1Ditën e njëzetekatërt të po atij muaji, bijtë e Izraelit të veshur me thasë dhe të mbuluar me dhe, u mblodhën për një agjerim.
1Ja sellesama kuu kahekümne neljandal päeval kogunesid Iisraeli lapsed paastuma, kotiriided seljas ja mulda pea peal.
2Ata që i përkisnin fisit të Izraelit u ndanë nga gjithë të huajt dhe u paraqitën për të rrëfyer mëkatet e tyre dhe paudhësitë e etërve të tyre.
2Ja Iisraeli sugu lahutas enese kõigist muulastest, astus ette ja tunnistas oma patte ning oma vanemate süütegusid.
3Pastaj u ngritën në këmbë në vendin e tyre dhe lexuan librin e ligjit të Zotit, Perëndisë të tyre, për një të katërtën pjesë të ditës; dhe për një të katër tjetër të ditës bënë rrëfimin e mëkateve që kishin bërë dhe ranë përmys përpara Zotit, Perëndisë të tyre.
3Siis nad tõusid oma kohal püsti ja lugesid Issanda, oma Jumala Seaduse raamatut kolm tundi; ja kolm tundi tunnistasid nad patte ning kummardasid Issandat, oma Jumalat.
4Pastaj Jeshua, Bani, Kadmieli, Shebaniahu, Buni, Sherebiahu, Bani dhe Kenani u ngjitën mbi tribunën e Levitëve dhe i klithën me zë të lartë Zotit, Perëndisë të tyre.
4Ja Jeesua, Baani, Kadmiel, Sebanja, Bunni, Seerebja, Baani ja Kenani läksid üles leviitide lavale ja hüüdsid suure häälega Issanda, oma Jumala poole.
5Levitët Jeshua, Kadmiel, Bani, Hashabnejahu, Sherebiahu, Hodijahu, Shebanjahu dhe Pethahiahu thanë: "Çohuni dhe bekoni Zotin, Perëndinë tuaj, nga përjetësia në përjetësi! Qoftë i bekuar emri yt i lavdishëm, që lartësohet mbi çdo bekim dhe lëvdim!
5Ja leviidid Jeesua, Kadmiel, Baani, Hasabneja, Seerebja, Hoodija, Sebanja ja Petahja ütlesid: 'Tõuske üles ja kiitke Issandat, oma Jumalat, igavesest ajast igavesti, ja õnnistage tema aulist nime, mis on ülem kui kõik kiitus ja ülistus!
6Vetëm ti je Zoti! Ti ke bërë qiejtë, qiejtë e qiejve dhe tërë ushtrinë e tyre, dheun dhe tërë ato që qëndrojnë mbi të, detet dhe gjithçka që është në ta. Ti i mban gjallë tërë këto gjëra dhe ushtria e qiejve të adhuron.
6Sina üksi oled Issand, sina oled teinud taeva, taevaste taevad ja kõik nende väe, maa ja kõik, mis selle peal on, mered ja kõik, mis neis on. Sina annad neile kõigile elu ja taevavägi kummardab sind.
7Ti je Zoti, Perëndia që ka zgjedhur Abramin; e nxore nga Uri i Kaldeasve dhe i dhe emrin Abraham.
7Sina, Issand, oled Jumal, kes valis Aabrami ja tõi tema kaldealaste Uurist ning pani temale nimeks Aabraham.
8Ti e gjete zemrën e tij besnike para teje dhe bëre një besëlidhje me të për t'u dhënë pasardhësve të tij vendin e Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Perezejve, të Jebusejve dhe të Girgasejve; ti e mbajte fjalën tënde; sepse je i drejtë.
8Sina leidsid tema südame sinu ees ustava olevat ja sa tegid temaga lepingu, et sa annad tema soole kaananlaste, hettide, emorlaste, perislaste, jebuuslaste ja girgaaslaste maa. Ja sa pidasid oma sõna, sest sina oled õige.
9Ti ke parë hidhërimin e etërve tanë në Egjipt dhe ke dëgjuar britmën e tyre pranë Detit të Kuq.
9Sina nägid meie vanemate viletsust Egiptuses ja kuulsid nende kisendamist Kõrkjamere ääres.
10Ke bërë mrekulli dhe çudi kundër Faraonit, kundër tërë shërbëtorëve të tij dhe kundër tërë popullit të vendit të tij, sepse e dije që ata ishin sjellë me paturpësi me etërit tonë. Kështu i bëre një emër vetes që mbetet edhe sot.
