1Fjala e Zotit që iu drejtua Jeremias me rastin e thatësirës:
1Issanda sõna, mis Jeremijale tuli ühenduses põuaga:
2"Juda është në zi dhe portat e qyteteve të saj lëngojnë; mbajnë zi për vendin dhe britma e Jeruzalemit ngjitet deri në qiell.
2'Juuda leinab, ta väravad jäävad tühjaks, leinates lamatakse maas, Jeruusalemmast tõuseb hädakisa.
3Fisnikët dërgojnë ndër ta të rinjtë e tyre për të kërkuar ujë; këta shkojnë në sternat, por nuk gjejnë ujë dhe kthehen me enët e tyre bosh; janë plot me turp dhe të hutuar, dhe mbulojnë kokën e tyre.
3Nende suurnikud läkitavad oma alamaid vee järele; need lähevad kaevude juurde, aga ei leia vett - nende astjad tulevad tühjalt tagasi. Neil on häbi ja nad tunnevad piinlikkust ning katavad oma pead.
4Toka është plot me të çara, sepse nuk ka pasur shi në vend; bujqit janë plot me turp dhe mbulojnë kokën e tyre.
4Sest põld on kohkunud, et maal ei ole vihma, põllumehed häbenevad ja katavad oma pead.
5Edhe suta pjell nëpër fusha, por i braktis të vegjlit e saj, sepse nuk ka bar.
5Koguni poeginud emahirv väljal jätab maha oma vasika, sest värsket rohtu ei ole.
6Gomerët e egjër ndalen në lartësitë dhe e nuhasin ajrin si çakejtë; sytë e tyre janë të shuar, sepse nuk ka bar".
6Ja metseeslid seisavad tühermail ja ahmivad õhku nagu ðaakalid; nende silmad tuhmuvad, sest rohtu ei ole.
7Edhe në se paudhësitë tona dëshmojnë kundër nesh, o Zot, vepro për hir të emrit tënd, sepse rebelimet tona janë të shumta; kemi mëkatuar kundër teje.
7Kui meie süüteod tunnistavad meie vastu, siis, Issand, toimi meiega oma nime kohaselt! Sest meie taganemisi on palju, me oleme pattu teinud sinu vastu.
8O shpresë e Izraelit, shpëtimtari i tij në kohë fatkeqësie, pse të jesh në vend si një i huaj, si një udhëtar që ndalet vetëm për të kaluar natën?
8Sina, Iisraeli lootus, tema päästja hädaajal. Mispärast sa oled nagu võõras maal või nagu rändur, kes lööb telgi üles ainult ööbimiseks?
9Pse të jesh si një njeri i tronditur, si një njeri i fortë që nuk mund të shpëtojë? Megjithatë ti je në mes nesh, o Zot, emri yt përmendet mbi ne. Mos na braktis!
9Mispärast sa oled nagu jahmunud mees, nagu keegi, kes on võimetu päästma? Ja ometi oled sa meie keskel, Issand! Meile on pandud sinu nimi, ära jäta meid maha!
10Kështu i thotë Zoti këtij populli: "Atyre u pëlqen me të vërtetë të enden, nuk përmbajnë hapat e tyre. Prandaj nuk i pëlqejnë Zotit, tani kujton paudhësinë e tyre dhe dënon mëkatet e tyre".
10Nõnda ütleb Issand selle rahva kohta: Nii on siis neile meeldinud hulkuda, nad ei ole säästnud oma jalgu; seepärast ei ole Issandal neist hea meel, ta meenutab nüüd nende süüd ja nuhtleb nende patte.
11Pastaj Zoti më tha: "Mos u lut për këtë popull, për mirëqënien e tij.
11Ja Issand ütles mulle: Ära palu selle rahva eest tema heaks!
12Edhe sikur të agjërojnë, nuk kam për ta dëgjuar thirrjen e tyre; në rast se bëjnë olokauste dhe oferta ushqimesh nuk kam për t'i pëlqyer, por do t'i zhduk me shpatën, me urinë dhe murtajën".
12Kuigi nad paastuvad, ei kuule ma nende hüüdu; ja kuigi nad ohverdavad põletusohvreid ja roaohvreid, ei ole mul neist hea meel, vaid ma teen neile lõpu mõõga, nälja ja katkuga.
13Atëherë thashë: "Ah, Zot, Zot! Ja, profetët u thonë atyre: "Ju nuk do të shikoni shpatën dhe nuk do të vuani nga uria, por do t'ju jap një paqe të sigurt në këtë vend"".
