Shqip

Estonian

Nehemiah

5

1Ndërkaq u ngrit një ankesë e madhe prej popullit dhe bashkëshorteve të tyre kundër Judejve, vëllezërve të tyre.
1Aga rahva ja nende naiste kisa oli suur oma vendade juutide vastu.
2Disa thonin: "Ne, bijtë tanë dhe bijat tona jemi shumë; prandaj të gjejmë grurë që të mund të hamë dhe të jetojmë!".
2Oli neid, kes ütlesid: 'Meid, meie poegi ja tütreid on palju. Antagu meile vilja, et saaksime süüa ja jääksime ellu!'
3Të tjerë thonin: "Kemi hipotekuar arat tona, vreshtat tona dhe shtëpitë tona për të blerë grurë gjatë zisë!".
3Ja oli neid, kes ütlesid: 'Me peame oma põllud, viinamäed ja kojad nälja pärast pandiks andma, et vilja saada.'
4Disa të tjerë akoma thonin: "Kemi marrë para hua për të paguar haraçin e mbretit mbi arat tona dhe vreshtat tona.
4Ja oli neid, kes ütlesid: 'Me oleme pidanud kuninga maksuks raha laenama oma põldude ja viinamägede vastu.
5Ndonëse mishi ynë është si mishi i vëllezërve tanë dhe bijtë tanë janë si bijtë e tyre, në realitet jemi të detyruar t'i kthejmë në skllevër bijtë tanë dhe bijat tona; disa nga bijat tona janë katandisur që tani në skllavëri dhe nuk kemi asnjë mundësi t'i shpengojmë, sepse arat tona dhe vreshtat tona janë në dorë të të tjerëve".
5On ju küll meiegi ihu nagu meie vendade ihu, meiegi lapsed nagu nende lapsed, aga vaata, meie peame siiski oma pojad ja tütred orjadeks andma, ja mõned meie tütreist ongi juba orjastatud; kuid me oleme selle vastu võimetud, sest meie põllud ja viinamäed on teiste käes.'
6Kur dëgjova ankimet e tyre dhe këto fjalë, u indinjova shumë.
6Kui ma nende kisa ja neid sõnu kuulsin, siis ma vihastusin väga.
7Mbasi u mendova mirë për këtë gjë, qortova parinë dhe gjyqtarët dhe u thashë atyre: "Secili prej jush kërkon një kamatë prej fajdexhiu nga vëllai i vet". Kështu mblodha kundër tyre një asamble të madhe
7Ma pidasin oma südames nõu ja riidlesin siis suurnikega ja ülematega ning ütlesin neile: 'Te võtate üksteiselt liigkasu!' Siis ma seadsin neile vastu suure koguduse
8dhe u thashë: "Simbas mundësive tona ne kemi shpenguar vëllezërit tanë Judej që u ishin shitur kombeve; por tani a do t'i shisnit vëllezërit tuaj, apo duhet që ata të na shiten neve?". Atëherë ata heshtën me qenë se nuk gjenin fjalë për të thënë.
8ja ütlesin neile: 'Meie oleme, nõnda palju kui suutsime, lunastanud oma vennad juudid, kes ennast paganaile olid müünud. Teie seevastu müüte oma vendi, et neid siis jälle meile peaks müüdama!' Siis nad vaikisid ega leidnud vastust.
9Dhe unë shtova: "Ajo që po bëni nuk është e mirë. A nuk duhet përkundrazi të ecni duke pasur frikë nga Perëndia ynë për të shmangur dëmin nga kombet që i kemi armiq?
9Ja ma ütlesin: 'See pole hea, mis te teete! Kas te ei peaks mitte elama meie Jumala kartuses, paganate, meie vaenlaste teotuse vältimiseks?
10Edhe unë, vëllezërit e mi dhe shërbëtorët e mi u kemi dhënë hua para dhe grurë. Ju lutem, të mos kërkojmë më kamatë për këtë!
10Ka mina, mu vennad ja mu sulased oleme neile laenanud raha ja vilja. Loobugem nüüd selle nõudmisest!
11Ua ktheni që sot arat e tyre, vreshtat e tyre, ullishtat e tyre dhe shtëpitë e tyre, dhe të njëqindtën pjesë të parave, të grurit, të verës dhe të vajit që u keni kërkuar".
