Shqip

Estonian

Jeremiah

26

1Në fillim të mbretërimit të Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës, nga Zoti iu drejtua kjo fjalë duke thënë:
1Ja Juuda kuninga Joojakimi, Joosija poja valitsemise alguses tuli see sõna Issandalt, kes ütles:
2"Kështu thotë Zoti: Paraqitu në oborrin e shtëpisë të Zotit dhe u thuaj tërë qyteteve të Judës që vijnë për të adhuruar në shtëpinë e Zotit, të gjitha fjalët që të kam porositur t'u thuash atyre; mos lër as edhe një fjalë.
2'Nõnda ütleb Issand: Seisa Issanda koja õues ja räägi kõigi Juuda linnade elanike kohta, kes tulevad Issanda kotta kummardama, kõik need sõnad, mis ma sind olen käskinud neile rääkida ilma sõnagi ära jätmata!
3Ndofta do të dëgjojnë dhe secili do të largohet nga rruga e tij e keqe, dhe unë do të pendohem për të keqen që mendoj t'u shkaktoj atyre për ligësinë e veprimeve të tyre.
3Vahest nad kuulavad ja pöörduvad igaüks oma kurjalt teelt ja ma võin kahetseda, et olen kavatsenud teha neile kurja nende kurjade tegude pärast.
4Ti do t'u thuash atyre: Kështu thotë Zoti: Në rast se nuk dëgjoni duke ecur sipas ligjit tim që kam vënë para jush
4Ja ütle neile: Nõnda ütleb Issand: Kui te ei kuula mind, et käiksite mu Seaduse järgi, mille ma teile olen andnud,
5dhe duke u kushtuar kujdes fjalëve të shërbëtorëve të mi, të profetëve, që ju kam dërguar me urgjencë dhe këmbëngulje (por që ju nuk i keni dëgjuar),
5et kuulaksite mu sulaste, prohvetite sõnu, keda ma teie juurde olen läkitanud ja läkitanud, aga keda te ei ole kuulanud,
6unë do ta bëj këtë tempull si Shilohun dhe do ta kthej këtë qytet në një mallkim për të gjitha kombet e tokës".
6siis ma talitan selle kojaga nagu Siiloga ja teen selle linna sajatamissõnaks kõigile maa rahvaile.'
7Kështu priftërinjtë, profetët dhe tërë populli dëgjuan Jeremian që shqiptonte këto fjalë në shtëpinë e Zotit.
7Ja preestrid ja prohvetid ja kogu rahvas kuulsid Jeremijat rääkivat neid sõnu Issanda kojas.
8Dhe ndodhi që, sapo Jeremia mbaroi së shqiptuari tërë ato që Zoti i kishte urdhëruar t'i thoshte gjithë popullit, priftërinjtë, profetët dhe tërë populli e kapën dhe i thanë: "Ti duhet të vdesësh!
8Ja kui Jeremija oli rääkinud lõpuni kõik, mis Issand oli käskinud rääkida kogu rahvale, siis preestrid ja prohvetid ja kogu rahvas võtsid ta kinni, öeldes: 'Sa pead surema!
9Pse ke profetizuar në emër të Zotit, duke thënë: "Ky tempull do të jetë si Shilohu dhe ky qytet do të shkatërrohet dhe do të jetë pa banorë"?". Tërë populli u mblodh kundër Jeremias në shtëpinë e Zotit.
9Mispärast sa kuulutad Issanda nimel ja ütled: See koda saab Siilo sarnaseks ja see linn jääb tühjaks, kus ei ole elanikke?' Ja kogu rahvas Issanda kojas kogunes Jeremija vastu.
10Kur princat e Judës dëgjuan këto gjëra, u ngjitën nga shtëpia e mbretit në shtëpinë e Zotit dhe u ulën në hyrje të portës së re të shtëpisë të Zotit.
10Kui Juuda vürstid kuulsid neid sõnu, siis nad läksid kuningakojast üles Issanda kotta ja istusid Issanda templi uue värava suhu.
11Pastaj priftërinjtë dhe profetët u folën princave dhe tërë popullit, duke thënë: "Ky njeri meriton vdekjen, sepse ka profetizuar kundër këtij qyteti, siç e keni dëgjuar me veshët tuaj".
11Ja preestrid ja prohvetid rääkisid vürstidele ja kogu rahvale, öeldes: 'See mees on surma väärt, sest ta on prohvetlikult kuulutanud selle linna kohta, nagu te oma kõrvaga olete kuulnud.'
12Atëherë Jeremia u foli tërë princave dhe të gjithë popullit, duke thënë: "Zoti më ka dërguar të profetizoj kundër kësaj shtëpie dhe kundër këtij qyteti tërë gjërat që keni dëgjuar.
12Aga Jeremija rääkis kõigile vürstidele ja kogu rahvale, öeldes: 'Issand on mind läkitanud prohvetlikult kuulutama selle koja ja selle linna kohta kõiki neid sõnu, mis te olete kuulnud.
13Prandaj korrigjoni tani rrugët dhe veprimet tuaja dhe dëgjoni zërin e Zotit, Perëndisë tuaj, dhe Zoti do të pendohet për të keqen që ka shqiptuar kundër jush.