13Siis ma ütlesin: Oh, Issand Jumal! Vaata, prohvetid ütlevad neile: Te ei näe mõõka ega tule teile nälga, sest mina annan teile siin paigas püsiva rahu.
14Zoti më tha: "Profetët profetizojnë gënjeshtra në emrin tim; unë nuk i kam dërguar, nuk u kam dhënë asnjë urdhër dhe nuk kam folur me ta. Ata ju profetizojnë një pamje të rreme, një parashikim të kotë dhe mashtrimin e zemrës së tyre.
14Aga Issand ütles mulle: Prohvetid kuulutavad minu nimel valet. Mina ei ole neid läkitanud, ei ole neid käskinud ega nendega rääkinud; nad kuulutavad teile valenägemusi, tühiseid ennustusi ja oma südame pettekujutlusi.
15Prandaj kështu thotë Zoti për profetët që profetizojnë në emrin tim pa qenë të dërguar nga unë, dhe shpallin: "Nuk do të ketë as shpatë, as uri në këtë vend", këta profetë do të zhduken nga shpata dhe nga uria.
15Seepärast ütleb Issand prohvetite kohta, kes kuulutavad minu nimel, kuigi ma ei ole neid läkitanud, ja kes ütlevad, et sellele maale ei tule mõõka ja nälga, nõnda: Mõõga ja nälja läbi hukkuvad need prohvetid.
16Sa për popullin të cilit i kanë profetizuar, do të hidhet në rrugët e Jeruzalemit për shkak të urisë dhe të shpatës, dhe nuk do të ketë asnjeri që t'i varrosë ata, gratë e tyre, bijtë dhe bijat e tyre. Kështu do të hedh mbi ta ligësinë e tyre".
16Ja rahvas, kellele nad kuulutavad, heidetakse Jeruusalemma tänavaile nälja ja mõõga läbi ning ükski ei mata neid - nemad, nende naised, nende pojad ja tütred. Ja mina valan nende peale nende eneste kurjuse.
17U thuaj atyre pra, këtë fjalë: "Të derdhin lot ditë e natë sytë e mi pa pushim, sepse bija e virgjër e popullit tim u godit nga një fatkeqësi e madhe, nga një plagë e thellë.
17Ja ütle neile see sõna: Minu silmist voolavad pisarad ööd ja päevad ega lakka, sest neitsi, mu rahva tütar, on vigastatud raske vigastusega, tema haav on ravimatu.
18Në rast se dal nëpër fusha, ja të vdekurit nga shpata; në rast se hyj në qytet, ja ata që vuajnë nga uria. Madje edhe profeti dhe prifti i vijnë rrotull një vendi që nuk njohin".
18Kui ma lähen väljale, siis vaata: mõõgaga tapetud. Ja kui ma tulen linna, siis vaata: näljatõved. Aga niihästi prohvetid kui preestrid uitavad maal ega tea midagi.
19Vallë a e ke hedhur poshtë plotësisht Judën, ose je neveritur nga Sioni? Ke goditur dhe nuk ka shërim për ne? Ne prisnim paqen, por nuk ka asnjë të mirë, një kohë shërimi, por ja tmerri.
19Kas sa oled Juuda hoopis hüljanud? Või on su hing Siionist tüdinud? Mispärast sa oled meid nõnda löönud, et me ei saa terveks? Oodatakse rahu, aga head ei ole, ja paranemise aega, ent vaata: on kohkumus.
20O Zot, ne e pranojmë ligësinë tonë dhe paudhësinë e etërve tanë; po, kemi mëkatuar kundër teje.
20Issand, me tunneme oma õelust ja oma vanemate süüd, ja et me oleme pattu teinud sinu vastu.
21Mos na hidh poshtë për hir të emrit tënd, mos turpëro fronin e lavdisë sate. Mbaje mend: mos e prish besëlidhjen me ne.
21Oma nime pärast ära põlga meid, ära teota oma aujärge! Pea meeles, ära tee tühjaks oma lepingut meiega!
22Midis idhujve të kotë të njerëzve a ka vallë ndonjë që mund të sjellë shiun? Ose të japë qielli shira të bollshme? A nuk je ti pra, o Zot, Perëndia ynë? Prandaj ne shpresojmë te ti, sepse ke bërë tërë këto gjëra.
22Kas paganate ebajumalate seas on vihmategijaid või annab taevas piisku iseenesest? Eks see ole sina, Issand, meie Jumal? Me loodame sinu peale, sest sina oled kõik selle teinud.'