11Andke neile juba täna tagasi nende põllud, viinamäed, õlipuud ja kojad ja sajas osa rahast, viljast, veinist ja õlist, mida te neile olete laenanud!'
12Ata u përgjigjën: "Do t'i kthejmë dhe nuk do të kërkojmë më asgjë prej tyre; do të veprojmë ashtu si thua ti". Atëherë thirra priftërinjtë dhe i vura të betohen përpara atyre se do të vepronin sipas këtij premtimi.
12Ja nad vastasid: 'Me anname tagasi ega nõua neilt midagi; me teeme nõnda, nagu sa oled öelnud.' Siis, kutsudes preestrid, ma vannutasin neid, et nad teeksid nõnda.
13Shkunda pastaj palën e rrobave të mia dhe thashë: "Kështu Perëndia ta shkundë nga shtëpia e tij dhe nga pasuria e tij cilindo që nuk do ta mbajë këtë premtim! Kështu të shkundet dhe të zbrazet ai nga të gjitha!". Atëherë tërë asambleja tha: "Amen!", dhe lavdëruan Zotin. Populli veproi sipas atij premtimi.
13Minagi puistasin oma põue ja ütlesin: 'Nõnda puistaku Jumal tema kojast ja tööst igaühte, kes seda sõna ei pea! Jäägu ta seesuguseks puistatuks ja tühjaks!' Ja terve kogudus ütles: 'Aamen!' ning kiitis Issandat. Ja rahvas tegi selle sõna järgi.
14Përveç kësaj qysh prej ditës që u caktova të jem qeveritar i tyre në vendin e Judës, nga viti i njëzetë deri në vitin e tridhjetedytë të mbretit Artakserks, gjatë dymbëdhjetë vjetëve, unë dhe vëllezërit
14Ja edasi - alates sellest päevast, mil mind kästi olla Juudamaa maavalitsejaks, kuningas Artahsasta kahekümnendast valitsemisaastast kolmekümne teise valitsemisaastani, kaksteist aastat, ei ole mina ega mu vennad söönud maavalitseja leiba.
15Ndërsa qeveritarët e mëparshëm që më kishin paraprirë e kishin rënduar popullin duke marrë bukë dhe verë, dhe përveç kësaj dyzet sikla argjendi. Madje edhe shërbëtorët e tyre silleshin si zotër me popullin, por unë nuk veprova kështu, sepse kisha frikë nga Perëndia.
15Endised maavalitsejad, kes olid enne mind, olid rahvast raskesti koormanud ja neilt võtnud leiba ja veini, peale selle veel nelikümmend hõbeseeklit; ka oli nende sulastel meelevald rahva üle. Aga mina ei teinud nõnda Jumala kartuse pärast.
16Përkundrazi i hyra me të madhe punës së riparimit të këtyre mureve dhe nuk kemi bërë asnjë blerje toke; përveç kësaj tërë shërbëtorët e mi u mblodhën atje për të punuar.
16Ka võtsin ma ise osa sellest müüritööst, kuigi me enestele põldu ei olnud ostnud; ja kõik mu sulased olid sinna tööle kogutud.
17Kisha gjithashtu në mencën time njëqind e pesëdhjetë Judej dhe zyrtarë, përveç atyre që vinin nga kombet fqinje.
17Juudid ja ülemad, sada viiskümmend meest, ja need, kes ümberkaudseist paganaist meie juurde tulid, olid mu lauas.
18Çdo ditë përgatitej një ka dhe gjashtë krerë të zgjedhur që merreshin nga kopeja; për mua gatuheshin edhe zogj, dhe çdo dhjetë ditë bëhej furnizimi me lloj lloj vere me shumicë; por me gjithë këtë, nuk e kam kërkuar kurë kuotën e qeveritarit, sepse mbi këtë popull rëndonte tashmë shërbimi.
18Seda, mis üheks päevaks valmistati, oli üks härg, kuus valitud lammast ja linnud - neidki valmistati mulle - ja iga kümne päeva järel oli rohkesti kõiksugust veini, aga ma siiski ei nõudnud maavalitseja leiba, sest selle rahva peal oli raske orjus.
19Më kujto, o Perëndia im, për tërë të mirat që i kam bërë këtij populli.
19Meenuta minu heaks, mu Jumal, kõike, mis ma sellele rahvale olen teinud!