10Sina tegid tunnustähti ja imetegusid vaarao ja kõigi tema sulaste ja kogu tema maa rahva kallal, sest sa teadsid, et nad nende vastu ülbed olid olnud, ja sa tegid enesele nime, nagu see tänapäevalgi on.
11Ti ke ndarë detin para tyre, dhe ata kaluan në mes të detit në të thatë, ndërsa ti i hidhje në humnerë ndjekësit e tyre si një gur në ujëra të furishme.
11Sina lõhestasid nende ees mere ja nad läksid kuiva mööda mere keskelt läbi; aga nende tagaajajad sa viskasid sügavustesse otsekui kivi võimsasse vette.
12Ti i ke udhëhequr ditën me një kallonë reje dhe natën me një kollonë zjarri për t'i ndriçuar rrugën në të cilën do të ecnin.
12Sina juhtisid neid pilvesambas päeval ja tulesambas öösel, et valgustada neile teed, mida nad pidid käima.
13Zbrite gjithashtu mbi malin Sinai, u fole nga qielli dhe u dhe dekrete të drejta dhe ligje të së vërtetës, statute dhe urdhërime të mira.
13Ja sa tulid alla Siinai mäele ja rääkisid nendega taevast ning andsid neile õiged seadlused, tõsised õpetused, head määrused ja käsud.
14U bëre të njohur të shtunën tënde të shenjtë dhe u dhe urdhërime, statute dhe një ligj me anë të Moisiut, shërbëtorit tënd.
14Sina tegid neile teatavaks oma püha hingamispäeva ja sa andsid neile käsud, määrused ja Seaduse oma sulase Moosese läbi.
15Ti gjithashtu u dhe bukë nga qielli kur ishin të uritur dhe u bëre që të buronte ujë nga shkëmbi kur kishin etje; dhe i urdhërove ata të shkonin të merrnin në zotërim vendin që ishe betuar t'u jepje.
15Sina andsid neile taevast leiba, kui neil oli nälg, ja lasksid neile kaljust vett voolata, kui neil oli janu. Ja sa käskisid neid minna pärima maad, mille sa kätt tõstes olid lubanud neile anda.
16Por ata dhe etërit tanë u sollën me mendjemadhësi, e fortësuan zverkun e tyre dhe nuk iu bindën urdhërimeve të tua.
16Aga nemad, meie vanemad, läksid ülbeks, olid kangekaelsed ega kuulnud su käske.
17Kundërshtuan të bindeshin dhe nuk kujtuan mrekullitë që ti kishe bërë midis tyre; ngurtësuan përkundrazi zverkun e tyre dhe në rebelimin e tyre zgjodhën një kryetar për t'u kthyer në skllavërinë e tyre. Por ti je një Perëndi i gatshëm që të falë, shpirtmadh, plot mëshirë, i ngadalshëm në zemërim dhe plot mirësi. Ti nuk i ke braktisur,
17Nad tõrkusid kuulmast ega tuletanud meelde sinu imetegusid, mis sa neile olid teinud, vaid olid kangekaelsed ja oma tõrksuses võtsid nad pähe oma orjapõlve tagasi minna. Aga sina oled andeksandja Jumal, armuline ja halastaja, pika meelega ja rikas heldusest; sina ei jätnud neid maha.
18as atëherë kur bënë një viç prej metali të shkrirë dhe thanë: "Ky është perëndia yt që të nxori nga Egjipti!"; kështu bënë një gjë blasfeme.
18Kuigi nad tegid endile valatud vasika ja ütlesid: 'See on su jumal, kes sind Egiptusest välja tõi!' ja kuigi nad suuri teotusi korda saatsid,
19Megjithatë në shpirtmadhësinë tënde të madhe nuk i ke braktisur në shkretëtirë; kollona e resë nuk u largua prej tyre gjatë ditës për t'i udhëhequr ata në ecje, dhe kollona e zjarrit gjatë natës për t'ua ndriçuar atyre rrugën nëpër të cilën do të ecnin.
19ei jätnud sina siiski neid kõrbes maha oma suure halastuse pärast. Pilvesammas ei lahkunud neist päeval, juhatamast neid teekonnal, ega tulesammas öösel, valgustamast neile teed, mida nad käisid.
20Ke dhënë Frymën tënde të mirë për t'i mësuar; nuk ua ke refuzuar manën tënde gojëve të tyre dhe u ke dhënë ujë kur ishin të etur.
20Sina andsid neile oma hea Vaimu, et neid targaks teha, oma mannat sa ei keelanud nende suudele ja andsid neile vett, kui neil oli janu.
