Shqip

Estonian

Isaiah

7

1Ndodhi në ditët e Ashazit, birit të Jothamit, birit të Uziahut, mbret i Judës, që Retsini, mbret i Sirisë dhe Pekahu, bir i Remaliahut, mbret i Izraelit, dolën për luftë kundër Jeruzalemit, por nuk arritën ta shtien në dorë.
1Ja neil päevil, kui Juudas oli kuningaks Aahas, kes oli Ussija poja Jootami poeg, sündis, et Süüria kuningas Retsin ja Iisraeli kuningas Pekah, Remalja poeg, tulid sõdima Jeruusalemma vastu; aga nad ei suutnud seda vallutada.
2Prandaj ia referuan shtëpisë së Davidit duke thënë: "Sirët kanë ngritur kampin e tyre në Efraim". Kështu zemra e Ashazit dhe zemra e popullit të tij u drodhën, ashtu si dridhen drurët e pyllit nga era.
2Kui Taaveti kojale anti teada ja öeldi, et Süüria on liidus Efraimiga, siis vabises ta enese ja ta rahva süda, otsekui vabiseksid metsapuud tuule käes.
3Atëherë Zoti i tha Isaias: "Dil përpara Ashazit, ti dhe biri yt Shear-Jashubi, në skajin e kanalit të hauzit të sipërm në rrugën e arës së larësit,
3Ja Issand ütles Jesajale: 'Mine ometi Aahasele vastu, sina ja su poeg Sear-Jaasub, Ülatiigi veejuhtme otsa juurde, Vanutajavälja maanteele,
4dhe thuaji: Shiko të rrish i qetë, mos ki frikë dhe zemra jote të mos ligështohet për shkak të këtyre dy mbeturinave të urës së zjarrit që nxjerr tym, për zemërimin e zjarrtë të Retsinit dhe të Sirisë, dhe të birit të Remaliahut.
4ja ütle temale: Hoia ennast ja ole rahulik, ära karda ja su süda ärgu mingu araks nende kahe suitseva tukiotsakese pärast - Süüria Retsini ja Remalja poja vihapalangu pärast!
5Sepse Siria, Efraimi dhe i biri i Remaliahut kanë menduar të këqija kundër teje, duke thënë:
5Sellepärast et Süüria, Efraim ja Remalja poeg on pidanud sinu vastu kurja nõu, öeldes:
6"Të dalim kundër Judës, ta temerrojmë, të hapim një të çarë në muret e saj dhe të vendosim si mbret në mesin e saj të birin e Tabeelit"".
6'Läki üles Juuda vastu, tükeldagem see ja vallutagem endile ning tõstkem seal Taabali poeg kuningaks!' -
7Kështu thotë Zoti, Zoti: "Kjo nuk ka për të ardhur, nuk ka për të ndodhur,
7ütleb Issand Jumal nõnda: See ei lähe korda ega sünni!
8sepse kryeqyteti i Sirisë është Damasku dhe i pari i Damaskut është Retsini. Brënda gjashtëdhjetë e pesë vjetve Efraimi do të bëhet copë-copë dhe nuk do të jetë më popull.
8Sest Süüria pea on Damaskus ja Damaskuse pea on Retsin. Ja veel kuuskümmend viis aastat - siis on Efraim kui rahvas purustatud.
9Kryeqyteti i Efraimit është Samaria dhe i pari i Samarisë është i biri i Remaliahut. Po të mos besoni, me siguri nuk do të bëhemi të qëndrueshëm".
9Efraimi pea on Samaaria ja Samaaria pea on Remalja poeg. Kui te ei usu, siis te ei püsi!'
10Zoti i foli përsëri Ashazit dhe i tha:
10Ja Issand käskis öelda Aahasele veel seda:
11"Kërkoji një shenjë për vete Zotit, Perëndisë tënd; kërkoja ose në thellësitë ose në lartësitë".
11'Küsi enesele Issandalt, oma Jumalalt, tunnustäht sügavusest või kõrgusest!'
12Por Ashazi u përgjigj: "Unë nuk do të kërkoj asgjë, nuk dua të tundoj Zotin".
12Aga Aahas vastas: 'Ma ei küsi ega kiusa Issandat!'
13Atëherë Isaia tha: "Dëgjoni tani, o shtëpi e Davidit! Mos është, vallë, një gjë e vogël për ju të lodhësh njerëzit, që doni të lodhni edhe Perëndinë tim?
