Shqip

Estonian

Ezekiel

9

1Pastaj bërtiti me zë të lartë në veshët e mi, duke thënë: "Të afrohen ata që do të ndëshkojnë qytetin, secili me armën e tij të shkatërrimit në dorë".
1Siis ta hüüdis mu kuuldes valju häälega, öeldes: 'Tulge siia, linna nuhtlejad, ja igaühel olgu käes hävitusriist!'
2Dhe ja ku erdhën nga drejtimi i portës së sipërme që shikon nga veriu gjashtë burra, secili me armën e tij të shfarosjes në dorë. Në mes tyre ishte një burrë me rroba prej liri, që kishte një kallamar shkruesi prej briri në krah. Me të arritur, ata u ndalën pranë altarit prej bronzi.
2Ja vaata, kuus meest tuli Ülavärava poolt, mis on põhja poole, ja igaühel oli käes oma purustusriist; aga nende seas oli mees, linased riided seljas ja kirjutustarbed puusal; ja nad tulid ning asusid vaskaltari kõrvale.
3Atëherë lavdia e Perëndisë të Izraelit u ngrit nga kerubini mbi të cilin rrinte, dhe u drejtua nga pragu i tempullit. Ajo thirri njeriun e veshur me rroba liri, që kishte kallamarin prej briri të shkruesit në krah,
3Ja Iisraeli Jumala auhiilgus tõusis keerubi pealt, mille peal ta oli, koja lävele ja hüüdis linaste riietega meest, kellel olid kirjutustarbed puusal.
4dhe Zoti tha: "Kalo në mes të qytetit, në mes të Jeruzalemit, dhe bëj një shenjë mbi ballin e njerëzve që psherëtijnë dhe vajtojnë për të gjitha gjërat që kryhen në mes tij".
4Ja Issand ütles temale: 'Mine läbi linna, läbi Jeruusalemma, ja tee märk nende laubale, kes ohkavad ja ägavad jäleduste pärast, mida selles linnas tehakse!'
5Dhe të tjerëve u tha, në mënyrë që unë ta dëgjoja: "Kaloni nëpër qytet pas tij dhe goditni; syrit tuaj të mos i vijë keq dhe mos kini mëshirë aspak.
5Ja neile teistele ütles ta minu kuuldes: 'Minge tema järel läbi linna ja lööge! Teie silm ärgu kurvastagu ja ärge andke armu!
6Vritni deri në shfarosje pleq, të rinj, virgjiresha, fëmijë dhe gra, por mos u afroni asnjerit mbi të cilin është shenja; filloni nga shenjtërorja ime". Kështu ata filluan me pleqtë që ishin para tempullit.
6Tapke sootuks vanad, noored mehed ja neitsid, lapsed ja naised, aga ärge puudutage ühtegi, kellel on märk küljes! Ja alustage minu pühamust!' Ja nad alustasid meestest, vanemaist, kes olid koja ees.
7Pastaj u tha atyre: "Ndotni tempullin dhe mbushni oborret me të vrarë. Dilni!". Atëherë ata dolën dhe bënë kërdinë në qytet.
7Ja ta ütles neile: 'Rüvetage koda ja täitke õued mahalöödutega! Minge!' Ja nad läksid välja ning alustasid linnas tapatööd.
8Ndërsa ata po bënin kërdi dhe unë kisha mbetur vetëm, rashë me fytyrë dhe bërtita, duke thënë: "Oh, Zot, Zot, a do ta shkatërrosh ti tërë mbetjen e Izraelit, duke e zbrazur tërbimin tënd mbi Jeruzalemin?".
8Aga kui nad olid maha löömas ja mina olin üksi jäänud, siis ma langesin silmili maha ja kisendasin ning ütlesin: 'Oh Issand Jumal! Kas sa tahad hävitada kogu Iisraeli jäägi, et sa valad oma tulise viha Jeruusalemma peale?'
9Ai m'u përgjigj: "Paudhësia e shtëpisë së Izraelit dhe asaj të Judës është jashtëzakonisht e madhe; vendi është plot gjak dhe qyteti plot me korrupsion. Në fakt thonë: "Zoti e ka braktisur vendin, Zoti nuk shikon".
9Siis ta ütles mulle: 'Iisraeli ja Juuda soo süü on väga suur; maa on täis veresüüd ja linn on täis õiguseväänamist, sest nad ütlevad: Issand on maa maha jätnud, Issand ei näe!
10Prandaj edhe syrit tim nuk do t'i vijë keq dhe nuk do të kem aspak mëshirë, por do të bëj që t'u bjerë mbi kokë sjellja e tyre".
10Sellepärast minugi silm ei kurvasta ja ma ei anna armu. Ma panen nende eluviisid neile pea peale.'
11Dhe ja, njeriu i veshur me rroba liri, që kishte një kallamar prej briri si shkrues në krah, bëri raportimin e tij, duke thënë: "Veprova ashtu si më urdhërove".
11Ja vaata, linaste riietega mees, kellel olid kirjutustarbed puusal, tõi sõna, öeldes: 'Ma tegin, nagu sa mind käskisid.'