21Për dyzet vjet i ke ushqyer në shkretëtirë, dhe nuk u ka munguar asgjë; rrobat e tyre nuk u prishën dhe këmbët e tyre nuk u ënjtën.
21Nelikümmend aastat toitsid sa neid kõrbes, neil ei puudunud midagi, ei kulunud nende riided ega paistetanud jalad.
22U dhe gjithashtu mbretëri dhe popuj, duke u caktuar krahinat më të largëta; kështu ata shtinë në dorë vendin e Sihonit, vendin e mbretit të Heshbonit dhe vendin e Ogut, mbretit të Bashanit.
22Ja sa andsid neile kuningriigid ja rahvad ning jagasid need jaokaupa: nõnda pärisid nad Siihoni maa, Hesboni kuninga maa, ja Oogi, Baasani kuninga maa.
23I shumëzove bijtë e tyre si yjet e qiellit dhe i fute në vendin në të cilin u kishe thënë etërve të tyre të hynin për ta shtënë në dorë.
23Ja sa tegid nende lapsed paljuks nagu taevatähed ja viisid nad maale, mille kohta sa nende vanemaile olid öelnud, et nad lähevad seda pärima.
24Kështu bijtë e tyre hynë dhe zotëruan vendin; ti ke poshtëruar para tyre banorët e vendit, Kananejtë, dhe i dhe në duart e tyre bashkë me mbretërit e tyre dhe me popujt e vendit, me qëllim që ata të bënin çfarë t'u pëlqente.
24Ja lapsed tulid ning pärisid maa, ja sina alandasid nende ees maa elanikud, kaananlased, ja andsid nad nende kätte, nende kuningad ja maa rahvad, et nad talitaksid nendega, nagu neile meeldib.
25Ata pushtuan qytete të fortifikuara dhe një tokë pjellore dhe hynë në zotërim të shtëpive plot me të mira, të sternave të gatshme, të vreshtave, të ullishteve dhe të pemëve frutore me bollëk; ata hëngrën, u ngopën, u majmën dhe jetuan në gëzim për shkak të mirësisë sate të madhe.
25Ja nad vallutasid kindlustatud linnad ja rammusa maa ning pärisid kojad, mis olid täis kõike head, suurel hulgal raiutud kaevusid, viinamägesid, õlipuid ja viljapuid. Nad sõid, nende kõht sai täis, nad läksid lihavaks ja elasid hästi sinu suure headuse tõttu.
26Megjithatë ata u treguan të pabindur, u rebeluan kundër teje, e hodhën ligjin tënd prapa krahëve, vranë profetët e tu që u bënin thirrje të riktheheshin te ti dhe kryen gjëra blasfeme.
26Ometi olid nad tõrksad ja hakkasid sulle vastu, heitsid sinu Seaduse selja taha ja tapsid sinu prohvetid, kes neid manitsesid sinu juurde tagasi pöörduma; ja nad saatsid korda suuri teotusi.
27Prandaj ti i dhe në duart e armiqve të tyre, që i shtypën; por në kohën e fatkeqësisë së tyre ata klithën te ti, dhe ti i dëgjove nga qielli, dhe ti, me dhembshurinë tënde të madhe, u dhe atyre disa çlirimtarë që i shpëtuan nga duart e armiqve të tyre.
27Seepärast sa andsid nad nende vaenlaste kätte ja need rõhusid neid. Aga sel ajal, kui neil kitsas käes oli, kisendasid nad sinu poole ja sina kuulsid taevast ning andsid neile oma suure halastuse pärast päästjaid, kes päästsid nad nende vaenlaste käest.
28Por kur ata kishin paqe, fillonin përsëri të bënin të keqen përpara teje; prandaj ti i braktise në duart e armiqve të tyre, që i sundonin; megjithatë, kur përsëri këlthitnin, ti i dëgjoje nga qielli, kështu që në shpirtmadhësinë tënde i ke çliruar shumë herë.
28Aga kui nad said hingata, siis nad tegid jälle kurja sinu ees. Ja sina jätsid nad nende vaenlaste kätte, et need valitseksid nende üle. Aga kui nad jälle sind hüüdsid, siis sa kuulsid taevast ja päästsid nad oma halastuse pärast palju kordi.
29Ti i nxisje të ktheheshin në ligjin tënd, por ata bëheshin krenarë dhe nuk u bindeshin urdhërimeve të tua, dhe mëkatonin kundër dekreteve të tua me anën e të cilëve, në qoftë se dikush i zbaton në praktikë, shpëton jetën; hiqnin shpatullat e tyre nga zgjedha, e fortësonin zverkun e tyre dhe kundërshtonin të bindeshin.