13Ja nüüd parandage oma eluviise ja tegusid ja kuulake Issanda, oma Jumala häält, siis Issand kahetseb õnnetust, mida ta teile on tõotanud.
14Sa për mua, unë jam në duart tuaja; veproni me mua ashtu siç ju duket e mirë dhe e drejtë.
14Aga mina, vaata, olen teie käes; tehke minuga, nagu teie silmis on hea ja õige!
15Por dijeni me siguri që, në qoftë se më bëni të vdes, do të tërhiqni gjak të pafajmë mbi vete, mbi këtë qytet dhe mbi banorët e tij, sepse Zoti më ka dërguar me të vërtetë pranë jush, që t'u deklaroj veshëve tuaj tërë këto fjalë".
15Ometi teadke kindlasti, et kui te mind surmate, siis tõmbate süütu vere iseeneste ja selle linna ja ta elanike peale, sest Issand on tõesti läkitanud mind teie juurde, et ma räägiksin teie kõrvu kõik need sõnad!'
16Atëherë princat dhe tërë populli u thanë priftërinjve dhe profetëve: "Ky njeri nuk meriton vdekjen, sepse na ka folur në emër të Zotit, Perëndisë tonë".
16Siis ütlesid vürstid ja kogu rahvas preestritele ja prohvetitele: 'See mees ei ole surma väärt, sest ta on meile rääkinud Issanda, meie Jumala nimel.'
17Pastaj u ngritën disa nga pleqtë e vendit dhe i folën tërë kuvendit të popullit, duke thënë:
17Ja mehed maa vanemate hulgast tõusid ning rääkisid tervele rahvakogule, öeldes:
18"Mikea, Morashtiti, profetizoi në ditët e Ezekias, mbretit të Judës, dhe i foli tërë popullit të Judës, duke thënë: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Sioni do të lërohet si një fushë, Jeruzalemi do të bëhet një grumbull gërmadhash dhe mali i tempullit një lartësi e pyllëzuar".
18'Miika, moorastlane, kuulutas prohvetlikult Juuda kuninga Hiskija päevil ja rääkis kogu Juuda rahvale, öeldes: 'Nõnda ütleb vägede Issand: Siion küntakse põlluks, Jeruusalemm muutub varemeiks ja templimägi võsastunud künkaks.'
19A e dënuan vallë me vdekje Ezekian, mbretin e Judës, dhe tërë Judën? A nuk pati frikë nga Zoti dhe a nuk iu lut vallë fytyrës së Zotit, dhe kështu Zoti u pendua për të keqen që kishte shqiptuar kundër tyre? Ne jemi duke bërë përkundrazi një të keqe të madhe kundër vetes sonë".
19Kas Juuda kuningas Hiskija ja kogu Juuda tema sellepärast kohe surmasid? Eks ta kartnud Issandat ja leevendanud Issanda palet, nõnda et Issand kahetses õnnetust, mida ta neile oli tõotanud? Ja meie peaksime valmistama oma hingedele selle suure õnnetuse!'
20Pati edhe një njeri tjetër që profetizoi në emër të Zotit. Uria, biri i Shemajahut, nga Kiriath-Jearimi; ai profetizoi kundër këtij qyteti dhe kundër këtij vendi me fjalë krejt të ngjashme me ato të Jeremias.
20Aga oli ka keegi mees Uurija, Semaja poeg Kirjat-Jearimist, kes Issanda nimel prohvetlikult kuulutas, ja tema kuulutas selle linna ja maa kohta kõigiti sarnaselt Jeremija sõnadega.
21Kur mbreti Jehojakim, tërë njerëzit e tij trima dhe tërë princat e tij dëgjuan fjalët e tij, mbreti kërkoi ta dënojë me vdekje, por Uria e mori vesh dhe u frikësua; prandaj ua mbathi këmbëve dhe shkoi në Egjipt.
21Aga kui kuningas Joojakim ja kõik ta ihukaitsjad ja kõik vürstid kuulsid tema sõnu, siis püüdis kuningas teda surmata; aga Uurija kuulis sellest, kartis ja põgenes ning jõudis Egiptusesse.
22Atëherë mbreti Jehojakim dërgoi njerëz në Egjipt, Elnathanin, biri i Akborit, dhe njerëz të tjerë me të në Egjipt.
22Siis kuningas Joojakim läkitas Egiptusesse mehed: Elnatani, Akbori poja, ja mehi koos temaga.
23Këta e nxorën Urian nga Egjipti dhe e çuan te mbreti Jehojakim, që e goditi me shpatë dhe e hodhi kufomën e tij midis varreve të bijve të popullit.
23Ja need tõid Uurija Egiptusest tagasi ning viisid ta kuningas Joojakimi ette; ja kuningas lõi ta mõõgaga maha ning viskas ta laiba lihtrahva hauda.
24Por dora e Ahikamit, birit të Shafanit, ishte me Jeremian, me qëllim që të mos e dorëzonin në duart e popullit dhe të mos dënohej me vdekje.
24Aga Jeremijaga oli Ahikami, Saafani poja käsi, nõnda et teda ei antud rahva kätte surmata.