Shqip

Estonian

Isaiah

11

1Pastaj një degëz do të dalë nga trungu i Isaias dhe një filiz do të mbijë nga rrënjët e tij.
1Aga Iisai kännust tõuseb võrse ja võsu tema juurtest kannab vilja.
2Fryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e diturisë dhe e zgjuarësisë, fryma e këshillës dhe e fuqisë, fryma e njohurisë dhe e frikës të Zotit.
2Ja tema peal hingab Issanda Vaim, tarkuse ja arukuse Vaim, nõu ja väe Vaim, Issanda tundmise ja kartuse Vaim.
3I dashuri i tij do të qëndrojë në frikën nga Zoti, nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë vendime sipas fjalëve që thuhen,
3Tema õndsus on Issanda kartuses. Ei ta mõista kohut oma silma nägemise ega otsusta oma kõrva kuulmise järgi,
4por do t'i gjykojë të varfërit me drejtësi dhe do të marrë vendime të drejta për njerëzit e përulur të vendit. Do ta godasë vendin me shufrën e gojës së tij dhe me frymën e buzëve të tij do ta bëjë të vdesë të pabesin.
4vaid ta mõistab viletsaile kohut õiguses ja otsustab hädaliste asju maa peal õigluses; ta lööb oma suu vitsaga maad ja surmab oma huulte puhanguga õela.
5Drejtësia do të jetë brezi i ijëve të tij dhe besnikëria brezi i anëve të tij.
5Õigus on kui vöö tema niudeil ja ustavus kui rihm ta puusadel.
6Ujku do të banojë bashkë me qengjin dhe leopardi do të rrijë me kecin; viçi, luani i vogël dhe bagëtia e majmur do të rrinë bashkë dhe do të udhëhiqen nga një fëmijë.
6Siis elab hunt tallega üheskoos ja panter lesib kitsekese kõrval; vasikas, noor lõvi ja nuumveis on üheskoos ning pisike poiss ajab neid.
7Lopa do të kullosë bashkë me arushen, të vegjëlit e tyre do të rrinë bashkë, dhe luani do të ushqehet me kashtë si kau.
7Lehm ja karu käivad karjamaal, nende pojad lesivad üheskoos, ja lõvi sööb õlgi nagu veis.
8Foshnja e gjirit do të lozë mbi vrimën e gjarpërit dhe fëmija e zvjerdhur do të vërë dorën e tij në çerdhen e nëpërkës.
8Imik mängib rästiku uru juures ja võõrutatu sirutab käe mürkmao koopasse.
9Nuk do të bëhet asnjë e keqe, asnjë shkatërrim mbi tërë malin tim të shenjtë, sepse vendi do të mbushet me njohurinë e Zotit, ashtu si ujërat mbulojnë detin.
9Ei tehta paha ega kahju kogu mu pühal mäel, sest maa on täis Issanda tundmist - otsekui veed katavad merepõhja.
10Atë ditë do të ndodhë që rrënja e Isaias do të ngrihet si një flamur për popujt; kombet do ta kërkojnë dhe vendi i prehjes së tij do të jetë i lavdishëm.
10Sel päeval sünnib, et Iisai juurt, kes seisab rahvaile lipuks, otsivad paganad ja tema asupaik saab auliseks.
11Po atë ditë do të ndodhë që Zoti do të shtrijë dorën e tij për herë të dytë për të shpenguar mbetjen e popullit të tij që shpëtoi nga Asiria dhe nga Egjipti, nga Pathrosi dhe Etiopia, nga Elami, nga Shinari, nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.
11Ja sel päeval sirutab Issand veel teist korda käe, et lunastada oma rahva jääki, kes on järele jäänud Assurist ja Egiptusest, Patrosest, Etioopiast, Eelamist, Sinearist, Hamatist ja mere saartelt.
12Ai do të ngrerë flamurin për kombet, do të mbledhë të dëbuarit e Izraelit dhe do të grumbullojë ata që u shpërndanë nga Juda në të katër anët e dheut.
12Ta tõstab rahvastele lipu, kogub Iisraeli hajutatud ja korjab kokku Juuda pillutatud neljast maailmakaarest.
13Smira e Efraimit do të zhduket dhe kundërshtarët e Judës do të asgjesohen; Efraimi nuk do ta ketë më zili Judën dhe Juda nuk do të ketë më armiqësi me Efraimin.
13Siis lakkab Efraimi kadestamine ja hävitatakse Juuda rõhujad. Efraim ei kadesta Juudat ja Juuda ei rõhu Efraimi.
14Ata do t'u sulen me turr Filistejve nga pas, në drejtim të perëndimit, bashkë do të plaçkitin bijtë e lindjes; do të vënë dorën e tyre mbi Edomin dhe mbi Moabin, dhe bijtë e Amonit do të jenë nënshtetas të tyre.
14Nad tormavad siis vilistite maale läände, nad riisuvad üheskoos idamaa poegi. Edom ja Moab on neile käealuseks, ammonlased on nende alamad.
15Zoti do të shkatërrojë plotësisht gjuhën e detit të Egjiptit dhe me fuqinë e frymës së tij do të lëvizë dorën e tij mbi lumin dhe do të godasë duke e ndarë në shtatë kanale, kështu që të ketë mundësi të kapërcehet me sandale.
15Ja Issand lõhestab Egiptuse merelahe ning viipab käega, oma tugeva tuulega, üle Frati jõe ja lööb selle seitsmeks ojaks, et kuivijalu saab läbi minna.
16Do të ketë një rrugë për mbetjen e popullit të tij që ka mbetur në Asiri, ashtu si pati një rrugë për Izraelin ditën që doli nga vendi i Egjiptit.
16Siis on maantee tema rahva jäägile, kes Assurist alles jääb, otsekui Iisraelil oli ta Egiptusemaalt tuleku päeval.