13Siis Jesaja ütles: 'Kuulge ometi, Taaveti sugu! Ons teil veel vähe inimeste vaevamisest, et te ka mu Jumalat vaevate?
14Prandaj vet Zoti do t'ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel.
14Sellepärast annab Issand ise teile tunnustähe: ennäe, neitsi jääb lapseootele ja toob poja ilmale ning paneb temale nimeks Immaanuel.
15Ai do të hajë ajkë dhe mjaltë deri sa të mësojë të hedhë poshtë të keqen dhe të zgjedhë të mirën.
15Ta sööb võid ja mett, kuni ta mõistab põlata halba ja valida head.
16Por para se fëmija të mësojë të hedhë poshtë të keqen dhe të zgjedhë të mirën, vendi të cilin ti e druan për shkak të dy mbretërve të tij do të braktiset.
16Sest enne kui poeglaps mõistab põlata halba ja valida head, laastatakse see maa, mille kahe kuninga ees sa tunned hirmu.
17Zoti do të sjellë mbretin e Asirisë mbi ty, mbi popullin tënd dhe mbi shtëpinë e atit tënd ditë që nuk kanë ardhur që kur Efraimi u nda nga Juda.
17Issand laseb tulla sinule ja su rahvale ning su isa soole Assuri kuninga läbi päevi, milliseid ei ole olnud Efraimi Juudast lahkumise ajast.
18Atë ditë do të ndodhë që Zoti do t'u fërshëllejë mizave që ndodhen në skajet e lumenjve të Egjiptit dhe bletëve që ndodhen në vendin e Asirisë.
18Sel päeval vilistab Issand kärbseid Egiptuse jõgede lähteilt ja mesilasi Assuri maalt,
19Ato do të vijnë dhe të vendosen në luginat e shkretuara, në të çarat e krepave, mbi të gjitha gëmushët me gjemba dhe mbi të gjitha kullotat.
19ja need kõik tulevad ning laskuvad järskudesse orgudesse ja kaljulõhedesse, kõigisse kibuvitsapõõsastesse ja kõigisse jootmispaikadesse.
20Atë ditë Zoti me një brisk të marrë hua përtej Lumit, domethënë me mbretin e Asirisë, do të rruajë kokën dhe qimet e këmbëve, si edhe mjekrën.
20Sel päeval lõikab Issand noaga, mis on palgatud teiselt poolt jõge, Assuri kuninga kaudu - teie pea- ja häbemekarvad maha ning rebib habemedki ära.
21Atë ditë do të ndodhë që dikush do të mbajë një lopë të re dhe dy dele,
21Sel päeval saab igaüks pidada ainult ühe noore lehma ja paar lammast,
22dhe për shkak të bollëkut të qumështit që do t'i japin, ai do të hajë ajkë, sepse ajkë dhe mjaltë kanë për të ngrënë të gjithë ata që kanë mbijetuar dhe janë lënë në mes të vendit.
22ja nende piimaanni rohkuse tõttu on süüa võid, sest võid ja mett söövad kõik, kes maale alles jäävad.
23Atë ditë çdo vend ku mund të kishte një mijë hardhi me një vlerë prej një mijë siklash argjendi do të bëhet pre e ferrave dhe e gjembave.
23Sel päeval jääb iga paik, kus oli tuhat viinapuud, tuhat hõbeseeklit väärt, kibuvitstele ja ohakaile.
24Do të hyhet në to me shigjeta dhe me hark, sepse tërë vendi do të jetë i mbuluar nga ferra dhe gjemba.
24Sinna minnakse noolte ja ambudega, sest kogu maa on täis kibuvitsu ja ohakaid.
25Dhe mbi të gjitha kodrat që u çelën me shatë nuk do të kalohet më nga frika e ferrave dhe gjembave; do të jenë një vend ku do të dërgohen qetë dhe që do të shkelet nga dhentë".
25Ja mitte ühelegi mäele, mida nüüd kõplaga rohitakse, ei minda enam kibuvitste ja ohakate kartuse pärast: need jäävad härgade uitepaigaks ja lammaste tallermaaks.'