1Ndodhi në vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josias, mbreti i Judës, që kjo fjalë ju drejtua nga Zoti duke thënë:
1Ja Juuda kuninga Joojakimi, Joosija poja neljandal aastal tuli Jeremijale sõna Issandalt, kes ütles:
2"Merr një rrotull shkrimi dhe shkruaj mbi të tërë fjalët që të kam thënë kundër Izraelit, kundër Judës dhe kundër të gjitha kombeve, nga dita që të kam folur, nga ditët e Josias e deri më sot.
2'Võta enesele rullraamat ja kirjuta sinna kõik need sõnad, mis ma sulle olen rääkinud Iisraeli ja Juuda ning kõigi rahvaste kohta, alates päevast, kui ma hakkasin sulle rääkima, Joosija päevist kuni tänase päevani!
3Ndofta shtëpia e Judës do të dëgjojë gjithë të keqen që unë mendoj t'u bëj atyre, dhe secili do të tërhiqet nga rruga e tij e keqe, dhe kështu unë do të fal paudhësinë e tyre dhe mëkatin e tyre".
3Võib olla, et kui Juuda sugu kuuleb kõigest sellest õnnetusest, mille ma kavatsen neile saata, siis nad pöörduvad igaüks oma kurjalt teelt ja ma võin neile nende süü ja nende patu andeks anda.'
4Atëherë Jeremia thirri Barukun, birin e Neriahut, dhe Baruku shkroi mbi një rrotull shkrimi, nën diktimin e Jeremias, tërë fjalët që Zoti i kishte thënë.
4Siis Jeremija kutsus Baaruki, Neerija poja; ja Baaruk kirjutas rullraamatusse Jeremija suust kõik Issanda sõnad, mis ta oli temale rääkinud.
5Pastaj Jeremia i dha këtë urdhër Barukut: "Unë jam i penguar dhe nuk mund të hyj në shtëpinë e Zotit.
5Ja Jeremija käskis Baarukit, öeldes: 'Mind peetakse kinni, mina ei saa minna Issanda kotta.
6Prandaj do të shkosh ti të lexosh, nga rrotulla që ke shkruar nën diktimin tim fjalët e Zotit në veshët e popullit në shtëpinë e Zotit, ditën e agjërimit, do t'i lexosh dhe në veshët e tërë atyre të Judës që vijnë nga qytetet e tyre.
6Aga mine sina ja loe paastupäeval Issanda kojas rahva kuuldes rullraamatust Issanda sõnad, mis sa oled minu suust üles kirjutanud; ja loe need ka kogu Juuda kuuldes kõigile, kes tulevad oma linnadest!
7Ndofta do t'i paraqesin lutjet e tyre për falje Zotit dhe secili do të tërhiqet nga rruga e tij e keqe, sepse i madh është zemërimi dhe tërbimi që Zoti ka shqiptuar kundër këtij populli".
7Vahest langeb nende alandlik palve Issanda ette ja igaüks pöördub oma kurjalt teelt; sest suur on viha ja raev, millega Issand seda rahvast on ähvardanud.'
8Baruku, biri i Neriahut, bëri, pra, tërë ato që i kishte urdhëruar profeti Jeremia dhe lexoi nga libri fjalët e Zotit.
8Ja Baaruk, Neerija poeg, tegi kõik nõnda, nagu prohvet Jeremija teda oli käskinud, ja luges raamatust Issanda sõnad Issanda kojas.
9Në vitin e pestë të Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës, në muajin e nëntë u shpall një agjërim para Zotit për të gjithë popullin e Jeruzalemit dhe për gjithë popullin e ardhur nga qytetet e Judës në Jeruzalem.
9Ja Juuda kuninga Joojakimi, Joosija poja viienda aasta üheksandas kuus kuulutati Issanda ees paast kogu Jeruusalemma rahvale ja kogu rahvale, kes Juuda linnadest oli tulnud Jeruusalemma.
10Atëherë Baruku lexoi nga libri fjalët e Jeremias në veshët e tërë popullit, në shtëpinë e Zotit, në dhomën e Gemariahut, birit të Shafanit, shkruesit, në oborrin e sipërm, në hyrjen e Portës së Re të shtëpisë së Zotit.
10Siis luges Baaruk raamatust Jeremija sõnad Issanda kojas, kirjutaja Gemarja, Saafani poja kambris ülemises õues, Issanda koja uue värava suus, kogu rahva kuuldes.
11Mikajahu, biri i Gemariahut, që ishte bir i Shafanit, dëgjoi tërë fjalët e Zotit që u lexuan nga libri.
