Shqip

Estonian

Jeremiah

6

1"O bij të Beniaminit, kërkoni një strehë jashtë Jeruzalemit. I bini borisë në Tekoa dhe ngrini një sinjal zjarri në Beth-kerem, sepse nga veriu po vjen një gjëmë, një shkatërrim i madh.
1Põgenege Jeruusalemmast, Benjamini lapsed! Puhuge sarve Tekoas ja pange tähis Beet-Keremisse, sest põhja poolt paistab õnnetus ja suur häving!
2Unë do ta shkatërroj bijën e bukur dhe delikate të Sionit.
2Kena ja helliku olen ma hävitanud - Siioni tütre.
3Në drejtim të saj vijnë barinj me kopetë e tyre; ngrenë çadrat e tyre rreth e qark kundër saj; secili kullot për veten e tij.
3Tema juurde tulevad karjased oma karjadega ja löövad telgid üles tema ümber, nad karjatavad igaüks oma osa peal.
4Përgatitni luftën kundër saj; çohuni dhe le të dalim në mes të ditës! Mjerë ne, sepse dita po kalon dhe hijet e mbrëmjes po zgjaten!
4'Pühitsegem sõda tema vastu! Tõuskem ja mingem üles keskpäeva ajal!' 'Häda meile, sest päev veereb ja õhtuvarjud pikenevad!'
5Çohuni dhe të dalim natën, të shkatërrojmë pallatet e tij!".
5'Tõuskem ja mingem üles öösel ning hävitagem tema paleed!'
6Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Prisni drurët e tij dhe ndërtoni një ledh kundër Jeruzalemit; ky është qyteti që duhet ndëshkuar; në mes të tij nuk ka veçse shtypje.
6Sest vägede Issand ütleb nõnda: Raiuge puid ja kuhjake piiramisvall Jeruusalemma vastu! See on linn, mida tuleb karistada, sest tema sees valitseb vägivald.
7Ashtu si një pus nxjerr ujërat e tij, kështu ai nxjerr ligësinë e vet; në të flitet vetëm për dhunë dhe për shkatërrim; para meje qëndrojnë vazhdimisht dhembje dhe plagë.
7Otsekui kaev hoiab värske oma vee, nii hoiab Jeruusalemm värske oma kurjuse; tema sees kuulukse ülekohtust ja rüüstamisest, minu palge ees on aina valu ja piin.
8Lejo të të korrigjojnë, o Jeruzalem, përndryshe shpirti im do të largohet nga ti, përndryshe do të të katandis në një shkretim, në një tokë të pabanuar".
8Lase ennast hoiatada, Jeruusalemm, et mu hing ei võõrduks sinust, et ma ei teeks sind lagedaks, maaks, kus ei elata.
9Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ata që kanë mbetur nga Izraeli do të mblidhen si vilet e pavjela të një vreshti; kaloje përsëri dorën tënde si vjelësi mbi degëzat e hardhisë.
9Nõnda ütleb vägede Issand: Iisraeli jääki nopitakse otsekui viinapuu järelnoppimist. Siruta oma käsi võrsete kohale otsekui viinamarjakorjaja.
10Kujt do t'i flas dhe cilin do të qortoj që të më dëgjojë? Ja, veshi i tyre është i parrethprerë dhe ata nuk janë të zotë të tregojnë kujdes; ja, fjala e Zotit është bërë për ta objekt përçmimi dhe ata nuk gjejnë tek ajo asnjë kënaqësi.
10Kellele ma peaksin rääkima ja kinnitama, et nad kuuleksid? Vaata, nende kõrvadel on eesnahk, nad ei saa kuulda. Vaata, Issanda sõna on neile teotuseks, see ei kõlba neile.
11Prandaj jam mbushur me zemërimin e madh të Zotit; jam lodhur duke e përmbajtur. Do ta hedh mbi fëmijët në rrugë dhe mbi të rinjtë e mbledhur bashkë, sepse do të kapen si burri ashtu dhe gruaja, si plaku ashtu dhe burri i ngarkuar me vite.
11Mina olen täis Issanda viha, ma ei suuda seda peatada. Vala see laste peale tänaval, samuti noorukite jõugu peale; sest kinni võetakse nii mehed kui naised, nii vanad kui raugad.
12Shtëpitë e tyre do t'u kalojnë të tjerëve, së bashku me arat e tyre dhe bashkëshortet e tyre, sepse unë do të shtrij dorën time mbi banorët e vendit", thotë Zoti.
12Ja nende kojad antakse teistele koos põldude ja naistega; sest ma sirutan oma käe maa elanike vastu, ütleb Issand.
13"Sepse nga më i vogli deri tek më i madhi të gjithë lakmojnë fitime; nga profeti deri te prifti janë të gjithë gënjeshtarë.
13Sest pisemast suuremani ahnitseb igaüks neist omakasu, ja prohvetist preestrini petavad kõik.
14Ata e mjekojnë shkel e shko plagën e popullit tim, duke thënë: "Paqe, paqe", kur nuk ka paqe.
14Ja mu rahva vigastust ravivad nad pinnapealselt, öeldes: 'Rahu, rahu!', kuigi rahu ei ole.
15A ju vinte turp kur kryenin gjëra të neveritshme? Jo! Nuk kishin turp fare dhe as nuk dinin se ç'ishte të skuqeshe. Prandaj do të rrëzohen midis atyre që rrëzohen; kur do t'i vizitoj, do të rrëzohen", thotë Zoti.