29Ja sa manitsesid neid tagasi pöörduma sinu Seaduse juurde, aga nemad olid ülbed ega kuulnud su käske, vaid patustasid su seadluste vastu, mida inimene peab täitma, et ellu jääda, ja pöörasid tõrksalt selja ning olid kangekaelsed ega kuulnud mitte.
30Pate durim me ta shumë vjet me radhë, duke i nxitur me Frymën tënde dhe me gojën e profetëve të tu, por ata nuk deshën të të dëgjojnë; atëherë ti i dhe në duart e popujve të vendeve të ndryshme.
30Sa kannatasid nendega palju aastaid ja manitsesid neid oma Vaimu läbi oma prohvetite kaudu, aga nad ei pannud seda tähele; seepärast sa andsid nad teiste maade rahvaste kätte.
31Por në mëshirën tënde të madhe nuk i shkatërrove plotësisht dhe nuk i braktise, sepse je një Perëndi zemërbutë dhe i mëshirshëm.
31Aga oma suure halastuse pärast ei teinud sa neile lõppu ega jätnud neid maha, sest sina oled armuline ja halastaja Jumal!
32Tani pra, o Perëndia ynë, Perëndia i madh, i fuqishëm dhe i tmerrshëm, që respekton besëlidhjen dhe mëshirën të mos të duket para teje si gjë e vogël fatkeqësia që ka rënë mbi ne, mbi mbretërit tanë, mbi krerët tanë, mbi priftërinjtë tanë, mbi profetët tanë, mbi prindërit tanë dhe mbi tërë popullin tënd, nga koha e mbretërve të Asirisë e deri në ditën e sotme.
32Ja nüüd, meie Jumal, suur, vägev ja kartustäratav Jumal, kes peab lepingut ja osutab heldust: ära pea väheseks kõike seda kannatust, mis on tabanud meid, meie kuningaid, meie vürste, meie preestreid, meie prohveteid, meie vanemaid ja kogu su rahvast Assuri kuningate päevist kuni tänapäevani!
33Megjithatë ti ke qenë i drejtë në të gjitha gjërat që na kanë ndodhur, sepse ti ke vepruar me besnikëri, ndërsa ne kemi vepruar me pabesi.
33Sina oled õiglane kõiges, mis meie peale on tulnud, sest sina oled osutanud ustavust, meie aga oleme olnud õelad.
34Mbretërit tanë, krerët tanë, priftërinjtë tanë dhe etërit tanë nuk kanë zbatuar në praktikë ligjin tënd dhe as që u janë bindur urdhërimeve dhe porosive me të cilat i nxitje.
34Jah, meie kuningad, meie vürstid, meie preestrid ja meie vanemad ei ole teinud su Seaduse järgi, ei ole tähele pannud su käske ja manitsusi, millega sa neid manitsesid.
35Edhe kur të gjendeshin në mbretërinë e tyre, në mirëqënien e madhe që ti u kishe siguruar atyre dhe në vendin e gjerë dhe pjellor që ti u kishe vënë në dispozicion, nuk të shërbyen dhe nuk i braktisën veprimet e tyre të këqija.
35Nad ei teeninud sind oma kuningriigis, hoolimata sinu suurest headusest, mida sa neile osutasid, ja hoolimata avarast ja rammusast maast, mille sa neile olid andnud, ega pöördunud oma kurjadest tegudest.
36Dhe ja, sot jemi skllevër! jemi skllevër në vendin që u kishe dhënë etërve tanë, që të hanin frytet e tij dhe të gëzonin të mirat.
36Vaata, me oleme nüüd sulased. Maal, mille sa andsid meie vanemaile, et nad sööksid selle vilja ja häid asju, vaata, seal me oleme sulased.
37Kështu prodhimet e bollshme të tij u shkojnë mbretit që ti ke vendosur mbi ne për shkak të mëkateve tona; ata sundojnë trupat tona dhe mbi bagëtinë tonë ashtu si duan; dhe ne ndodhemi në ankth të madh.
37Selle rikkalik saak läheb neile kuningaile, keda sa meie pattude pärast oled pannud meie üle; nemad valitsevad meie ihu ja meie karjade üle, nagu neile meeldib, ja meie oleme suures hädas.'
38Për shkak të gjithë kësaj, ne marrim një zotim të vendosur dhe e vëmë me të shkruar; dhe krerët tanë, Levitët tanë dhe priftërinjtë tanë do të vënë vulën e tyre mbi të.