11Kui Miika, Saafani poja Gemarja poeg, kuulis raamatust kõiki Issanda sõnu,
12Zbriti pastaj në shtëpinë e mbretit, në dhomën e shkruesit, dhe ja, aty rrinin ulur tërë princat: Elishama shkruesi, Delahaju, biri i Shemajahut, Elnathani biri i Akborit, Gemariahu biri i Shafanit, Sedekia biri i Hananiahut, dhe tërë princat e tjerë.
12siis ta läks alla kuningakotta kirjutaja kambrisse, ja vaata, seal istusid kõik vürstid: kirjutaja Elisama, Delaja, Semaja poeg, Elnatan, Akbori poeg, Gemarja, Saafani poeg, Sidkija, Hananja poeg, ja kõik muud vürstid.
13Mikajahu u tregoi tërë fjalët që kishte dëgjuar, ndërsa Baruku lexonte librin në veshët e popullit.
13Ja Miika andis neile edasi kõik sõnad, mis ta oli kuulnud Baarukit rahva kuuldes raamatust lugevat.
14Atëherë tërë princat i dërguan Barukut Jehudin, birin e Nethaniahut, bir i Shelemiahut, bir i Kushit, për t'i thënë: "Merr në dorë rrotullën që lexove në veshët e popullit dhe eja". Kështu Baruku, bir i Neriahut, mori në dorë rrotullën dhe erdhi tek ata.
14Siis läkitasid kõik vürstid Baaruki juurde Jehudi, Netanja poja, Kuusi poja Selemja pojapoja, et ta ütleks: 'Võta kaasa rullraamat, millest sa rahva kuuldes lugesid, ja tule siia!' Ja Baaruk, Neerija poeg, võttis rullraamatu kaasa ning tuli nende juurde.
15Ata i thanë: "Ulu dhe lexoje para nesh". Dhe Baruku e lexoi në veshët e tyre.
15Ja nad ütlesid temale: 'Istu nüüd ja loe seda meie kuuldes!' Ja Baaruk luges nende kuuldes.
16Kur dëgjuan tërë ato fjalë, patën frikë dhe duke shikuar njëri tjetrin i thanë Barukut: "Duhet t'ia tregojmë pa tjetër mbretit tërë këto fjalë".
16Aga kui nad olid kuulnud kõiki sõnu, siis vaatasid nad kohkunult üksteisele otsa ja ütlesid Baarukile: 'Me peame kuningale kõik need sõnad teatavaks tegema!'
17Pastaj pyetën Barukun duke i thënë: "Na thuaj tani si i shkrove tërë këto fjalë: nën diktimin e tij?".
17Ja nad küsitlesid Baarukit, öeldes: 'Jutusta ometi meile, kuidas sa kõik need sõnad tema suust kirja panid?'
18Baruku u përgjigj: "Ai më tha tërë këto fjalë me gojën e tij, dhe unë i kam shkruar me bojë në libër".
18Ja Baaruk vastas neile: 'Oma suuga ütles ta mulle kõik need sõnad ette ja mina kirjutasin tindiga raamatusse.'
19Atëherë princat i thanë Barukut: "Shko dhe fshihu bashkë me Jeremian, dhe askush të mos dijë se ku jeni".
19Siis ütlesid vürstid Baarukile: 'Mine peida ennast, sina ja Jeremija, ja keegi ärgu teadku, kus te olete!'
20Pastaj shkuan te mbreti, në oborr, mbasi e kishin lënë rrotullën në dhomën e shkruesit Elishama, dhe ia njoftuan mbretit tërë ato fjalë.
20Ja nad läksid kuninga juurde õue, aga rullraamatu jätsid nad kirjutaja Elisama kambrisse; ja nad kandsid kõik sõnad kuninga kõrvu.
21Atëherë mbreti dërgoi Jehudin të marrë rrotullën; dhe ky e mori në dhomën e shkruesit Elishama. Pastaj Jehudi e lexoi në veshët e mbretit dhe të gjithë princave që ishin pranë mbretit.
21Siis kuningas läkitas Jehudi rullraamatut tooma ja too võttis selle kirjutaja Elisama kambrist; ja Jehudi luges kuninga kuuldes ja kõigi vürstide kuuldes, kes seisid kuninga juures.
22Mbreti rrinte ulur në pallatin e tij të dimrit, (ishte muaji i nëntë), me një mangall para tij që digjej mirë.
22Kuningas istus talvekojas - oli üheksas kuu - ja tema ees oli süüdatud sütepann.
23Kur Jehudi lexoi tri o katër shtylla, mbreti e preu rrotullën me thikën e shkruesit dhe e hodhi në zjarrin që ishte në mangall, deri sa ajo u dogj krejt nga zjarri që ishte në mangall.