15Kas nad häbenevad, et nad on teinud jäledust? Ei, nad ei häbene sugugi ega tunne piinlikkust. Seepärast nad langevad langejate hulgas; oma karistusajal nad komistavad, ütleb Issand.
16Kështu thotë Zoti: "Ndaluni nëpër rrugë dhe shikoni, pyesni për shtigjet e vjetra, ku është rruga e mirë, dhe ecni nëpër të; kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj". Por ata përgjigjen: "Nuk do të ecim nëpër të".
16Nõnda ütles Issand: Seisatage teedel ja vaadake, küsige muistsete radade kohta, missugune on hea tee, ja käige sellel, siis leiate oma hingele hingamispaiga. Aga nemad ütlesid: 'Seda me ei tee!'
17"Kam vënë roje mbi ju: Kushtojini kujdes zërit të borisë!". Por ata përgjigjen: "Nuk do t'i kushtojmë kujdes".
17Ma seadsin vahimehed teie üle: 'Kuulake sarvehäält!' Aga nemad vastasid: 'Me ei kuula!'
18"Prandaj, dëgjoni, o kombe, dhe dije, o kuvend, çfarë do t'u ndodhë atyre.
18Seepärast kuulge, rahvad, ja mõista, kogudus, mis nendega juhtub!
19Dëgjo, o tokë! Ja, unë do të sjell mbi këtë popull një gjëmë, vetë frytin e mendimeve të tij, sepse nuk u kanë kushtuar kujdes fjalëve të mia dhe as ligjit tim, por e kanë hedhur poshtë.
19Kuule, maa! Vaata, ma saadan õnnetuse sellele rahvale, nende mõtete vilja; sest nad ei pannud tähele mu sõnu ja põlgasid mu Seadust.
20Ç'më hyn në punë temjani që vjen nga Sheba, kanella erë mirë që vjen nga një vend i largët? Olokaustet tuaja nuk më pëlqejnë dhe sakrificat tuaja nuk më pëlqejnë".
20Milleks mulle viiruk, mis tuleb Seebast, ja head kalmused kaugelt maalt? Teie põletusohvrid ei ole mulle meelepärased ja teie tapaohvrid ei kõlba mulle.
21Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të vendos para këtij populli disa gurë pengese në të cilët do të pengohen bashkë etër dhe bij; fqinji dhe miku do të vdesin".
21Seepärast ütleb Issand nõnda: Vaata, ma panen komistuskive sellele rahvale, ja nad komistavad nende otsa, isad ja pojad üheskoos, naaber hukkub koos naabriga.
22Kështu thotë Zoti: "Ja, një popull vjen nga një vend i veriut dhe një komb i madh do të dalë nga skajet e tokës.
22Nõnda ütleb Issand: Vaata, üks rahvas tuleb põhjamaalt, suur rahvas hakkab liikuma maa viimastest äärtest.
23Ata rrokin harkun dhe ushtën; janë të egër dhe nuk kanë mëshirë; zëri i tyre i ngjet zhurmës së detit; ata kanë hipur mbi kuaj dhe janë gati të luftojnë si një njeri i vetëm kundër teje, o bijë e Sionit".
23Nad hoiavad käes ambu ja oda, nad on julmad ega tunne halastust; nende kisa on nagu mere kohin ja nad ratsutavad hobuste seljas; nad on varustatud nagu sõdurid tapluseks sinu vastu, Siioni tütar.
24"Kemi dëgjuar famën e tyre dhe na ranë duart; ankthi na ka mbërthyer, ashtu si dhembjet që zënë një grua që po lind".
24Me oleme kuulnud neist sõnumeid, meie käed on lõtvunud; meid haarab ahastus nagu sünnitajat valu.
25Mos dilni nëpër ara, mos ecni nëpër rrugë, sepse shpata e armikut dhe tmerri janë kudo.
25Ärge minge väljale, ärge käige teed, sest seal on vaenlase mõõk - hirm on igal pool!
26O bijë e popullit tim, vishu me thes dhe rrotullohu në hi; mbaj zi si për një bir të vetëm, me një vajtim shumë të hidhur, sepse shkatërruesi do të sulet mbi ne papritmas.
26Mu rahva tütar! Rõivastu kotiriidesse ja püherda tuhas, leina nagu ainsat poega, tõsta kibedat kaebust, sest äkitselt tuleb hävitaja meile kallale.
27Unë të kisha vënë midis popullit tim si një provues dhe një fortesë, me qëllim që ti të njihje rrugën e tyre dhe ta provoje atë.
27Ma olen sinu pannud oma rahva proovijaks, kindlustatud linnaks, et sa õpiksid tundma ja katsuksid järele nende teed.
28Ata janë të gjithë rebelë midis rebelëve, shkojnë rreth e qark duke përhapur shpifje; janë bronz dhe hekur, janë të tërë korruptues.
28Nad kõik on läinud väga ülekäte, laimu levitajad; nad on vask ja raud, nad kõik on hävitajad.
29Gjyryku fryn me forcë, plumbi konsumohet nga zjarri; më kot e rafinon rafinuesi, sepse skorjet nuk shkëputen.
29Lõõts ähib, tina läks tules vedelaks, aga kõik sulatamine oli asjata - kurjad ei eraldunud.
30Do të quhen "argjend i refuzimit", sepse Zoti i ka hedhur poshtë.
30Neid hüütakse põlatud hõbedaks, sest Issand on nad põlanud.'