piki kahtkümmend viit tuhandet - kuni lääne piirini, vastavalt jaotatud maaosadele, kuulub vürstile; ja püha annetusmaa ja tempel-pühamu olgu selle keskel!
22Kështu, duke përjashtuar zotërimin e Levitëve dhe zotërimin e qytetit që gjenden në mes të asaj që i përket princit, sipërfaqja midis kufirit të Judës dhe kufirit të Beniaminit do t'i përkasë princit.
22Leviitide maaomand ja linna maaomand olgu selle keskel, mis kuulub vürstile; see, mis kuulub vürstile, olgu Juuda maa-ala ja Benjamini maa-ala vahel!
23Për kusurin e fiseve, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Beniaminin.
23Ja ülejäänud suguharudele: idakaare poolt läänekaare poole: Benjaminile üks osa.
24Në kufirin e Beniaminit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Simeonin.
24Ja Benjamini maa-ala kõrval, idakaare poolt läänekaare poole: Siimeonile üks osa.
25Në kufirin e Simeonit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Isakarin.
25Ja Siimeoni maa-ala kõrval, idakaare poolt läänekaare poole: Issaskarile üks osa.
26Në kufirin e Isakarit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Zabulonin.
26Ja Issaskari maa-ala kõrval, idakaare poolt läänekaare poole: Sebulonile üks osa.
27Në kufirin e Zabulonit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Gadin.
27Ja Sebuloni maa-ala kõrval, idakaare poolt läänekaare poole: Gaadile üks osa.
28Në kufirin e Gadit, nga ana jugore në drejtim të jugut, kufiri do të shkojë nga Tamari në ujërat e Meribahut afër Kadeshit, dhe pastaj gjatë Detit të Madh.
28Ja Gaadi maa-ala kõrval, lõunakaare pool lõuna suunas läheb piir Taamarist Kaadesi Riiuvee kaudu kuni jõeni suure mere ääres.
29Ky është vendi që do t'u ndani me short në trashëgimi fiseve të Izraelit, dhe këto janë pjesët", thotë Zoti, Zoti.
29See on maa, mida te peate liisu läbi jaotama pärisosaks Iisraeli suguharudele, ja need on nende maaosad, ütleb Issand Jumal.
30"Këto janë daljet e qytetit: nga ana veriore do të maten katërmijë e pesëqind kubitë.
30Ja need on linna väljapääsud: põhjakaare pool, mõõtmes neli tuhat viissada -
31Portat e qytetit do të mbajnë emrat e fiseve të Izraelit; në veri do të ketë tri porta: një portë për Rubenin, një portë për Judën dhe një portë për Levin.
31ja linna väravail on Iisraeli suguharude nimed - on kolm väravat põhja poole: üks Ruubeni värav, üks Juuda värav, üks Leevi värav.
32Nga ana lindore, katërmijë e pesëqind kubitë dhe tri porta: një portë për Jozefin, një portë për Beniaminin dhe një portë për Danin.
32Ja idakaare pool: neli tuhat viissada, ja kolm väravat: üks Joosepi värav, üks Benjamini värav, üks Daani värav.
33Nga ana jugore, katërmijë e pesëqind kubitë dhe tri porta: një portë për Simeonin, një portë për Isakarin dhe një portë për Zabulonin.
33Ja lõunakaare pool: mõõtmes neli tuhat viissada, ja kolm väravat: üks Siimeoni värav, üks Issaskari värav, üks Sebuloni värav.
34Nga ana perëndimore, katërmijë e pesëqind kubitë dhe tri porta: një portë për Gadin, një portë për Asherin dhe një portë për Neftalin.
34Ja läänekaare pool: neli tuhat viissada, ja kolm väravat: üks Gaadi värav, üks Aaseri värav, üks Naftali värav.
35Gjithë perimetri do të jetë tetëmbëdhjetëmijë kubitë. Prej kësaj ditë emri i qytetit do të jetë: "Zoti është atje"".
35Ümberringi: kaheksateist tuhat. Ja sellest päevast alates on linna nimeks 'Issand on seal'.'