23Ja kui Jehudi oli lugenud kolm või neli veergu, siis lõikas kuningas kirjutaja noaga rullraamatu katki ja viskas sütepannil olevasse tulle, kuni kogu rullraamat oli hävinud sütepanni tules.
24As mbreti dhe askush nga shërbëtorët e tij që i dëgjuan tërë këto fjalë nuk u trembën ose t'i grisnin rrobat e tyre.
24Aga nad ei tundnud hirmu ega käristanud oma riideid lõhki, ei kuningas ega ükski tema teenritest, kes kuulsid kõiki neid sõnu.
25Dhe megjithëse Elnathani, Delajahu dhe Gemariahu e lutën shumë mbretin që të mos e digjte rrotullën, ai nuk deshi t'i dëgjonte.
25Ja kuigi Elnatan, Delaja ja Gemarja kuningat tungivalt palusid rullraamatut mitte põletada, ei võtnud ta neid kuulda.
26Madje mbreti urdhëroi Jerahmeelin, birin e mbretit, Serajahun, birin e Azrielit dhe Shelemiahun, birin e Abdelit, të kapnin shkruesin Baruk dhe profetin Jeremia. Por Zoti i fshehu.
26Ja kuningas käskis Jerahmeeli, kuningapoega, ja Serajat, Asrieli poega, ja Selemjat, Abdeeli poega, kirjutaja Baaruki ja prohvet Jeremija kinni võtta; aga Issand peitis nad ära.
27Mbasi mbreti dogji rrotullën dhe fjalët që Baruku kishte shkruar nën diktimin e Jeremias, fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:
27Ja Jeremijale tuli Issanda sõna, pärast seda kui kuningas oli põletanud rullraamatu ja sõnad, mis Baaruk Jeremija suust oli kirjutanud, ja ta ütles:
28"Merr përsëri një rrotull tjetër dhe shkruaj mbi të tërë fjalët e mëparshme, që ishin në rrotullën e parë të djegur nga Jehojakimi, mbreti i Judës.
28'Võta enesele teine rullraamat ja kirjuta sinna kõik endised sõnad, mis olid esimeseski rullraamatus, mille Juuda kuningas Joojakim põletas!
29Dhe Jehojakimit, mbretit të Judës, do t'i thuash: Kështu thotë Zoti: Ti ke djegur këtë rrotull, duke thënë: "Pse ke shkruar në të që mbreti i Babilonisë do të vijë me siguri dhe do ta shkatërrojë këtë vend, duke bërë të zhduken prej tij njerëz dhe kafshë?".
29Ja Juuda kuninga Joojakimi kohta ütle: Nõnda ütleb Issand: Sina oled selle rullraamatu põletanud, öeldes: Mispärast sa oled sinna sedaviisi kirjutanud: Paabeli kuningas tuleb ja hävitab selle maa ning kaotab sealt inimesed ja loomad?
30Prandaj kështu thotë Zoti për Jehojakimin, mbretin e Judës: Ai nuk do të ketë njeri që të ulet mbi fronin e Davidit dhe kufoma e tij do të hidhet jashtë dhe do të ekspozohet në vapën e ditës dhe në ngricën e natës.
30Seepärast ütleb Issand Juuda kuninga Joojakimi kohta nõnda: Ei ole temal seda järglast, kes istuks Taaveti aujärjele, ja tema surnukeha visatakse päevapalavuse ja öökülma kätte.
31Unë do ta dënoj atë, pasardhësit e tij dhe shërbëtorët e tij për paudhësinë e tyre dhe do të sjell mbi ta, mbi banorët e Jeruzalemit dhe mbi njerëzit e Judës tërë të keqen që kam shqiptuar kundër tyre, sepse nuk më dëgjuan".
31Ja ma karistan teda ja tema sugu ning ta sulaseid nende süütegude pärast; ma toon neile ning Jeruusalemma elanikele ja Juuda meestele kogu selle õnnetuse, mille ma neile tõotasin ja mida nad ei võtnud kuulda.'
32Jeremia pra mori një rrotull tjetër dhe ia dha Barukut, birit të Neriahut, shkruesit, i cili shkroi mbi të, nën diktimin e Jeremias, të gjitha fjalët e librit që Jehojakimi, mbreti i Judës, kishte djegur në zjarr; u shtuan gjithashtu shumë fjalë të tjera të ngjashme me to.
32Siis Jeremija võttis teise rullraamatu ja andis selle kirjutaja Baarukile, Neerija pojale, ja tema kirjutas sinna Jeremija suust kõik selle raamatu sõnad, mille Juuda kuningas Joojakim oli tules põletanud; ja neile lisati veel palju samasuguseid sõnu.